Pavaresia e Kosoves - Nentori i dyte i Kombit Shqiptare

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Nju Jork : Shoqata  Vatra me komunitetin shqiptare festoi 3-Vjetorin e 
Pavaresise se  Kosoves 
BEQIR SINA, New  York 
Pavaresia e Kosoves -  Nentori i dyte i Kombit Shqiptare 
NEW YORK  CITY  : Shqiptaret Amerikes  kudo qe jane, gjate kesaj jave  
festuan Tre Vejtorin e  Pavaresise  se Kosoves - Ata festuan te perbashkuar si 
nje komb, kete  ngjarje te shenuar, e cila shifet tek te gjithe shqiptaret si 
Nentori  i Dyte i kombit shqiptare.  
Ne  darken festive ne Nju Jork, moren pjese qindra bashkeatdhetar, nga  
Kosova, Shqiperia nga trojet  etnike ne Mal te Zi, Maqedoni, Presheve,  
Bujanovc, Medvegje dhe Çameri, te mbeldhur nen kujdesin e Vatres, per  te shenuar 
kete dite se bashku ne lokalin e njohur "Maestro's" ne  Bronks - Nju Jork. 

Vatra njiqindvjeçare, sipas tradites, edhe kesaj  here ka bashkuar ne kete 
darke me shume se 20 shoqata, organizata,  kishat e xhamite, fondacionet 
shqiptare, ne nje feste ku simbolet tona  kombetare e madheshtuan festen. Te 
ftuar special ishin zyrtaret e larte te Nju  Jorkut, James Vacca dhe Stephen 
Kufman si dhe perfaqesuesit e Shqiperise  dhe shtetit te Kosoves, zvendes 
ambasadori Petrika Jorgji me bashkeshorten e  tij, Konsulli i Pergjitheshem 
Dritan Mishto, zvendesi i Konsullates se  Pergjitheshme te Kosoves, diplomati 
Ymer Berisha dhe lider te tjere  te komunitetit dhe fese.  
Ne  fjalimet e oratorve u theksua se kjo feste u kujton shqiptareve 17  
shkurtin te vitit 2008, diten kur Parlamenti i Kosoves,  shpalli shtet te 
pavarur, sovran dhe demokratik, Kosoven,  duke i  dhene keshtu fund perpjekjeve 
shumevjeçare te shqiptareve per mevetesi nga  Serbia. Tre vjet pas, Kosoven e 
kane njohur 75 shtete te ndryshme te botes,  perfshire Shtetet e Bashkuara 
te Amerikes dhe 22 vende te Bashkimit Evropian.   
Legjitimiteti i pavaresise se saj u konfirmua ne veren e vitit te kaluar 
nga  Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, por ritmi i njohjeve per shume shkaqe 
 nuk ka ecur ashtu siç duhej. Njohje te reja priten dhe ndoshta  pervjetori 
i katert do t'a gjeje Kosoven anetare te Kombeve te  Bashkuara.  
Drejtuesja e mbremjes zonjusha Blerta Mujaj - duke iu uruar Gezuar festen e 
 Pavaresise se Kosoves u tha  te pranishemve se ne kete mbremje festive me  
rastin e trevjetorit te pavaresise se Kosoves  " U bene tre  vjet,  qe kur 
Kosova u shpall e pavarur dhe u njoft nga shume shtete  dhe shteti me i madh 
dhe me i fuqishem ne bote miku yne i perjeteshem Shtetet e  Bashkuara te 
Amerikes dhe shume shtete te tjera. Keshtu, tha ajo, pra u  realizua enderra 
shekullore e shqiptareve , u shperblye gjaku qe u derdh peer  lirine e 
popullit te Kosoves. Sonte jemi mbledhur te kremtojme se bashku me  gezim dhe me 
besim per te ardhmen e Kosoves dhe te kombit shqiptare ne  pergjethesi." 
Me pase drejtuesja e kesaj mbremje festive, zonjusha Mujaj, u kerkoje  
pjesmarresve te te nderojne hymnet kombetare te te Amerikes, Shqiperise dhe  
hymnin e caktuar si shtetror te Kosoves, nderkaq me nje minute  heshtje tha 
ajo, do te nderohen dhe kujtohen te gjithe ata deshmore te  lirise - dhe 
pavaresise se kombit shqiptare dhe SHBA . Dhe, me nje nderim i  veçante, u jepet 
me kete raste edhe te gjithe atyre qe rane per çlirimin  e lirine e Kosoves. 
Bekimin e festes se  Tre vjetorit te pavaresise se Kosoves, e dhane 
kleriket e te dy besimeve fetare,  I perndershmi Dom Pjeter Popoaj dhe Imam Edin 
Gjoni  
Imam Edin Gjoni ne fjalen e tij pershendetse tha se "Pareshtur i jam 
çuditur  guximit te atij grupi te rinjesh te cilet para pesembedhjet vjeteve 
"paten nje  enderr te madhe", qe edhe ushtarakisht te perballen me Serbine dhe te 
hyjne ne  nje beteje, qe ata do t'a fitonin ate. Dhe, pas 96 vjeteve te 
shpallin  Pavarasine e Kosoves. 
Ishte kjo nje enderr qe per shume vite eshte tentuar te shuhet nen thundren 
e  dhunes Serbe, por edhe te lojarave te medha qe luheshin ne kurrizin e 
popullit  shqiptare nga diplomacia boterore. 
. Dhe pikerisht ky  grup i cili dikur " pati nje enderr" ne pergamentin e 
vjeter shtateqind vjeçar  vendosi firmat e veta per t'a nenshkruar ate qe 
quhet "Deklerata e Pavaresise se  Kosoves", dhe njeherazi te jene deshmitare te 
plotesimit te nje enderre  shumevjeçare.  
Pavaresia u be  kryefjale e jetes se ketij shteti me te ri ne harten 
politike te ketij planeti,  Kosoves. Prandaj , Lavdi qofte per Zotin e 
Madherishem, dhe falenderimi me i  madh dhe me i sniqerte qofte per mbare miqte tane, e 
veçanerisht mbi Shtetet e  Bashkuara te Amerikes, kete vend dhe toke te 
bekuar nga vet Zoti, perfundoje  fjalen e tij Imam Edin Gjoni. 
I  perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Shqiptare 
"Zoja E  Shkodres" tha se ; vellezer e  motra sonte te bashkuar te pergezohemi 
me njeri tjetrin per Tre Vjetorin e  Pavaresise se Kosoves. te 
faleminderojme Zotin per daten historike te 17  shkurtiti te 2008, diten e shumepritur, 
realizmin e deshires tone, i lufterave  tane trima, qe kane derdhur gjakun e 
tyre, per liri e pavaresi, per  truellin shqiptar, per Kosoven tone 
kreshnike. 
Sonte , me nderim i  kujtojme, tha Popaj, keto deshmor qe sakrifikuan veten 
per atdhe" Ne  Ungjill Jezu Krishti thote : Dashuri me te madhe nuk mund te 
kete kush, se sa ai  qe jep jeten per t'afermin e vete. Heronjet tane e 
kane dhene jeten per ne e per  atdhe; atyre lavdi u qofte e emri i tyre mos u 
harrofte. 
Me tej I perndershmi  Dom Pjeter Popaj theksoje se duhet te falenderojme 
Zotin qe na ka ruajtur nder  shekuj. Kur kishim ne kriza te medha kombetare 
deri te pika e shkaterrimit. Kur  Armiqet na sulmonin per t'na zhdukur Zoti i 
lum ka derguar dashamir tane per  t'na ndihmuar te qendrojme te forte ne 
kembet tone. Kjo gje eshte pare qarte me  nderhyrjen e Amerikes per çlirimin e 
Kosoves ne vitin 1999. Gjate historise ne  kemi pasur pak miq, por miqte i 
kemi te forte. 
"Kosova trime, tha  ai ka kaluar rrugen e Kalvarit, te mundimit e te 
vuajtjes, te dhunes e  gjakderdhjes, urojme qe t'a gezoje lirine e pavaresine e 
meritur, te deshiruar  prej stergjyshve tane. Lutemi edhe per Udheheqesat e 
Kosoves qe me urti dijten  t'a drejtojne kete popull ne perparim duke ruajtur 
vlerat morale, ne familje e  ne shoqeri. Te ruajne te drejtat e njeriut, te 
perqendrojne paqen e  mirekuptimin. Te kultivojne gjerat qe na bashkojne. 
Ne fund  te fjales se tij I perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i 
Kishes  Katolike Shqiptare "Zoja E Shkodres" u shpreh se  duke i faleminderuar  
eterit tane, ne kemi nje histori te pergjakur por te lavdishme. Trojet tona 
jane  lare me gjakun e deshmorve tane. Besa ne Zotin, burrerija, 
fisnikerija kane qene  ndershmerija e krenaria e te parve tane. Dhashte Zoti qe edhe 
ne t'u perngjajme  baballareve tane duke percjellur keto cilesi gjenerateve 
te ardheshme, duke  ndihmuar njeri tjetrin ne nevoje, te jetojme si vellezer 
e motra, te nje gjaku,  te nje tradite, te nje historije, ne paqe me Zotin 
ne paqe me njeri tjetrin -  Gezuar Dita e Pavaresise , Lavdi heronje tane e 
rrofte populli  shqiptare. 
Nderkohe fjala  kryesore iu dha ne emer te Konsullates se Pergjithsme te 
Kosoves ne Nju Jork,  diplomatit kosovar Ymer Berisha. 

Duke sjellur  pershendetjen e Konsulles se Pergjitheshme te Kosoves ne Nju 
Jork, zonjes Arta  Rama, zvendes konsulli Ymer Berisha tha se "17 Shkurti, 
Dita e Pavaresise se  Republikes se Kosoves eshte dite me te cilen çdo 
shqiptare ndihet krenar. Sivjet  po shenojme trevjetorin e permbushjes se endrres 
tone shekullore si popull,  shpalljen e Kosoves shtet i pavarur, sovran dhe 
demokratik.   
Pavaresia  e Kosoves, tha ai eshte rezultat i punes, i sakrificave, 
kontributeve dhe i  flijimeve te te gjithe atyre, qe arriten te mbajne te gjalle 
deshiren e flakte  per liri, si dhe i jemi mirenjohes ndihmes se madhe te 
miqve tane nderkombetare,  ShBA-ve dhe NATO-s.  
Duke  vazhduar ai tha se Komuniteti shqiptar ne ShBA, gjithmone ka qene dhe 
mbetet ze  i fuqishem i lirise dhe pavaresise se Kosoves. Zeri juaj, puna 
juaj, perkushtimi  juaj dhe kontributi juaj, ka qene i pazevendesueshme 
pergjate gjithe historise  se prezences tuaj ketu dhe do te vazhdoj te jete i 
tille edhe ne procesin e  zhvillimit te metjeshem te Kosoves. Per kete 
diplomati kosovar ka vlersuar larte  rolin dhe kontributin e madh dhe historik te 
Vatres se kolosve te kombit  . 

Me tej diplomati kosvar tha se " Ndonese, Republika e Kosoves ne  
trevjetorin e shenimit te Dites se Pavaresise ka treguar progres ne konsolidimin  e 
metejshem te shtetit, zhvillim stabil te institucioneve dhe qeverisjes se  
mire, sundim te rendit e ligjit dhe respektim afirmativ te komuniteteve, ka  
mbetur akoma shume pune per t’u bere dhe Kosova ka nevoje per secilin prej 
nesh  ta ndihmoj ne rrugen drejt integrimit ne NATO dhe Bashkimin Evropian.   
Prandaj, ne emer te  Konsullates se Pergjithshme te Kosoves ne Nju Jork dhe 
insitutcioneve te  Republikes se Kosoves, urime pavaresia te gjitheve! tha 
zvendes konsulli i  pergjitheshem i Kosoves ne Nju Jork, Ymer Berisha. 
Kryetari ne detyre i  Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, Dr. Gjon 
Buçaj  uroje me kete  raste ne emer te shoqates me te vjeter shqiptare ne 
diaspore,  gjithe  popullin shqiptare pere kete feste te madhe te kombit tone  
Ne mesazhin e  Vatres thuhej  “Eshte nder per ne Vatranet  t’ju drejtohemi 
 gjithe popullit te Kosoves ne momentin kur Kosova dhe mbare kombi 
shqiptar,  po festojne Diten e Pavaresise se saj, kete dite, e cila percaktoi ne  
menyre perfundimtare fatin dhe perspektiven e qarte te Kosoves si nje shtet i  
lire, sovran, i pavarur dhe multietnik, me nje te ardhme te konfiguruar 
qarte me  vlerat dhe standardet euroatlantike. Me tej Buçaj permendi se 
historia e mbare  popullit shqiptar eshte nje rruge e gjate e kombit tone e 
pandalsheme  sakrificash, perpjekjesh dhe aspiratash, ndersa Dita e Pavaresise 
eshte pika  kulmore e historise moderne te Kosoves, qe do te mbetet ngahere si 
nje date e  pashlyer dhe nje pike reference e jashtezakonshme per brezat e 
sotem te  shqiptareve dhe ata qe do te vijne”.  
Mbremjen festive  kushtuar tre vjetorit te pavaresise se Kosoves e 
pershendeti dhe avokati i  njohur i Nju Jorkut, miku i deshmuar i shqiptareve Stivi 
Kaufman, duke  riperseritur dhe nxjerre edhe nje here nga ai fjalori i tij 
entusiast,  shprehjen se "Ai sot dhe gjithe miqet e shqiptareve ne Amerike, 
jane  shqiptare - koosovare". 
Nderkohe  Anetari i Keshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca  
nderoje me kete  raste Diten e Pavaresise se Kosoves, me nje Proklamate, drejtuar 
shoqates me ne  ze te shqiptareve te Amerikes Vatra. " "I ja drejtojme 
Vatres, tha zoti Vacca,  kete Proklamat ne emer te Bashkise se qytetit e Nju 
Jorkut, per te shprehuar  respektin e madh ndaj kesaj shoqate, e cila per me 
shume se 100 vjet ne  SHBA-es, u be simbol i unitetit te, te gjithe 
shqiptareve, dhe ishte  ajo ura qe lidhi miqesin e perjeteshme mes popullit shqiptare 
dhe popullit  Amerikan" ka theksuar miku i shqiptareve ne Nju Jork zyrtari i 
lart i  Bashkise zoti James Vacca  
Ne  perkujtim te tre-vjetorit te pavaresise se Kosoves 17 Shkurtit,  
shoqata Vatra organizoi se bashku me komunitetin edhe nje program te  larmishem 
artistik-kulturor me: muzike,valle, poezi dhe kenge kushtuar kesaj  dite te 
shenuar per popullin e Kosoves. Te tubuarit ne kete darke  festive, kaluan se 
bashku  nen tingujt e muzikes se bukur  shqipe, kengeve e valleve popullore 
nga te gjitha Trojet Kombetare,  vallezim dhe muzike e lehte ne shoqerine e 
Grupit Muzikor “Alba” me  drejtues kitaristin e njohur Edi Xhani dhe 
kengetarin  shume popullor Gezim Nika , kengetaren Morena Reka dhe te ftuar  edhe 
kengetaret Vasil Marku e Lindita Sota, si dhe solistet e Shoqerise  
Kulturore Bashkimi Kombetare me drejtues Gjergj Dedvukajn, solistin  dhe aktorin 
Shaban Lajçi, Gjon Krasniqi dhe lahutari Rustem  Ulaj . Salla  plot e perplot 
me shqiptare te te gjitha  moshave ishte  veshur me nje dekor te bukur 
festiv, ambienti  ishte i  stolisur me flamuj kombetar te SHBA-es, ate shqiptar - 
kuq e  zi, dhe ate shteteror  te Kosoves   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Nju Jork : Shoqata Vatra me komunitetin shqiptarë festoi  3-Vjetorin e 
Pavarësisë së Kosovës
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
Pavarësia e Kosovës - Nëntori i dytë i Kombit  Shqiptarë
 
 
 
NEW YORK CITY : Shqiptarët Amerikës kudo që janë, gjatë  kësaj jave  
festuan Tre Vejtorin e  Pavarësisë se Kosovës - Ata  festuan të përbashkuar si një 
komb, këtë ngjarje të shënuar, e  cila shifet tek të gjithë shqiptarët si 
Nëntori i Dytë i kombit shqiptarë. 
 
    Në darkën festive në Nju Jork, morën pjesë qindra  bashkëatdhetar, nga 
Kosova, Shqipëria nga trojet  etnike në Mal të Zi,  Maqedoni, Preshevë, 
Bujanovc, Medvegje dhe Çamëri, të  mbeldhur nën kujdesin e Vatrës, për të 
shënuar këtë ditë  së bashku në lokalin e njohur "Maestro's" në Bronks - Nju Jork.


Vatra njiqindvjeçare, sipas  traditës, edhe kësaj here ka bashkuar në këtë 
darkë më shumë se 20  shoqata, organizata, kishat e xhamitë, fondacionet 
shqiptare, në një festë  ku simbolet tona kombëtare e madhështuan festën. Të 
ftuar special ishin zyrtarët  e lartë të Nju Jorkut, James Vacca dhe Stephen 
Kufman si dhe përfaqësuesit  e Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës, zvendës 
ambasadori Petrika Jorgji me  bashkëshorten e tij, Konsulli i Përgjithëshëm 
Dritan Mishto, zvendesi i  Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, diplomati 
Ymer  Berisha dhe lider të tjerë të komunitetit dhe fesë. 
 
 
  Në fjalimet e oratorve u theksua se kjo festë u  kujton shqiptarëve 17 
shkurtin të vitit 2008, ditën kur Parlamenti i  Kosovës, shpalli shtet të 
pavarur, sovran dhe demokratik, Kosovën,  duke i dhënë kështu fund përpjekjeve 
shumëvjeçare të shqiptarëve për  mëvetësi nga Serbia. Tre vjet pas, Kosovën e 
kanë njohur 75 shtete të ndryshme  të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara 
të Amerikës dhe 22 vende të Bashkimit  Evropian. 
 
   Legjitimiteti i pavarësisë së saj u konfirmua në verën e vitit  të 
kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por ritmi i njohjeve për shumë  
shkaqe nuk ka ecur ashtu siç duhej. Njohje të reja priten dhe  ndoshta 
përvjetori i katërt do t'a gjejë Kosovën anëtare të Kombeve të  Bashkuara. 
 
 
 
Drejtuesja e mbremjes zonjusha Blerta Mujaj - duke iu uruar Gëzuar festën e 
 Pavarësisë së Kosovës u tha  të pranishëmve se në këtë mbrëmje festive me  
rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës  " U bënë tre  vjet,  që kur 
Kosova u shpall e pavarur dhe u njoft nga shumë shtete  dhe shteti më i madh 
dhe më i fuqishëm në botë miku ynë i përjetëshëm Shtetet e  Bashkuara të 
Amerikës dhe shumë shtete të tjera. Kështu, tha ajo, pra u  realizua ëndërra 
shekullore e shqiptarëve , u shpërblye gjaku që u derdh pëër  lirinë e 
popullit të Kosovës. Sonte jemi mbledhur të kremtojmë së bashku me  gëzim dhe me 
besim për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptarë në  përgjethësi." 
Më pasë drejtuesja e kësaj mbrëmje festive, zonjusha Mujaj, u kërkojë  
pjesmarrësve të të nderojnë hymnet kombëtare të të Amerikës, Shqipërisë dhe  
hymnin e caktuar si shtetror të Kosovës, ndërkaq me një minutë  heshtje tha 
ajo, do të nderohen dhe kujtohen të gjithë ata dëshmorë të  lirisë - dhe 
pavarësisë së kombit shqiptarë dhe SHBA . Dhe, me një nderim i  veçantë, u jepet 
me këtë rastë edhe të gjithë atyre që ranë për çlirimin  e lirinë e Kosovës. 
Bekimin e  festës së Tre vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e dhanë 
klerikët e të dy  besimeve fetare,  I përndershmi Dom Pjetër Popoaj dhe Imam Edin 
Gjoni  
Imam Edin Gjoni në fjalën e tij përshëndetse tha se "Pareshtur i jam 
çuditur  guximit të atij grupi të rinjësh të cilët para pesëmbëdhjet vjetëve 
"patën një  ëndërr të madhe", që edhe ushtarakisht të përballen me Sërbinë dhe të 
hyjnë në  një betejë, që ata do t'a fitonin atë. Dhe, pas 96 vjetëve të 
shpallin  Pavarasinë e Kosovës. 
Ishte kjo një ëndërr që për shumë vite është tentuar të shuhet nën thundrën 
e  dhunës Serbe, por edhe të lojarave të mëdha që luheshin në kurrizin e 
popullit  shqiptarë nga diplomacia botërore. 
. Dhe pikërisht ky  grup i cili dikur " pati një ëndërr" në pergamentin e 
vjetër shtatëqind vjeçar  vendosi firmat e veta për t'a nënshkruar atë që 
quhet "Deklerata e Pavarësisë së  Kosovës", dhe njëherazi të jenë dëshmitarë të 
plotësimit të një ëndërre  shumëvjeçare.  
Pavarësia u bë  kryefjalë e jetës së këtij shteti më të ri në hartën 
politike të këtij planeti,  Kosovës. Prandaj , Lavdi qoftë për Zotin e 
Madhërishëm, dhe falenderimi më i  madh dhe më i sniqertë qoftë për mbarë miqtë tanë, e 
veçanërisht mbi Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, këtë vend dhe tokë të 
bekuar nga vet Zoti, përfundojë  fjalën e tij Imam Edin Gjoni. 
I  përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare 
"Zoja E  Shkodrës" tha se ; vëllezër e motra sonte të bashkuar të përgëzohemi 
me njeri  tjetrin për Tre Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. të 
faleminderojmë Zotin për  datën historike të 17 shkurtiti të 2008, ditën e shumëpritur, 
realizmin e  dëshirës tonë, i luftërave tanë trima, që kanë derdhur gjakun e 
tyre, për  liri e pavarësi, për truellin shqiptar, për Kosovën tonë  
kreshnike. 
Sonte , me nderim i  kujtojmë, tha Popaj, këto dëshmor që sakrifikuan veten 
për atdhe" Në  Ungjill Jezu Krishti thotë : Dashuri më të madhe nuk mund të 
ketë kush, se sa ai  që jep jetën për t'afërmin e vetë. Heronjët tanë e 
kanë dhënë jetën për ne e për  atdhe; atyre lavdi u qoftë e emri i tyre mos u 
harroftë. 
Më tej I përndershmi  Dom Pjetër Popaj theksojë se duhet të falenderojmë 
Zotin që na ka ruajtur nder  shekuj. Kur kishim ne kriza të mëdha kombëtare 
deri te pika e shkatërrimit. Kur  Armiqët na sulmonin për t'na zhdukur Zoti i 
lum ka dërguar dashamir tanë për  t'na ndihmuar të qëndrojmë të fortë në 
këmbët tonë. Kjo gjë është parë qartë me  ndërhyrjen e Amerikës për çlirimin e 
Kosovës në vitin 1999. Gjatë historisë në  kemi pasur pak miq, por miqtë i 
kemi të fortë. 
"Kosova trime, tha  ai ka kaluar rrugën e Kalvarit, të mundimit e të 
vuajtjes, të dhunës e  gjakderdhjes, urojmë që t'a gëzojë lirinë e pavarësinë e 
meritur, të dëshiruar  prej stërgjyshve tanë. Lutemi edhe për  Udhëheqësat e 
Kosovës që me urti dijtën t'a drejtojnë këtë popull në përparim  duke ruajtur 
vlerat morale, në familje e në shoqëri. Të ruajnë të drejtat e  njeriut, të 
përqëndrojnë paqen e mirëkuptimin. Të kultivojnë gjërat që na  bashkojnë. 
Në fund  të fjalës së tij I përndershmi Dom  Pjetër Popaj, famullitari i 
Kishës Katolike Shqiptare "Zoja E Shkodrës" u shpreh  se  duke i faleminderuar 
eterit tanë, ne kemi një histori të  përgjakur por të lavdishme. Trojet 
tona janë larë me gjakun e dëshmorve tanë.  Besa në Zotin, burrërija, 
fisnikërija kanë qënë ndershmërija e krenaria e të  parve tanë. Dhashtë Zoti që edhe 
ne t'u përngjajmë baballarëve tanë duke  përcjellur këto cilësi gjeneratëve 
të ardhëshme, duke ndihmuar njëri tjetrin në  nevojë, të jetojmë si vëllezër 
e motra, të një gjaku, të një tradite, të një  historije, në paqe me Zotin 
në paqe me njëri tjetrin - Gëzuar Dita e Pavarësisë  , Lavdi heronjë tanë e 
rroftë populli shqiptarë. 
Ndërkohë fjala  kryesore iu dha në emër të Konsullatës së Përgjithsme të 
Kosovës në Nju Jork,  diplomatit kosovar Ymer Berisha. 




Duke sjellur përshëndetjen e Konsullës së Përgjithëshme të Kosovës në Nju  
Jork, zonjës Arta Rama, zvendës konsulli Ymer Berisha tha se "17 Shkurti, 
Dita e  Pavarësisë së Republikës së Kosovës është ditë me të cilën çdo 
shqiptarë ndihet  krenar. Sivjet po shënojmë trevjetorin e përmbushjes së endrrës 
tonë shekullore  si popull, shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe 
demokratik.  

Pavarësia e Kosovës, tha ai është rezultat i punës, i  sakrificave, 
kontributeve dhe i flijimeve të të gjithë atyre, që arritën të  mbajnë të gjallë 
dëshirën e flaktë për liri, si dhe i jemi mirënjohës ndihmës së  madhe të 
miqve tanë ndërkombëtarë, ShBA-ve dhe NATO-s. 

Duke vazhduar ai tha se Komuniteti shqiptar në ShBA, gjithmonë  ka qenë dhe 
mbetet zë i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zëri juaj,  puna 
juaj, përkushtimi juaj dhe kontributi juaj, ka qenë i pazëvendësueshme  
përgjatë gjithë historisë së prezencës tuaj këtu dhe do të vazhdoj të jetë i  
tillë edhe në procesin e zhvillimit të mëtjeshëm të Kosovës. Për këtë diplomati 
 kosovar ka vlersuar lartë rolin dhe kontributin e madh dhe historik të 
Vatrës së  kolosve të kombit .
    
Më tej diplomati kosvar tha se  " Ndonëse, Republika e Kosovës në 
trevjetorin e shënimit të Ditës së  Pavarësisë ka treguar progres në konsolidimin e 
mëtejshëm të shtetit, zhvillim  stabil të institucioneve dhe qeverisjes së 
mirë, sundim të rendit e ligjit dhe  respektim afirmativ të komuniteteve, ka 
mbetur akoma shumë punë për t’u bërë dhe  Kosova ka nevojë për secilin prej 
nesh ta ndihmoj në rrugën drejt integrimit në  NATO dhe Bashkimin Evropian. 
 
Prandaj, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork dhe  
insitutcioneve të Republikës së Kosovës, urime pavarësia të gjithëve! tha  
zvendes konsulli i përgjithëshëm i Kosovës në Nju Jork, Ymer  Berisha.
Kryetari në  detyrë i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon 
Buçaj  urojë me  këtë rastë në emër të shoqatës më të vjetër shqiptare në 
diasporë,  gjithë  popullin shqiptarë përë këtë festë të madhe të kombit tonë   
Në mesazhin e  Vatrës thuhej  “Është nder për ne Vatranët  t’ju drejtohemi 
 gjithë popullit të Kosovës në momentin kur Kosova dhe mbarë kombi 
shqiptar,  po festojnë Ditën e Pavarësisë së saj, këtë ditë, e cila përcaktoi në  
mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e qartë të Kosovës si një shtet i  
lirë, sovran, i pavarur dhe multietnik, me një të ardhme të konfiguruar 
qartë me  vlerat dhe standardet euroatlantike. Më tej Buçaj përmendi se 
historia e mbarë  popullit shqiptar është një rrugë e gjatë e kombit tonë e 
pandalshëme  sakrificash, përpjekjesh dhe aspiratash, ndërsa Dita e Pavarësisë 
është pika  kulmore e historisë moderne të Kosovës, që do të mbetet ngaherë si 
një datë e  pashlyer dhe një pikë reference e jashtëzakonshme për brezat e 
sotëm të  shqiptarëve dhe ata që do të vijnë”.  
Mbrëmjen festive  kushtuar tre vjetorit të pavarësisë së Kosovës e 
përshëndeti dhe avokati i  njohur i Nju Jorkut, miku i dëshmuar i shqiptarëve Stivi 
Kaufman, duke  ripërsëritur dhe nxjerrë edhe një herë nga ai fjalori i tij 
entusiast,  shprehjen se "Ai sot dhe gjithë miqët e shqiptarëve në Amerikë, 
janë  shqiptarë - koosovarë". 
Ndërkohë  Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, James Vacca  
nderojë me këtë  rastë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me një Proklamatë, drejtuar 
shoqatës më në  zë të shqiptarëve të Amerikës Vatra. " "I ja drejtojmë 
Vatrës, tha zoti Vacca,  këtë Proklamat në emër të Bashkisë së qytetit ë Nju 
Jorkut, për të shprehuar  respektin e madh ndaj kësaj shoqate, e cila për më 
shumë se 100 vjet në  SHBA-ës, u bë simbol i unitetit të, të gjithë 
shqiptarëve, dhe ishte  ajo ura që lidhi miqësin e përjetëshme mes popullit shqiptarë 
dhe popullit  Amerikan" ka theksuar miku i shqiptarëve në Nju Jork zyrtari i 
lart i  Bashkisë zoti James Vacca  




Në përkujtim të tre-vjetorit të pavarësisë së Kosovës 17  Shkurtit, shoqata 
Vatra organizoi së bashku me komunitetin edhe një  program të larmishëm 
artistik-kulturor me: muzikë,valle, poezi dhe këngë  kushtuar kësaj dite të 
shënuar për popullin e Kosovës. Të tubuarit në  këtë darkë festive, kaluan së 
bashku  nën tingujt e muzikës së bukur  shqipe, këngëve e valleve popullore 
nga të gjitha Trojet Kombëtare,  vallëzim dhe muzikë e lehtë në shoqërinë e 
Grupit Muzikor “Alba” me  drejtues kitaristin e njohur Edi Xhani dhe 
këngëtarin  shumë popullor Gëzim Nika , këngëtaren Morena Reka dhe të ftuar  edhe 
këngëtarët Vasil Marku e Lindita Sota, si dhe solistët e Shoqërisë  Kulturore 
Bashkimi Kombëtarë me drejtues Gjergj Dedvukajn, solistin  dhe aktorin 
Shaban Lajçi, Gjon Krasniqi dhe lahutari Rustem  Ulaj . Salla  plot e përplot me 
shqiptarë të të gjitha  moshave ishte  veshur me një dekor të bukur festiv, 
ambienti  ishte i  stolisur me flamuj kombëtar të SHBA-ës, atë shqiptar - 
kuq e  zi, dhe atë shtetëror  të  Kosovës
18feb002.JPG (image/jpeg, 66.9 KB) - not displayed
18feb008.JPG (image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
18feb010.JPG (image/jpeg, 42.6 KB) - not displayed
18feb012.JPG (image/jpeg, 44.3 KB) - not displayed
18feb015.JPG (image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
18feb026.JPG (image/jpeg, 49.5 KB) - not displayed
18feb028.JPG (image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
18feb034.JPG (image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed
18feb044.JPG (image/jpeg, 29.4 KB) - not displayed
18feb049.JPG (image/jpeg, 48 KB) - not displayed
18feb055.JPG (image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
18feb060.JPG (image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
18feb062.JPG (image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
18feb065.JPG (image/jpeg, 34.6 KB) - not displayed
18feb068.JPG (image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
18feb074.JPG (image/jpeg, 31 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.