Me rastin e Dites Boterore te Poezise!

Arben Nelku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Sa na ka marrë malli...
Emigrant, Toronto / Prill 2006
 
Ah të vijë dot dita, e të ulet mali
Prape tek ne të vijë, i gjallë Enver djali
Si në aso kohe, të na mbledhë prapë
Në vathë të na fusë, të na bëjë zap..!
 
Prapë nga e para, jeten ta fillojme
Me kengë në gojë, në punë të shkojmë
Te fillojme reformat,e pronat t'i mbledhim
Kishat e xhamijat,ne toke t'i hedhim
 
Jo më me makina, jo më shumë gazeta
Prapë me "Zën' e Popllit'', me katër - pesë fleta
Një televizor, vetëm një për be
Ku te dali Xhaxhi, të flasi me ngê
 
Ata që nuk binden, që nuk marrin vesh
Xhaxhi do t'i shtype, do t'i bëjë përshesh
Me një melodi, prapë të këndohet
Kush nuk i pret leshte, do te internohet
 
Jo me parlament, me 100 partira
Veç ajo e Xhaxhit, që është më e mira
Jo më me mitingje, me te vjedhur vota
Ka Çeçua biçak, e të ikën koka
 
Jo me piramida, që të hanë lekët
Jo më kaçak rrugesh, që të heqin brekët
Jo zyrtarë hajdutë, jo më tenderime
Ca thaset me lekë, ca xhepat me qime..
 
Në aksion per grurin, rinia te argetohet
Jo të marre malet, e të na largohet
Jo më prostituta brenda në motele
Ca n'kooperativë, ca t'i çojmë me dele..
 
Nuk do ketë dogana, s'do ketë doganier
Nuk do ketë hashash te Blloku përzier
Do rriten femijet, e do bëjnë fi- fiuuu
Me te vetmen loder, bilbil harixhiu..
 
Të bëhet prape Blloku, si e kishim lënë
Me policë të ruhet, me ushtarë dhe qenë
Xhaxhi ne Drilon, të hajë qafa pate
Ne në plazh të sigurt, pak djathe me domate
 
Eh,ti pate fat, vdiqe me pushtet
Të qamë të gjithë, si e deshe vetë
Ç'erdhën prapa teje duan vetëm lekë
Edhe dhi pa tru, edhe bisht përpjetë
 
Fatosi ik-erdhi, erdhi-iku prapë
Pi raki e verë, e gjithë vitin tapë
E Edvin 20% beri tiranen si telavivi!
Berisha ik-erdhi, tha do bëjë hatanë
Po vjedh si derrkuc, po çudit dynjanë
 
Fli o Komandant, e rri pa merak
Iku ajo kohë, ti nuk kthehesh prapë
Ata që le pas, na kanë zhyt në hi
Ishalla nuk rrojnë, aq sa rrojte ti
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.