Poezi nga gjeniu i vogël Elisa Bruqi: Shoku im i dashur & Nëna ime….
Paul Tedeschini <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Poezi nga gjeniu i vogël Elisa Bruqi: Shoku im i dashur & Nëna ime…. Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa II-të). E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë. Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme. E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para. Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene dhe fotogjenike… Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë 2 punimet e saja të rradhës! Fëmijë gjeni :Elisa Bruqi Shoku im i dashur Kam një shok E dua fort Luaj me te E bashk mësojmë. Është i menqur Te habit Me gjëra të bukura Për çdo ditë Me mëson Me tregon E me shpjegon Çdo çudi qe nuk e di Shkoj në shkollë me te, Kushështë a e di? Ai është - libri im shoku më i mirë. NËNA IME Nënën time Shumë e dua, Se kujdeset fort për mua, Me mëson, më ledhaton Për jetë ajo mua me mëson. Zëri i saj, I ëmbli zë në vesh çdo natë më këndon Sa herë kam nevojë për ndihmë, është e para që vepron. Marre nga http://floripress.blogspot.com/2011/04/poezi-nga-gjeniu-i-vogel-elisa.html Ripublikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=27752