Kulla e komandimit shkakton incident me aeroplanin e Michele Obames
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kulla e komandimit shkakton incident me aeroplanin e qe po udhetonte Michele Obama Aeroplani me te cilin po udhetonte Zonja e Pare Michelle Obama u detyrua te nderpriste linjen dhe te bente nje ulje emergjente WASHINGTON D.C: Nje aeroplan me te cilin po udhetonte Zonja e Pare Michelle Obama u detyrua te nderpriste linjen dhe te bente nje ulje emergjente, ne aeroportin ushtarak te bazes Andrews Air Force Base, ne Washington. Ngjarja ka ndodhur diten e hene, por sot u dha per median. Ne njoftimin e Shtepise se Bardhe thuhet se incidenti ndodhi kur aeropalni me te cilin po udhetonte Zonja e Pare Michelle Obama fluturoi shume afer nje avioni mallrash(cargo) qe tashme eshte ne piste duke vazhduar hetimet. Zyrtaret Federale thane per gazeten "Washington Post" se incidenti ishte shkaktuar nga nje gabim nga kulla kontrolluese te trafikut ajror . Zyrtaret e Administrates Federale te Aviacioni po hetojne mbi pasojat mbi kontrolluesit e trafikut ajror, te cilet kan pasur raste kur edhe jane kapur ne gjum ose dhe duke shikuar filma, ndersa duhet te jene te vemendeshem ne pune. Pasi aeroplani Boeing 737 me Mishel Obamen u gjet shume afer "te me se keqes" se aeroplanit transportues C-17 Globemaster, kontrolloret ne bazen Endrjus e kane urdheruar te nderprese aterimin dhe te qarkulloje rreth aeroportit, nga frika se C-17 ndoshta nuk do te mund te largohej me kohe nga pista gjate zbritjes se aeroplanit zyrtar. Zyrtaret e Administrates Federale te Aviacioni , (FAA) ashtu si dhe Shtepia e Bardhe vetem e kane konfirmuar se zonja e pare ndodhej ne aeroplan, por nuk kane komentuar incidentin. /BEQIR SINA/ Aeroplani me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë Michelle Obama u detyrua të ndërpriste linjën dhe të bënte një ulje emergjente WASHINGTON D.C: Një aeroplan me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë Michelle Obama u detyrua të ndërpriste linjën dhe të bënte një ulje emergjente, në aeroportin ushtarak të bazës Andrews Air Force Base, në Washington. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, por sot u dha për median. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se incidenti ndodhi kur aeropalni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë Michelle Obama fluturoi shumë afër një avioni mallrash(cargo) që tashmë është në pistë duke vazhduar hetimet. Zyrtarët Federalë thanë për gazetën "Washington Post" se incidenti ishte shkaktuar nga një gabim nga kulla kontrolluese të trafikut ajror . Zyrtarët e Administratës Federale të Aviacioni po hetojnë mbi pasojat mbi kontrolluesit e trafikut ajror, të cilët kan pasur raste kur edhe janë kapur në gjum ose dhe duke shikuar filma, ndërsa duhet të jenë të vemendëshëm në punë. Pasi aeroplani Boeing 737 me Mishel Obamën u gjet shumë afër "të më se keqes" së aeroplanit transportues C-17 Globemaster, kontrollorët në bazën Endrjus e kanë urdhëruar të ndërpresë aterimin dhe të qarkullojë rreth aeroportit, nga frika se C-17 ndoshta nuk do të mund të largohej me kohë nga pista gjatë zbritjes së aeroplanit zyrtar. Zyrtarët e Administratës Federale të Aviacioni , (FAA) ashtu si dhe Shtëpia e Bardhë vetëm e kanë konfirmuar se zonja e parë ndodhej në aeroplan, por nuk kanë komentuar incidentin. /BEQIR SINA/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 164.4 KB) - not displayed