IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

albertino rakipi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
http://shoqatacameria.blogspot.com/2011/01/ibrahim-pasha-heroi-i-camerise.html

                                 IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE





                                                


Shkruan : Abedin Rakipi 

Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht.  Jo
 rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50
 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por 
edhe nje diktat historik qe çoi ne fshirjen e memories 500 vjeçare te 
kombit tone apo siç e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit
 shqiptar »,  duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe 
memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e çuan deri ne mijera milje 
larg.   

  Nje  nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Çami nga Parga e Çamerise.  

Ibrahim Pashe Çami babai i te
 cilit ishte detar  lindi ne vitin 1494 ne Parge te  Çamerise. Qe i 
vogel do te rrembehej nga piratet Veneciane dhe do tju shitej si sllav 
Osmaneve ne Stamboll. Ibrahim Pasha do te blihej nga shtepia Sulltanore e
 Sulltan Selimit te I-re dhe do te kalonte femijerine e tij ne Manica, 
te Anadollit perendimor. Gjate femijerise se tij ai do te miqesohej me 
Sulltan Sulejmanin e Mrekullueshem duke qene se kishin te njejten moshe,
 dhe kur ky i fundit u emerua zyrtarisht Sulltan, pas vdekjes se babait 
te tij, Ibrahimit ju dhane poste te larta te Perandorise Osmane duke u 
kulminuar me emerimin e tij si Kryevezirin e Madh  te I-re (Grand Vezir)
 te Perandorise Osmane. Ai filloi si mirembajtesi i shqiponjave te 
Sulltanit por emerimet e tij dhe ngjitja ne hierarkine e Perandorise u 
shpejtuan aq shume saqe ju ai ju lut Sulltan Sulejmanit qe te mos 
promovohej aq shpejt nga frika se do te krijoheshin zhelozi te 
rrezikshme brenda hierarkise drejtuese te Perandorise. I kenaqur me 
modestine e Ibrahim Pashe  Çamit Sulltan Sulejmani i Mrekullueshem i 
premtoi atij se kurre sdo te denohej me vdekje gjate mbreterise se tij, 
edhe nese ky gabonte rende. Edhe pasi u emerua  Kryevezir i Madh, 
Sulltani vazhdonte ti ofronte atij dhurata te shumta dhe fuqia e tij 
filloi te behej Absolute ne hierarkine Osmane, pikerisht ashtu si fuqia e
 Sulltanit te cilit ai i bindej.  



Ibrahim Pashe  Çami u martua 
me motren e Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem duke hyre ne histori si 
dhendri i pare shqiptar  (Damat)  i Dinastise se Famshme Osmane duke 
qene se ishte shqiptari i pare qe martohej me motren e nje Sulltani 
Osman. Kjo s'kishte ndodhur kurre me pare ne histori.  

Pallati i tij i mrekullueshem
 qendron akoma ne ditet tona ne Stamboll dhe quhet « Muzeu i Arteve 
Turko-Islamike ». I ndertuar mbi nje koncept te pagabueshem mbrojtes 
(Ibrahimi kishte armiq te frikshem) pallati i tij eshte e vetmja 
rezidence e ndertuar nga dikush jashte Dinastise Osmane qe meritonte te 
quhej pallat i mrekullueshem. Kjo tregon influencen e madhe qe kishte 
Ibrahim Pashe  Çami tek Dinastia Osmane dhe familja mbreterore.  

Ne kuadrin diplomatik puna e 
Ibrahim Pashe  Çamit me Krishterimin Perendimor ishte nje sukses i 
plote. Duke e portretizuar veten e tij si « Fuqia e vertete qe fshihet 
pas Sulltanit », Ibrahimi perdori nje sere taktikash per te arritur 
marreveshje te favorshme me liderat e fuqive Katolike. Diplomatet 
Veneciane e citonin ate edhe si « Ibrahimi i Mrekullueshem ». Ne 1533 
Ibrahim Pasha arriti qe ta binde Mbretin e Perandorise se Shenjte Romake
 (Holy Roman Empire), Karlin e Madh qe Hungaria te kalonte nen sundimin 
Osman duke u bere keshtu vasal i Perandorise Osmane.  Ne
 1535 ai arriti nje merreveshje diplomatike kolosale me Francis-in e 
I-re, marreveshje e cila i dha Frances te drejta tregtare ne territoret 
Osmane, ne shkembim te nje aleance kunder Habsburgeve. Kjo marreveshje 
do te konkretizohej me mavovra ushtarake detare te perbashketa, duke 
perfshire faktin qe gjithe Flota Osmane e drejtuar nga Hajredin Pasha te
 bazohej ne Toulon, ne jug te Frances gjate vitit 1543.

Ibrahim Pashe  Çami ishte nje
 komandant i shquar i Sulltan Sulejmanit por nje pakujdesi e çastit 
gjate luftes kunder Persise Safavide do ti kushtonte atij shume shtrejt 
dhe do te ishte fillimi i renies se tij. Gjate kesaj fushate ushtarake 
ai i dha vetes se tij nje titull i cili permbante veten Sulltan. Ky 
titull ishte « Serasker Sulltan » qe do te thote « Sulltani i 
Ushtareve », por fatkeqesisht ky titull do te perdorej nga rivalet e tij
 politike si nje sfide ndaj Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem. Rivalet
 e tij e perdoren kete incident si arme kunder Ibrahimit. Gjate 
periudhes qe Ibrahimi ishte Grand Vezir, pra Vezir i Madh brenda 
pallatit mbreteror kishte plasur nje konflikt mes dy grave te Sulltan 
Sulejmanit Roxelanes e cila ishte nje ish-skllave e krishtere nga 
Ukraina e cila pas konvertimit ne Islam do te behej gruaja e preferuar e
 Sulltan Sulejmanit dhe Mahidevranit, gruaja tjeter tashme ish-e 
preferuar e Sulltanit. Duke qene se Roxelana donte qe Sulltani i 
ardhshem te behej nje nga djemte e saj filloi intrigat e saj kunder 
Mahidevranit dhe Ibrahim Pashes i cili mbajti anen e grupit te 
Mahidevranit siç beri edhe Hajredin Barbarosa. Duke qene se Roxelana 
kishte mbledhur rreth vetes gjithe rivalet politike te Ibrahim Pashe 
Çamit dhe gjithe ata qe ishin xheloze per pushtetin gati-absolut qe 
Sulltani i kishte akorduar mikut te tij te femijerise, ajo filloi qe te 
krijoje ingriga te paverteta kunder tij. Ne fakt Roxelana filloi te 
perhapi lajmin dhe gjoja Ibrahim Pasha po pergatiste nje konspiracion 
kunder Sulltan Sulejmanit. Por ajo kishte arritur kulmin kur kishte 
bindur Sulltan Sulejmanit qe te vriste djalin e tij sepse kinse ky i 
fundit pergatiste bashke me Ibrahim Pashe  Çamin konspiracion kunder te 
jatit. Sulejmani i verbuar nga besimi total qe kishte te gruaja e tij 
mbyti djalin e tij me duart e veta. Pasi arriti qe te siguronte fronin 
sulltanor per djalin e saj Hurrem-i Sulltan siç u quajt me vone 
Roxelana, do ti kthehej kesaj here oponentit te saj Ibrahim Pargaritit. 
Ajo bashke me grupin kundershtar te Ibrahim Pashes do ta bindnin 
Sulltanin qe Ibrahim Pasha duhej eliminuar sepse pergatiste nje komplot 
te rrezikshem kunder vete Sulltan Sulejmanit.  

Por kjo nuk ishte e lehte 
duke qene se Sulltan Sulejmani nuk e kishte harruar betimin qe i kishte 
bere mikut te tij te femijerise, betim i cili ishte se ai kurre nuk do e
 kishte denuar me vdekje Ibrahim Pashen. Por siç duket disa teologe qe 
bashkepunonin me Roxelanen do ti jepnin Sulltan Sulejmanit nje fetva 
(Gjykim fetar) i cili i lejonte qe ta terhiqte betimin e bere mikut te 
tij me kusht qe ai te ndertonte nje xhami ne Stamboll. Sulltan Sulejmani
 ja komunikoi fetvane  Roxelanes 7-te dite para ekzekutimit te 
Ibrahimit, dhe darkoi me mikun e tij vetem per vetem 7 dite rresht per 
ti dhene atij mundesine qe te arratisej nga vendi ose ti merrte jeten 
vete Sulltanit. Ne vitin 1536, 13 vjet pas emerimit te tij si Vezir i 
Madh Ibrahim Pashe  Çami  do te ekzekutohej me urdher te Sulltan 
Sulejmanit.  

Do te zbulohej me pas ne 
letrat e Ibrahim Pashes qe ai nuk pergatiste asnj komplot kunder Sulltan
 Sulejmanit, dhe qe ai ishte ne dijeni per pergatitjen e ekzekutimit te 
tij nga Sulltani por megjithate vendosi qe te mos arratisej dhe i 
qendroi besnik deri ne fund Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem, duke e 
merituar keshtu titullin qe i dhane Venecianet : « Ibrahimi i 
Mrekullueshem ».  

Pasi morri vesh te verteten 
Sulltan Sulejmani u pendua me shume keqardhje per gabimin e pafalshem qe
 beri ndaj mikut te tij te femijerise dhe karakteri i tij ndryshoi ne 
menyre  dramatike. Hidherimi i atij arriti deri ne ate pike saqe gati 
hoqi dore nga detyra e Udheheqesit te Shtetit  duke mbetur pra gati 
formalisht si Sulltan. Hidherimi dhe keqardhja e tij per Ibrahim Pashe 
Çamin shfaqen edhe ne poezite e tij ne te cilat edhe 20 vjet pas vdekjes
 se Ibrahimit ai vazhdimisht e permend Ibrahimin si shembullin me te 
mire te miqesise se sinqerte dhe te dashurise qe mund te kete nje mik i 
sinqerte deri ne ate pike sa te sakrifikoje jeten e tij per besnikerine.
 Sulltan Sulejmani shpesh shfaqte trajta te karakterit te tij qe i 
ngjanin Ibrahimit, mikut te tij te femijerise.  

Edhe pse burimet greke e 
paraqesin Ibrahim Pashe  Çamin si grek duke qene se greket zoterojne 
artin e pervetesimit te çdo gjeje te mire, ai nuk ishte gje tjeter veçse
 nje prej bijve dhe heronjve te Medhenj te  Çamerise.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.