Gadafi kercenon Italine me lufte, si hakmarrje ne 100 vjetorin e koloniazimit te

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Gadafi  kercenon Italine me lufte, si hakmarrje ne 100 vjetorin e 
koloniazimit te  Libise  
 
TRIPOLI:  Lideri i Libise, Muamar Gaddafi, ka kercenuar se do te dergoje 
luften ne  Itali ne pergjigje te sulmeve te avioneve italiane qe jane 
autorizuar nga  Berluskoni kohet e fundit. Koloneli ka shpjeguar se ky eshte 
vullneti “i  popullit te Libise qe do te mbroje jeten dhe token e tij dhe te 
transferoje  betejen ne territoret armike”. Gaddafi ka denoncuar nje kolonizim te 
ri italian  dhe eshte shprehur se “miku” Berluskoni ka kryer “nje krim” 
mbi popullin libian.  “Italia ka vrare libianet ne vitin 1911 dhe po ben te 
njejten gje ne vitin 2011.  Femijet tane kerkojne te dergojne luften ne Itali 
dhe une nuk mund te  kundershtoj”, theksoi Gadafi 
“Fjalet e Gedafit konfirmojne se situata duhet te mbahet nen kontroll.”  
Keshtu eshte shprehur Roberto Maroni, ministri i Brendshem italian, ne  
lidhje me kercenimet e liderit libian i cili theksoi dje se lufta do te  “
transferohej” ne Itali.“Kercenimi nuk duhet nenvleresuar. Nuk mund te them se  
ishte nje batute propagandistike. Vrasja e nje prej djemve te tij do ta kete  
zemeruar edhe me shume Gedafin”, u shpreh Maroni.  
Nderkohe  njoftohet se trupat libiane, besnike te Muammar Gaddafit, hyne 1 
kilometer ne  thellesi te Tunizise duke ndjekur kemba-kembes kryengritesit 
ne territorin e  saj. Shkembime zjarri, qe kalojne ne perleshje te ashpra 
midis paleve  nderluftuese,   po zhvillohen pergjate gjithe vijes kufitare.  
Deshmitaret okulare njoftojne per nje numer te madh te plagosurish. Nuk ka te  
dhena te sakta ne lidhje me ate, nese kane hyre apo jo ne veprime ushtarake 
 trupat tuniziane dhe se kane marre valle ato nen mbrojte kampet e 
refugjateve  libiane, te cilet i kercenon rreziku real i shkaterrimit te  plote. 
Nje  sulm i fuqishem shkruajn sot mediat u krye kur forcat ushtarako-ajrore 
te NATO-s  dhane goditje nga ajri mbi trupat besnike te Muammar Gaddafit ne 
rajonin e  qytetit libian Zintan. Per kete njoftoi perfaqesuesi i Keshillit 
Kombetar te  Perkohshem te kryengritesve. Sipas fjaleve te tij, pas dhenies 
se goditjeve  natoviane nga ajri rreshti zjarri me artileri qe hapej nga 
trupat e Gaddafit mbi  qytetin Zintan. Me pare, te premten, aeroplanet e 
NATO-s i nenshtruan nje  bombardimit te fuqishem lagjen me popullsi te dendur te 
Tripolit si dhe objektet  civile dhe ushtarake ne Al Dschabal al Gharbi ne 
perendim te Libise. Si rezultat  i ketyre sulmeve ajrore ka te vrare e te 
plagosur./B.SINA/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 24.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.