Madheshtia e nji Seminari
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ky shkrim eshte nje reportazh i gazetes se vetme ne ate kohe ne gjuhen shqip ne Amerike Atdheu, i shkruar nga bashkeautoret Rasim B. Sina drejtor i Radios Zeri i Atdheut, dhe i gazetes me te njejtin emer se bashku me patriotin Hysen Mulosmani, ish editor dhe kryeredaktor i radios dhe gazetes Atdheu, kushtuar per Seminarin e mbajtur ne Nju Jork me rastin e 300 - Vjetorit te vdekjes se Pjeter Bogdanit, ne gazeten Atdheu /Dhjetor 1989/. Shkrimi botohet ne kujtim te dy patriotve intelektual qe vdiqen ne Nju Jork, dhe eshte origjinal pa asnje ndryshim. Madheshtia e nji Seminari Shkruan: Rasim B. Sina & Hysen Mulosmani Na u duk ma se drejte t'a tutullojme keshtu Seminarin qe u mbajt me 7 tetor 1989, ne Fordham University - Campus Center Bronx New York, me rastin e 300 vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit, me vepren e te cilit xen fille fjala origjinale e shkrueme ne gjuhen shqipe, dhe te cilin e organizoi dhe e pregaditi Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Keshillit te Mire" ne Bronx. Organizue nga Kisha " Zoja e Shkodres" New York ne krye me Imzot Rrok MIrditen Don Pjeter Popaj z.Tonin Mirakaj , Simon Simonlacaj FranShala, Gjek Gjonlekaj, Gjelosh Rukaj, Organizmi me aq dedikim i 300 - vjetorit te vdekjes se Pjeter Bogdanit dhe lajmerimi me kohe neper mjetet e informimit publik, bani qe salla aqe e madhe e Campus Center te Universitetit te Fordhamit, te mos kete vend te mjaftushem per te gjithe ata qe kishin ardhe me marre pjese ne Seminarin per kujtimin e Pjeter Bogdanit, dhe te mos quhet egzagjerim kur themi : se afer nje mimij shqiptare e mergimit jane te etshem per manifestime te tilla dhe ideja e paster shqiptare i bashkon ata pa kurrfar dallimi. Nji tjeter arsy, qe e zgjoi kersherine e mergimtareve shqiptare per kete eveniment historik, kombetar, fetar e kulturor, ishte ajo qe Kisha Katholike Shqiptare i ftoi me marre pjese ne kete Seminar dy shkollar shqiptar nga Kosova, perndryshe studjues te raraste te Pjeter Bogdanit dhe vepres se tij gjeniale: Prof.Dr.Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves - neni nder perfaqsuesit ma eminent te kultures shqiptare jo vetem ne Kosove dhe kolegu i tij Prof. Dr. Engjell Sedaj - qe te dy profesore ne Universitetin e Prishtines - ne Kosove. Pjesmarrja me aq shumice dhe rangu i nalte akademik i ligjeruesve te rastiti te lejshin me kuptue pamvaresisht, se gjindeshin ne nje largesi kaq te madhe nga vendlindja te dukej sikur ishim ne njenen nga dy qendart kryesore te kultures shqiptare - ne Tirane apo Prishtine. Kur çdo gja ishte gadi, ne mes dueretrokitjesh frenetike, Seminarin e hapi aktivisti i dallueme dhe Kryetari i Komisionit Pergadites z. Tonin Mirakaj, i cili mbasi i falemnderoi te pranishmit per pjesmarreje e ne menyre te veçante ligjeruesit e nderueme, ne tribune e ftoi te Perndershmin Dob Pjeter Popaj, i cili e bani lutjen fetare te rastit, ndersa hymnet kombetare te SHBA dhe Shqipnise i kenduene z Fran Shala dhe zonja Miliana Mirakaj, kurse kori i Kishes e kendoi poesine e komponueme nga kompozitori Gjovalin Gjonlekaj kushtue Pjeter Bogdanit nga kosovarja Zahide Ukaj, "Trim Vigan Pjeter Bogdani". Mandej z. Tonin Mirakaj, me edukaten qe kurdohere e dallon dhe me fjale mjaft te zgjedhuna e nderuese te pranishemve u paraqiti Kryetarin e Seminarit te Perndershmin Dom Rrok Mirditen - Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare, daljen e te cilit e shoqnuen nji breshen dueretrokitjesh te nxehta dhe frenetike. Mbasi i pershendeti te gjithe te pranishmit dhe i falemnderoi per pjesmarrje ne Seminarin kushtuar 300 Vjetorit te vdekjes se Prelatit Shqiptar Pjeter Bogdanit, I Prendershmi Dom Rrok Mirdita, ne menyre dinjtoze, tue shoqnue me nga nji biografi te shkurte i paraqiti nji e nga nji folesat e ardheshem dhe te cilet i falemnderoi per mundin qe kane ba me ardhe dhe me kumtestat e tyne me nderue kujtimin e Imzot Pjeter Bogdanit me rastin e 300-Vjetorit te vdekjes. I gjithe ky solemnitet nga te pranishmit u percuell me ngritjen disa here ne kambe dhe me dueretrokitje sa frenetike aqe edhe te nxehta. Folesat e rastit me nji rrespekt te posaçem i paraqiten: Dom Rrok Mirdita, Dom Pjeter Popaj, dhe z Tonin Mirakaj, gja qe kremtimit i nepte nji pamje me te vertet akademike ne kuptimin e plote te fjales. I pari ne tribune doli Pater Daniel Gjeçaj - Kapelan i katolikeve shqiptare jashte Atdheut prane Selise se Shejte ne Vatikan, i cili dha kumtesen e vete: " Jeta e Imzot Pjeter Bogdanit" Profesori i denje i mergimmit shqiptar, njeni nder nacionalistat dhe antikomunistat e vendosun Dr. Arshi Pipa dha kumtesen : Bogdani dhe Gjuha Shqipe", Prof. Dr. Ibrahim Rugova dhe kumtesen e vete : Historia Shqiptare ne Vepren e Bogdanit", Prof.Dr. Engjell Sedaj dha kumtesen: Bogdani nga Aspekti i Tradites Kulturore Kosovare", ndersa i Perndershmi Dom Rrok Mirdita lexoi kumtesen qe Prof. Dr. Martin Camaj kishte dergue nga Gjermania Perendimore me titull: "Studimi mbi Vepren e Bogdanit; " Çeta e Profetenve". Ne mungese vendi, me i vlersue kumtesat e naltepermenduna mbi jeten dhe vepren gjeniale te Imzot Pjeter Bogdanit, kufizohemi tue vlersue vetem ate se seminari kushtue 300- Vjetorit te vdekjes se Pjeter Bogdanit u perfundue me nji madheshti, per te cilen Kisha Katolike Shqiptare " Zoja e Keshillit te Mire" dhe Komisioni pergaditor ne krye me z. Tonin Mirakaj, meritojne pergezimet dhe admirimet e te gjithe mergates nacionaliste shqiptare. Perfundimi me sukses i Seminarit kushtue 300- Vjetroit te vdekjes se Pjeter Bogdanit, u kunorzue me nji darke madheshtore qe u shtrue ne mbramjen e te njejtes dite ne "Eastwood Manor", ne Eastchester Road ne Bronx, e cila kaloi ne nji atmosfere te kenaqeshme e shoqnueme me kange e valle te melosit tone popullor. Shtojme, se si ne Seminar ashtu edhe ne darke , mori pjese zoti Tom Christo shqiptare i gjenerates se pare i lindun ketu ne SHBA nga New Hamshir, e i cili njiherit asht edhe kandidat ne vitin qe vjen i Partise Republikane per Senator te Shteteve te Bashkueme te Amerikes, ku u njoftdhe u pershendet me shume mergimtare shqiptare. Ky shkrim është një reportazh i gazetës së vetme në atë kohë në gjuhën shqip në Amerikë Atdheu, i shkruar nga bashkëautorët Rasim B. Sina drejtor i Radios Zeri i Atdheut, dhe i gazetës me të njëjtin emër se bashku me patriotin Hysen Mulosmani, ish editor dhe kryeredaktor i radios dhe gazetës Atdheu, kushtuar për Seminarin e mbajtur në Nju Jork me rastin e 300 - Vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, në gazetën Atdheu. Shkrimi botohet në kujtim të dy patriotve intelektual që vdiqën në Nju Jork, dhe është origjinal pa asnjë ndryshim. Madhështia e nji Seminari Shkruan: Rasim B. Sina & Hysen Mulosmani Na u duk ma se drejtë t'a tutullojmë kështu Seminarin që u mbajt me 7 tetor 1989, në Fordham University - Campus Center Bronx New York, me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, me veprën e të cilit xen fillë fjala origjinale e shkrueme në gjuhën shqipe, dhe të cilin e organizoi dhe e pregaditi Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë" në Bronx. Organizue nga Kisha " Zoja e Shkodrës" New York në krye me Imzot Rrok MIrditën Don Pjetër Popaj z.Tonin Mirakaj , Simon Simonlacaj FranShala, Gjek Gjonlekaj, Gjelosh Rukaj, Organizmi me aq dedikim i 300 - vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit dhe lajmërimi me kohë nëpër mjetet e informimit publik, bani që salla aqë e madhe e Campus Center të Universitetit të Fordhamit, të mos ketë vend të mjaftushëm për të gjithë ata që kishin ardhë me marrë pjesë në Seminarin për kujtimin e Pjetër Bogdanit, dhe të mos quhet egzagjerim kur themi : se afër një mimij shqiptarë e mërgimit janë të etshem për manifestime të tilla dhe ideja e pastër shqiptare i bashkon ata pa kurrfar dallimi. Nji tjetër arsy, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo që Kisha Katholike Shqiptare i ftoi me marrë pjesë në këtë Seminar dy shkollar shqiptar nga Kosova, përndryshe studjues të rarastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof.Dr.Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës - nëni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare jo vetëm në Kosovë dhe kolegu i tij Prof. Dr. Engjell Sedaj - që të dy profesorë në Universitetin e Prishtinës - në Kosovë. Pjesmarrja me aq shumicë dhe rangu i naltë akademik i ligjëruesve të rastiti të lejshin me kuptue pamvarësisht, se gjindeshin në një largësi kaq të madhe nga vendlindja të dukej sikur ishim në njenën nga dy qendart kryesore të kulturës shqiptare - në Tiranë apo Prishtinë. Kur çdo gja ishte gadi, në mes duerëtrokitjesh frenetike, Seminarin e hapi aktivisti i dalluemë dhe Kryetari i Komisionit Përgaditës z. Tonin Mirakaj, i cili mbasi i falemnderoi të pranishmit për pjesmarrëje e në mënyrë të veçantë ligjeruesit e nderuemë, në tribunë e ftoi të Përndershmin Dob Pjetër Popaj, i cili e bani lutjen fetare te rastit, ndërsa hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipnisë i kënduenë z Fran Shala dhe zonja Miliana Mirakaj, kurse kori i Kishës e këndoi poesinë e komponueme nga kompozitori Gjovalin Gjonlekaj kushtue Pjetër Bogdanit nga kosovarja Zahide Ukaj, "Trim Vigan Pjetër Bogdani". Mandej z. Tonin Mirakaj, me edukatën që kurdoherë e dallon dhe me fjalë mjaft të zgjedhuna e nderuese të pranishëmve u paraqiti Kryetarin e Seminarit të Përndershmin Dom Rrok Mirditën - Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, daljen e të cilit e shoqnuen nji breshën duerëtrokitjesh të nxehta dhe frenetike. Mbasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falemnderoi për pjesmarrje në Seminarin kushtuar 300 Vjetorit të vdekjes së Prelatit Shqiptar Pjetër Bogdanit, I Prëndershmi Dom Rrok Mirdita, në mënyrë dinjtoze, tue shoqnue me nga nji biografi të shkurtë i paraqiti nji e nga nji folësat e ardhëshem dhe të cilët i falemnderoi për mundin që kanë ba me ardhë dhe me kumtestat e tyne me nderue kujtimin e Imzot Pjetër Bogdanit me rastin e 300-Vjetorit të vdekjes. I gjithë ky solemnitet nga të pranishmit u përcuell me ngritjen disa herë në kambë dhe me duerëtrokitje sa frenetike aqë edhe të nxehta. Folësat e rastit me nji rrespekt të posaçëm i paraqiten: Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, dhe z Tonin Mirakaj, gja që kremtimit i nepte nji pamje me të vërtet akademike në kuptimin e plotë të fjalës. I pari në tribunë doli Patër Daniel Gjeçaj - Kapelan i katolikëve shqiptarë jashtë Atdheut pranë Selisë së Shejtë në Vatikan, i cili dha kumtesën e vetë: " Jeta e Imzot Pjetër Bogdanit" Profesori i denjë i mërgimmit shqiptar, njeni ndër nacionalistat dhe antikomunistat e vendosun Dr. Arshi Pipa dha kumtesën : Bogdani dhe Gjuha Shqipe", Prof. Dr. Ibrahim Rugova dhe kumtesën e vetë : Historia Shqiptare në Veprën e Bogdanit", Prof.Dr. Engjell Sedaj dha kumtesën: Bogdani nga Aspekti i Traditës Kulturore Kosovare", ndërsa i Përndershmi Dom Rrok Mirdita lexoi kumtesën që Prof. Dr. Martin Camaj kishte dergue nga Gjermania Perendimore me titull: "Studimi mbi Veprën e Bogdanit; " Çeta e Profetenve". Në mungesë vendi, me i vlersue kumtesat e naltëpërmenduna mbi jetën dhe veprën gjeniale të Imzot Pjetër Bogdanit, kufizohemi tue vlersue vetëm atë se seminari kushtue 300- Vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit u përfundue me nji madhështi, për të cilën Kisha Katolike Shqiptare " Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Komisioni përgaditor në krye me z. Tonin Mirakaj, meritojnë përgëzimet dhe admirimet e të gjithë mërgatës nacionaliste shqiptare. Përfundimi me sukses i Seminarit kushtue 300- Vjetroit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, u kunorzue me nji darkë madhështore që u shtrue në mbramjen e të njejtës ditë në "Eastwood Manor", në Eastchester Road në Bronx, e cila kaloi në nji atmosferë të kënaqëshme e shoqnueme me kangë e valle të melosit tonë popullor. Shtojmë, se si në Seminar ashtu edhe në darkë , mori pjesë zoti Tom Christo shqiptarë i gjeneratës së parë i lindun këtu në SHBA nga New Hamshir, e i cili njiherit asht edhe kandidat në vitin që vjen i Partisë Republikane për Senator të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ku u njoftdhe u përshëndet me shumë mërgimtarë shqiptarë.
Bogdani003.JPG
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
Bogdani004.JPG
(image/jpeg, 48.4 KB) - not displayed
Bogdani005.JPG
(image/jpeg, 46 KB) - not displayed
Bogdani006.JPG
(image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
Bogdani007.JPG
(image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
Bogdani008.JPG
(image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
Bogdani009.JPG
(image/jpeg, 27.6 KB) - not displayed
Bogdani010.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
Bogdani011.JPG
(image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
Bogdani012.JPG
(image/jpeg, 32 KB) - not displayed
Bogdani013.JPG
(image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
Bogdani014.JPG
(image/jpeg, 42.5 KB) - not displayed
Bogdani015.JPG
(image/jpeg, 29 KB) - not displayed
Bogdani016.JPG
(image/jpeg, 22.5 KB) - not displayed
Bogdani017.JPG
(image/jpeg, 43.7 KB) - not displayed
Bogdani018.JPG
(image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
Bogdani019.JPG
(image/jpeg, 27.2 KB) - not displayed
Bogdani020.JPG
(image/jpeg, 31.2 KB) - not displayed
Bogdani021.JPG
(image/jpeg, 27.7 KB) - not displayed