Re: [shqiperia] Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Solidarizohem me deklaraten e grupimit te dhjetorit.
Shtoj se Enver Hoxha dhe klika e tij e ngushte kane vrare me shume udheheqes 
komuniste se sa okupatoret fashiste dhe naziste.
Ndersa vendet socialiste dhe partite komuniste te botes u destalinizuan dhe u 
mbetet qe te dekomunistizohen, Enver hoxha u stërstalinizua më tej duke bërë 
enverizim total të Partisë dhe të vendit. Konkluzioni: pa u destalinizuar dhe pa 
u çenverizuar ne filluam procest demokratike. Del detyrë e ngutshme çenveriyimi, 
destalinizimi dhe mandej dekomunistizimi.
Me respekt,
Vedat Shehu
 




________________________________
From: Demi Perparim <[email protected]>
To: [email protected]
Sent: Fri, February 18, 2011 8:46:33 AM
Subject: Re: [shqiperia] Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”


Ju faleminderit per news letter qe me keni derguar. Bashkohem me proekupimet e 
grupimit ”Dhjetor 90” lidhur me ofensiven komuniste ne Shqiperi dhe median e 
saj. Ne pergjigje te nje shkrimi bere nga nje nostalgjik enverist, kam shkruar 
dhe une nje material ku kam bere analizen e regjimit komunist dhe pasojat e tij 
ndaj kombit shqiptar (e gjeni 
ne http://epiriotul.wordpress.com/kush-jam/analiza/) . Nese e gjeni me vend ta 
botoni per shqiptaret e diaspores ne Amerike do ishte nje nder i madh per mua. 

Me respekt,
PhD Perparim Demi
PM & Research Consulting
Mob.004 - 0722 343 041
Tel/Fax. 004 - 021 411 44 99
E-mail. [email protected]
web. www.migral.ro
--- On Fri, 2/18/11, [email protected] <[email protected]> wrote:


>From: [email protected] <[email protected]>
>Subject: [shqiperia] Deklerat per shtyp Grupimi “Dhjetor ‘90”
>To: [email protected], [email protected], 
>[email protected], [email protected], 
>[email protected], [email protected], 
>[email protected], [email protected], [email protected], 
>[email protected]
>Date: Friday, February 18, 2011, 2:41 PM
>
>
>GRUPIMI   “DHJETOR ‘90”
>Rr.Abdi Toptani No.4
>(Selia e PDSH-se)
>Tel.++355 4 340 555
>Cel ++68 20 79 504
>E-mail; [email protected]
>Tirana, Albania.                                                       
         
> 
> 
> 
>Tirane me 18.02.2011
> 
>DEKLARATE PER SHTYP
> 
>Jemi sot para jush, per te nderuar vendimin e qindra djemve e vajzave studente, 
>pedagoge e punonjes shkencore, te cilet 20 vjet me pare, vendosen te 
>sakrifikonin edhe jeten ne greven e pare legale te urise, qe shoqeria shqiptare 
>te dekomunistizohej, qe emri, monumentet dhe simbolet e tjera qe misheronin 
>diktaturen te çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe rruget e 
>Shqiperise. Nderim per ata qe hyne ne greven e urise,  nderim e respekt per 
>qytetaret e Shqiperise qe na mbeshteten, per ata qe me vendosmerine e tyre 
>rrezuan e hoqen zvarre monumentet perçudnuese te diktatorit, duke thyer 
>rezistencen e regjimit.
>Ne jemi sot deshmitare te perpjekjeve per te revizionuar te kaluaren. Gjithe 
>tensionimi, dhuna dhe perpjekjet antikushtetuese qe ndermerren sot nga nje grup 
>i vogel ne krye te opozites kane si synim nder te tjera edhe ringritjen e 
>fantazmes se diktatorit dhe diktatures. Ky eshte misioni i tyre. Ndersa i yni 
>dhe i shumices se shqiptareve eshte demokracia, forcimi i shtetit te se drejtes, 
>lirive dhe te drejtave njerezore.
>Ne ndjame te njejtin opinion me Shtetet e Bashkuara te Amerikes: Shqiperia nuk 
>eshte shtet i deshtuar, institucionet e saj funksionojne dhe ne kemi besim  tek 
>ato. Ato as nuk mund te rrezohen me dhune, as nuk mund te shkurajohen me akuza. 
>Sot pas 20 vjetesh,  institucionet e ketij vendi,  edhe pse jo te persosura, 
>jane dhe duhet te jene te vetmet qe duhet te japin pergjigje, qe duhet te mbajne 
>pergjegjesi.
>Grupimi  “Dhjetor ‘90” u thot stop marshimeve te revolucionareve te kuq qe 
>linçojne kedo qe nuk mendon si ata : Me dhune nuk arrihet askund.  Zgjedhjet e 
>lira jane mjeti per te promovuar  forcat politike dhe liderat e tyre, sundimi i 
>ligjit dhe barazia e te gjitheve para tij, jane garancite e ndeshkimit te 
>politikaneve te korruptuar, majtas apo djathtas qofshin.
>Zeri i arsyes se shumices se qytetareve te ketij vendi, si dhe miqve tane  
>amerikane dhe europiane duhet te degjohet. Dhe kjo gje duhet te ndodhe sot, jo 
>neser! E perseris sot, pasi cdo dite qe largohemi prej zerit te aresyes rrisim 
>humneren ku mund te gjendemi neser.  Politikane te medhenj jane ata qe bejne 
>marreveshje te medha ne favor te qytetareve dhe vendit te tyre. 
>
> 
>KRYETARI
>Bislim AHMETAJ
> 
> 
> 
> 
> 
>GRUPIMI   “DHJETOR ‘90”
>Rr.Abdi Toptani No.4
>(Selia e PDSH-se)
>Tel.++355 4 340 555
>Cel ++68 20 79 504
>E-mail; [email protected]
>Tirana, 
Albania.                                                                
> 
> 
> 
>Tirane me 18.02.2011
> 
>DEKLARATE PER SHTYP
> 
>Jemi sot para jush, për të nderuar vendimin e qindra djemve e vajzave studente, 
>pedagoge e punonjës shkencorë, të cilët 20 vjet më parë, vendosën të 
>sakrifikonin edhe jetën në grevën e parë legale të urisë, që shoqëria shqiptare 
>të dekomunistizohej, që emri, monumentet dhe simbolet e tjera që mishëronin 
>diktaturën të çrrenjoseshin nga Universiteti, nga sheshet dhe rrugët e 
>Shqipërisë. Nderim për ata që hynë në grevën e urisë,  nderim e respekt për 
>qytetarët e Shqipërisë që na mbështetën, për ata që me vendosmërinë e tyre 
>rrëzuan e hoqën zvarrë monumentet përçudnuese të diktatorit, duke thyer 
>rezistencën e regjimit.
>Ne jemi sot dëshmitarë të përpjekjeve për të revizionuar të kaluarën. Gjithë 
>tensionimi, dhuna dhe përpjekjet antikushtetuese që ndërmerren sot nga një grup 
>i vogël në krye të opozitës kanë si synim ndër të tjera edhe ringritjen e 
>fantazmës së diktatorit dhe diktaturës. Ky është misioni i tyre. Ndërsa i yni 
>dhe i shumicës së shqiptarëve është demokracia, forcimi i shtetit të së drejtës, 
>lirive dhe të drejtave njerezore.
>Ne ndjamë të njëjtin opinion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Shqipëria nuk 
>është shtet i dështuar, institucionet e saj funksionojnë dhe ne kemi besim  tek 
>ato. Ato as nuk mund të rrëzohen me dhunë, as nuk mund të shkurajohen me akuza. 
>Sot pas 20 vjetësh,  institucionet e këtij vendi,  edhe pse jo të përsosura, 
>janë dhe duhet të jenë të vetmet që duhet të japin përgjigje, që duhet të mbajnë 
>përgjegjësi.
>Grupimi  “Dhjetor ‘90” u thot stop marshimeve të revolucionarëve të kuq që 
>linçojnë këdo që nuk mendon si ata : Me dhunë nuk arrihet askund.  Zgjedhjet e 
>lira janë mjeti për të promovuar  forcat politike dhe liderat e tyre, sundimi i 
>ligjit dhe barazia e të gjithëve para tij, janë garancitë e ndëshkimit të 
>politikanëve të korruptuar, majtas apo djathtas qofshin.
>Zëri i arsyes së shumicës së qytetarëve të këtij vendi, si dhe miqve tanë  
>amerikanë dhe europianë duhet të dëgjohet. Dhe kjo gjë duhet të ndodhë sot, jo 
>nesër! E përseris sot, pasi cdo dite që largohemi prej zërit të arësyes rrisim 
>humnerën ku mund të gjendemi nesër.  Politikanë të mëdhenj janë ata që bëjnë 
>marrëveshje të mëdha në favor të qytetarëve dhe vendit të tyre. 
>
> 
>KRYETARI
>Bislim AHMETAJ
> 
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.