Mero Baze shqiptaret i quan jevgjit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
E premte, Shkurt 11th,  2011 | Shkruar nga TemA  
Sot jemi  egjiptiane! 
Nga Mero  Baze 
Regjimi i hekurt i  Hosni Moubarak u shkermoq pas 18 ditesh protesta 
popullore duke ndryshuar fatin  e qytetareve egjiptiane, fatin e  Egjiptit dhe 
medyshjet e Perendimit.  Permbysja erdhi ne nje vend ku opozita mungonte per 
shkak te mungeses se  demokracise, dhe ishte shperndare ne ndergjegjen e 
qytetareve te atij vendi.  Mubaraku iku jo si nje lider qe i ka bere dem botes, 
por si nje lider qe u ka  bere dem qytetareve te vet. Ai ishte nje lider i 
deshiruar per Perendimin, pasi  ishte nje interlokutor i shkelqyer per 
problemin e Izrealit dhe nje dore e  hekurt ndaj ringjalljes se frikshme te 
fondamentalizmit islamik ne ate vend dhe  rajon. Ai ishte lideri qe enderron 
Perendimi te kete ne Lindjen e  Mesme,  por jo ne shtepine e tyre. Kjo ishte dhe 
beteja me e madhe qe fituan qytetaret e  Egjiptit. 
Dilema e madhe e  Perendimit per fatin e demokracise ne Egjipt, e mbajti 
ate vend per gati 30 vjet  nen nje diktature, bemat e se ciles kemi per t’i 
mesuar ne ditet e lirise se  tij, pasi deri me sot shume pak vete kane guxuar 
te flasin per te. Dilema e  madhe qe ka ngjallur ne Perendim rasti i 
Egjiptit, ka te beje ne te vertete me  nje dyshim te pabazuar nese demokracia eshte 
vlere universale apo vetem vlere  perendimore. Frika qe ekziston per 
Egjiptin demokratik eshte se ai do te jete  antiperendimor, ndersa siguria tek 
Egjipti diktatorial ishte se ai ishte  properendimor. Ky perkufizim, ne te 
vertete eshte i genjeshtert. Egjipti  diktatorial properendimor eshte nje njolle 
ne ndergjegjen e Perendimit, dhe nje  meskinitet  mizor ne huqet e 
demokracive. Frika se demokratizimi i Egjiptit  do te forcoje forcat antiperendimore 
eshte reale, por ajo nuk mund te  thjeshtohet duke mbajtur nje vend nen 
diktature per tu sherbyer demokracive.  Qytetaret e Egjiptit e zgjidhen vete 
kete dileme, duke i dhene shanse  demokracise dhe duke i dhene garanci vlerave 
te tyre perendimore. Per 18 dite ne  shesh kane qene bashke myslimane 
fanatike dhe pjesetare et pakices se krishtere  te Egjiptit, shpesh here duke 
pozuar nen slogane “Ne jemi nje”. Por kjo nuk do  te thote qe nuk do te kete 
tentativa te fitojne terren dhe forca  antiperendimore. Kjo eshte nje beteje 
qe duhet bere dhe me ta. Mesazhi i madh i  egjiptianeve ne mbare boten sot 
eshte se nje popull qe merr vendim te mposhte  nje regjim nuk ndalet. 
Regjimet nuk permbysen me leje dhe as me kushte. Ato  thjesht permbysen.  Zemerimi 
popullor i tejkalon formulat diplomatike dhe  retoriken e lodhshme te 
stabilitetit qe shpesh per vende te botes se trete ka  prioritet mbi demokracine, 
ashtu siç tejkalon dhe mungesen e opozites. Ne jemi  sot ne anen e atyre 
qytetareve te Egjiptit qe zgjodhen rrugen me te veshtire,  ate te demokracise, 
per te provuar se ajo çfare eshte e mire per Perendimin mund  te jete e mire 
dhe per shtepine e tyre. Ndaj sot jemi te gjithe  egjiptiane!
 
 
 
 
E premte, Shkurt 11th, 2011 | Shkruar nga TemA 
 
 
 
Sot jemi egjiptianë!

Nga Mero Baze
 
Regjimi i hekurt i Hosni Moubarak u shkërmoq pas 18 ditësh protesta  
popullore duke ndryshuar fatin e qytetarëve egjiptianë, fatin e  Egjiptit  dhe 
mëdyshjet e Perëndimit. Përmbysja erdhi në një vend ku opozita mungonte për  
shkak të mungesës së demokracisë, dhe ishte shpërndarë në ndërgjegjen e  
qytetarëve të atij vendi. Mubaraku iku jo si një lider që i ka bërë dëm botës,  
por si një lider që u ka bërë dëm qytetarëve të vet. Ai ishte një lider i  
dëshiruar për Perëndimin, pasi ishte një interlokutor i shkëlqyer për 
problemin  e Izrealit dhe një dorë e hekurt ndaj ringjalljes së frikshme të  
fondamentalizmit islamik në atë vend dhe rajon. Ai ishte lideri që ëndërron  
Perëndimi të ketë në Lindjen e  Mesme, por jo në shtëpinë e tyre. Kjo ishte  dhe 
beteja më e madhe që fituan qytetarët e Egjiptit.
 
Dilema e madhe e Perëndimit për fatin e demokracisë në Egjipt, e mbajti atë 
 vend për gati 30 vjet nën një diktaturë, bëmat e së cilës kemi për t’i 
mësuar në  ditët e lirisë së tij, pasi deri më sot shumë pak vetë kanë guxuar 
të flasin për  të. Dilema e madhe që ka ngjallur në Perëndim rasti i 
Egjiptit, ka të bëjë në të  vërtetë me një dyshim të pabazuar nëse demokracia është 
vlerë universale apo  vetëm vlerë perëndimore. Frika që ekziston për 
Egjiptin demokratik është se ai  do të jetë antiperëndimor, ndërsa siguria tek 
Egjipti diktatorial ishte se ai  ishte properëndimor. Ky përkufizim, në të 
vërtetë është i gënjeshtërt. Egjipti  diktatorial properëndimor është një njollë 
në ndërgjegjen e Perëndimit, dhe një  meskinitet  mizor në huqet e 
demokracive. Frika se demokratizimi i Egjiptit  do të forcojë forcat antiperëndimore 
është reale, por ajo nuk mund të  thjeshtohet duke mbajtur një vend nën 
diktaturë për tu shërbyer demokracive.  Qytetarët e Egjiptit e zgjidhën vetë 
këtë dilemë, duke i dhënë shanse  demokracisë dhe duke i dhënë garanci vlerave 
të tyre perëndimore. Për 18 ditë në  shesh kanë qenë bashkë myslimanë 
fanatikë dhe pjesëtarë ët pakicës së krishterë  të Egjiptit, shpesh herë duke 
pozuar nën slogane “Ne jemi një”. Por kjo nuk do  të thotë që nuk do të ketë 
tentativa të fitojnë terren dhe forca  antiperëndimore. Kjo është një betejë 
që duhet bërë dhe me ta. Mesazhi i madh i  egjiptianëve në mbarë botën sot 
është se një popull që merr vendim të mposhtë  një regjim nuk ndalet. Regjimet 
nuk përmbysen me leje dhe as me kushte. Ato  thjesht përmbysen.  Zemërimi 
popullor i tejkalon formulat diplomatike dhe  retorikën e lodhshme të 
stabilitetit që shpesh për vende të botës së tretë ka  prioritet mbi demokracinë, 
ashtu siç tejkalon dhe mungesën e opozitës. Ne jemi  sot në anën e atyre 
qytetarëve të Egjiptit që zgjodhën rrugën më të vështirë,  atë të demokracisë, 
për të provuar se ajo çfarë është e mirë për Perëndimin mund  të jetë e mirë 
dhe për shtëpinë e tyre. Ndaj sot jemi të gjithë  egjiptianë!
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.