Berlinale 61: Filmi "Falja e gjakut" shkon ne Berlin per te marre cmim
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Berlinale 61: Filmi "Falja e gjakut" , ngjarja, aktoret dhe gjuha e
perdorur shqiptare
BEQIR SINA, New York
Andamion Murataj : "Filmi, eshte nje ngjarje shqiptare e treguar shqip me
nje kombinim te shkelqyer aktoresh profesioniste dhe jo profesioniste! Si
i tille eshte filmi i pare ne shqip ne seksionin konkurues te Festivalit
Nderkombetar te Filmit ne Berlin! "
_http://www.berlinale.de/en/presse/filmstills/filmstill
s_wettbewerb/index3_21010678.html_
(http://www.berlinale.de/en/presse/filmstills/filmstills_wettbewerb/index3_21010678.html)
NEW YORK CITY : Ky Festival i njohur i kinematografise boterore eshte ne
vitin e tij te 61. Festivali Nderkombetar i Filmit ne Berlin, i njohur edhe
si Berlinale, mbetet nje nga festivalet me te rendesishme te botes se
filmit. Berlinale 61 - 2011 zhvillohet nga 10-20 shkurt, Cinereach eshte nje
mbeshtetes i perviligjuar per kater filma te perfshira ne festivalin e
ketij viti! Mbeshtetur nepermjet Productions Cinereach, do te konkuroje per nje
çmim edhe filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" me
skenograf : Joshua Marston & Andamion Murataj, Drejtori: Joshua Marston dhe
Producent: Mezey Paul me aktoret profesionist dhe gjysme profesionist
shqiptare Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca Çelaj . Gjuha qe
flitet ne film eshte shqip.
Ky eshte pare mga shtypi shqiptare si nje raste rralle qe ne Festivalin e
Filmit ne Berlin shkojne dy histori nga Shqiperia: nga mjedisi shqiptar,
flasin shqip, me aktore shqiptare. Burimet prane stafit te filmit “The
Forgivness of blood”, i konfirmuan INA-s, ne Nju Jork, se vepra e regjisorit
amerikan Joshua Marston, hyn ne Konkurrim Zyrtar ne edicionin e 61 te
Berlinales, 10-20 shkurt 2011.
Skenaristi shqiptar, dhe bashkeautori Andamion Murataj, qe eshte
njeheresh nje nga producentet, beri te ditur se autoret jane njoftuar para dy
javesh, ndersa pritet qe Festivali te shfaq zyrtarisht ne programin e 16 filmave
qe konkurojne per nje çmim pjesemarres javen e ardhshme.
Filmi me ngjarje shqiptare dhe aktor e gjuhe shqiptare “The Forgiveness of
Blood” - "Falja e gjakut" tregon jeten e nje djali te ri dhe motren e tij
me te vogel qe jane te "zhtytur thelle" ne zakonet kanunore pas nje vrasje
ne nje mosmarreveshje ne lidhje me token, ngjarje qe ka ndodhur ne zone
veriore dhe familjen e tyre shqiptare te perfshire ne nje gjakmarrje.
Andamion Murataj eshte nje kineast shqiptar, i cili ka punuar si skenarist
dhe regjisor ne Nju Jork per dymbedhjete vitet e fundit. Ai eshte diplomuar
ne Universitetin Amerikan (Washington, DC), dhe ka nje diplome master i
Arteve te Bukura ne Film. Si kineast ai ka realizuar shume dokumentare dhe
filma ne televizionin PBS
Murataj, i tha eskluzivisht axhensise se lajmeve ne gjuhen shqip INA, ne
Nju Jork se "Jam i lumtur te ndaj me ju lajmin se filmi yne “The Forgiveness
of Blood” - "Falja e gjakut" me regjizor Joshua Marson per te cilin une
kam punuar per dy vitet e fundit dhe ku mbaj kreditet e bashkeautorit te
skenarit , Co-Producent si edhe Casting Director do te kete shfaqjen(premieren)
e tij ne seksionin e Konkurimit (The Official Competition) te Festivalit
Nderkombetar te Berlinit 2011."
Duke treguar per filimin “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"
si bashke pjesmarres ne realizmin e tij, ai tha se" Filmi eshte nje ngjarje
shqiptare e treguar shqip me nje kombinim te shkelqyer aktoresh
profesioniste dhe jo profesioniste! Si i tille eshte filmi i pare ne shqip ne
seksionin konkurues te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Berlin! "
Sipas tij filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" - pritet
te jete nje nga konkurentet me te forte ne Festivalin e Berlinit.
"Êshte nje film, na tha Murataj qe e ngre ne nje nivel me te larte
pjekurie mjeshterine regjizoriale te Marstonit si edhe te grupit te tij, te
bashkepunetoreve. Nderkohe ky film eshte bashkepunimi i pare ne skenar te gjate
per mua." tha ai.
Ne prodhimin e e filmit “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"
jane perfshire disa nga producentet me te sukseshem ne bote te kinemase
indipendente siç jane Paul Mezey i shtepise filmike "Journeyman Pictures"
(SHBA). Mezey eshte nje producent i suksesshem i kinemase indipendente amerikane
qe ka prodhuar nder te tjere filmat e nominuar me Oscar: "Maria Full Of
Grace" i Joshua Marstonit dhe "Half Nelson" i Ryan Flec, Domenico Procacci
prodhues i filmit "Gomorra" te Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix ne
festivalin e Kanes me 2008, nderkohe qe eshte debutimi i pare i Kompanise Filmike
Shqiptare: Lissus MEDIA
Festivali Nderkombetare i Flilmit ne Berlin "Berlinale 61"
Perzgjedhja per programin e Konkursit te Festivalit Nderkombetar te Filmit
ne Berlin 61 eshte perfunduar. Ajo perfshin 22 filma, 16 prej te cilave do
te konkurrojne per çmime. Perveç kesaj do te kete edhe dy shfaqje te
veçante: Nje ne solidaritet me te denuarin iranian drejtorin Panahi Jafar.
Filimi i tij eshte jashte konkurimit nje film ky qe do te paraqitet me 11
shkurt, ne pervjetorin e Revolucionit iranian. Gjithashtu, premiera evropiane e
filmit te pare 3D Cave Werner Herzog's, dokumentari "Ênderr e harruar" do
te shfaqet si nje shfaqje te veçante ne Berlinale Palast.
Me 19 shkurt, pas ceremonise se dhenies se çmimit Golden Bear do te
shfaqet dhe nje here filmi fitues i cili shenon dhe mbylljen e Berlinale 61.
Filmat konkurrues
Perveç filmit ‘Falja e Gjakut’ ne gare per Ariun e Arte te Berlinale’s
jane edhe 15 filam te tjere boteror: ‘A Torino Lo’, me regji te Bela Tarr; ‘
Bizim Buyuk Caresizligimiz’ i Seyfi Teoman; ‘Coriolanus’. i Ralph Fiennes;
‘El premio’, me regji te Paula Markovitch; ‘Jodaeiye Nader az Simin’, me
regji te Asghar Farhadi; ‘Les contes de la nuit’, i Michel Ocelot; ‘
Lipstikka’, i Jonathan Sagal; ‘Margin Call’, i J.C. Chandor; ‘Saranghanda,
Saranghaji Anneunda’, i Lee Yoon-ki; ‘Schlafkrankheit’, i Ulrich Koehler; ‘
The Future’, i Miranda July; ‘Un Mundo Misterioso’ i Rodrigo Moreno; ‘V
Subbotu’, i Alexander Mindadze; ‘Wer wenn nicht wir’, i Andres Veiel dhe ‘
Yelling To The Sky’, me regji te Victoria Mahoney.
16 premiera boterore do te jene ne programin e Konkurrences. -Konkurrenca
e ketij festivali ka prodhimet qe jane nga Argjentina, Austria, Gjermania,
Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Irani, Izraeli, Luksemburgu, Meksika,
Hollanda, Polonia, Republika e Korese, Rusia, Zvicra, Turqia, Ukraina,
Uruguai dhe SHBA.
Filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" , ngjarja, aktoret
dhe gjuha e perdorur shqiptare:
SHBA, Shqiperi, Danimark, Itali, 2010,
Metrazhi 109 min
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj
Statusi : Konkuron per çmim
Nik, eshte shtatembedhjete vjeç dhe eshte ne vitin e tij te fundit ne
shkollen e mesme ne nje zone veri te Shqiperise. Ai eshte diçka qe tregon nje
njeri energjik. Nik, ka vendosur qe, sa me shpejt tani qe ai ka ne duart
e tij diplomimin e shkolles ne duart e tij, te ndryshoje jeten. Ai
deshiron te hape nje internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohet e fundit, te
shfaq dhe dashurine imtime, ka ndjenja per vajzat - dhe ka rene ne dashuri me
nje vajze ne klasen e tij ne shkolle. Nderkohe, e motra e tij Rudina,
eshte pesembedhjete vjeçe, edhe ajo ka nje ide te qarte se çfare ajo deshiron
nga jeta dhe endrrat qe e ndjekin ate deri sa te perfundoje edhe
universitetin.
Por, gjithshka duket se eshte "fashitur" mbasi familja e tyre eshte ne
gjak. Familja e tyre ka qene e perfshire ne nje lufte mbi pronesine e nje toke
dhe babai i tyre eshte i akuzuar per vrasje. Nga te gjitha keto "ane te pa
dirte" te jetes se ketyre dy femije fare te rinje, Nik dhe Rudina duket se
e gjejne veten per te u terhequr nga "pjesamrrja e tyre" ne nje hakmarrje
e tmerrshme.
E cila sipas diktatit te Kanunit, ligjet shekullore te Shqiperise
tradicionale, asnje nga anetaret meshkuj te familjes se tyre - perfshire edhe te
rinjt edhe vellain i tyre shtate-vjeçar - nuk mund te largohet nga shtepia.
Per sa kohe qe babai i tyre eshte i fshehur ne male dhe Nik-es i mohohet
qe te tregoj fytyren e tij ne publik. Ne kete situate familja duhet te
mbeshtetet ne nje femer e cila eshte Rudina. Ajo eshte e detyruar tani qe te
largohet nga shkolla dhe te marre persiper punet e babait te saj. Vajze e re
pesembedhjet vejçare ne menyre te qarte fillon te lulezoje si nje rezultat
i pergjegjesise se saj te re, megjithate, vellai i saj e ndjen "te keqen",
por, zemerimit dhe frustrimit nuk i shpeton si rezultat i izolimit te tij.
Nik kerkon menyra se si ka per t'i dhene fund kesaj gjakmarrje - edhe ne
qofte se i kushton edhe me jeten e tij.
Kush eshte Joshua Marston !
E nisi karrieren fotoreporter per Life Magazine nga Parisi dhe me pas per
ABC News gjate Luftes se Gjirit Persik. Jetoi ne Prage per nje vit ku dha
mesime anglishteje. I lindur ne Los Anxhelos (aktualisht jeton ne Nju Jork),
emri i tij u be i njohur me nje histori kolumbiane ne filmin “Maria full
of grace” (2004), fitues nder te tjera i çmimit “Alfred Bauer” ne
Berlinalen e po atij vit dhe i Çmimit te Publikut ne Festivalin e Sandensit.
Catalina Sandino Moreno, te cilen Marston e gjeti pas kinoprovave me 800
vajza, fitoi Ariun e Arte ne Berlinale si aktorja me e mire per rolin e
Marise, dhe e para aktore kolumbiane ne historine e kinemase se vendit te saj e
cila po shkonte aq larg sa te kandidohej per çmimin Oscar. Pra Joshua
Marston hyn per here te dyte ne konkurrim ne Berlinale.
Eshte regjisor i “Coney Island” pjese e filmit “New York I Love You”
te realizuar nga 11 autore e ku interpretojne Cloris Leachman dhe Eli
Wallach, i episodeve nga “Six Feet Under” (HBO), “Swingtown” (CBS), “Lae & Order
” (NBC) dhe “In Treatment” (HBO).
“Falja e gjakut” eshte i dyti film i gjate ne karrieren e tij, qe ashtu
si edhe “Maria full of grace”, ka nje histori qe ka s’ka te beje me vendin
e tij, eshte i gjithi ne nje gjuhe qe s’eshte e tija, ne shqipe,
interpretojne disa aktore kryesore amatore, te cilet i ka gjetur nder 2500-3000
adoleshente te intervistuar. Marston eshte i interesuar per antropologjine e
kulturave qe s’kane te bejne me kulturen nga vjen.
Anadmion Murataj
(javascript:open_form('http://previews.wireimage.com/SlideShowB.aspx?i=14168689','link','scrollbars=yes,
status=yes,resizable=yes,width=1000,height=800,top=0,left=0');)
Joshua Marston, director
Tristan Halilaj
Refet Abazi
Tristan Halilaj
Disa aktore dhe jeta artistike shqiptare ne Nju Jork, me Andamion Murataj
(http://www.facebook.com/photo.php?pid=14801153&id=119204585537)
Andamion Murataj me _Luan Bexheti_
(http://www.facebook.com/pages/Luan-Bexheti/119204585537) gjate xhirimit te nje filmi tjeter ne Shqiperi 2010
Anisa Dëma, Andamion Murataj dhe Fredi Tollja
(http://www.facebook.com/photo.php?pid=4401233&id=769131858)
In this photo: Qekim Bela , Elza Zagreda Andamion Murataj
Berlinale 61: Filmi "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët dhe gjuha e
përdorur shqiptare
BEQIR SINA, New York
Andamion Murataj : "Filmi, është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me
një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si
i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit
Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "
_http://www.berlinale.de/en/presse/filmstills/filmstills_wettbewerb/index3_2
1010678.html_
(http://www.berlinale.de/en/presse/filmstills/filmstills_wettbewerb/index3_21010678.html)
NEW YORK CITY : Ky Festival i njohur i kinematografisë botërore është në
vitin e tij të 61. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur edhe
si Berlinale, mbetet një nga festivalet më të rëndësishme të botës së
filmit. Berlinale 61 - 2011 zhvillohet nga 10-20 shkurt, Cinereach është një
mbështetës i perviligjuar për katër filma të përfshira në festivalin e këtij
viti! Mbështetur nëpërmjet Productions Cinereach, do të konkurojë për një
çmim edhe filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" me
skenograf : Joshua Marston & Andamion Murataj, Drejtori: Joshua Marston dhe
Producent: Mezey Paul me aktorët profesionist dhe gjysmë profesionist shqiptarë
Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca Çelaj . Gjuha që
flitet në film është shqip.
Ky është parë mga shtypi shqiptarë si një rastë rrallë që në Festivalin e
Filmit në Berlin shkojnë dy histori nga Shqipëria: nga mjedisi shqiptar,
flasin shqip, me aktorë shqiptarë. Burimet pranë stafit të filmit “The
Forgivness of blood”, i konfirmuan INA-s, në Nju Jork, se vepra e regjisorit
amerikan Joshua Marston, hyn në Konkurrim Zyrtar në edicionin e 61 të
Berlinales, 10-20 shkurt 2011.
Skenaristi shqiptar, dhe bashkëautori Andamion Murataj, që është
njëherësh një nga producentët, bëri të ditur se autorët janë njoftuar para dy
javësh, ndërsa pritet që Festivali të shfaq zyrtarisht në programin e 16 filmave
që konkurojnë për një çmim pjesëmarrës javën e ardhshme.
Filmi me ngjarje shqiptare dhe aktor e gjuhe shqiptare “The Forgiveness of
Blood” - "Falja e gjakut" tregon jetën e një djali të ri dhe motrën e tij
më të vogël që janë të "zhtytur thellë" në zakonet kanunore pas një vrasje
në një mosmarrëveshje në lidhje me tokën, ngjarje që ka ndodhur në zonë
veriore dhe familjen e tyre shqiptare të përfshirë në një gjakmarrje.
Andamion Murataj është një kineast shqiptar, i cili ka punuar si skenarist
dhe regjisor në Nju Jork për dymbëdhjetë vitet e fundit. Ai është
diplomuar në Universitetin Amerikan (Washington, DC), dhe ka një diplomë master i
Arteve të Bukura në Film. Si kineast ai ka realizuar shumë dokumentarë dhe
filma në televizionin PBS
Murataj, i tha eskluzivisht axhensisë së lajmeve në gjuhën shqip
INA, në Nju Jork se "Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se filmi ynë “The
Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" me regjizor Joshua Marson për të
cilin unë kam punuar për dy vitet e fundit dhe ku mbaj kreditet e bashkëautorit
të skenarit , Co-Producent si edhe Casting Director do të ketë
shfaqjen(premieren) e tij në seksionin e Konkurimit (The Official Competition) të
Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit 2011."
Duke treguar për filimin “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"
si bashkë pjesmarrës në realizmin e tij, ai tha se" Filmi është një ngjarje
shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh
profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në
seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "
Sipas tij filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" - pritet
të jetë një nga konkurentet më të fortë në Festivalin e Berlinit.
"Êshtë një film, na tha Murataj që e ngre në një nivel më të lartë
pjekurie mjeshtërinë regjizoriale të Marstonit si edhe të grupit të tij, të
bashkëpunëtorëve. Ndërkohë ky film është bashkëpunimi i parë në skenar të gjatë
për mua." tha ai.
Në prodhimin e e filmit “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"
janë përfshirë disa nga producentet më të sukseshëm në botë të kinemasë
indipendente siç janë Paul Mezey i shtëpisë filmike "Journeyman Pictures"
(SHBA). Mezey është një producent i suksesshëm i kinemasë indipendente amerikane
që ka prodhuar ndër të tjerë filmat e nominuar me Oscar: "Maria Full Of
Grace" i Joshua Marstonit dhe "Half Nelson" i Ryan Flec, Domenico Procacci
prodhues i filmit "Gomorra" të Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix në
festivalin e Kanës më 2008, ndërkohë që është debutimi i parë i Kompanisë Filmike
Shqiptare: Lissus MEDIA
Festivali Ndërkombëtarë i Flilmit në Berlin "Berlinale 61"
Përzgjedhja për programin e Konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
në Berlin 61 është përfunduar. Ajo përfshin 22 filma, 16 prej të cilave do
të konkurrojnë për çmime. Përveç kësaj do të ketë edhe dy shfaqje të
veçantë: Një në solidaritet me të dënuarin iranian drejtorin Panahi Jafar.
Filimi i tij është jashtë konkurimit një film ky që do të paraqitet më 11
shkurt, në përvjetorin e Revolucionit iranian. Gjithashtu, premiera evropiane e
filmit të parë 3D Cave Werner Herzog's, dokumentari "Êndërr e harruar" do
të shfaqet si një shfaqje të veçantë në Berlinale Palast.
Më 19 shkurt, pas ceremonisë së dhënies së çmimit Golden Bear do të
shfaqet dhe një herë filmi fitues i cili shënon dhe mbylljen e Berlinale 61.
Filmat konkurrues
Përveç filmit ‘Falja e Gjakut’ në garë për Ariun e Artë të Berlinale’s
janë edhe 15 filam të tjerë botëror: ‘A Torino Lo’, me regji të Bela Tarr; ‘
Bizim Buyuk Caresizligimiz’ i Seyfi Teoman; ‘Coriolanus’. i Ralph Fiennes; ‘
El premio’, me regji të Paula Markovitch; ‘Jodaeiye Nader az Simin’, me
regji të Asghar Farhadi; ‘Les contes de la nuit’, i Michel Ocelot; ‘
Lipstikka’, i Jonathan Sagal; ‘Margin Call’, i J.C. Chandor; ‘Saranghanda,
Saranghaji Anneunda’, i Lee Yoon-ki; ‘Schlafkrankheit’, i Ulrich Koehler; ‘The
Future’, i Miranda July; ‘Un Mundo Misterioso’ i Rodrigo Moreno; ‘V
Subbotu’, i Alexander Mindadze; ‘Wer wenn nicht wir’, i Andres Veiel dhe ‘
Yelling To The Sky’, me regji të Victoria Mahoney.
16 premiera botërore do të jenë në programin e Konkurrencës. -Konkurrenca
e këtij festivali ka prodhimet që janë nga Argjentina, Austria, Gjermania,
Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Irani, Izraeli, Luksemburgu, Meksika,
Hollanda, Polonia, Republika e Koresë, Rusia, Zvicra, Turqia, Ukraina,
Uruguai dhe SHBA.
Filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët
dhe gjuha e përdorur shqiptare:
SHBA, Shqipëri, Danimark, Itali, 2010,
Metrazhi 109 min
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj
Statusi : Konkuron për çmim
Nik, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe është në vitin e tij të fundit në
shkollën e mesme në një zonë veri të Shqipërisë. Ai është diçka që tregon një
njeri energjik. Nik, ka vendosur që, sa më shpejt tani që ai ka në duart e
tij diplomimin e shkollës në duart e tij, të ndryshojë jetën. Ai dëshiron
të hapë një internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohët e fundit, të
shfaq dhe dashurinë imtime, ka ndjenja për vajzat - dhe ka rënë në dashuri me
një vajzë në klasën e tij në shkollë. Ndërkohë, e motra e tij Rudina, është
pesëmbëdhjetë vjeçe, edhe ajo ka një ide të qartë se çfarë ajo dëshiron nga
jeta dhe ëndrrat që e ndjekin atë deri sa të përfundojë edhe universitetin.
Por, gjithshka duket se është "fashitur" mbasi familja e tyre është në
gjak. Familja e tyre ka qënë e përfshirë në një luftë mbi pronësinë e një toke
dhe babai i tyre është i akuzuar për vrasje. Nga të gjitha këto "anë të pa
dirtë" të jetës së këtyre dy fëmijë fare të rinjë, Nik dhe Rudina duket se
e gjejnë veten për të u tërhequr nga "pjesamrrja e tyre" në një hakmarrje
e tmerrshme.
E cila sipas diktatit të Kanunit, ligjet shekullore të Shqipërisë
tradicionale, asnjë nga anëtarët meshkuj të familjes së tyre - përfshirë edhe të
rinjt edhe vëllain i tyre shtatë-vjeçar - nuk mund të largohet nga shtëpia.
Për sa kohë që babai i tyre është i fshehur në male dhe Nik-ës i mohohet
që të tregoj fytyrën e tij në publik. Në këtë situatë familja duhet të
mbështetet në një femër e cila është Rudina. Ajo është e detyruar tani që të
largohet nga shkolla dhe të marrë përsipër punët e babait të saj. Vajzë e re
pesëmbëdhjet vejçare në mënyrë të qartë fillon të lulëzojë si një rezultat i
përgjegjësisë së saj të re, megjithatë, vëllai i saj e ndjen "të keqen",
por, zemërimit dhe frustrimit nuk i shpëton si rezultat i izolimit të tij.
Nik kërkon mënyra se si ka për t'i dhënë fund kësaj gjakmarrje - edhe në
qoftë se i kushton edhe me jetën e tij.
Kush është Joshua Marston !
E nisi karrierën fotoreporter për Life Magazine nga Parisi dhe më pas për
ABC News gjatë Luftës së Gjirit Persik. Jetoi në Pragë për një vit ku dha
mësime anglishteje. I lindur në Los Anxhelos (aktualisht jeton në Nju Jork),
emri i tij u bë i njohur me një histori kolumbiane në filmin “Maria full of
grace” (2004), fitues ndër të tjera i çmimit “Alfred Bauer” në Berlinalen
e po atij vit dhe i Çmimit të Publikut në Festivalin e Sandensit.
Catalina Sandino Moreno, të cilën Marston e gjeti pas kinoprovave me 800
vajza, fitoi Ariun e Artë në Berlinale si aktorja më e mirë për rolin e
Marisë, dhe e para aktore kolumbiane në historinë e kinemasë së vendit të saj e
cila po shkonte aq larg sa të kandidohej për çmimin Oscar. Pra Joshua
Marston hyn për herë të dytë në konkurrim në Berlinale.
Është regjisor i “Coney Island” pjesë e filmit “New York I Love You” të
realizuar nga 11 autorë e ku interpretojnë Cloris Leachman dhe Eli Wallach,
i episodeve nga “Six Feet Under” (HBO), “Swingtown” (CBS), “Laë & Order”
(NBC) dhe “In Treatment” (HBO).
“Falja e gjakut” është i dyti film i gjatë në karrierën e tij, që ashtu si
edhe “Maria full of grace”, ka një histori që ka s’ka të bëjë me vendin e
tij, është i gjithi në një gjuhë që s’është e tija, në shqipe,
interpretojnë disa aktorë kryesorë amatorë, të cilët i ka gjetur ndër 2500-3000
adoleshentë të intervistuar. Marston është i interesuar për antropologjinë e
kulturave që s’kanë të bëjnë me kulturën nga vjen.
Anadmion Murataj
(javascript:open_form('http://previews.wireimage.com/SlideShowB.aspx?i=14168689','link','scrollbars=yes,
status=yes,resizable=yes,width=1000,height=800,top=0,left=0');)
Joshua Marston, director
Tristan Halilaj
Refet Abazi
Tristan Halilaj
Disa aktore dhe jeta artistike shqiptare ne Nju Jork, me Andamion Murataj
(http://www.facebook.com/photo.php?pid=14801153&id=119204585537)
Andamion Murataj me _Luan Bexheti_
(http://www.facebook.com/pages/Luan-Bexheti/119204585537) gjate xhirimit te nje filmi tjeter ne Shqiperi 2010
Anisa Dëma, Andamion Murataj dhe Fredi Tollja
(http://www.facebook.com/photo.php?pid=4401233&id=769131858)
In this photo: Qekim Bela , Elza Zagreda Andamion Murataj
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed