"Nje fitore per disa, eshte nje humbje per te gjithe!"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
"Nje fitore per disa, eshte nje humbje per te gjithe!" BEQIR SINA, New York "Perse, shqiptaret ne Maqedoni i humben kesaj rradhe 6 deputete( dy nga diaspora)" BENSONHURST BROOKLYN NY Ndersa shqiptaret, ne Shqiperi votojne , shtetin ligjor, prosperitetin dhe alternativen e re, qe ofrojne partite politike(pra, te ardhmen europiane te Shqiperise), ne Kosove votohet berja dhe njohja e shtetit te Kosoves(e ardhmja e saj euro atlantike) . Ne Mal te Zi, votohet qe te degjohet edhe zeri i shqiptareve (te cilet jane gjendur shpeshere, atje, disi ne pozita jo te lakmueshme politike dhe diskriminuese nga pushtetaret malazeze). Ne Luginen e Presheves, votohet per nje ze te fort i politikaneve shqiptare, ne palamentin e Serbise, qe t'u dale sado pak ne mbrojtje shqiptareve, atje,( qe kane ngelur te ozurpuar nen nje regjim anti shqiptar serbe). Dhe se fundi, meqense dhe jane zgjedhjet me te fundit ne hapsiren shqiptare( u votua ne 5 qershor 2011 - nje muaj pas zgjedhjeve ne Shqiperi), pra ne Maqedoni, thuhet dhe dihet se votohet: faktorizimi i gjitheaneshem shqiptareve atje. Pra, gjithçka tek shqiptaret ne Maqedoni lidhet ne nje skede pyetjesh, qe ndoshta i sillen çdo shqiptari per rreth mendjes se tyre, kur pyetet: " Çka na ofruan partite shqiptare ne zgjedhje?!" - "Çfare kerkojne tani shqiptaret nga partite politike ne Maqedoni, pas ketyre zgjedhjeve?!, dhe "Perse, shqiptaret ne Maqedoni i humben kesaj rradhe gjashte deputete( dy nga diaspora, nje ne Europe dhe nje ne SHBA e Kanada)" Ne, Maqedoni u votua, per: Marreveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj te plote, Dosjet e periudhes sundimtare te komunizmit, dhe analiza te periudhes post komuniste, vizionet e partive politike shqiptare, fakte dhe oferta konkrete per zgjidhjen e çeshtjeve te shqiptareve, te cilat ishin gjate fushates "fushates se premtimeve", pjese e platformave dhe programeve politike. Votohet kur, votuesit shqiptare ne Maqedoni, kerkojne nje pakt te ri politik mes shqiptareve dhe maqedonasve ne te gjitha sferat politike, ekonomike, shoqerore dhe institucionale, ose edhe nje platforme ndryshe politike, e cila, tash qe perfunduan zgjedhjet, dhe, pa shqiptaret,"llogarite" per here te pare tregojne qe maqedonasit nuk bejne dote qeveri,me maxhorancen absolute, do te thote se "per ne shqiptaret " kerkesat jane me imponuese dhe me te realizueshme", pikerishte, nga partia shqiptare, qe tani dihet se i ka fituar zgjedhjet, BDI-ja e Aili Ahmetit. Mirepo edhe kerkohet e pritet qe "Partia shqiptare me kete rast BDI-ja, qe ka tani tagrin e plote, te jete ajo ne qeveri, duhet te jete dhe te tregoje se eshte me te vertete; nga ato "Partite shqiptare ne Maqedoni, qe perfaqeson ato çfare duan shqiptaret ne Maqedoni. Qe ajo te mos mbetet parti shqiptare"qe nuk eshte vetem per te dhene premtime, votuesve shqiptare, por te tregoje dhe ta thote fjalen e saj". Vota e shqiptarve u therret atyre "se ja u erdhi fatemiresisht dita ; "qe me konkretishte, te jene me prane atyre qe ua dhane votat ne 5 qershor, dhe te shprehen hapur dhe me guxim per avancimin e pozites se shqiptareve si dhe zgjidhjen e çeshtjeve, qe deri tani ishin te pazgjidhura ne sferen e respektimit te Badenterit edhe ne zgjedhjen e Qeverise dhe çeshtje tjera, deri tek ajo e emrit mes Greqise dhe Maqedonise, te cilen Gruevski nuk e "deshirone". Ata qe moren votta e shqiptarev dhe perfaqesojne shqiptaret, duhet qe "Ne asnje menyre te futen ne qeveri, "duke u genjyer pas ndonje karemi", te Gruveskit, vetem se ai do tu premtoje atyre, se kesaj rradhe, ata kan per te marre sa me shume vende pune te njerezve te tyre, ose kan per t'ju dhene per te mare ndonje karrike ministri ose z/vendes ministri, apo deri tek kryesia e Parlamenitit. Pas, zgjedhjeve te 5 qershorit ne Maqedoni , ka ardhur koha qe te arrihet nje platforme per rilindjen dhe rimekembjen e dinjitetit te popullit shqiptar, avancimin e te drejtave dhe lirive te shqiptareve, aspiratat per shteteformesi, ndarja proporcionale e buxhetit dhe çeshtje tjera. Votimet e 5 qershorit, jane rasti me i mire ne se shfrytezohet si duhet, per te treguar vendosmerine per reforma politike dhe kushtetuese per te ridefinuar dhe qartesuar statusin politik te popullit shqiptar, si dhe ndryshimet rreth pozites se raporteve shqiptaro-maqedonase. Perveç ketyre aneve pozitive ka ardhur dita qe pas, zgjedhjeve te 5 qershorit ne Maqedoni ,dhe ka ardhur koha per te bere edhe," Nje analize e thelle dhe me pergjegjesi e ndergjegje kombetare, mbasi kerkohet te behet dhe t'u tregohet votuesve dhe popullit shqiptare se: "Perse, kesaj rradhe shqiptaret humben 6 deputete ?( kater ne votimet ne Maqedoni dhe dy votimet ne diaspore - deputetin e Europes dhe SHBA dhe Kanadase ne Ameriken Veriore) Mbasi, BDI dhe kryetari i saj zoti Ali Ahmeti, po i kushtojne gjithnje e me shume rendesi fitores se 14 deputeteve, ne nderkohe, qe "PDSH - ja e Menduh Thaqit, me 8 deputete e saj dhe partite e tjera qe nuk moren as edhe nje deputet " i kan ngritur duart lart", duke deshmuar se as opozita nuk eshte e interesuar per te iu pergjigjur pyetjeve, te siper cituara. Te pakten keshtu mendojne ketu ne SHBA, shqiptaret e Amerikes, te cilet kane qene shume te deshperuar, ngase ajo "humbja e 6 deputeteve dhe sidomos, ajo e dy deputeteve te diaspores (nje ne Europe dhe nje ne SHBA) nuk eshte permendur te pakten deri tani as edhe me nje fjale te vetme, qofte nga BDI dhe zoti Ali Ahmeti qe fitoje zgjedhjet per shqiptaret, por edhe nga partite opozitare shqiptare. Lideri i BDI-se, Ali Ahmeti, tha se fitorja u takon te gjithe shqiptareve, sepse, sipas tij, ata deshmuan se dine te votojne sipas standardeve te vendeve me demokratike te Bashkimit Evropian, pa e permendur fare arsyen se : "Perse, shqiptaret ne Maqedoni i humben kesaj rradhe 6 deputete( dhe mes tyre ata te dy nga diaspora )" "Nje fitore per disa, eshte nje humbje per te gjithe!" thote politologu i njohur amerikan Pet Buchanan Ne zgjedhjet e 5 qershorit 2011, ne Maqedoni ndersa BDI-ja e Ali Ahmetit fitoi 14 deputete dhe PDSH-ja e Menduh Thaqit, 8 deputet, RD-ja e Rufi Osmanit me 2 deputete(gjithesej 26 deputete ) , kesaj i thone "Nje fitore per disa, eshte nje humbje per te gjithe!" per shqiptaret ne Maqedoni. Mirepo, nuk ishte aq shume rendesishme dhe aq e lehte per t'u analizuar qe nga nata e hene , kur u moren dhe rezultatet perfundimtare te ketyre zgjedhjeve ne Maqedoni. Andaj tani qe mbasi kemi nje "kondensimin" te madh te ketyre problemeve me partite shqiptare, te gjitha mendimet e mbi zgjedhjet 2011, duhen analizuar dhe dhene pergjigje me pergjegjesi kombetare. Ndarja e votave te partive te majta ne Maqedoni, dhe veçanerishte Liberalet, e te pavendosurve kesaj rradhe ka ndihmuar edhe BDI-n e shqiptareve te marri 14 deputete. Sepse, po kjo eshte nje edhe arsye se perse edhe Konservatoret dhe partite e djathta qe nuk ishin ne gjendje te fitojne me shume ulese dhe ne fund te fundit te marre shumicen e ulesve per te krijuar nje maxhorance te padiskutuesheme, ne Parlamentin e ardheshem te Maqedonise, ashtu si pretendonin maqedonasit. Perkatesishte, ashtu siç i kemi pare, partite maqedonase, qe kane fituar keto 20 vjet vetem partite e bllokut maqedonas, qofshin ato te majta apo edhe te djathta. Tek partite e maqedonasve ndarja e votave lidhet me te vetmen arsye , qe eshte zgjidha e emrit mes Greqise dhe Maqedonise . Dhe, kjo ka me shume rendesi ne voten krahasur me ate me ate se kush do te ishte deputet nga parlamenti i Maqedonise. Partive maqedonase dhe Gruevskit, ne keto votime i duhej " kush do t'a perfaqesoje tani zyrtarisht dhe i "kontrulluar" nga qeveria zgjedhjen e problemit te emrit ne mes Maqedonise dhe Greqise qe e kundershtone ate" ne diaspore. "Kujt po i intereson dhe kujt nuk po i ineterson zgjedhja e emrit? BEQIR SINA, New York BENSONHURST BROOKLYN NY: Pra, duke u nisur nga ky interes dyshimet hidhen ne ate se; "kujt po i intereson dhe kujt nuk po i ineterson zgjidhjae e emrit? Sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar gjithsej 437.665 vota ose 39 per qind te tyre, çfare nenkupton 53 deputete plus 3 nga diaspora – gjithsej 56 mandate deputetesh, Pra, ajo ka humbur 10 deputetet qe do te krijonte shumicen absolute ne parlamentin e Maqedonise(ka zbritje). Pas saj radhitet opozita maqedonase, Lidhja Social-Demokrate, e majta maqedonase e cila ka fituar 367.876 vota ose 32.78 per qind te tyre, qe perkthyer ne mandate nenkupton 42 deputete . Ose 10 deputete me shume se ne zgjedhjet e kaluara( ka rritje). Ne kampin politik shqiptar, Bashkimi Demokratik per Integrim ka fituar 114.870 vota ose 10,24 per qind, çfare nenkupton 14 mandate deputetesh; Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 66.055 vota ose 5,89 per qind, qe nenkupton 8 mandate deputetesh, dhe Rilindja Demokratike Kombetare ka fituar 29.981 vota ose 2,67 per qind, çfare do te thote 2 deputete.(ka nje humbje te kater deputeteve duke marr per baze numerin e lektoratit shqiptar) Per kete humbje deputetesh, kampi politik shqiptar te mos harrojme se vetem nga DR-ja e ish kryetarit te saj Imer Selmanit, i iken "per lesh qeni" i themi ne shqiptaret, me shume se 23 mije vota shqiptaresh. Pa llogaritur partite e tjera qe ndoshta i kalojne dhe 40 mijevota te ikura kote per votuesit shqiptare, vetem sepse" u be lufte e madhe qe te "nxjerrin " jashte loje, jo vetem kete parti, por edhe partite e tjera te vogla, nga partite e medha shqiptare. Pra, sipas llogaritjeve çka tregon se shqiptaret kesaj rradhe kane humbur jo vetem 6 deputete, dhe madje dy deputete te diaspores qe konsederoheshin te "sigurte", ne Europe dhe SHBA e Kanada, ku shumica e shtetasve te Maqedonise jane shqiptare, por, qe fatkeqesisht na qenkan dhe ne numer shume me te vogel sepse jane "te pa regjistruar" ! Ne te njejten kohe qe zyrtarishte shqiptaret ne Maqedoni dihet se jane me shume se 33 perqind. Fatkeqesia me e madhe ishte se Kandidatet shqiptare ne diaspore, humben se nuk arriten te fitojne, as vota te mjaftueshme as edhe per nje deputet ne parlamentin e Maqedonise, kurse "fatkeqesisht" tre deputetet e diaspores i ka fituar "fare lehte" partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, edhe pse me nje numer teper te vogel te votuesve shqiptar(te pakten ne Europe dhe SHBA e Kanada). Me 1578 vota VMRO-DPMNE ka fituar ne njesine zgjedhore numer 7 qe perfshin kontinentin evropian, me 560 vota ka nxjerre deputet ne zonen numer 8 qe perfshin kontinentin e Amerikes dhe ne zonen numer 9 me 548 vota po ashtu ka fituar nje deputet te diaspores ku pershihet Australia dhe Kina. Kush mundet t'i jap pergjigje dhe t'a heqi nga vetja gabimin per kete se :"Ne Shtetet e Bashkuara e Kanada, thuhet se kane votuar vetem 84 veta......!? Edhe, analistet, por edhe vete shqiptaret mbas ketyre zgjedhjeve vleresojne se fakti qe s’kan fituar asnje deputete shqiptare, ne Europe dhe SHBA e Kanada, vjen nga "pakujdesia" e pafalshme e partive politike shqiptare, te cilat nuk kane shprehur as me te voglin interes, aq te mjaftueshem per voten e diaspores. Duke, "ia dhene" inkonito nga ana tjeter dhe i siguruar VMRO-se, tre deputet ne parlament edhe pse me nje numer shume me te vogel te votave, ne krahasim me numerin real te nese do te punohej si duhej me votat e shqiptareve. Si shembull po marre se po te ishte punuar me ndergjegje:" Partite shqiptare, kuptohet BDI-ja qe ishte edhe ne qeveri vetem ne Staten Island - New York,ku ka mbi 15 mije dibrane, do te kishte marre me shume vota se VMRO-ja e Gruevskit. Pra, e thene pak me shqip "vetem me votat e dibraneve nese votonin, me 5 qershor, do te kishim nje deputet shqiptare ne Amerike." “Kjo humbje ishte diçka qe nuk duhej te ndodhte! dhe shkaqet duhet te gjinden...! Pasiqe, rezultati nuk eshte ne asnje mynyre realiteti . Per kete, me teper se emigrantet shqiptare, ne se keta jane apo nuk jane te regjistruar, nuk ka shume rendesi, sepse ne se nuk jane te intersuar emigrantet shqiptar (qe kan 1000 halle) lind pyetja se; "a ishin te interesuara dhe vete partite shqiptare, ne Maqedoni?" per t'i regjestruar! dhe u marre ata me kete proces qysh ne kohe dhe jo te vinin ne Amerike dhe te benin viizita turistike. Partite shqiptare, le te benin as me pak dhe as me shume se sa beri Gruevski me partine e tij - I cili, e beri gjitheçka ne afat dhe ne menyre prefide me vete njerezit e tij te derguar ketu. Ai dergoi nje fare Miloshski , teksa ai shkoi "dere me dere" maqedonasi ne Amerik e Kanada, deri sa shfyrtezoje dhe meshat neper çdo Kishe maqedonase, si ajo per te regjistruar maqedonasit, ne afatin e caktuar, edhe ne "Kiri Methodist Church" ne New Jersey dhe kishen United Methodist Church ne Toronto - Kanada . Ketu, te shtunen ne 4 qershor, konsullata maqedonase, thane se i dergoi me atubuse, diasporen maqedonase ne vendvotimet prane zyrave konsullore ne Çikago dhe Nju Jork, per te votuar, teksa pame qe ishin grumbulluar para konsullatave te tyre, emigrantet maqedonas, te ishin duke pritur ne radhe per te votuar ne 4 qershor, si ne kohen e komunizmit. Gruevski, me finokeri e ka vene ne jete kete strategji, te tij, duke e pare se partite shqiptare ne Maqedoni "nuk kishin treguar" qysh ne Shkup, as kurre fare interesi per deputetet e diaspores" . Keshtu, ai e pati me te lehte, per te bere edhe manipulime me vendvotimet, ku eshte votuar, ne diaspore. Faktet tregojn se edhe ne Zvicer, te pakten si shembull:" ku eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptar nga Maqedonia. Atje, eshte votuar vetem ne dy vendvotime vetem ne Bern dhe Gjeneve, kurse, "Gruevski" nuk e ka pare te nevojshme te votohet ne Cyrih e keshtu me radhe qytetet e tjera ku jetojne m?7 se shumti shqiptaret." Pra,si e si per te eleminuar edhe ata shqiptare te regjistruar dhe ulur numerin e tyre ne diaspore. Edhe ligji i votimit per disaporen, ishte me plot te meta, dhe u be ne menyre te shpejtuar. Ndryshimet per votimin e diaspores u bene nga koalicioni VMRO-BDI jo ne afatin dhe kohen e duhur. Ndersa, fitorja e kandidateve maqedonas ne diaspore, tani vleresohet se do te minimizoje edhe me teper peshen politike te shqiptareve ne Parlamentin e ardhshem. Dhe do te "shuaj" zerin e tyre zyrtar - me nje perfaqesues, me mandat si deputet nga Parlamenti i Maqedonise, ne kryeqendrat e botes, ne Brkusel dhe Uashington - dy qendrat me te rendesishme ne bote, politikberse. Dy qendra keto, ku dihet se edhe shqiptaret jane ne numer me te madh dhe me te fuqishem si disapore. Kur roli i shqiptareve ka ndikur edhe ne çeshtje shume me te medha. Per te fituar mandatet e diaspores, mandatari per krijimin e qeverise se re ish-kryeministri Nikola Gruevski, dyshohet te kete bere edhe ndonje "pazar politik" me palen greke. Sidomos, ate lidhur me çeshtjen e zgjedhijes se emrit te Maqedonise, me deputetet e diaspores, sidomos duke shmangur nje perfaqesues shqiptare ne Bruksel dhe Uashington. Per kryeministrin Nikollla Gruevski, fitorja e VMRO-DPMNE-se, eshte fitore e dyfishte, ngase ne kushte te krizes ekonomike dhe bllokimit permanent te fqinjit jugor, ai ka menduar se “Gjate ketij mandati, vemendje te posaçme do t’i kushtojje procesit te integrimit dhe krijimit te mireqenies ekonomike permes thithjes se investimeve te huaja”, ka deklaruar Nikolla Gruevski, njeheresh kryeminister i Maqedonise, mandatari per krijimin e qeverise se re me kryetarin e BDI zotin Ali Ahmeti.. Keshtu, qe me te drejte dyshohet se Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski, "per mosndryshimin e emrit te Maqedonise, si nje parakusht per integrimin e Maqedonise ne NATO dhe edhe ne Bashkimin Evropian (BE), nga njera ane, dhe nga ana tjeter, edhe kembengulja e Kryeministrit te Greqise, Zotit Papandreu, per zgjidhejn e emrit te Maqedonise, sipas "variantit te Greqise", duket se kane arritur ne nje marreveshje mes tyre, per zgjedhjen e deputeteve te diaspores. edhe pse jo"ndoshta, edhe me ndihmen e lobit grek, ne SHBA.....!?" Sepse, pikerishte ketu qendron edhe rendesia e nje deputeti, ne SHBA-es, dhe ne Europe, ku luhen dhe fatet e popujve dhe vete Maqedonise. Kjo me shkas se meqense dhe ndikimi eshte me i madh - kur si shtet ke edhe nje deputet qe perfaqeson shtetin tende, "i zgjedhur me vota" e diaspores, per te kontaktuar me mandatin e diaspores ne Shtepine e Bardhe, Senatin dhe Kongresin Amerikan dhe Keshillin e Europes. Keto dyshime mbi menyren sesi i fitoje Nikola Gruevski, tre deputete e disapores fare lehte, ngrihen edhe nga partite te opozites ne Maqedoni, te cilat, ne menyre te terthorte, po akuzojne Nikola Gruevskin se "nuk i interson zgjedheja e emrit me Greqine". Sipas tyre, Gruevski ka "dhene garanci" se po qe se behet zgjidheja e problemit te emrit "atehere Maqedonia mund te destabilizohet ." Mirepo, jo me kote thuhet se prej se kur erdhi ne pushtet Gruevski, jo pa qellim po mban se bashku me zotin Papandreu, pa e zgjidhur çeshtjen e emrit te Maqedonise ... "ne mes qeverise se Shkupit dhe Athines". Sepse, tani nuk eshte me vetem çeshtja e emrit, por fqinji jugor po kalon nje "cunam" ekonomik .! dhe po shkon drejt "falemintimit". "Një fitore për disa, është një humbje për të gjithë!" BEQIR SINA, New York "Përse, shqiptarët në Maqedoni i humbën kësaj rradhe 6 deputetë( dy nga diaspora)" BENSONHURST BROOKLYN NY Ndërsa shqiptarët, në Shqipëri votojnë , shtetin ligjor, prosperitetin dhe alternativën e re, që ofrojnë partitë politike(pra, të ardhmen europiane të Shqipërisë), në Kosovë votohet bërja dhe njohja e shtetit të Kosovës(e ardhmja e saj euro atlantike) . Në Mal të Zi, votohet që të dëgjohet edhe zëri i shqiptarëve (të cilët janë gjendur shpesherë, atje, disi në pozita jo të lakmueshme politike dhe diskriminuese nga pushtetarët malazezë). Në Luginën e Preshevës, votohet për një zë të fort i politikanëve shqiptarë, në palamentin e Serbisë, që t'u dalë sado pak në mbrojtje shqiptarëve, atje,( që kanë ngelur të ozurpuar nën një regjim anti shqiptar serbë). Dhe së fundi, meqense dhe janë zgjedhjet më të fundit në hapsirën shqiptare( u votua në 5 qershor 2011 - një muaj pas zgjedhjeve në Shqipëri), pra në Maqedoni, thuhet dhe dihet se votohet: faktorizimi i gjithëanëshëm shqiptarëve atje. Pra, gjithçka tek shqiptarët në Maqedoni lidhet në një skedë pyetjesh, që ndoshta i sillen çdo shqiptari për rreth mendjes së tyre, kur pyetet: " Çka na ofruan partitë shqiptare në zgjedhje?!" - "Çfarë kërkojnë tani shqiptarët nga partitë politike në Maqedoni, pas këtyre zgjedhjeve?!, dhe "Përse, shqiptarët në Maqedoni i humbën kësaj rradhe gjashtë deputetë( dy nga diaspora, një në Europë dhe një në SHBA e Kanada)" Në, Maqedoni u votua, për: Marrëveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj të plotë, Dosjet e periudhës sundimtare të komunizmit, dhe analiza të periudhës post komuniste, vizionet e partive politike shqiptare, fakte dhe oferta konkrete për zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve, të cilat ishin gjatë fushatës "fushatës së premtimeve", pjesë e platformave dhe programeve politike. Votohet kur, votuesit shqiptarë në Maqedoni, kërkojnë një pakt të ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të gjitha sferat politike, ekonomike, shoqërore dhe institucionale, ose edhe një platformë ndryshe politike, e cila, tash që përfunduan zgjedhjet, dhe, pa shqiptarët,"llogaritë" për herë të parë tregojnë që maqedonasit nuk bëjnë dotë qeveri,me maxhorancën absolute, do të thotë se "për ne shqiptarët " kërkesat janë më imponuese dhe më të realizueshme", pikërishtë, nga partia shqiptare, që tani dihet se i ka fituar zgjedhjet, BDI-ja e Aili Ahmetit. Mirëpo edhe kërkohet e pritet që "Partia shqiptare me këtë rast BDI-ja, që ka tani tagrin e plotë, të jetë ajo në qeveri, duhet të jetë dhe të tregojë se është me të vërtetë; nga ato "Partitë shqiptare në Maqedoni, që përfaqëson ato çfarë duan shqiptarët në Maqedoni. Që ajo të mos mbetet parti shqiptare"që nuk është vetëm për të dhënë premtime, votuesve shqiptarë, por të tregojë dhe ta thotë fjalën e saj". Vota e shqiptarve u therret atyre "se ja u erdhi fatëmirësisht dita ; "që më konkretishtë, të jenë më pranë atyre që ua dhanë votat në 5 qershor, dhe të shprehen hapur dhe me guxim për avancimin e pozitës së shqiptarëve si dhe zgjidhjen e çështjeve, që deri tani ishin të pazgjidhura në sferën e respektimit të Badenterit edhe në zgjedhjen e Qeverisë dhe çështje tjera, deri tek ajo e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, të cilën Gruevski nuk e "dëshironë". Ata që morën votta e shqiptarev dhe përfaqësojnë shqiptarët, duhet që "Në asnjë mënyrë të futen në qeveri, "duke u gënjyer pas ndonjë karemi", të Gruveskit, vetëm se ai do tu premtojë atyre, se kësaj rradhe, ata kan për të marrë sa më shumë vende pune të njerëzve të tyre, ose kan për t'ju dhënë për të marë ndonjë karrike ministri ose z/vëndes ministri, apo deri tek kryesia e Parlamenitit. Pas, zgjedhjeve të 5 qershorit në Maqedoni , ka ardhur koha që të arrihet një platformë për rilindjen dhe rimëkëmbjen e dinjitetit të popullit shqiptar, avancimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, aspiratat për shtetëformësi, ndarja proporcionale e buxhetit dhe çështje tjera. Votimet e 5 qershorit, janë rasti më i mirë në se shfrytëzohet si duhet, për të treguar vendosmërinë për reforma politike dhe kushtetuese për të ridefinuar dhe qartësuar statusin politik të popullit shqiptar, si dhe ndryshimet rreth pozitës së raporteve shqiptaro-maqedonase. Përveç këtyre anëve pozitive ka ardhur dita që pas, zgjedhjeve të 5 qershorit në Maqedoni ,dhe ka ardhur koha për të bërë edhe," Një analizë e thellë dhe me përgjegjësi e ndërgjegje kombëtare, mbasi kërkohet të bëhet dhe t'u tregohet votuesve dhe popullit shqiptarë se: "Përse, kësaj rradhe shqiptarët humbën 6 deputetë ?( katër në votimet në Maqedoni dhe dy votimet në diasporë - deputetin e Europës dhe SHBA dhe Kanadasë në Amerikën Veriore) Mbasi, BDI dhe kryetari i saj zoti Ali Ahmeti, po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi fitores së 14 deputeteve, në ndërkohë, që "PDSH - ja e Menduh Thaqit, me 8 deputete e saj dhe partitë e tjera që nuk morën as edhe një deputet " i kan ngritur duart lart", duke dëshmuar se as opozita nuk është e interesuar për të iu përgjigjur pyetjeve, të sipër cituara. Të paktën kështu mendojnë këtu në SHBA, shqiptarët e Amerikës, të cilët kanë qenë shumë të dëshpëruar, ngase ajo "humbja e 6 deputeteve dhe sidomos, ajo e dy deputeteve të diasporës (një në Europë dhe një në SHBA) nuk është përmendur të paktën deri tani as edhe me një fjalë të vetme, qoftë nga BDI dhe zoti Ali Ahmeti që fitojë zgjedhjet për shqiptarët, por edhe nga partitë opozitare shqiptare. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se fitorja u takon të gjithë shqiptarëve, sepse, sipas tij, ata dëshmuan se dinë të votojnë sipas standardeve të vendeve më demokratike të Bashkimit Evropian, pa e permendur fare arsyen se : "Përse, shqiptarët në Maqedoni i humbën kësaj rradhe 6 deputetë( dhe mes tyre ata të dy nga diaspora )" "Një fitore për disa, është një humbje për të gjithë!" thotë politologu i njohur amerikan Pet Buchanan Në zgjedhjet e 5 qershorit 2011, në Maqedoni ndërsa BDI-ja e Ali Ahmetit fitoi 14 deputetë dhe PDSH-ja e Menduh Thaqit, 8 deputet, RD-ja e Rufi Osmanit me 2 deputetë(gjithësej 26 deputetë ) , kësaj i thonë "Një fitore për disa, është një humbje për të gjithë!" për shqiptarët në Maqedoni. Mirëpo, nuk ishte aq shumë rëndësishme dhe aq e lehtë për t'u analizuar që nga nata e hënë , kur u morën dhe rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve në Maqedoni. Andaj tani që mbasi kemi një "kondensimin" të madh të këtyre problemeve me partitë shqiptare, të gjitha mendimet e mbi zgjedhjet 2011, duhen analizuar dhe dhënë përgjigje me përgjegjësi kombëtare. Ndarja e votave të partive të majta në Maqedoni, dhe veçanërishtë Liberalët, e të pavendosurve kësaj rradhe ka ndihmuar edhe BDI-n e shqiptarëve të marri 14 deputetë. Sepse, po kjo është një edhe arsye se përse edhe Konservatorët dhe partitë e djathta që nuk ishin në gjendje të fitojnë më shumë ulëse dhe në fund të fundit të marrë shumicën e ulësve për të krijuar një maxhorancë të padiskutueshëme, në Parlamentin e ardhëshëm të Maqedonisë, ashtu si pretendonin maqedonasit. Përkatësishtë, ashtu siç i kemi parë, partitë maqedonase, që kanë fituar këto 20 vjet vetëm partitë e bllokut maqedonas, qofshin ato të majta apo edhe të djathta. Tek partitë e maqedonasve ndarja e votave lidhet me të vetmen arsye , që është zgjidha e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë . Dhe, kjo ka më shumë rëndësi në votën krahasur me atë me atë se kush do të ishte deputet nga parlamenti i Maqedonisë. Partive maqedonase dhe Gruevskit, në këto votime i duhej " kush do t'a përfaqësojë tani zyrtarisht dhe i "kontrulluar" nga qeveria zgjedhjen e problemit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë që e kundërshtonë atë" në diasporë. "Kujt po i intereson dhe kujt nuk po i ineterson zgjedhja e emrit? BEQIR SINA, New York BENSONHURST BROOKLYN NY: Pra, duke u nisur nga ky interes dyshimet hidhen në atë se; "kujt po i intereson dhe kujt nuk po i ineterson zgjidhjae e emrit? Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar gjithsej 437.665 vota ose 39 për qind të tyre, çfarë nënkupton 53 deputetë plus 3 nga diaspora – gjithsej 56 mandate deputetësh, Pra, ajo ka humbur 10 deputetët që do të krijonte shumicën absolute në parlamentin e Maqedonisë(ka zbritje). Pas saj radhitet opozita maqedonase, Lidhja Social-Demokrate, e majta maqedonase e cila ka fituar 367.876 vota ose 32.78 për qind të tyre, që përkthyer në mandate nënkupton 42 deputetë . Ose 10 deputetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara( ka rritje). Në kampin politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 114.870 vota ose 10,24 për qind, çfarë nënkupton 14 mandate deputetësh; Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 66.055 vota ose 5,89 për qind, që nënkupton 8 mandate deputetësh, dhe Rilindja Demokratike Kombëtare ka fituar 29.981 vota ose 2,67 për qind, çfarë do të thotë 2 deputetë.(ka një humbje të katër deputetëve duke marr për bazë numërin e lektoratit shqiptar) Për këtë humbje deputetësh, kampi politik shqiptar të mos harrojmë se vetëm nga DR-ja e ish kryetarit të saj Imer Selmanit, i ikën "për lesh qeni" i themi ne shqiptarët, më shumë se 23 mijë vota shqiptarësh. Pa llogaritur partitë e tjera që ndoshta i kalojnë dhe 40 mijëvota të ikura kotë për votuesit shqiptarë, vetëm sepse" u bë luftë e madhe që të "nxjerrin " jashtë loje, jo vetëm këtë parti, por edhe partitë e tjera të vogla, nga partitë e mëdha shqiptare. Pra, sipas llogaritjeve çka tregon se shqiptarët kësaj rradhe kanë humbur jo vetëm 6 deputetë, dhe madje dy deputetë të diasporës që konsederoheshin të "sigurtë", në Europë dhe SHBA e Kanada, ku shumica e shtetasve të Maqedonisë janë shqiptarë, por, që fatkeqësisht na qenkan dhe në numër shumë më të vogël sepse janë "të pa regjistruar" ! Në të njëjtën kohë që zyrtarishtë shqiptarët në Maqedoni dihet se janë më shumë se 33 përqind. Fatkeqësia më e madhe ishte se Kandidatët shqiptarë në diasporë, humbën se nuk arritën të fitojnë, as vota të mjaftueshme as edhe për një deputet në parlamentin e Maqedonisë, kurse "fatkeqësisht" tre deputetët e diasporës i ka fituar "fare lehtë" partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, edhe pse me një numër tepër të vogël të votuesve shqiptar(të paktën në Europë dhe SHBA e Kanada). Me 1578 vota VMRO-DPMNE ka fituar në njësinë zgjedhore numër 7 që përfshin kontinentin evropian, me 560 vota ka nxjerrë deputet në zonën numër 8 që përfshin kontinentin e Amerikës dhe në zonën numër 9 me 548 vota po ashtu ka fituar një deputet të diasporës ku përshihet Australia dhe Kina. Kush mundet t'i jap përgjigje dhe t'a heqi nga vetja gabimin për këtë se :"Në Shtetet e Bashkuara e Kanada, thuhet se kanë votuar vetëm 84 veta......!? Edhe, analistët, por edhe vetë shqiptarët mbas këtyre zgjedhjeve vlerësojnë se fakti që s’kan fituar asnjë deputetë shqiptarë, në Europë dhe SHBA e Kanada, vjen nga "pakujdesia" e pafalshme e partive politike shqiptare, të cilat nuk kanë shprehur as më të voglin interes, aq të mjaftueshëm për votën e diasporës. Duke, "ia dhënë" inkonito nga ana tjetër dhe i siguruar VMRO-së, tre deputet në parlament edhe pse me një numër shumë më të vogël të votave, në krahasim me numërin real të nëse do të punohej si duhej me votat e shqiptarëve. Si shembull po marrë se po të ishte punuar me ndërgjegje:" Partitë shqiptare, kuptohet BDI-ja që ishte edhe në qeveri vetëm në Staten Island - New York,ku ka mbi 15 mijë dibranë, do të kishte marrë më shumë vota se VMRO-ja e Gruevskit. Pra, e thënë pak më shqip "vetëm me votat e dibranëve nëse votonin, me 5 qershor, do të kishim një deputet shqiptarë në Amerikë." “Kjo humbje ishte diçka që nuk duhej të ndodhte! dhe shkaqet duhet të gjinden...! Pasiqë, rezultati nuk është në asnjë mynyrë realiteti . Për këtë, më tepër se emigrantët shqiptarë, në se këta janë apo nuk janë të regjistruar, nuk ka shumë rëndësi, sepse në se nuk janë të intersuar emigrantët shqiptar (që kan 1000 halle) lind pyetja se; "a ishin të interesuara dhe vetë partitë shqiptare, në Maqedoni?" për t'i regjestruar! dhe u marrë ata me këtë proces qysh në kohë dhe jo të vinin në Amerikë dhe të bënin viizita turistike. Partitë shqiptare, le të bënin as më pak dhe as më shumë se sa bëri Gruevski me partinë e tij - I cili, e bëri gjithëçka në afat dhe në mënyrë prefide me vetë njerëzit e tij të dërguar këtu. Ai dërgoi një farë Miloshski , teksa ai shkoi "derë më derë" maqedonasi në Amerik e Kanada, deri sa shfyrtëzojë dhe meshat nëpër çdo Kishë maqedonase, si ajo për të regjistruar maqedonasit, në afatin e caktuar, edhe në "Kiri Methodist Church" në New Jersey dhe kishën United Methodist Church në Toronto - Kanada . Këtu, të shtunën në 4 qershor, konsullata maqedonase, thanë se i dërgoi me atubusë, diasporën maqedonase në vendvotimet pranë zyrave konsullore në Çikago dhe Nju Jork, për të votuar, teksa pamë që ishin grumbulluar para konsullatave të tyre, emigrantët maqedonas, të ishin duke pritur në radhë për të votuar në 4 qershor, si në kohën e komunizmit. Gruevski, me finokëri e ka vënë në jetë këtë strategji, të tij, duke e parë se partitë shqiptarë në Maqedoni "nuk kishin treguar" qysh në Shkup, as kurrë farë interesi për deputetet e diasporës" . Kështu, ai e pati më të lehtë, për të bërë edhe manipulime me vendvotimet, ku është votuar, në diasporë. Faktet tregojn se edhe në Zvicër, të paktën si shembull:" ku është edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptar nga Maqedonia. Atje, është votuar vetëm në dy vendvotime vetëm në Bern dhe Gjenevë, kurse, "Gruevski" nuk e ka parë të nevojshme të votohet në Cyrih e kështu me radhë qytetet e tjera ku jetojnë m?7 së shumti shqiptarët." Pra,si e si për të eleminuar edhe ata shqiptarë të regjistruar dhe ulur numërin e tyre në diasporë. Edhe ligji i votimit për disaporën, ishte me plot të meta, dhe u bë në mënyrë të shpejtuar. Ndryshimet për votimin e diasporës u bënë nga koalicioni VMRO-BDI jo në afatin dhe kohën e duhur. Ndërsa, fitorja e kandidatëve maqedonas në diasporë, tani vlerësohet se do të minimizojë edhe më tepër peshën politike të shqiptarëve në Parlamentin e ardhshëm. Dhe do të "shuaj" zërin e tyrë zyrtar - me një përfaqësues, me mandat si deputet nga Parlamenti i Maqedonisë, në kryeqendrat e botës, në Brkusel dhe Uashington - dy qendrat më të rëndësishme në botë, politikbërse. Dy qendra këto, ku dihet se edhe shqiptarët janë në numër më të madh dhe më të fuqishëm si disaporë. Kur roli i shqiptarëve ka ndikur edhe në çështje shumë më të mëdha. Për të fituar mandatet e diasporës, mandatari për krijimin e qeverisë së re ish-kryeministri Nikola Gruevski, dyshohet të ketë bërë edhe ndonjë "pazar politik" me palën greke. Sidomos, atë lidhur me çështjen e zgjedhijes së emrit të Maqedonisë, me deputetet e diasporës, sidomos duke shmangur një përfaqësues shqiptarë në Bruksel dhe Uashington. Për kryeministrin Nikollla Gruevski, fitorja e VMRO-DPMNE-së, është fitore e dyfishtë, ngase në kushte të krizës ekonomike dhe bllokimit permanent të fqinjit jugor, ai ka menduar se “Gjatë këtij mandati, vëmendje të posaçme do t’i kushtojjë procesit të integrimit dhe krijimit të mirëqenies ekonomike përmes thithjes së investimeve të huaja”, ka deklaruar Nikolla Gruevski, njëherësh kryeministër i Maqedonisë, mandatari për krijimin e qeverisë së re me kryetarin e BDI zotin Ali Ahmeti.. Kështu, që me të drejtë dyshohet se Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, "për mosndryshimin e emrit të Maqedonisë, si një parakusht për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe edhe në Bashkimin Evropian (BE), nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, edhe këmbëngulja e Kryeministrit të Greqisë, Zotit Papandreu, për zgjidhejn e emrit të Maqedonisë, sipas "variantit të Greqisë", duket se kanë arritur në një marrëveshje mes tyre, për zgjedhjen e deputetëve të diasporës. edhe pse jo"ndoshta, edhe me ndihmën e lobit grek, në SHBA.....!?" Sepse, pikërishtë këtu qëndron edhe rëndësia e një deputeti, në SHBA-ës, dhe në Europë, ku luhen dhe fatet e popujve dhe vetë Maqedonisë. Kjo me shkas se meqënse dhe ndikimi është më i madh - kur si shtet ke edhe një deputet që përfaqëson shtetin tëndë, "i zgjedhur me vota" e diasporës, për të kontaktuar me mandatin e diasporës në Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Kongresin Amerikan dhe Këshillin e Europës. Këto dyshime mbi mënyrën sesi i fitojë Nikola Gruevski, tre deputetë e disaporës fare lehtë, ngrihen edhe nga partitë të opozitës në Maqedoni, të cilat, në mënyrë të tërthortë, po akuzojnë Nikola Gruevskin se "nuk i interson zgjedheja e emrit me Greqinë". Sipas tyre, Gruevski ka "dhënë garanci" se po qe se bëhet zgjidheja e problemit të emrit "atëhere Maqedonia mund të destabilizohet ." Mirëpo, jo më kotë thuhet se prej se kur erdhi në pushtet Gruevski, jo pa qëllim po mban së bashku me zotin Papandreu, pa e zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë ... "në mes qeverisë së Shkupit dhe Athinës". Sepse, tani nuk është më vetëm çështja e emrit, por fqinji jugor po kalon një "cunam" ekonomik .! dhe po shkon drejt "falemintimit".
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed