Takimi në Venezia me Michele Placido dhe Vit torio Sgarbi (1 janar 2011)
Paul Tedeschini <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Takimi në Venezia me Michele Placido dhe Vittorio Sgarbi (1 janar 2011) Kush jane Michele Placido dhe Vittorio Sgarbi ? Aktori dhe regjizori i famshem italian Michele Placido lindi ne vitin 1946 ne Ascoli-Itali. Fillimisht ai shkoi ne Rome ku u fut me sherbim ne polici. Gjate asaje kohe ai filloi te studjoje recitimet artistike dhe per kete arsye e la policine dhe u fut ne “Accademia Nazionale d’Arte Drammatica” (Akademia Kombetare e Artit Dramatik). Ai luejti shume filma nji nder te cilet asht filmi i njohtun me kater seri “La Piovra” ne vitin 1983 ku ai luejti rolin e komisarit Corrado Cattani. Ne vitin 1994 luejti filmin “Lamerica” . Ky film fillon me pushtimin fashist te Shqipnise, vazhdon me regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha deri tek falimentimi ekonomiko-politik i Ramiz Alise. Mbas ketij falimentimi paraqiten mafjoz italian, qe perpiqen te perfitojne nga ky vend i zhgatrruem nga komunizmi. Michele Placido luen rolin e njenit prej ketyne mafjozve. Ne filozofine e ketij filmi terhiqet vemendja veçanerisht ndaj shtresave ma te dobta te shoqnise shqiptare, te minorenve dhe te emigrantve, te cilet shpresojne te gjejne ne Itali Ameriken e andrrueme nga vete italiant mbas luftes se dyte botnore. Vittorio Sgarbi lindi ne Ferrara-Itali ne vitin 1952. Ai studioi filosofi ne universitetin e Bolognes dhe ma vone filloi te merrej me studimin e arteve keshtu ai u ba specialisti mbikqyrsi i veprave te artit te krahines se Venetos. Ka sherbye si profesor i historise se arteve ne universitetin e Udines. Vittorio Sgarbi asht nji kritik e njohtun i arteve, nji politikan, nji shkrimtar, nji personazh i njohtun televiziv dhe nji historian i artit italian. Ka qene shpesh here antar i parlamentit italian, pjestar i komunes se Milanos si dhe kryebashkiak i nji qytetit te Siçiljes. Shpesh here merr pjese si specialist ne TV ne debate te ndryshme rreth problemeve te artit si dhe ne zhurite e ndryshme te konkurrimeve artistike. (Paul Tedeschini ne Venezia, maj 2010) Takimi ne Venezia Ashtu si shtegtari mbas nji periudhe te gjate udhetimi ne shkretiren e Sahares gjene me se fundi nji oaz per te pì uje, krejte njashtu ishte ardhja e ime ne Italine e artit dhe te kultures botnore nga Shqipnia e shkretnueme nga 500 vite pushtim turk-osman dhe 50 vite diktature komuniste. Italia asht vendi ku mbas Mesjetes ne gjysmen e shekullit te XIV filloi Rilindja Kulturore Botnore, e cila mbas dy shekujsh u perhap ne te gjithe Europen Veriore. Simbas te dhanave statistikore ne Itali gjindet 60% e vlerave te artit dhe te kultures botnore. Ky vend asht nji thesar botnor ku çdo vit vijne nga te kater anet e botes vizitor dhe dashamirs te artit dhe te kultures. Gjate ketyne 20 viteve un kam vizitue edhe vende te tjera europiane, por nji vend si Italia nuk e gjene kerkund. Asht per kete arsye dhe bukurive natyrore, qe ajo quhet “Il bel paese” - “Vendi i bukur” . Nuk mjafton vetem nji here ta vizitosh nji qytet te Italise per ti pà mrekullite e artit te atij qyteti, aqe ma teper kur ky qytet quhet VENEZIA, ku gjithmone sheh vizitor te te gjitha racave dhe te te gjitha vendeve. Mbi 10 here e kam vizitue Venezien dhe prap shoh gjana te mrekullueshme, qe heret e maparshme nuk i kam vrejte. Parvjet e kaluem naten e Vitit te Ri ne Venezia dhe pame qytetin e gondolave ne dritat e fishekzareve. Nji mrekulli e vertete prrallore. Simjet na erdhen disa miq nga Shqipnia dhe vendosme ti qojme ne Venezia, te cilen nuk e kishin pà asnjihere. Shetitja perfundoi me nji surpreze te rradhe dhe te paimagjinueshme: Ne drejtim tone po vijshin dy personazhet e njohtun te artit italian Vittorio Sgarbi dhe Michele Placido te shoqnuem nga dy persona te tjere te artit dhe dy bodyguard. Vendosa ti takoj. Ndersa Michele Placido ishte paksa i spostuem, un shkova ne drejtim te Vittorio Sgarbit me nji paraqitje dashamirsie dhe vlersimi. Ai e kuptoi qendrimin tim dhe u ndal me buzeqeshje. Filluem te bisedojme per atmosferen festive te Venezies dhe per vlerat e saje. Mbasi Michele Placido kishte vue nji kaskete dhe kishte lane mjekerr, un nuk isha i sigurte ne se ishte pikrisht ai dhe e pyeta Sgarbin ne se ai ishte me te vertete Placido. Ne kete rast u afrue vete Placido me buzqeshjen e tij karakteristike, te cilit i kujtova per rolin e tij ne filmin “Lamerica” mbi Shqipnine. Mbasi i tregova se nga isha un, i shpreha knaqesine time rreth luejtjes se ketij filmi. Biseda kaloi ne nji atmosfere dashamirsie dhe simpatie. Nga fundi i besides u kerkova qe tu bajshe nji fotografi te dyve se bashku. Ato pranune me shume knaqesi. Mendoj se kjo fotografi asht jo e rradhe, por e vetme, sepse te keshe ne nji fotografi njikohesisht te dy keto personazhe te artit asht e pamuejtun. Ne fund i dhame doren njeni tjetrit dhe i uruem njeni tjetrit Vitin e Ri me gezime. E gjithe kjo u zhvillue rreth ores kater e gjyse mbasdite. Vizita ne Venzia kete rradhe me solli nji surprize te kandshme dhe te papersritshme. Paul Tedeschini Publikue me 04.01.2011 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=25258