Shoqata Atdhetare Dibrane, shenoi 7 dhe 8- Marsin -
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shoqata Atdhetare Dibrane, shenoi 7 - Marsin -Diten e -Mesuesit shqiptar, si dhe 8- Marsin - Diten nderkombetare te gruas BEQIR SINA, Nju Jork Çmimi vjetor "Mirenjohja Dibrane", iu dha mesuesve veteran dibrane. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela. STATEN ISLAND - NYC: Shoqata Atdhetare Dibrane me qender ne Staten Island - Nju Jork, nuk e harron traditen e saj. Ashtu si edhe vitet e shkuara, ajo iu rikthye edhe kete vit tradites se bukur te festes, duke respektuar e nderuar mesuesit ne 124 vjetorin e hapjes se shkolles se pare shqipe, dhe nenat e grate ne 100 vjetorin e festes nderkombatare te guras. Me rastin e 7 - Marsit-Dites se profesionit te shejte - Mesuesit shqiptar, si dhe 8- Marsit - Dites nderkombetare te gruas, edhe kesaj rradhe ne menyre shembullore, Shoqata Atdhetare Dibrane, nga Staten Island(NY), sipas tradites qe ajo ka krijuar ne diaspore, mblodhi se bashku rreth 400 vete. Festa u mbajte ne lokalin e bukur Grand Marquis, ne Nju Jersi. Mes pjesmarresve ndodheshin edhe perfaqesuesit e shtetit e shqiptare, Maqedonise, dhe Kosoves, kryetare dhe veprimtare si dh disa aktiviste te shquar te komunitetit, artiste, mesues e pedagoge, avokate e juriste, afariste, biznesmene, mjeke, gazetare, nxenes e studente te shkollave ne Nju Jork, e per rreth tij, plot nena e gra intelektuale, dhe te thjeshta shqiptare, emigruar nga Shqiperia , Kosova dhe viset e tjera shqiptare. Ne kete mbremje solmne mes nje gezimi te papershkruar, shoqeruar me fjalime pershendetse, kenge e valle shqiptare, u nderuan me Çmimin e Mirenjohjes Dibrane, nje çmim vjetor qe kjo shoqat ndan per çdo vit ne fushen e arsimit shqiptar, edhe 4 - nga mesuesit dibran, veteranet e arsmit shqip nga keto treva shqiptare. Si edhe u zhvillua ne fund edhe loja e fatit "llotaria shperblyese" ku fituesit moren nje PL TV 32'', IPod, foto Aparat Sony,Telefon shtepiak,/wirles-blutoth, dhe nje printer. Festen e Shoqates Atdhetare Dibrane, e drejtoje zonjusha Julinda Daci, dhe aktivisti e anetari i keshillit te shoqates dibrane Muharrem Borova. Moderatoret, e kesaj darke festive duke iu uruar mireseardhejen pjesmaresve, u kane uruar atyre me pase festen e 7 dhe 8 Marsit, kudo qe jane mesuesit e nenat shqiptare me rastin e kesaj dite te shenuar. "Sonte bashkerisht, tha ne fillim te fjales se saj, zonjusha Daci, ne po festojme diten e nenes, kete dite te shenuar, per te gjitha grate e botes, diten e vellazerimit nderkombetar te dashurise dhe respektit per vepren madheshtore te gruas ne tere kontinetet, dhe sigurishte, festojme dhe diten e mesuesit ate te shtate marsit, data kur u hap shkolla e pare shqipe ne Korçe." Fjalen e rastit e mbajti kryetari e ri Shoqates Atdhetare Dibra z. Ilirjan Rusi Kryetari i Shoqates Atdhetare "DIBRA" zoti.Ilirjan Rusi, i cili, beri dhe prezantimin e pare para komunitetit dibran ne Nju Jork, prej se kur ai e mori kete detyre, ne dhjetor te vitit te kaluar nga ish kryetari z. Ibrahim Kolari, pershendeti pjesmarresit, dhe u a uroje atyre festen me rastin e 7 dhe 8 Marsit ne emer te Keshillit te kesaj shoqate. “Jane dy festa keto, tha ai, te cilat bashkohen sonte ne nje darke te vetme festive se bashku me urimet tona me te perzemerta, dhe te ngrohta qe do te ua drejtojme me plot dashuri dhe respekt, dhe mirenjohje te thelle mesuesesve tane dhe grave e nenanve tona dhe atyre ne mbare boten! Si bashkeqytetar, prind, familjar, ish nxenes, mik i te gjithve ju, por edhe si Kryetari me i ri i shoqates Atdhetare Dibra, dua edhe une te bashkoj urimin tim, me ate te gjitheve ju pjesmarresve te kesaj feste "Uroj me kete raste per ju dhe familjet tua me shume gezime, dhe te kaloni se bashku nje mbremje te gezueshme” Gezuar 7 dhe 8 Marsi! te gjitheve!" Me pase kryetari i dibraneve ne Nju Jork, theksoj se ne vitin 2011, Shoqata Dibra, ka per te realizuar dhe shume sfida dhe per te perballuar aktivitete dhe veprimtari te tjera, dhe e gjithe, kjo, ska dyshim qe do te behet me ndihmen e te gjitheve ju dibraneve ne Amerike. Punen dhe kontributin tuaj te very qe keni bere ne vite. Ai i beri edhe nje analize te thelle aktivitetit dhe veprimtarise se shoqates Dibra, ne Nju Jork, si dhe vlersoi larte bashkepunimin e mire te kesaj shoqate me organizatat dhe shoqatat e tjera te komunitetit. Festen e 7 - 8 Marsit, ne komunitetin dibran e pershendeten edhe ambasadori fuqiplot i Republikes se Shqiperise ne Washington z. Gillbert Gallanxhi, Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, kryetar i grupit te çeshtjeve shqiptare ne Kongresin amerikan, miku i deshmuar i shqiptareve ne SHBA, i dalluar per perkrahjen qe na ka dhene ne çeshtjen e kombetare e ne veçanti ate te Kosoves, per liri e pavaresi. Folen dhe perfaqesuesi i Maqedonise diplomati shqiptar z. Zulfi Ismalili, dhe perfaqesuesia e shettit te Kosoves diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Pergjithshme e Kosoves ne Nju Jork, te cilet thane se pershendeten ne emer te zyrave diplomatike ne Nju Jork qe ata perfaqesojne. 7 dhe 8 Marsin e pershendeten ngrotesisht edhe Drejtori Egzekutiv i Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan zoti Avni Mustafaj dhe nga Shoqata gruas "Zeri Yne" me baze ne Staten Island, foli kryetarja e saj zonja Leonora Abdullai. Nderkohe, Deputetet i Levizjes Vetevendosje zoti Florin Krasniqi, shqiptaro - amerikani i vetem ne parlamentin e Kosoves, pos pershendetjes qe u drejtoje pjesmaresve me rastin e 7- 8 Marsit, u tha te pranishemve se ai tash qe eshte zgjedhur deputet ne parlamentin e Kosoves, do te punoje qe te perfaqesoje, sa me dinjitet diasporen shqiptare ne SHBA-es. Por, tha ai ska dyshim qe i nevoitet edhe ndihma e bashkeatdhetareve per Kosoven. Ne kete feste dibranet ne Amerike, kishin ftuar dhe mesues nga Dibra e Madhe, ne Maqedoni, te cilet jane ne pension tash, mbasi kaluan ne jete te tere ne fushen e arsimit, ne qytetin e tyre te dashur Dibern e Madhe, nje qytet ky me histori te pasur, tradite dhe kulture kombetare. Drejtuesit e kesaj mbremje, thane se keta mesues ashtu si armata e madhe e qindra te tjereve mesues e mesuese nga Dibra e Madhe, jane sot, njerezit me te nderuar dhe te respektuar, te dashur dhe te paharruar per te gjitha ato breza femijesh e studentesh qe i nxorren ata se bashku me koleget e tyre, ne vite, prej rilindjes por edhe ne kohen e sundimit serbo - sllavo maqedonas, nxenes dhe studente shqiptare qe me vone u bene edhe te sukseseshem ne fusha te ndryshme te jetes, udheheqes dhe vazhdues te tradites e klutures sone kombetare. Per kete qellim edhe shoqata Dibra , zgjodhi per keti vit te ndaje Çmimin vjetor Mirenjohja Dibrane, per mesuesit veterane z. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela. "Me motivacionin krenaria e mesimit shqip" ne Diber te Madhe. Shoqata Atdhetare Dibra, me rastin e kesaj feste nje nderim nga organizatoret e kesaj feste, drejtuan edhe veprimtarit te dalluar te komunitetit z Harry Bajraktari, biznesmen i suksesheshem, z Martin Shkreli, presidentin Keshillit Kombetar SHqiptaro Amerikan, anetareve te Fondit Shqiptaro- Amerikan i Ndermarrjeve, z Cafo Boga dhe Luis Shkreli, Presidentit te Klubit te Futbollit ne Staten Island, z Murat Mela, shtypit shqiptar ne SHBA-es, botuesit dhe editorit te gazetes shqiptaro amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, gazetarit Hialil Mula dhe gazetes Bota Sot. Ata faleminderuan edhe sponsorizuesit e kesaj mbremje festive, zoterijte Ilirjan Rusi, Abdurraman Duka, Ylber Pilku, Selaudin Radoveshi, Adrian Kloboçishta dhe Borova Video, te cilet jane edhe veprimtare dhe biznesmen te suksesshem dibran ne SHBA-es. Per argetimin e pjesmarresve dhe mysfaireve te kesaj mbremje festive, u kujdesen me shume profesionalizem dhe mjeshteri Grupi Muzikor nga Nju Xhersi, te drejtuar nga mjeshtri i fizarmonikes Raif Hyseni dhe ikona e kenges popullore, elegante, gojembel dhe plot temperament, Merita Halili, kengetarja qe di t'a ruaje te gjalle, dhe pse mijera kilometra larg Shqiperise, kengen e mrekullueshme popullore, veçanerisht ate te Shqiperise se Mesme. I ftuar ishte dhe kengetari nga Kosova Petrit Beqiri . Pjesemarresit u argetuan per ore te tera me vallet, melodit, kenget popullore shqiptare nga te gjitha viset, duke e bere edhe me entuziaste, dhe me te gezueshme kete feste te bukur ne Amerike, qe dibranet e kane kthyer ne tradite disa vjeçare. Shoqata Atdhetare Dibrane, shënoi 7 - Marsin -Ditën e -Mesuesit shqiptar, si dhe 8- Marsin - Ditën ndërkombëtare të gruas BEQIR SINA, Nju Jork Çmimi vjetor "Mirënjohja Dibrane", iu dha mësuesve veteran dibranë. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela. STATEN ISLAND - NYC: Shoqata Atdhetare Dibrane me qendër në Staten Island - Nju Jork, nuk e harron traditën e saj. Ashtu si edhe vitet e shkuara, ajo iu rikthye edhe këtë vit traditës së bukur të festës, duke respektuar e nderuar mësuesit në 124 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, dhe nënat e gratë në 100 vjetorin e festës ndërkombatare të guras. Me rastin e 7 - Marsit-Ditës së profesionit të shejtë - Mësuesit shqiptar, si dhe 8- Marsit - Ditës ndërkombëtare të gruas, edhe kësaj rradhe në mënyrë shembullore, Shoqata Atdhetare Dibrane, nga Staten Island(NY), sipas traditës që ajo ka krijuar në diasporë, mblodhi së bashku rreth 400 vetë. Festa u mbajtë në lokalin e bukur Grand Marquis, në Nju Jersi. Mes pjesmarrësve ndodheshin edhe përfaqësuesit e shtetit e shqiptarë, Maqedonisë, dhe Kosovës, kryetarë dhe veprimtarë si dh disa aktivistë të shquar të komunitetit, artistë, mësues e pedagogë, avokatë e juristë, afaristë, biznesmenë, mjekë, gazetarë, nxënës e studentë të shkollave në Nju Jork, e për rreth tij, plot nëna e gra intelektuale, dhe të thjeshta shqiptare, emigruar nga Shqipëria , Kosova dhe viset e tjera shqiptare. Në këtë mbrëmje solmne mes një gëzimi të papërshkruar, shoqëruar me fjalime përshëndetse, këngë e valle shqiptare, u nderuan me Çmimin e Mirënjohjes Dibrane, një çmim vjetor që kjo shoqat ndan për çdo vit në fushën e arsimit shqiptar, edhe 4 - nga mësuesit dibran, veteranët e arsmit shqip nga këto treva shqiptare. Si edhe u zhvillua në fund edhe loja e fatit "llotaria shpërblyese" ku fituesit morën një PL TV 32'', IPod, foto Aparat Sony,Telefon shtëpiak,/wirles-blutoth, dhe një printer. Festën e Shoqatës Atdhetare Dibrane, e drejtojë zonjusha Julinda Daci, dhe aktivisti e anëtari i këshillit të shoqatës dibrane Muharrem Borova. Moderatorët, e kësaj darke festive duke iu uruar mirëseardhejen pjesmarësve, u kanë uruar atyre më pasë festën e 7 dhe 8 Marsit, kudo që janë mësuesit e nënat shqiptare me rastin e kësaj dite të shënuar. "Sonte bashkërisht, tha në fillim të fjalës së saj, zonjusha Daci, ne po festojmë ditën e nënës, këtë ditë të shënuar, për të gjitha gratë e botës, ditën e vëllazërimit ndërkombëtar të dashurisë dhe respektit për veprën madhështore të gruas në tërë kontinetet, dhe sigurishtë, festojmë dhe ditën e mësuesit atë të shtatë marsit, data kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë." Fjalën e rastit e mbajti kryetari e ri Shoqatës Atdhetare Dibra z. Ilirjan Rusi Kryetari i Shoqates Atdhetare "DIBRA" zoti.Ilirjan Rusi, i cili, bëri dhe prezantimin e parë para komunitetit dibran në Nju Jork, prej se kur ai e mori këtë detyrë, në dhjetor të vitit të kaluar nga ish kryetari z. Ibrahim Kolari, përshëndeti pjesmarrësit, dhe u a urojë atyre festën me rastin e 7 dhe 8 Marsit në emër të Këshillit të kësaj shoqate. “Janë dy festa këto, tha ai, të cilat bashkohen sonte në një darkë të vetme festive së bashku me urimet tona më të përzemërta, dhe të ngrohta që do të ua drejtojmë me plot dashuri dhe respekt, dhe mirënjohje të thellë mësuesesve tanë dhe grave e nënanve tona dhe atyre në mbarë botën! Si bashkëqytetar, prind, familjar, ish nxënës, mik i të gjithve ju, por edhe si Kryetari më i ri i shoqatës Atdhetare Dibra, dua edhe unë të bashkoj urimin tim, me atë të gjithëve ju pjesmarrësve të kësaj feste "Uroj me këtë rastë për ju dhe familjet tua më shumë gëzime, dhe të kaloni së bashku një mbrëmje të gëzueshme” Gëzuar 7 dhe 8 Marsi! të gjithëve!" Më pasë kryetari i dibranëve në Nju Jork, theksoj se në vitin 2011, Shoqata Dibra, ka për të realizuar dhe shumë sfida dhe për të përballuar aktivitete dhe veprimtari të tjera, dhe e gjithë, kjo, ska dyshim që do të bëhet me ndihmën e të gjithëve ju dibranëve në Amerikë. Punën dhe kontributin tuaj të very që këni bërë në vite. Ai i bëri edhe një analizë të thellë aktivitetit dhe veprimtarisë së shoqatës Dibra, në Nju Jork, si dhe vlersoi lartë bashkëpunimin e mirë të kësaj shoqate me organizatat dhe shoqatat e tjera të komunitetit. Festën e 7 - 8 Marsit, në komunitetin dibran e përshëndetën edhe ambasadori fuqiplot i Republikës së Shqipërisë në Washington z. Gillbert Gallanxhi, Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, miku i dëshmuar i shqiptarëve në SHBA, i dalluar për përkrahjen që na ka dhënë në çështjen e kombëtare e në veçanti atë të Kosovës, për liri e pavarësi. Folën dhe përfaqësuesi i Maqedonisë diplomati shqiptar z. Zulfi Ismalili, dhe përfaqësuesia e shettit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, të cilët thanë se përshëndetën në emër të zyrave diplomatike në Nju Jork që ata përfaqësojnë. 7 dhe 8 Marsin e përshëndetën ngrotësisht edhe Drejtori Egzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan zoti Avni Mustafaj dhe nga Shoqata gruas "Zëri Ynë" me bazë në Staten Island, foli kryetarja e saj zonja Leonora Abdullai. Ndërkohë, Deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje zoti Florin Krasniqi, shqiptaro - amerikani i vetëm në parlamentin e Kosovës, pos përshëndetjes që u drejtojë pjesmarësve me rastin e 7- 8 Marsit, u tha të pranishëmve se ai tash që është zgjedhur deputet në parlamentin e Kosovës, do të punojë që të përfaqësojë, sa me dinjitet diasporën shqiptare në SHBA-ës. Por, tha ai ska dyshim që i nevoitet edhe ndihma e bashkëatdhetarëve për Kosovën. Ne këtë festë dibranët në Amerikë, kishin ftuar dhe mësues nga Dibra e Madhe, në Maqedoni, të cilët janë në pension tash, mbasi kaluan në jetë të tërë në fushën e arsimit, në qytetin e tyre të dashur Dibërn e Madhe, një qytet ky me histori të pasur, traditë dhe kulturë kombëtare. Drejtuesit e kësaj mbrëmje, thanë se këta mësues ashtu si armata e madhe e qindra të tjerëve mësues e mesuese nga Dibra e Madhe, janë sot, njerëzit më të nderuar dhe të respektuar, të dashur dhe të paharruar për të gjitha ato breza fëmijësh e studentësh që i nxorrën ata së bashku me kolegët e tyre, në vite, prej rilindjes por edhe në kohën e sundimit serbo - sllavo maqedonas, nxënës dhe studentë shqiptarë që më vonë u bënë edhe të suksesëshëm në fusha të ndryshme të jetës, udhëheqës dhe vazhdues të traditës e kluturës sonë kombëtare. Për këtë qëllim edhe shoqata Dibra , zgjodhi për këti vit të ndajë Çmimin vjetor Mirënjohja Dibrane, për mësuesit veteranë z. Luan Sllova, z. Rizvan Koleci, z. Suria Vojnika, dhe z. Jonuz Sela. "Me motivacionin krenaria e mësimit shqip" në Dibër të Madhe. Shoqata Atdhetare Dibra, me rastin e kësaj feste një nderim nga organizatorët e kësaj feste, drejtuan edhe veprimtarit të dalluar të komunitetit z Harry Bajraktari, biznesmen i sukseshëshëm, z Martin Shkreli, presidentin Këshillit Kombëtar SHqiptaro Amerikan, anëtarëve të Fondit Shqiptaro- Amerikan i Ndërmarrjeve, z Cafo Boga dhe Luis Shkreli, Presidentit të Klubit të Futbollit në Staten Island, z Murat Mela, shtypit shqiptar në SHBA-ës, botuesit dhe editorit të gazetës shqiptaro amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, gazetarit Hialil Mula dhe gazetës Bota Sot. Ata faleminderuan edhe sponsorizuesit e kësaj mbrëmje festive, zotërijtë Ilirjan Rusi, Abdurraman Duka, Ylber Pilku, Selaudin Radoveshi, Adrian Kloboçishta dhe Borova Video, të cilët janë edhe veprimtarë dhe biznesmen të suksesshëm dibran në SHBA-ës. Për argëtimin e pjesmarrësve dhe mysfairëve të kësaj mbrëmje festive, u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe mjeshtëri Grupi Muzikor nga Nju Xhersi, të drejtuar nga mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni dhe ikona e këngës popullore, elegante, gojëmbël dhe plot temperament, Merita Halili, këngëtarja që di t'a ruajë te gjallë, dhe pse mijëra kilometra larg Shqipërisë, këngën e mrekullueshme popullore, veçanërisht atë të Shqipërisë së Mesme. I ftuar ishte dhe këngëtari nga Kosova Petrit Beqiri . Pjesëmarrësit u argëtuan për orë të tëra me vallet, melodit, këngët popullore shqiptare nga të gjitha viset, duke e bërë edhe më entuziaste, dhe më të gëzueshme këtë festë të bukur në Amerikë, që dibranët e kanë kthyer në traditë disa vjeçare.
7mars114.JPG
(image/jpeg, 51.4 KB) - not displayed
7mars122.JPG
(image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
7mars124.JPG
(image/jpeg, 34.7 KB) - not displayed
7mars129.JPG
(image/jpeg, 36.7 KB) - not displayed
7mars140.JPG
(image/jpeg, 49 KB) - not displayed
7mars145.JPG
(image/jpeg, 27.3 KB) - not displayed
7mars198.JPG
(image/jpeg, 49.9 KB) - not displayed
7mars215.JPG
(image/jpeg, 47.5 KB) - not displayed
7mars245.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
7mars247.JPG
(image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
7mars249.JPG
(image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
7mars253.JPG
(image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
7mars269.JPG
(image/jpeg, 49.2 KB) - not displayed
7mars277.JPG
(image/jpeg, 54.8 KB) - not displayed
7mars279.JPG
(image/jpeg, 50.2 KB) - not displayed