SHBA: Stuhia e forte, numri i te vdekurve rritet ne 10
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: Stuhia e forte, numri i te vdekurve rritet ne 10 BEQIR SINA, New York 5 shtete shpallin gjendjen e jashtezakoneshme Birmingham, Alabama - Stuhite e forta - tornadot te shoqeruara me shi dhe era goditen kete fundjave disa zona qendrore te SHBA , duke shkatuar deme te medha materiale dhe humbje ne njerez. . Ne disa qytete pati dhe permbytje, u rrezuan peme si domino, neper qytete, u shkulmuan çati shtepish dhe magazinash e supermarkete, kisha dhe shkolla, duke i "hedhur" disa metra larg . Tornado - ose stuhia e forte e cila pershkroi tre shtete, ne fillim u shoqerua me viktima ne Alabama, Arkansas dhe Oklahoma, ku numri i te vdekurve ishte rritur ne 10 . Kjo stuhi vdekjeprurese eshte konsidruara si me e forta e sezonit deri tani. Stuhia nuk tregoi "meshire" as per Misisipin ku megjithse nuk pati viktima ne njerez, stuhia kaloi duke demtuar ose shkaterruar dhjetra e shtepi, biznese dhe disa çati te shkollave dhe kishat. Ekipet e shpetimit dhe te emergjecave civile kan punuar per te pastruar rruget, te gjejne strehim per mijera familjet e zhvendosura dhe rivendosjen e normalitetit ne keto zona. Ne Qarkun Marengo ne Alabama ne veriperndim te saj, kater tornadot njera pastjeteres per gjashte ore, goditen mbi hapesiren prej rreth pese mile , tha drejtori i menaxhimit te emergjencave Kevin McKinney "Tornadot nuk ishin te njekohshme, ato ishin duke goditur hapsiren njera pas tjetres," tha ai. Shtepi te levizshme qe kishin qene te vendosura si nje kamping turistesh - ishin "hedhur" mbasi kaloi stuhia, tejet nga era e forte dhe ishin bere nji grumbull rrenojash, se bashku me nje tjeter grubull renojash me nja 30 shtepi apo biznese qe u shkaterruan plotesisht, tha McKinney, duke shtuar se " kater njerez ketu kishin marre demtime te lehta." Governatori i Albamaes Robert Bentley, tha se ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme per te gjithe shtetin, dhe se gara e madhe e makinave Superspeedway Talladega, u shty per deri per sot ose neser pra te shtunen ose te djelen ne mengjes. Stuhite filluan te enjten vone ne Oklahoma, ku te pakten pese tornadot kan goditur pjesen e poshtme te ketij shteti, ku perpasoje dy vete u vrane. Me pase stuhia e forte preku edhe ne Arkansasin, duke vrare shtate veta me shume pra se ne çdo vend nga kaloi kjo stuhi. Nderkohe qe dhjetra te tjere jane lenduar shtruar ne spital. Nga mesdite e premte, stuhite e forta "vershuan" ne shtete te tjera te qendres se SHBA-es, si ne Tennessee, Luiziana dhe me vone ne Gjeorgji. Por pa shume deme materiale dhe ne njerez Se paku tre tronado e goditen Misisipin, ku gjendja e jashtezakonshme u shpall ne 14 qarqe, duke shkaktuar deme te pergjithshme materiale, dhe vetem nje lendim serioz. Zona me e goditura ishte per rreth qytetit Klinton, nje qytet me rreth 26.000 banore ne perendim te Jacksonit, kryeqytetin e shtetit. Se paku shtate persona jane marre me ambulance per ne spitalet e qytetit me lendime te ndryshme. Ne Alabaman perendimore, ka pasur shkaterrime masive ne qytetin e vogel te Geiger.Zyrtaret thane se kishin veshtiresi ne ngritjen e strehimoreve per te pastrehet. Nje shkolle nuk kishte asnje mundesi per te vazhduar mesimin. Governatori i Arkansasit Mike Beebe tha se ai kurre nuk kishte pare ne kete shtet nje stuhi te tille vdekjeprurese - kaq shume vdekje nga ererat lineare - te papritur, shkaterruese qe goditen me forcen e nji uragani ne mes te nates , shtetin e Arkansasit, ne menyre tipike,me tornadot dhe permbytjet qe kan shkaktuar dhe viktimat ne Arkansas te lidhura me kete katastrofe natyrale. Ekipet nga Sherbimi Kombetar i Motit, jane duke punuar ne terren per te mesuar me shume per demet qe shkaktoi kjo stuhi e forte - tornado, qe goditi me shume se pese shtete ne qender te SHBA, ku deri tani te pakten 10 njerez kan humbur jeten dhe ka deme te konsiderueshme materiale. SHBA: Stuhia e fortë, numri i të vdekurve rritet në 10 BEQIR SINA, New York 5 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonëshme Birmingham, Alabama - Stuhitë e forta - tornadot të shoqëruara me shi dhe era goditën këtë fundjavë disa zona qëndrore të SHBA , duke shkatuar dëme të mëdha materiale dhe humbje në njerëz. . Në disa qytete pati dhe përmbytje, u rrëzuan pemë si domino, nëpër qytete, u shkulmuan çati shtëpish dhe magazinash e supermarkete, kisha dhe shkolla, duke i "hedhur" disa metra larg . Tornado - ose stuhia e fortë e cila përshkroi tre shtete, ne fillim u shoqërua me viktima në Alabama, Arkansas dhe Oklahoma, ku numri i të vdekurve ishte rritur në 10 . Kjo stuhi vdekjeprurëse është konsidruara si më e forta e sezonit deri tani. Stuhia nuk tregoi "mëshirë" as për Misisipin ku megjithse nuk pati viktima në njerëz, stuhia kaloi duke dëmtuar ose shkatërruar dhjetra e shtëpi, biznese dhe disa çati të shkollave dhe kishat. Ekipet e shpëtimit dhe të emergjecave civile kan punuar për të pastruar rrugët, të gjejnë strehim për mijëra familjet e zhvendosura dhe rivendosjen e normalitetit në këto zona. Në Qarkun Marengo në Alabama në veriperndim të saj, katër tornadot njëra pastjetërës për gjashtë orë, goditën mbi hapësirën prej rreth pesë mile , tha drejtori i menaxhimit të emergjencave Kevin McKinney "Tornadot nuk ishin të njëkohshme, ato ishin duke goditur hapsirën njëra pas tjetrës," tha ai. Shtëpi të lëvizshme që kishin qenë të vendosura si një kamping turistësh - ishin "hedhur" mbasi kaloi stuhia, tejet nga era e fortë dhe ishin bërë nji grumbull rrënojash, së bashku me një tjetër grubull rënojash me nja 30 shtëpi apo biznese që u shkatërruan plotësisht, tha McKinney, duke shtuar se " katër njerëz këtu kishin marrë dëmtime të lehta." Governatori i Albamaës Robert Bentley, tha se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë shtetin, dhe se gara e madhe e makinave Superspeedway Talladega, u shty per deri për sot ose nesër pra të shtunën ose të djelën në mëngjes. Stuhitë filluan të enjten vonë në Oklahoma, ku të paktën pesë tornadot kan goditur pjesën e poshtme të këtij shteti, ku përpasojë dy vetë u vranë. Më pasë stuhia e fortë preku edhe në Arkansasin, duke vrarë shtatë veta më shumë pra se në çdo vend nga kaloi kjo stuhi. Ndërkohë që dhjetra të tjerë janë lënduar shtruar në spital. Nga mesditë e premte, stuhitë e forta "vërshuan" në shtete të tjera të qendrës së SHBA-ës, si në Tennessee, Luiziana dhe më vonë në Gjeorgji. Por pa shumë dëme materiale dhe në njerëz Së paku tre tronado e goditën Misisipin, ku gjendja e jashtëzakonshme u shpall në 14 qarqe, duke shkaktuar dëme të përgjithshme materiale, dhe vetëm një lëndim serioz. Zona më e goditura ishte për rreth qytetit Klinton, një qytet me rreth 26.000 banorë në perëndim të Jacksonit, kryeqytetin e shtetit. Së paku shtatë persona janë marrë me ambulancë për ne spitalet e qytetit me lëndime të ndryshme. Në Alabaman perëndimore, ka pasur shkatërrime masive në qytetin e vogël të Geiger.Zyrtarët thanë se kishin vështirësi në ngritjen e strehimoreve për të pastrehet. Një shkollë nuk kishte asnjë mundësi për të vazhduar mësimin. Governatori i Arkansasit Mike Beebe tha se ai kurrë nuk kishte parë në këtë shtet një stuhi të tillë vdekjeprurëse - kaq shumë vdekje nga erërat lineare - të papritur, shkatërruese që goditen me forcën e nji uragani në mes të natës , shtetin e Arkansasit, në mënyrë tipike,me tornadot dhe përmbytjet që kan shkaktuar dhe viktimat në Arkansas të lidhura me këtë katastrofë natyrale. Ekipet nga Shërbimi Kombëtar i Motit, janë duke punuar në terren për të mësuar më shumë për dëmet që shkaktoi kjo stuhi e fortë - tornado, që goditi më shumë se pesë shtete në qendër të SHBA, ku deri tani të paktën 10 njerëz kan humbur jetën dhe ka dëme të konsiderueshme materiale.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 106.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 111.4 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 53.6 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 65.9 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 56 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 93.4 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 91.1 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 33.6 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 75.7 KB) - not displayed