Re: Edhe femijet shqiptare ne mergim te mesojne gjuhen e embel shqipe
Demi Perparim <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Zoti ju bekofte per hapjen e shkolles shqipe mu ne zemer te NY. U emocionova kur lexoja kete njoftim dhe sidomos kur pash fotografit e postuara. Rofshi dhe shkofshi perpara ne pregatitjen e shqiptarve te vertete qe nuk do harojne gjuhen shqipe. Gezuar festat e krishtlindjes dhe te vitit te ri 2011! ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Fri, December 24, 2010 1:49:18 PM Subject: [shqiperia] Edhe femijet shqiptare ne mergim te mesojne gjuhen e embel shqipe Shkolla Shqipe "Alba Life", ne Staten Islandorganizoi mbremje festive, me rastin e mbarimit te semestrit te pare, te vitit shkollor 2010 - 2011 BEQIR SINA, New York Edhe femijet shqiptare ne mergim te mesojne gjuhen e embel shqipe STATEN ISLAND - NY:Femijet e Shkolles Shqipe “Alba Life” ne ishullin e Staten Island - ne New York, me veshje te tradites kombetare dhe me ngjyrat e flamurit kombetar, te flamurit te Shqiperise dhe SHBA-s, festuan mbylljen e semestrit te pare te sezionit shkollor 2010-2011, me nje spektakel te bukur artistik, ne Qendren Komunitetit Hebreje (Jewish Community Center - JCC). Festa u zhvillua me moton :"Edhe femijet shqiptare ne mergim te mesojne gjuhen e embel shqipe, se vetem ne shkolle mesohet gjuha shqipe me mire dhe me bukur". Ceremonine e hapi zonja Klodiana Halsted, e cila, i pergezoi femijet per punen e bere gjate ketij tremujori te pare, falenderoi mesueset Blerina Bejleri, Ermira Hasulaj Racanelli, Kozeta Zylo, te cilat, tha ajo dallohen per punen e tyre te palodhur, qe me vullnetin, dedikimin, dhe perkushtimin e tyre shume te veçante, bejne qe femijet te mesojne dhe perfitojne sa me shume nga gjuha jone, si dhe prinderit per gadishmerine e tyre per te sjelle femijet ne shkolle. . Moderatorija e kesaj feste, zonja Klodiana Halsted, tha gjithashtu se "Duhet te pergezojme dhe faleminderojme, te gjithe keta femije te mrekullueshem, te cilet, kane deshiren e tyre, per te mesuar gjuhen shqipe dhe vijne ketu per te ruajtur kulturen shqiptare ne diaspore., pra per energjine dhe kuriozitetin e tyre, qe i bene klasat, akoma edhe me interesante. Zonja Klodiana Halsted, nuk la pa faliminderuar edhe prinderit, gjysherit e ketyre femijeve, nipat e mbesat e tyre. "Ketu ne shkolle, tha ajo qe bene keta femije te veçante, eshte se, megjithse rriten ne mergim, keta mesojne dhe e ruajne gjuhen e embel dhe te bukur shqipe" Gjithashtu, duhet te faleminderojme edhe themeluesin e shkolles shqipe, zotin Qemal Zylo, per vullnetin dhe punen e palodhur qe ka bere" tha drejtuesja e kesaj feste. Me pase zonja Klodiana Halsted, kerkoi nga pjesemarresit qe te nderojne intonimin e himnit komebetar te Shteteve te Bashkuara dhe atij te Shqiperise. Perballe flamurit tone kombetar dhe atij Amerikan, qendruan disa çaste solmne femijet, mesuesit dhe prinderit e tyre, teksa bene edhe kendimin e himnit kombetar. Zonja Klodiana Halsted, ftoi te pranishmit te ndjekin programin e femijeve te pergatitur per kete dite nga mesuesit e tyre Ne fillim ajo ia dha fjalen mesueses Blerina Bejleri e cila foli ne emer te mesuesve te kesaj shkolle, "Pershendetja ime tha zonja Bejleri, eshte nje program festiv, te cilen e kemi pergatitur megjithe nxenesit tane, me rastin e mbylljes se semestrit te pare, te sezionit shkollor 2010-2011, dhe festave te fundvitit, Krishtelindjen dhe Vitin e Ri. Ky takim i bukur, tha ajo eshte nje ndjenje e veçante per te gjithe ne mesuesit e ketyre nxenesve, vete nxenesve dhe prinderve te tyre. Dhe ajo qe e bene edhe me te bukur kete feste eshte se ato vargjet e bukura te Naimit, Fishtes, Çajupit, Lasgushit, e autoreve te tjere shqiptare, do t'i degjojme si bilbilat nga zerat e ketyre femijeve, te cilet megjithese kane lindur ketu ne Amerike , flasin e kendojne kaq bukur ne gjuhen e embel dhe te bukur shqipe." theksoi mesuesja e kesaj shkolle znj.Blerina Bejleri. Programi i femijeve u shoqerua me pase me nje vido skrin. Kori i femijeve filloi programin e tyre me kengen e himnit te shkolles, me tekst te poetes Kozeta Zylo dhe muzike te profesor Pterika Melos, luajtur ne piano nga e bija e tij Kristina Melo. Programi u gershetua me kenget ne grup dhe me recitimet e çdo nxensi Recituan me radhe Dea Bejleri,Kristina Melo,Darian Aliaj,Lazella Aliaj,Eton Greva,Ejona Gashi,Orest Salillari,Mersin Daci.Aaron Suka,Fiona Shaba,Gentiana Shaba,Arlind Kallaba,Ariana Kallaba,Megi Konini,Mikel Konini,Lisi Zenelaj,Dea Zenelaj, per Shqiperine, Kosoven, Çamerine, gjuhen shqipe e Abetaren, per natyren, per mesueset, dhe per prinderit, si dhe treguan nje perralle nga shkrimtari Naum Prifti, e tjere. Nxenesja Dea Bejleri recitoi nje poezi per Memedheun me autor z.Janaq Pani. Ne nje pjese te programit, femijet treguan se çfare kishin mesuar ne kete shkolle. Kete feste e ka plotesuar me paraqitjen e tij dhe aktori i njohur i komunitetit Shaban Lajçi. Me pas ai me nje recitim enkas per kete feste, i veshur me kostumin folklorik te krahines se Rugoves, i pershendeti nxenesit, mesuesit, dhe prinderit e tyre, per kete dite te bukur te femijeve. "Sinqerisht, eshte nje nga eksperiencat me te mira te jetes sime, tha ai Kjo nuk eshte vetem sepse po aktroj apo po recitoj, por gezimi ne mesimin e tyre te gjuhes shqipe, eshte me i mire sesa te interpretoi tek te rriturit . Me kenaqin mesimdhenia e meuseseve dhe e prinderve, por dhe te ketyre femijeve ne veçanti qe jane nje kenaqesi e veçante per mua, jane ata qe me te vertete me emocionuan shume ", tha Lajçi. Pershendeti me pas dhe Konuslli i Pergjithshem i Republikes se.Shqiperise ne Nju Jork, zoti Dritan Mishto i cili erdhi ne kete takim duke premtuar angazhimin e vazhdueshem te Konsullates shqiptare, per te ndihmuar shkollen shqipe, ne SHBA, me libra dhe abetare e tekste te tjera shkollore. Me pas zoti Mishto, krijoji emocione te thella tek te pranishmit, kur u kujtoi atyre vargjet e pavdekshme te poetit te madh At Gjergj Fishtes. "Bashkekombesit tane, tha Konsulli i Pergjithshem, zoti Dritan Mishto, duhet te jene te vetedijshem dhe te vullneteshem per t'ua krijuar femijeve, ketu ne Amerike, kushte qe t'a mesojne, t'a flasin e t'a persosin gjuhen amtare, dhe per kete megjithse jemi ne vend te huaj te mos ua mohojne atyre te drejten paresore, qe keta femije te mrekullueshem t'a ndjejne kenaqesine e gjuhes se embel, te lire, te mire, te vlere, e te bukur te Naimit, kenaqesine e gjuhes se miresise gjuhes indoevropiane, njesoj sikur e degjojne edhe mallkimin e Fishtes, kur thote se : Mallkuar qofte ai bir shqiptari qe kete gjuhe te Perendise, trashegim, qe na la i Pari, trashegim s'ia le ai femijes … "Ne do te perpiqemi per te vazhduar kete program dhe do t'a bejme kete nje gje shume te rendesishme per femijet tane ketu ne SHBA tha Z. Qemal Zylo themelues dhe president i shkolles shqipe dhe TV Alba Life. Ai pershendeti ne emer te kesaj shkolle, duke thene se ndihej mjaft i emocionuar nga puna e madhe qe kane bere mesuaesit e nxenesit ne kete shkoll per te mesuar shqip. "Suksesi i kesaj shkolle tha presidenti z.Zylo, eshte fruti i nje pune te madhe qe kane bere vete keta nxenes, mesues dhe stafi, prinderit e ketyre femijeve, por edhe bashkepunimi i Shoqates AlbaLife me shoqatat e tjera ne komunitet, si me shoqaten Dibra, Ana e Malit, Çameria, Devolli dhe Fondacionin"Dom Simon Filipaj". "Me kete rast, tha ai deshiroje te njoftoje se ne kete muaj hapem edhe dy klasa te reja ketu, ne kete shkolle, dhe se vitin e ardhshem, me 8 Janar do te hapim klasa shqip dhe ne Brooklyn. Duke ua dorezuar nje mirenjohje simbolike nga Drejtoria e Shkolles, zoti Qemal Zylo, ka lavderuar punen e mesimdhensve te kesaj shkolle. Nepermjet Shkolles Shqipe, thone drejtuesit e saj, ne do t’u vime ne ndihme te gjithe grupmoshave te besimeve dhe trevave te ndryshme shqiptare, qe kane nevoje te mesojne apo permiresojne gjuhen e bukur dhe te embel shqipe, per te cilen te paret tane sakrifikuan aq shume, duke derdhur gjakun e tyre. Ne do te gershetojme qe veç programit te gjuhes te leme dhe kohe per dhenien e informacioneve e njohjen me kulturen dhe traditat e bukura te trevave shqiptare. Do te gershetojme dhe aktivitete te ndryshme me karakter zbavites per femijet, me qellim qe ata te miqesohen e familjarizohen me njeri-tjetrin. Nje vend te veçante do te zene kenget dhe vallet e folklorit shqiptar, te cilat do te gjejne pasqyrim ne koncertet qe do te organizojme here pas here. Ne kete feste ishin te pranishem reth 20 femije nga kjo shkolle, te cilet, e festuan festen e tyre me muzike, lojra, dhurata dhe surpriza te ndryshme te organizuara nga Shkolla shqipe AlbaLife. Ne kete feste 200 dollar dhuroi zoti Fatmir Kallaba, anetar i Kryesise se Anes se Malit, ndersa z. Petrika Melo dhe Pronto Pizza me pije freskuese dhe disa ushqime te çastit, kontribuan per pergatitjen e Kokteillit. Per pergatitjen e pakove me dhuratat per te gjithe femijet, me qellim qe te perjetonin çaste te bukura dhe argetuese per femijet kontribuan z. Argjend Marku dhe Dritan Klloboçishta , antar i kryesise se shoqates Dibra. Po ashtu 100 dollar dhuroi dhe z. Admir Shaba nen kryetar i Shoqates Ana e Malit.