PDIU: Ribejme thirrje qe Ikonomu te shpallet "personat non grata"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
PDIU:  Mbeshtesim qytetaret e Korçes ne reagimet kunder konsullit grek 
PDIU:  Ribejme thirrje qe Ikonomu te shpallet "personat non grata" 
 
Partia  Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ne mbeshtejte te te gjithe 
qytetareve shqiptare,  jo vetem te Korçes , te cilet dje mbushen me parrulla lagjet e 
qytetit ne emer  te komunitetit çam, thekson dhe njehere se kerkon ne 
menyre te menjehershe  shpalljen “Persona non grata” te konsullit grek te 
Korçes, Theodhors Ikonomu, i  cili eshte rikthyer ne detyre pak dite me pare. Ne 
qytetin ku nisi betja beteja  dhe u hap shkolla e pare shqipe, si pjese 
thelbesore e identitetit tone  kombetar, ku dje parrullat e shkruara po ne gjuhen 
tone amtare, i kujtuan  konsullit dhe diplomacise greke se korca dhe 
shqiptaret, nuk do te pranojne ne  asnje rast te terhiqen nga beteja per ti thene 
stop provokimeve dhe pretendimeve  per Vorio Epirin. Ne kerkojme me 
kembengulje reagimin e qeverise shqiptare, si  nje hap qe duhet ndermarre per te 
vene ne vend dinjitetin tone kombetar, pas  deklaratave te diplomatit grek te 
emeruar ne Korçe se “beteja per Vorio Epirin  nis me regjistrimin etnik dhe 
fetar te popullsise”. Shtyrja e procesit te  regjistrimit deklarativ mbi baza 
etnike dhe fetare nga ana e qeverise me  kembenguljen e Partise Drejtesi, 
Integrim dhe Unitet ishte nje hap qe duhej  ndermarre, jo vetem per menyren 
si do te kryhej ky regjistrim, por edhe per  shkak te provokimeve te hapura 
te Greqise ndaj vendit tone. Partia Drejtesi,  Integrim dhe Unitet i garanton 
qytetaret shqiptare se do te kembengule me te  gjitha mjetet qe procesi i 
regjistrimit te popullsise te jete ne unison me  Kushtetuten dhe 
legjislacionin e vendit tone duke perfshire dhe ligjin per  gjendjen civile.
 
 
 


PDIU: Mbështesim qytetarët e Korçës në reagimet kundër  konsullit grek 
PDIU: Ribëjmë thirrje që Ikonomu të shpallet "personat non  grata" 

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në mbështejte të të  gjithë 
qytetarëve shqiptarë, jo vetëm të Korçës , të cilët dje mbushën me  parrulla lagjet e 
qytetit në emër të komunitetit çam, thekson dhe njëherë se  kërkon në 
mënyrë të mënjëhershë shpalljen “Persona non grata” të konsullit grek të Korçës, 
 Theodhors Ikonomu, i cili është rikthyer në detyrë pak ditë më parë. Në 
qytetin  ku nisi betja beteja dhe u hap shkolla e parë shqipe, si pjesë 
thelbësore e  identitetit tonë kombëtar, ku dje parrullat e shkruara po në gjuhën 
tonë amtare,  i kujtuan konsullit dhe diplomacisë greke se korca dhe 
shqiptarët, nuk do të  pranojnë në asnjë rast të tërhiqen nga beteja për ti thënë 
stop provokimeve dhe  pretendimeve për Vorio Epirin. Ne kërkojmë më 
këmbëngulje reagimin e qeverisë  shqiptare, si një hap që duhet ndërmarrë për të vënë 
në vend dinjitetin tonë  kombëtar, pas deklaratave të diplomatit grek të 
emëruar në Korçë se “beteja për  Vorio Epirin nis me regjistrimin etnik dhe 
fetar të popullsisë”. Shtyrja e  procesit të regjistrimit deklarativ mbi baza 
etnike dhe fetare nga ana e  qeverisë me këmbënguljen e Partisë Drejtësi, 
Integrim dhe Unitet ishte një hap  që duhej ndërmarrë, jo vetëm për mënyrën si 
do të kryhej ky regjistrim, por edhe  për shkak të provokimeve të hapura të 
Greqisë ndaj vendit tonë. Partia Drejtësi,  Integrim dhe Unitet i garanton 
qytetarët shqiptarë se do të këmbëngulë me të  gjitha mjetet që procesi i 
regjistrimit të popullsisë të jetë në unison me  Kushtetutën dhe 
legjislacionin e vendit tonë duke përfshirë dhe ligjin për  gjendjen civile.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.