Harxhi ne Amerike vizite tek Vatra ne 100 vjetorin e krijimit
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Vizita e Zevendes Ministres se Puneve te Jashtme te Shqiperise zonjes
Edith Harxhi ne Amerike, u mbyll me nje takim te rendesishem me Federaten
PanShqiptare te Amerikes Vatra.
Nga BEQIR SINA, New York
Zv/Ministrja Edith Harxhi vlerson Vatren ne 100 vjetorin e krijimit te
saj
NEW YORK - Zevendes Ministrja e Puneve te Jashtme, e Shqiperise zonja
Edith Harxhi, ka mbyllur nje vizite pune disa ditore, ne SHBA , pasi ajo qe e
ftuar prej Programit te Studimeve te Europes Lindore ne Qendren Woodroe
Wilson dhe nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne
Washington. Zonja Harxhi mbajti nje ligjerate ne kete Qender me temen: "Stabiliteti
dhe Demokracia ne Shqiperi: "Rruga e paster" - drejt Integrimit Europian."
Nderkohe ne Uashington, zonja Harxhi, ka zhvilluar edhe nje sere takimesh
te tjera me zyrtare te larte te Departamentit te Shtetit, kongresmene dhe
senatore te njohur amerikane, miq te deshmuar keta te çeshtjes shqiptare,
perfshire senatorin Mark Kirk, nga Illinoi,Senatorin Benjamin Cardins,
kongresmenin Eliot Engel, Dana Rohrabcher, Robert Aderholt, Jean Schmidt, dhe
kongresisten e Florides, Iliana Ross Lehtinen Kryetare e Komitetet per
Çeshtjet e Jashtme
Ne Departamentin e Shtetit zonja Harxhi eshte pritur edhe nga
zevendesndihmesi kryesor te Sekretarit te shtetit, Tom Countryman, dhe me zyrtare te
Zyres per Evropen Jugore dhe Qendrore si z. Hotlzapple ne Shetpine e Bardhe .
Gjithashtu, ne kongress, ajo ka pasur nje prezantim per Shqiperine para
Shefit te Stafit" Cheief of Staff" dhe njizete Kongressmeneve anetare keta
te Komitetit te Çeshtjeve te Jashtme " Foreign Affairs Committee"
Zevendes Ministrja e Puneve te Jashtme, te Shqiperise zonja Edith Harxhi,
ne Uashington ka diskutuar edhe tema te tilla si ajo mbi fillimin e
bisedimeve te çeshtjeve teknike mes Serbise dhe Kosoves, paqja dhe siguria ne
Ballkan, arritjet e Qeverise Berisha gjate ketyre shtate viteve te fundit,
reformat qe jane ndermarre ne vend dhe rruga e integrimit te Shqiperise drejt
Europes, asparitat e vendit te saj per ne Bashkimin Europian.
Vizita e sukseshme e Zevendes Ministres se Puneve te Jashtme, te
Shqiperise zonjes Edith Harxhi ne Amerike, u mbyll te henen me 7 mars me nje takim
te rendesishem me Federaten PanShqiptare te Amerikes Vatra.
Ne pritjen e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikes "Vatra",
Zevendes Ministren e Puneve te Jashtme, te Shqiperise, zonjen Edith Harxhi, e
shoqeronte Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork,zoti Dritan
Mishto me bashkeshorten zonjen Agata Mishto.
Ne kete pritje mori pjese kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj, nenkryetari i
saj zoti Agim Rexhaj, anetaret e keshillit te Vatres, veprimtaret e dalluar
Sejdi Husenaj dhe Zef Balaj, si dhe editori i gazetes Dielli, z Dalip
Greca.
Fillimisht zonja Harxhi, ne kete takim foli per qellimin e vizites se saj
gjate ketyre diteve ne SHBA, takimet e sukseshme qe ajo pati ne Washington
me zyrtaret e larte amerikan, kongresmenet dhe senatoret amerikane.
Me tej ajo ka folur per rendesine qe ajo i kushton takimeve te saj me
Vatren ne Amerike.
Per kete zonja Harxhi, u shpreh se motivet qe e kishin shtyre ate te merrte
takim me Vatren, ishin ato qe sipas shprehjes se saj se : "Nese viziton
Shtetet e Bashkuara te Amerikes - dhe nuk viziton Vatren e kolosoeve te
kombit tone, Nolit dhe Konices, nuk e ke kryer misionin".
Zonja Harxhi ne fjalen e saj vleresoi rolin e Vatres per pavaresine e
Shqiperise, kontributin e vatranenve ne Amerike, per te mbajtur te gjalle
atdhedashurine e patriotizmin e shqiptareve ne diaspore. Ajo tha se ndjehej e
respektuar dhe e emocionuar qe po takohej perseri me Federaten e Shqiptareve
te Amerikes "Vatra", sepse, siç tha ajo "Vatra, simbolizon historine e
shqiptareve te Amerikes, dhe eshte pjese e rendesishme e historise sone
kombetare."
Ne takim u tha se vitin e ardhshem meqense perkon edhe me 100 vjetorin e
Pavaresise se Shqiperise, dhe 100 vjetorin e themelimit te shoqates Vatra,
veprimtarite dhe aktivitetet per Vatren kane per te qene me te medha.
Folesit, thane se jane duke u planifikur qe vitin 2012, te organizohen ne
bashkepunim me qeverine e Shqiperise dhe te Kosoves, veprimtari me karakter
shkencor, dhe letrar, historik e perkujtimor ne Nju Jork, Boston, Tirane
dhe Prishtine, kushtuar 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise dhe
themelimit te Vatres.
Ne takim, u tha se shoqata Vatra me krijmin e saj ka hyre ne historine e
Shqiperise, si pararendsja e shtetit shqiptar, mbrojtesja e Shqiperise nga
copetimi i fqinjeve, anetarsuesja e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve e shume
te tjera.
E themeluar me 28 prill 1912, gati shtate muaj para shpalljes se pavaresise
se Shqiperise,ajo ndriçoi mendjet e shqiptareve per te pasur shtetin e
tyre. Federata "Vatra" luajti rolin e shtetit te munguar edhe ne vitet e
veshtira gjate dhe pas Luftes se Pare Boterore, si dhe sponsorizoi, jo vetem
financiarisht, por edhe dergoi perfaqesuesit e saj diplomatike ne Londer,
Paris e Gjeneve dhe i doli per zot Kombit.
Duke pershkuar rrugen historike te Vatres, folesit thane se mbijetesa e
Vatres eshte merite e vatraneve, qe kane vene gjitheçka ne sherbim te saj. Ne
jemi te vetedijshem se e kemi mbajtur gjalle "Vatren" e Nolit, Konices dhe
bashkepunetoreve te tyre, me sakrifica dhe fale bujarise se shpirtrave
fisnike te vatraneve, qe nuk kane kursyer as dollaret e fundit per ta mbajtur
te ndezur kete vater shqiptare, ketu ne kontinentin e larget, ku asimilimi
konkuron me integrimin, thane bashkebiseduesit.
Keshtu qe sipas tyre "Eshte ne nderin e vatraneve te sotem, qe te mos e
lene te tretet amaneti i vatraneve te vjeter, atyre qe e krijuan, atyre qe e
kthyen ne institucion Kombetar, atyre qe e sollen deri ne keto dite, amanet
qe nuk duhet ta trete koha.
Po cili eshte ky amanet?- Vatra duhet te jetoje perjete, sa te jete
Shqiperia.
Zevendes Ministrja e Puneve te Jashtme, te Shqiperise zonja Edith Harxhi
sugjeroi se ka ardhur koha qe ne Tirane te ngrihet nje pavion ne muzeun
kombetar, ku t'i kushtohet vetem Vatres ne kete 100 - vjetore te saj.
Ky takim i rendesishem ishte i vlefshem mbasi u diskutua per te shtuar
urat e bashkepunimit me diasporen shqiptare ne perpjekjet per sensibilizimin
dhe zgjidhjen e çeshtjes kombetare shqiptare ne te gjitha trojet etnike.
Vatranet dhe Zevendes Ministria e Puneve te Jashtme, te Shqiperise zonja
Edith Harxhi, theksuan ne fund rendesine qe ka pasur diaspora shqiptare ne
mbrojtjen e çeshtjes kombetare dhe vlersuan rolin dhe kontributin e
shqiptareve te Amerikes.
Por, u tha ne fund se aktivitetet dhe arritjet e deritanishme te
shqiptareve te Amerikes, eshte se duhet te ngriset me larte, ne keto momente edhe
bashkepunimin e metejshem me te gjitha shoqata e organizatat e komunitetit
per koordinimin e te gjithe diaspores shqiptare, per zgjidhjen perfundimtare
te çeshtjes kombetare.
Ne kete takim u vleresua shteti i ri i Kosoves dhe arritjet e saja dhe
shteti meme Shqiperia, si partnere e rendesishme, dhe kontributet qe po jep
ajo ne NATO dhe punen qe po bene qeveria shqiptare per ne rrugen drejt
Bashkimit Europian, e sidomos liberalizimin e vizave, qe u arrite vitin e kaluar.
Bashkebiseduesit, shprehen bindjen se Shqiperia duhet te vazhdoje progresin
e saj se bashku me Kosoven, qe te dyja se bashku si dy shtete te shkojne
ne anetaresimin e plote ne BE dhe te gjitha integrimet EuroAtlantike.
Ata theksuan se Shqiperia duhet te vazhdoje te forcoje shtetin ligjor,
duke zgjidhur mospajtimet dhe problemet ne institucionet legjitime, nepermjet
reformave dhe nje dialogu te qendrueshem dhe jo dhunes se rruges, duke
garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne 8 maj.
Zevendes Ministria e Puneve te Jashtme, te Shqiperise zonja Edith Harxhi ,
shprehu edhe njehere mirenjohjen e saj te thelle per te gjithe shqiptaret
e Amerikes, rolin dhe kontributin e tyre, dhe ne menyre te veçante per
Vatren, duke i u faleminderuar ne emer te qeverise dhe Kryeministrit te
Shqiperise dr. Sali Berisha, gjithe shqiptareve te Amerikes.
Vizita e Zëvendës Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë zonjës
Edith Harxhi në Amerikë, u mbyll me një takim të rëndësishëm me Federatën
PanShqiptare të Amerikës Vatra.
Nga BEQIR SINA, New York
Zv/Ministrja Edith Harxhi vlerëson Vatrën në 100 vjetorin e krijimit te saj
NEW YORK - Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, e Shqipërisë zonja
Edith Harxhi, ka mbyllur një vizitë pune disa ditore, në SHBA , pasi ajo qe e
ftuar prej Programit të Studimeve të Europës Lindore në Qendrën Woodroë
Wilson dhe nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në
Washington. Zonja Harxhi mbajti një ligjëratë në këtë Qendër me temën: "Stabiliteti
dhe Demokracia në Shqipëri: "Rruga e pastër" - drejt Integrimit Europian."
Ndërkohë në Uashington, zonja Harxhi, ka zhvilluar edhe një sërë takimesh
të tjera me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, kongresmenë dhe
senatorë të njohur amerikanë, miq të dëshmuar këta të çështjes shqiptare,
përfshirë senatorin Mark Kirk, nga Illinoi,Senatorin Benjamin Cardins,
kongresmenin Eliot Engel, Dana Rohrabcher, Robert Aderholt, Jean Schmidt, dhe
kongresisten e Florides, Iliana Ross Lehtinen Kryetare e Komitetet për
Çështjet e Jashtme
Në Departamentin e Shtetit zonja Harxhi është pritur edhe nga
zëvendësndihmësi kryesor të Sekretarit të shtetit, Tom Countryman, dhe me zyrtarë të
Zyrës për Evropën Jugore dhe Qëndrore si z. Hotlzapple në Shëtpinë e Bardhë .
Gjithashtu, në kongress, ajo ka pasur një prezantim për Shqiperine para
Shefit të Stafit" Cheief of Staff" dhe njizetë Kongressmeneve anëtarë këta
të Komitetit të Çështjeve të Jashtme " Foreign Affairs Committee"
Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, të Shqipërisë zonja Edith
Harxhi, në Uashington ka diskutuar edhe tema të tilla si ajo mbi fillimin e
bisedimeve të çështjeve teknike mes Serbisë dhe Kosovës, paqja dhe siguria
në Ballkan, arritjet e Qeverisë Berisha gjatë këtyre shtatë viteve të
fundit, reformat që janë ndërmarrë në vend dhe rruga e integrimit të Shqipërisë
drejt Europës, asparitat e vendit të saj për në Bashkimin Europian.
Vizita e sukseshme e Zëvendës Ministres së Punëve të Jashtme, të
Shqipërisë zonjës Edith Harxhi në Amerikë, u mbyll të hënën me 7 mars me një takim
të rëndësishëm me Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra.
Në pritjen e organizuar nga Federata PanShqiptare e Amerikës "Vatra",
Zëvendës Ministren e Punëve të Jashtme, të Shqipërisë, zonjën Edith Harxhi, e
shoqëronte Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork,zoti Dritan
Mishto me bashkëshorten zonjën Agata Mishto.
Në këtë pritje mori pjesë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj,
nënkryetari i saj zoti Agim Rexhaj, anëtarët e këshillit të Vatrës, veprimtarët e
dalluar Sejdi Husenaj dhe Zef Balaj, si dhe editori i gazetës Dielli, z
Dalip Greca.
Fillimisht zonja Harxhi, në këtë takim foli për qëllimin e vizitës së saj
gjatë këtyre ditëve në SHBA, takimet e sukseshme që ajo pati në Washington
me zyrtarët e lartë amerikan, kongresmenët dhe senatorët amerikanë.
Më tej ajo ka folur për rëndësinë që ajo i kushton takimeve të saj me
Vatrën në Amerikë.
Për këtë zonja Harxhi, u shpreh se motivet që e kishin shtyrë atë të
merrte takim me Vatrën, ishin ato që sipas shprehjes së saj se : "Nëse
viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës - dhe nuk viziton Vatrën e kolosoëve
të kombit tonë, Nolit dhe Konicës, nuk e ke kryer misionin".
Zonja Harxhi në fjalën e saj vlerësoi rolin e Vatrës për pavarësinë e
Shqipërisë, kontributin e vatranënve në Amerikë, për të mbajtur të gjallë
atdhedashurinë e patriotizmin e shqiptarëve në diasporë. Ajo tha se ndjehej e
respektuar dhe e emocionuar që po takohej përsëri me Federatën e
Shqiptarëve të Amerikës "Vatra", sepse, siç tha ajo "Vatra, simbolizon historinë e
shqiptarëve të Amerikës, dhe është pjesë e rëndësishme e historisë sonë
kombëtare."
Në takim u tha se vitin e ardhshëm meqense përkon edhe me 100 vjetorin e
Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 100 vjetorin e themelimit të shoqatës Vatra,
veprimtaritë dhe aktivitetet për Vatrën kanë për të qenë më të mëdha.
Folësit, thanë se janë duke u planifikur që vitin 2012, të organizohen në
bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, veprimtari me karakter
shkencor, dhe letrar, historik e përkujtimor në Nju Jork, Boston, Tiranë
dhe Prishtinë, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe
themelimit të Vatrës.
Në takim, u tha se shoqata Vatra me krijmin e saj ka hyrë në historinë e
Shqipërisë, si pararendsja e shtetit shqiptar, mbrojtësja e Shqipërisë nga
copëtimi i fqinjëve, anëtarsuesja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve e shumë
të tjera.
E themeluar me 28 prill 1912, gati shtatë muaj para shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë,ajo ndriçoi mendjet e shqiptarëve për të pasur shtetin e
tyre. Federata "Vatra" luajti rolin e shtetit të munguar edhe në vitet e
vështira gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, si dhe sponsorizoi, jo vetëm
financiarisht, por edhe dërgoi përfaqësuesit e saj diplomatikë në Londër,
Paris e Gjenevë dhe i doli për zot Kombit.
Duke përshkuar rrugën historike të Vatrës, folësit thanë se mbijetesa e
Vatrës është meritë e vatranëve, që kanë vënë gjithëçka në shërbim të saj.
Ne jemi të vetëdijshëm se e kemi mbajtur gjallë "Vatrën" e Nolit, Konicës
dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me sakrifica dhe falë bujarisë së shpirtrave
fisnikë të vatranëve, që nuk kanë kursyer as dollarët e fundit për ta mbajtur
të ndezur këtë vatër shqiptare, këtu në kontinentin e largët, ku asimilimi
konkuron me integrimin, thanë bashkëbiseduesit.
Kështu që sipas tyre "Është në nderin e vatranëve të sotëm, që të mos e
lënë të tretet amaneti i vatranëve të vjetër, atyre që e krijuan, atyre që e
kthyen në institucion Kombëtar, atyre që e sollën deri në këto ditë, amanet
që nuk duhet ta tretë koha.
Po cili është ky amanet?- Vatra duhet të jetojë përjetë, sa të jetë
Shqipëria.
Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, të Shqipërisë zonja Edith Harxhi
sugjeroi se ka ardhur koha që në Tiranë të ngrihet një pavion në muzeun
kombëtar, ku t'i kushtohet vetëm Vatrës në këtë 100 - vjetorë të saj.
Ky takim i rëndësishëm ishte i vlefshëm mbasi u diskutua për të shtuar
urat e bashkëpunimit me diasporën shqiptare në përpjekjet për sensibilizimin
dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në të gjitha trojet etnike.
Vatranët dhe Zëvendës Ministria e Punëve të Jashtme, të Shqipërisë zonja
Edith Harxhi, theksuan në fund rëndësinë që ka pasur diaspora shqiptare në
mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe vlersuan rolin dhe kontributin e
shqiptarëve të Amerikës.
Por, u tha në fund se aktivitetet dhe arritjet e deritanishme të
shqiptarëve të Amerikës, është se duhet të ngriset më lartë, në këto momente edhe
bashkëpunimin e mëtejshëm me të gjitha shoqata e organizatat e komunitetit
për koordinimin e të gjithë diasporës shqiptare, për zgjidhjen përfundimtare
të çështjes kombëtare.
Në këtë takim u vlerësua shteti i ri i Kosovës dhe arritjet e saja dhe
shteti mëmë Shqipëria, si partnere e rëndësishme, dhe kontributet që po jep
ajo në NATO dhe punën që po bënë qeveria shqiptare për në rrugën drejt
Bashkimit Europian, e sidomos liberalizimin e vizave, që u arritë vitin e kaluar.
Bashkëbiseduesit, shprehen bindjen se Shqipëria duhet të vazhdojë
progresin e saj së bashku me Kosovën, që të dyja së bashku si dy shtete të
shkojnë në anëtarësimin e plotë në BE dhe të gjitha integrimet EuroAtlantike.
Ata theksuan se Shqipëria duhet të vazhdojë të forcojë shtetin ligjor,
duke zgjidhur mospajtimet dhe problemet në institucionet legjitime, nëpërmjet
reformave dhe një dialogu të qëndrueshëm dhe jo dhunës së rrugës, duke
garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 8 maj.
Zëvendës Ministria e Punëve të Jashtme, të Shqipërisë zonja Edith Harxhi ,
shprehu edhe njëherë mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë shqiptarët
e Amerikës, rolin dhe kontributin e tyre, dhe në mënyrë të veçantë për
Vatrën, duke i u faleminderuar në emër të qeverisë dhe Kryeministrit të
Shqipërisë dr. Sali Berisha, gjithë shqiptarëve të Amerikës.
Vatra%20004.JPG
(image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
Vatra%20006.JPG
(image/jpeg, 43.3 KB) - not displayed
Vatra%20011.JPG
(image/jpeg, 35.1 KB) - not displayed
Vatra%20012.JPG
(image/jpeg, 42.5 KB) - not displayed
Vatra%20013.JPG
(image/jpeg, 41.5 KB) - not displayed
Vatra%20014.JPG
(image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
Vatra%20016.JPG
(image/jpeg, 49.6 KB) - not displayed
Vatra%20017.JPG
(image/jpeg, 48.7 KB) - not displayed
Vatra%20003.JPG
(image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed