VATRA: Te shtyhet regjistrimi i popullsise ne Shqiperi

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Deklarate  e Federates Panshqiptare Vatra ne SHBA per presionin grek ne 
zonat e jugut, per  te rritur artificialisht numrin e qytetarevet shiptare me 
etni greke   
FEDERATA VATRA:TE  SHTYHET REGJISTRIMI I POPULLSISE  


Rendohet shqetesimi  rreth regjistrimit te popullsise ne Shqiperi per shkak 
te veprimtarise haptas  agresive qe greket po zhvillojne, sidomos ne zonat 
e jugut, per te rritur  artificialisht numrin e qytetarevet shiptare me etni 
greke. Aktivisti i  “Lobby-t” grek ne Amerike, Nicholas Gage (Nikolas 
Gaxojanis), siellet lirisht  neper Shqiperi duke inkurajuar qytetaret te 
deklarohen greker ne regjistrimin e  31 marsit te ketij viti. Ai eshte nje armik i 
njohur i Shqiperise, i cili punon  me vite per realizimin e planit te 
kahershem grek qe synon autonomine me pare  dhe pastaj aneksimin e pjeses jugore 
qe ata e quajne Epiri i Veriut.   Konsulli i Greqise ne Korçe beri thirrje 
shqiptareve te regjistrohen greker pa  frike dhe deklaroi se vellehet jane 
greke.  
Klima politike aktuale  me protesta te pafund dhe tentativat per ndryshimin 
e qeverise me dhune e  gjakderdhje e veshtiresojne vemendjen tek 
regjistrimi, ndersa shovenistet greke  perfitojne nga rremuja dhe shtojne aktivitetin 
e tyre armiqsor. Nga ana tjeter,  per shkak te rrethanave jo te favorshme 
ekonomike dhe morale, mijera shqiptare  jane detyruar te pajisen me dokumenta 
false dhe te deklarohen greke, pa qene te  tille. Ky process ka filluar qe 
nga renja e diktatures  komuniste. 
Vatranet, si  shqiptaret tjere ne diaspore dhe ne vendlindje, jane shume te 
shqetesuar nga  mundesia qe rezultatet e regjistrimit ne kete kohe, mund te 
sjellin pasoja te  demshme per shkak te pasqyrimit jo real te demografise 
shqiptare. Jemi  keshilluar dhe kemi kerkuar mendime nga personalitete dhe 
miq me te cilet ndajme  shqetsimin tone. Po citojme, perafersisht, me lejen e 
tij, mendimin qe na dha  shkrimtari yne i madh, zoti Ismai Kadare: ne 
gjendjen e sotme  morale,  aspak te lakmueshme, ne te cilen ndodhet Shqiperia, 
eshte droje se popullsia e  saj, e ndodhur midis trysnive te shumta, nuk do te 
kete kethjelltesine e  nevojshme per te bere zgjedhjen me te miren ne dobi 
te saj dhe te vendit.   
Aktiviteti agresiv  shovenist i konsullit, i deputeteve dhe aktivisteve 
tjere te Greqise, e ben te  domosdoshme shtyrjen e regjistrimit dhe angazhimin 
e perbashket per pregaditjen  e opinionit shqiptar, ne frymen e patriotizmit 
dhe te krenarise kombetare.  Formulari i regjistrimit duhet te rimodelohet 
ne pershtatje me ruajtjen e  unitetit dhe me interesat kombetare shqiptare.  
 
Deklaratë e Federatës Panshqiptare  Vatra në SHBA për presionin grek në 
zonat e jugut, për të rritur artificialisht  numrin e qytetarëvet shiptarë me 
etni greke  






FEDERATA VATRA:TE SHTYHET REGJISTRIMI I  POPULLSISE 







Rëndohet shqetësimi rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri për shkak  
të veprimtarisë haptas agresive që grekët po zhvillojnë, sidomos në zonat e 
 jugut, për të rritur artificialisht numrin e qytetarëvet shiptarë me etni 
greke.  Aktivisti i “Lobby-t” grek në Amerikë, Nicholas Gage (Nikolas 
Gaxojanis),  siellet lirisht nepër Shqipëri duke inkurajuar qytetarët të 
deklarohen grekër në  regjistrimin e 31 marsit të këtij viti. Ai është një armik i 
njohur i  Shqipërisë, i cili punon me vite për realizimin e planit të 
kahershëm grek që  synon autonominë më parë dhe pastaj aneksimin e pjesës jugore që 
ata e quajnë  Epiri i Veriut.  Konsulli i Greqisë në Korçë bëri thirrje 
shqiptarëve të  regjistrohen grekër pa frikë dhe deklaroi se vëllehët janë 
grekë. 
 
 
 
Klima politike aktuale me protesta të pafund dhe tentativat për ndryshimin  
e qeverisë me dhunë e gjakderdhje e vështirësojnë vëmëndjen tek 
regjistrimi,  ndërsa shovenistët grekë përfitojnë nga rrëmuja dhe shtojnë aktivitetin e 
tyre  armiqsor. Nga ana tjetër, për shkak të rrethanave jo të favorshme 
ekonomike dhe  morale, mijëra shqiptarë janë detyruar të pajisen me dokumenta 
false dhe të  deklarohen grekë, pa qenë të tillë. Ky process ka filluar që 
nga rënja e  diktaturës komuniste.
 
 
 
Vatranët, si shqiptarët tjerë në diasporë dhe në vendlindje, janë shumë të  
shqetësuar nga mundësia që rezultatet e regjistrimit në këtë kohë, mund të  
sjellin pasoja të dëmshme për shkak të pasqyrimit jo real të demografisë  
shqiptare. Jemi këshilluar dhe kemi kërkuar mendime nga personalitete dhe miq 
me  të cilët ndajmë shqetsimin tonë. Po citojmë, përafërsisht, me lejen e 
tij,  mendimin që na dha shkrimtari ynë i madh, zoti Ismai Kadare: në 
gjendjen e  sotme  morale, aspak të lakmueshme, në të cilën ndodhet Shqipëria, 
është  drojë se popullsia e saj, e ndodhur midis trysnive të shumta, nuk do të 
ketë  këthjelltësinë e nevojshme për të bërë zgjedhjen më të mirën në dobi të 
saj dhe  të vendit. 
 
                                                                            
                                        
 
Aktiviteti agresiv shovenist i konsullit, i deputetëve dhe aktivistëve  
tjerë të Greqisë, e bën të domosdoshme shtyrjen e regjistrimit dhe angazhimin e 
 përbashkët për pregaditjen e opinionit shqiptar, në frymën e patriotizmit 
dhe të  krenarisë kombëtare. Formulari i regjistrimit duhet të rimodelohet 
në përshtatje  me ruajtjen e unitetit dhe me interesat kombëtare shqiptare.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.