Nju Jork : U kremtua dhe u perkujtua 5, 7 dhe 9 Prilli

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kliko  per me shume tek website : 
_AlbDreams.Net  » Blog Archive » Prilli – Koha që ndodhen shumë ngjarje të 
Mretërisë  Shqiptare.(FOTO…)_ (http://www.albdreams.net/prilli-–
-koha-qe-ndodhen-shume-ngjarje-te-mbreterise-shqiptare/)   
_http://www.albdreams.net/prilli-%e2%80%93-koha-qe-ndodhen-shume-ngjarje-te-
mbreterise-shqiptare/_ (http://www.albdreams.net/prilli-–
-koha-qe-ndodhen-shume-ngjarje-te-mbreterise-shqiptare/)  
Nju  Jork : U kremtua dhe u perkujtua 5, 7 dhe 9 Prilli, "Ditet e Prillit 
te  Mbreterise shqiptare" 
BEQIR  SINA, Nee York  
PRILLI  – KOHA QE NDODHEN SHUME NGJARJE TE MBRETERISE SHQIPTARE 
Me  5 prill te vitit 1939 lindi Princ Leka, sot Mbreti Leka I. Me 7 prill 
po te  vitit 1939 okupimi fashist, prishja e shtetit Shqiptare, vendosja e 
diktatures  fashiste. Fillimi i Luftes se Dyte Boterore qe u be shkak i 
vendosjes se  rregjimit te terrorrit komunist, rregjimit me te eger qe ka njohtur 
historija e  gjithe koheve ne gjithe boten. 9  prill te vitit 1961 eshte 
dite zije, Ahmet Zogu, Mbreti i Shqipetarve vdes jasht  vendit te Tij ne Kane 
te Frances.

EAST  ELMHURST -  QUEENS  NY :  Legalistet, mbreteroret, demokratet, miq 
dhe simpatizante te saj,  ashtu  siç kane vepruar ne me shume se shtate 
dekada, me radhe ne mergim, u  mblodhen perseri, ne Nju Jork, ne javen e pare te 
prillit, qe te kremtojne  e perkujtojne,  tre nga ngjarjet me te rendesishme, 
te mbreterise shqiptare. Edhe, kete  vite ashtu si per çdo vjet tjeter, se 
bashku ata u mblodhen te kremtoje dhe  perkujtoje datat historike te 
prillit, ato data qe lidhen me jeten e mbreterise  shqiptare: 5 prillin 1939 ; 72 
vjetorin e ditelindjes se N.M.T. Leka i I -  Mbreti i Shqiptareve, 7 prill 
1939; 72 vjetorin e okupimit te Shqiperise nga  Italia fashiste, 9 prillin 
1961 , 50 vjetorin e dites kur mbylli syte nje here e  pergjithmon ne Parise, 
larg atdheut te tij te dashur, Mbreti i Shqiptareve Ahmet  Zogu i I. 
Takimi tradicional -  i cili thirret ne komunitet ; "Ditet e  Mbreterise 
Shqiptare, ne Amerike", u mbajt diten e shtune, ne njerin nga  mjediset e 
hotelit,  ne afersi  te aeoroportit te Nju Jorkut, La Guardia: Hotel Courtyard 
by Marriott ne  lagjen East Elmhurst-Queens. Ne kete tubim qe nuk munguan 
simbolet  kombetare dhe ato mbreterore, oratoret qe moren fjalen dhe drejtuesit 
e  ketij tubimi, e pershkuan mbreterine shqiptare te atyre viteve,  me 
ndjenjat e thella te respektit e dashurise, vlerave dhe principeve  mbreterore, 
qe i ruajne dhe i mbajne ende te gjalla keta  legaliste e mbreteror, per 
familjen Mbreterore Shqiptare ; Mbretin e  Shqiptareve Ahmet Zogu i I. N.M.T. 
Leka i I - Mbreti i  Shqiptareve.  
Kremtimi dhe perkujtimi i ketyre datave, filloi me intonimin e hymnyve  
kombetare, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Shqiperise, me  nderimin 
e bere nga te pranishmit, duke shenuar dhe hapjen solmne te  kremtimit e 
perkujtimit tradicional, "Ditet e Monarkise Shqiptare ne  Amerike" .  
Drejtuesi i ketij tubimi, zoteri Ahmet Hoti , kerkoi nga te pranishmit,  qe 
me nji minute heshtje te kujtohen te gjithe  heronjet dhe  deshmoret e 
kombit Shqiptare, te, te gjitha koherave, te gjithe  ata te cilet dhane jeten e 
tyre per çlirimin,  liri, demokraci,  e mireqenie kombetare, dhe per nje 
Shqiperi Etnike. Apostulatin qe la pase  Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu i I 
Nenkryetari i deges Partia Levizja e Legalitetit per trishtetin Nju Jork - 
Nju  Xhersi - Kenektiket, zoti Ahmet Hoti, duke hapur tubimin perkujtimor, 
dhe  kremtimit te ketyre datave, u tha pjesmarresve se jemi mbledhur sot, 
ketu,  ashtu siç u mblodhem se bashku, per vite te tera, legalistet, 
mbreteroret,  miq dhe simpatizantet tane, ne perkujtim te datave hsitorike, kushtuar 
njeres  prej faqeve me te lavdishme te kombit tone, Mbreterise Shqiptare. 
Asaj, tha ai  qe i zbardhi faqen kombit tone, me vepren dhe punen e bere nder 
vite.   
"Vete fakti, qe mbeti gjalle ne kete perkujtim, tregon edhe nje here se sa  
me vlera te rendesishme jane keto data, per te gjithe shqiptaret, duke  
kujtuar se ne kohen e Mbretit Zogut, shqiptaret kishin nje levizje te  lire ne 
gjithe boten me pashaporte shqiptare, pa viza. Monedha shqiptare  ishte e 
vlefshme dhe konvertohej me te gjitha monedhat e botes, ndersa vendi  nisi 
rrugen e rindertimit dhe zhvillmit te asaj kohe, siguria dhe qetesia ishte  
shume e madhe" 
Hoti ftoi me kete rast nji perfaqesi nderi, e cila do te kryesonte  
kremtimin dhe perkujtimoren ; anetarin e senatit zotin Enver Shaskajn,  zonjen 
Merita Shkupi, z. Ramadan Gashi, Dr. Gjon Buçaj, zotin Sali Bollati dhe  zonjen 
Mimoza Dajçi. 
Fjalen  kryesore e mbajti  sekretari i deges se PLL, per SHBA-es, zoti 
Sokol  Kupi  
"Ne 7 Prill 1939, theksoje Kupi,  zhvillimi qe kishte filluar Shqiperia, 
nisi t'i behej hale ne sy  fqinjeve tone, ziliqare, u nderpre menjihere. 
Keshtuqe, tha ai nji  kombi qe padrejtesisht i ishte mohuar e drejta per te 
jetuar ne paqe e i  lire per 500 vjet, u sulmua nga nji nga fuqite me te medha te 
asaj  kohe. Ndersa, me urdher te Mbretit Zog, shqiptaret dolen ne shesh te  
betejes, per te mos pranuar pushtimin.  Edhe pse te pakte ne numer,  edhe 
pse te pa armatosur, kunder nji ushtrie nga me modernet te asaj kohe, shume  
shiptare e bene detyren dhe e merituan emrin shqiptar, megjithese 
"Shqiptaret  vertet nuk fituan, por edhe nuk humben."    
Por, vuri ne pah ai  edhe njehere, u pa se disuniteti mbizoteroi, dhe  ato 
pak shqiptar qe dolen per te mbrojtur vatanin,  u persekutuan me vone  nga 
ato shqiptare qe e sunduan vendin per 50 vjet diktature.    
"Disuniteti, i hapi rrugen nji mortaje tjeter, ka nenvizuar Kupi, qe  do 
t'a pllakoste vendin tone per me teper se 65 vjet.  Tashme edhe koha e  luftes 
nuk mund te krahasohej me mizerjen e nji Shqiperie, ku ne mes te saj  ishte 
ngulur flamuri Bolshevik i shkaterrimit.  Kjo, metode  shkaterrimi nuk 
kurseu asgje qe ishte me e larta dhe me e vlefshmja.    Duke filluar me 
familjen, bazat e moralit dhe besimit, kulturen dhe pronen,  fene, atdheun dhe 
kombin, drejtesine dhe nderin.    Mijra vete u pushkatuan, dhjetra mijra u 
burgosen dhe interrnuan.,  ndersa Partia Komuniste i shpalli lufte ne çdo front 
Inteligjences dhe  asrsyes.   Krijimi i njeriut te ri, ishte shkaterrimi me i  
madh qe mund t'i behet nji kombi, teksa dhe ideologia komuniste ju injektua 
 nji populli te tere me çdo menyre te mundshme, me propaganda apo me  
force." theksoi Kupi.  
Sekretari i deges se Partise Levizja e Legalitetit, zoti Sokol Kupi, pyeti 
se  " A mund te behen shoket Skender Gjinushi, Arben Imami apo Gramoz Ruci  
demokrate?  ashtu si "A mund te behet zoti Enver Shaska, apo zoti Ndrec  
Gjergji komuniste?"   
Nje vend te veçante ne fjalen e tij zoti Kupi, i kushtoje asaj qe edhe sot 
ne  Shqiperi, pra prona private nuk respektohet, korrupsioni kontrollon çdo  
gje, idea se puna e ndershme nuk te ben te pasur e ka infektuar nji popull 
te  tere, u shpreh ai. 
" Po, per kete duhet te sakrifikohen interesat kombetare,  bile edhe  
trojet shqiptare, nenvizoje Kupi, duke thene se kjo eshte tradhetia me e  madhe 
qe nji bashkekombas mund t'i beje kombit te tij.  Armiqte shekullore  te 
Shqiperise, pohoje ai jane ulur kembekryq ne mes te vendit. Tek  - tuk, dikush e 
ngre zerin por edhe njihere injoranca dhe jo arsya  mbizoteron." tha ai 
ndersa pyet perseri se "Kush mund t'a justifikoje  ndertimin e varrezave greke 
ne troje shqipetare, kush mund t'a justifikoje  ndertimin e shkollave greke 
ne fshatra apo qytete shqiptare pa  greker?  Kush mund te thote se 
Janullatosi, eshte ne Shqiperi, vetem te  perhapi fjalen e Zotit ? " 
Dr. Gjon Buçaj, kryetari i shoates Fedrata VATRA, u shprehu kenaqesine tij  
qe ne emer te kesaj shoqate qe ai drejton, do te pershendeste ne kete tubim 
 kushtuar kremtimit dhe perkujtimit te datave te prillit. “Kombi yne thote  
zoti Buçaj, ka kaluar shume ngjarje dhe ndodhi, te cilat, nuk mund te  
harrohen, si 5 prilli ditelindja e Mbretit Leka,  7 prilli dita e  okupimit 
fashist, dhe vdekja e Mbretit Zog,  Keshtu qe ne sot duhet te  vlersojme te 
kaluaren tone, te shikojme e te analizojme dhe te sotmen, dhe  te projektojme te 
ardhmen tone. 
Dite e prillit, kryetari i Vatres, Dr. Gjon Buçaj i pershkroi ne fjalen e  
tij  si dite: hidherimi, gezimi  por edhe si do te jene ato data, sipas tij 
ato jane data krenarie, dhe  merite per kete keni ju qe keni ditur te mbani 
gjalle ende ne diaspore kujtimin  e ketyre datave te rendesishme - ka 
theksuar dr Buçaj duke ju faleminderuar  per kete legalisteve dhe mbreterove "  
Ndersa, zoti Ramadan Gashi , kryetar i deges se Lidhjes Demokratike te 
Kosoves,  solli pershendetjen e tij kushtuar ketyre datave te shenuara historike 
per  shqiptaret. Me pase per te pershendetur kete tubim, foli zonja Merita 
Shkupi, e  cila solli disa kujtime te prinderve te saj te cilat kishin 
lidhje me kohen e  Mbreterise shqiptare, duke e pershkruar ate si nje nga kohet 
me te lavdishme te  kombit tone. Pershendeti ish i burgosuri politik Muharrem 
Hudinishti dhe  shkrimtari Tom Paloka. 
Nderkohe, perfaqesuesi i çameve te  Amerikes, zoti Sali Bollati, veprimtar 
i dalluar i çeshtjes çame ne  SHBA-es, shprehu kenaqesin e pjesmarrjes ne 
nji veprimtari  te till  - i cili, te bene edhe me krenar qe jemi shqiptare, 
tha ai duke kujtur  ditet e prillit qe lidhen me jeten dhe vepren e Mbretit 
te shqiptareve - Mbretin  Zog. "Te jeshe mes atdhetareve te vertet dhe t'a 
ndjesh veten tamam shqiptare  eshte nder e kenaqesi tha Bollati,  - megjithese 
eshte "fakeqesi" nga nje  ane tjeter jemi pak. Por, kujtoje ai as zoti 
Enver Shaska apo zoti Musli  Mulosmani dhe as zoti Fatbardh Kupi, nuk 
zvendesohen me te tjeret - nuk  zvendesohen se jane rritur dhe edukur ne nje kohe 
tamam me shqiptarizmin dhe per  nje Shqiperi me dinjitet . Prandaj, edhe sot ne 
kujtojme Mbretin Zogu i Pare, ne  50 vjetorin e vdekjes se tij - kujtojme 
sipas tij ate "Diell" i Shqiperise,  te cilen nga nji Shqiperi feduale dhe 
bajraktare e mblodhi dhe e beri  nji shtet me plote kuptimin e fjales - shtet 
ne ate kohe qe kishte nder dhe  dinjitet te ishe shqiptare" 
"Fakeqesia,  jone tha Bollati, ishte se kete "Diell", e mbuloje reja e zeze 
e fashizmit dhe  me pas e komunizmit, dhe fakeqesia me e madhe eshte se 
ende nuk ka Shqiperia  jone edhe 20 vjete mbai komunizmi ra, nuk po duket ai 
dielli i nderit dhe i  dinjitetit tone kombetar." 
Ne fjalen e saj znj. Mimoza Djaçi kryetaria dhe themeluesja e  Organizates 
se Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope & Peace", si dhe  anetaret e tjere te 
kesaj partie, ka pershendetur mbreteroret ,  simpatizantet e te tjeer,  te 
cilet me ane te ketyre tubimeve mbjane gjalle  frymen patriotike e atdhetare 
ne emigracion e ua transmetojne brezave te  ardhshem. 
" Arsyeja  qe me sjell ne keto data e takime te rendesishme historike, 
eshte sepse une kam  patur edhe nje xhaxha te pushkatuar pa gjyq, si 
antikomunist e legalist, ne  dhjetor te vitit 1944 nga forcat sllavo komuniste me ne 
krye Shefqet Peçin ne  Prizren tha ajo . Nderkohe, ndersa ne daten 7 prill, 
ashtu si figura te  ndritura te kombit Abaz Kupi etj, edhe im ate ka qene me 
arme ne dore ne  aviacionin e Tiranes, per te zmbrapsur armikun, megjithese 
ishte shume i  ri." 
Me tej zonja Dajçi ,  theksoje se keto fakte qe po paraqes sot ketu si une, 
ashtu edhe  pjesemarresit e tjere, nuk i sherbejne unit personal, por 
frocojne ngjarjet e  historise tone, qe akoma nuk ka pesuar ndryshimet e duhuara 
neper tekstet  shkollore, si nje domosdoshmeri per te hedhur drite e per te 
paraqitur me  realitet krimet e asaj diktature te eger, qe nxiti 
vellavrasjen e luften e  klasave. 
Ndersa, fjalen e tij intelektuali i njohur nga Shkodra, legalisti  veteran 
z. Enver Ramadani, ne  nje kumtese te gjate, foli per jeten dhe vepren e 
Mbretit Zogu i Pare, e pare ne  ato çfare kane shkruar diplomate, politikane, 
shkrimtare dhe historiane te  njohur boterore, si dhe te atyre qe jane 
konsideruar si "kundershtaret" e  mbretit te shqiptareve, si Konica dhe Noli. Por, 
edhe Zavalanin dhe  Kadarene e tjere. 
"Persa u perket meritave te Zogut, ato jane te pa diskuteshme per ata qe e  
dijne. Per t'a konkretizuar, do te citoj kundershtarin me te madh politik 
te  Tij, vete Fan S. Nolin, ne nje telegram qe i dergoji ministrit te jashtem 
te  SHBA, Gordell Hullit me 1941, ku thote:

"Eshte  deklarate e bukur parimore qe neneshkruhet ne mbledhjen e 
Atllantikut, por do te  mbetet nji leter e vdekur, n.q.s. nuk i sigurohet nji garanci 
tokesore  Shqiperise duke e njoht Mbretin e Shqipetarve Zogun e I, si 
kryetar llogjik dhe  legjitim per Shqiperine, i cili te marre pjese ne 
Konferencen e  Paqes…" 
Zoti Ramadani me pase permendi disa vlersime dhe thenje per Mbretin Zogu i 
Pare  - Ahmetin Zogun,  te Herman Bernsterin dhe Hugh G. Grant, dy 
ish-ministra  te Jashtem te SHBA-se ne Shqiperi, qe ne shkrimet dhe shenimet e tyre, 
kane  ruajtur me kujdes çdo detaj nga takimet e tyre me Mbretin  Zog. 
Si dhe nuk ka la pa permendur edhe shkrimtaret Tajar Zavalani dhe 
shkrimtarin  tone te madh Ismail Kadare. "Ne kemi pasur thote Kadare nje periudhe te 
shkurter  ajo qe quhet Republike e pare, pastaj Mbreteri dhe me pase erdhi 
diktatura  komuniste, kohe kur dhe lirite civile dhe jeta u zhduken perseri" 
-  "Trysnija e jashteme e çdo lloj integrimi permon nji rrezik te mundeshem 
per  Shqiperine, ndaj edhe politika e Mbretit Zog me çeshtjen e besimeve 
fetare,  politke qe ndalonte nderhyrjet e huaja kan qene deri me sot me 
realiste dhe me  dobiprurese per Shqiperine". 
Hakik Mena, kreu i legalisteve ne SHBA-es, ju falimeniderua,  mbreterorve, 
miq dhe dashamireve, te mbreterise dhe te legalitetit,  perfaqesuesve te 
partive politike, shoqatave dhe organizatve te  komunitetit, vellezerve tane 
nga Kosova e Çameria, e viset e tjera  shqiptare,  qe sebashku kremtuan dhe 
perkujtuan ditet e prillit ne  vite. "Ne te frymezuar dhe prire nga principet 
mbreterore kemi qene dhe jemi  vetem per nje Shqiperi Etnike." tha Mena 
pinjolli i njeres nga familjet me te  njohura patrotike e atdhetare.   
Ai kujtoje me pase nje thenje te paharrueshme per Mbretin Zog,  qe 
perkufizon ne menyre te shkelqyer figuren e Mbretit te Shqiptareve Ahmet  Zogun. 
"Deshimtaret e kohes, tregojne, tha kryetari i legalisteve ne Amerike,  zoti 
Mena, se kur e pyeten Mbretin Zog - se si do te reagonte populli  shqiptare, 
per Mbretin,  ai tha " Njerezit qe me kan dashte me te vertete  do te me 
qajne ! kurse ata qe nuk me kan dashte - kundershtaret e mi, do te  me kerkojne 
!". 
Poeti anti komunist, z.Tahir Hysa, recitoi vargje poetike, shkruar  enkas 
per dite e  Mbreterise shqiptare, duke fituar admirimin e te  pranishmeve. 
Tubimi - koktej kaloi kendshem me pershendetje dhe urime te  tjera per Mbretin 
Leka I-re, Princin Zog dhe Familjen Mbreterore nga te  gjithe 
pjesemarresit.  
Ne fund te ketij tubmi ne shenje nderi i biri i gjeneral Abaz Kupit,  
Fatbardh Kupi, preu kekun tradicional i punuar me mjeshteri nga  specialistet e 
guzhines, me te gjitha ngjyrat e simboleve kombetare  dhe mbreterore, ku 
shkruhej kuq e zi " 100 vjete!  Gezuar ditelindjen  Mbretit Leka i I-re"
King007.JPG (image/jpeg, 39.6 KB) - not displayed
King014.JPG (image/jpeg, 35.8 KB) - not displayed
King015.JPG (image/jpeg, 30.7 KB) - not displayed
King017.JPG (image/jpeg, 36.3 KB) - not displayed
King019.JPG (image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
King020.JPG (image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
King024.JPG (image/jpeg, 35 KB) - not displayed
King032.JPG (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
King035.JPG (image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
King036.JPG (image/jpeg, 29.2 KB) - not displayed
King038.JPG (image/jpeg, 41.1 KB) - not displayed
King043.JPG (image/jpeg, 29.5 KB) - not displayed
King047.JPG (image/jpeg, 32.9 KB) - not displayed
King052.JPG (image/jpeg, 50.4 KB) - not displayed
King054.JPG (image/jpeg, 41 KB) - not displayed
King055.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
King058.JPG (image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
King062.JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
King064.JPG (image/jpeg, 34.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.