New York : Nxenesit shqiptare , feste e madhe per mbylljen e vitit shkollor

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Bronx  - New York : Nxenesit shqiptare , feste e madhe per mbylljen e vitit 
 shkollor ne gjuhen shqipe 
BEQIR  SINA, New York 
SHKOLLA  SHQIPE NE BRONX ORGANIZOI MBREMJE FESTIVE PER PERFUNDIMIN E VITIT 
TE RI  SHKOLLOR 
BRONX  - NEW YORK : Ne nje prej lokaleve me te frekuentuara te shqiptareve, 
 Restaurantin “ Maestros” Bronx - New York, dhjetera femije dhe prinder  
shqiptare, kane marre pjese ne festen e mbylljes se vitit te pare shkollor, 
te  shkolles se gjuhes shqipe ne kete qytet.  
Nxenesit  e kesaj shkolle, u mblodhen se bashku me prinderit e tyre, 
anetaret e Bordit te  Shkolles Shqipe dhe me Keshillin e Prinderve, duke ftuar me 
kete rast edhe disa  zyrtaret te pushtetit lokal, si dhe dashamire te 
shkolles shqipe." Mbremja  festive" ose si quhet ndryshe ne Shqiperi, "Festa e 
Abetares", u mbajt me 12  Qershor , per shenuar perfundimin e vitit te pare 
shkollor, Janar - Qershor  2011. 
Ne  kete mbremje, u ftuan dhe disa udheheqes dhe perfaqesues nga shoqatat,  
organizatat, veprimtar te dalluar te komunitetit shqiptar te New York-ut me 
 rrethe. Gjithashtu, ishin te ftuar edhe mysafire nga shkollat e tjera te  
komunitetit shqiptar, perfaqesues nga New Jersey, Connecticut, dhe nga 
Shkolla  shqipe ne qytetin e Usterit, Masaçusets te SHBA-se . 
Ne  kete mbremje argetuse, mesuesit, nxenesit dhe prinderit e tyre, shfaqen 
nje  program qe kishin pergatitur me klasat e nxeneseve, - program ky i 
pasur dhe  mjaft i larmishem qe ua shtoi edhe me shume gezimin e haren femijeve 
shqiptar .  Gjate ketij programi festiv nuk munguan as kenget e vallet 
popullore te muzikes  shqiptare nga te gjitha trevat, te perzgjedhur nga DJ dhe 
lojera te fatit.  
Ne  "Mbremejen festive", u ndane per nxenesit e pese klasave çertifikatat e 
 perfundimit te ketij viti shkollor, dhe nderuan disa mesues te kesaj 
shkolle,  dhe veprimtare te dalluar te komunitetit. Sikurse, me diploma te 
veçanta, u  vlersua, puna dhe perkushtimi i nxenesve dhe i tere stafit te 
shkolles, te  gjithe atyre qe kane kontribuar ne mesimin e gjuhes shqipe dhe 
ruajtjen e  traditave tona kombetare, ketu ne komunitet. 
Me  Intonimi e eksekutimit te hymneve kombetare te SHBA dhe Shqiperise, u 
hap dhe  "Mbremja festive" . Hymnet e te dyja vendeve u kenduan nga kori i 
femijeve te  shkolles shqipe ne Bronks -New York, me pjesmarrjen e te gjithe 
nxenesve te  shkolles, klasa e trete dhe e gjashte. 
Festa  e femijeve qe do te shenonte mbylljen e vitit te pare shkollor, u 
bashkedrejtua  nga zonja Vera Mjeku dhe Shkumbin Tetaj  
Zoti  Shkumbin Tetaj, duke folur ne emer te Bordit te shkolles Shqipe te 
Bronksit,  personelit mesimor dhe te Keshillit te prinderve, faleminderoje te 
gjithe  pjesmarresit per mireseardhjen.  
"Kemi  kenaqesin e veçante, tha ai qe po festojme se bashku me nxenesit e 
prinderit e  ketyre nexenesve, kete feste te bukur, te mbylljes se ketij 
sesioni te  suksesshem shkollor, me nje program artistik, te cilen e kemi 
pergatitur me  femijet, per te na dhene nje shfaqje te larmishme kulturore, e 
cila, ka per te  deshmuar vlerat e arritjeve e ketyre femijeve ne mesimin e 
gjuhes ametare dhe  ruajtjen e vlerave tona kombetare edhe ne disapore"  
Me  pase festen e femijeve e pershendeti edhe drejtorii i Shkolles Shqipe 
te  Bronksit - New York professor Ymer Ahmetaj. Ai uroje me kete raste edhe 
12  vjetorin e çlirimit te Kosoves, qe perkon me diten e festes se shkolles 
shipe ne  New York. 
"Shkolla  shqipe, tha drejtori i kesaj shkolle, ka filluar punen e saj me 
15 janar 2011.  Si çdo fillim edhe kjo shkolle, ka pasur veshteriste e veta, 
por, duke ju  falemnderuar punes se palodheshme te stafit te shkolles, 
perkrahsve, nxenesve te  kesaj shkolle, dhe prinderve te tyre, dashamiresve te 
arsimit , veshtersit jane  tejkaluar." 
Andaj  ai shfrytezoje rastin qe te faleminderoje dy perfaqesuesit e shtetit 
te Kosoves  dhe Shqiperise, zonjen Arta Rama Konsulle e Pergjitheshme e 
Kosoves, dhe zotin  Drtitan Mishto Konsull i Pergjitheshem i Shqiperise, ne New 
York, te cilet, qe  nga fillimi e deri ne hapjen e shkolles kan qene ne 
mesin e kesaj shkolle me  keshilla dhe sugjerime, si dhe me furnizimin e 
shkolles shqipe, me mjetet  mesimore - sidomos tekstet e Abetares. 
Nje  faleminderim te veçante drejtori i kesaj shkolle, ia drejtoje zotit 
James Vacca,  anetare i Keshillit te Bashkise se qytetit te New York-ut, qe se 
bashku me  professor Mit'hat Gashin, ka dhene ndihmen per zgjedhjen e 
problemit te lokalit  te shkolles. Njekohesit, ai falemnderoje edhe stafin e 
shkolles per punen dhe  suksesin qe kan arrit ne kete vit shkollor. 
Ne  fjalen e tij drejtori i kesaj shkolle, apeloj tek te gjithe shqiptaret 
qe te  regjistrojn femijet e tyre. 
"Me  qellim tha ai qe ata te aftesohen per shkrim dhe lexim, te komunikojne 
dhe  kendojne ne gjuhen shqipe, te njohin te kuptojn dhe çmojn traditen, 
vlerat dhe  te arriturat kombetare. te njohin, mire qe te kuptojne veçorite 
themelore  gjuhesore, kulturore, historike dhe gjeografike te gjthe hapsires 
shqiptare ku  jeton populli shqipetar." 
Ish  kongresisti Joe DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare 
Shqiptaro  Amerikane, e quajti pjesmarrjen e tij dhe te bashkeshortes Shirli 
Klojes -  DioGuardi, nje gezim i veçante qe bashke me femijet shqiptare dhe 
prinderit e  tyre, po festojme festen e shkolles shqip - ne SHBA.  
"Kjo,  tha zoti DioGuardi, eshte arsyeja se perse une dhe bashkeshortja ime 
Shirli  Klojes, nje veprimtare e shquar e çeshtjes shqiptare, erdhem qe 
t'ju nderojme ju  femije te dashur, sepse permendi ai gjuha dhe kultura, jane 
shume te rendesishme  per te ardhmen e çdo kombi."  
Ai  me pase iu beri thirrje femijeve qe te mos harrojne kurre gjuhen e 
tyre, dhe  keshillloje prinderit e ketyre femijeve, qe te mos i pengojne 
femijet, per te  mesuar gjuhen shqipe ne diaspor, se kjo theksoj zoti DioGuardi, 
vlene shume edhe  per te ardhmen e tyre ketu. 
Konsulli  i Pergjithshem i Shqiperise ne New York z. Dritan Mishto 
pershendeti femijet dhe  prinderit e tyre se bashku me diplomatin Fatmir Zajmi qe 
perfaqesonte Konsullen  e Pergjithesheme te Kosoves znj. Arta Rama. Shkolla 
Shqipe ne Bronks Nju Jork i  nderoje me diploma, dy perfaqesuesit e shteteve 
te Shqiperise, e Kosoves, zotin  James Vacca, si dhe nje numer biznesmesh dhe 
veprimtar te dalluar te komunitetit  shqiptar.  
Ne  festen e shklolles shqipe, u nderuan edhe media shqiptare ne Amerike, 
gazeta  Illyria, Bota Sot, axhensia e lajmeve INA, TV21, Albanian Culture, 
Alba TV,  gazeta Dielli, The Albanian Television of America, e tjer. 
Programin  e festes e çeli kenga e korit te femijeve te klases se pare 
"Festa e Abetares'  shoqeruar me nje recital . Ne vazhdim u kendua kenga "Moj 
Bubrrec - Moj Bubrrec"  - kenduar nga Alba Kukaj dhe Engjell Junçaj, shoqeron 
grupi i femijeve te klases  se pare. 
Recitali  - i femijeve Lorivert Çobo, Albion Tetaj dhe Besiona Metaliaj, u 
shoqerua grupi  i femijeve te klases se pare. Me pase u kendua, kenga e 
njohur per femije "Hapa  Dollapa", e cila shoqerohej me nje loje te bukur te 
nxenesve te  shkolles. 
"A  vritet Pavaresia" ishte kenga e kenduar nga Dea Elezaj dhe Ketrina 
Alika dhe  grupi i klase se katert te femijeve te shkolles e ndekur sipas 
programit me  recitmin "Ti Shqiperi me jep Nder" recituar nga Odeta Kurti 
Programi  vazhdoje me "Kenga e Nenes", kenduar nga Silvana Martinaj dhe 
recitimin  "Memedheu" te Eva Junçaj . Kenge per Pavaresine e Kosoves, kendoi 
dhe Melinda  Loçi dhe Lorivert Çobo shoqeruar nga grupi i femijeve te klases 
se peste ndjekur  nga nje valle nga grupi i vajzave te shkolles shqipe ne 
Bronks.  
Pas, fjalimeve te rastit dhe programit festive, ku pothuajse te  gjithe 
femijet kane recituar vargje nga poetet e njohur shqiptare, per 123  nxenesit e 
kesaj shkolle, te ndare ne pese grupe, kane marre nepermjet  duartrokitjeve 
te femijeve te tjere dhe prinderve te tyre edhe deshmite e  pjesmarrjes ne 
kete vit shkollor.  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Bronx  - New York : Nxënësit shqiptarë , festë e madhe për mbylljen e vitit 
 shkollor në gjuhën shqipe 
BEQIR  SINA, New York 
SHKOLLA SHQIPE NË BRONX ORGANIZOI MBRËMJE FESTIVE PËR PËRFUNDIMIN E VITIT 
TË RI  SHKOLLOR 
BRONX  - NEW YORK : Në një prej lokaleve më të frekuentuara të shqiptarëve, 
 Restaurantin “ Maestros” Bronx - New York, dhjetëra fëmijë dhe prindër  
shqiptarë, kanë marrë pjesë në festën e mbylljes së vitit të parë shkollor, 
të  shkollës së gjuhës shqipe në këtë qytet.  
Nxënësit e kësaj shkolle, u  mblodhën së bashku me prindërit e tyre, 
anëtarët e Bordit të Shkollës Shqipe dhe  me Këshillin e Prindërve, duke ftuar me 
këtë rast edhe disa zyrtarët të  pushtetit lokal, si dhe dashamirë të 
shkollës shqipe." Mbrëmja festive" ose si  quhet ndryshe në Shqipëri, "Festa e 
Abetares", u mbajt më 12 Qershor , për  shënuar përfundimin e vitit të parë  
shkollor, Janar - Qershor 2011. 
Në këtë mbrëmje, u ftuan dhe  disa udhëheqës dhe përfaqësues nga shoqatat, 
organizatat, veprimtar të dalluar  të komunitetit shqiptar të New York-ut me 
rrethe. Gjithashtu, ishin të ftuar  edhe mysafirë nga shkollat e tjera të 
komunitetit shqiptar, përfaqësues nga New  Jersey, Connecticut, dhe nga 
Shkolla shqipe në qytetin e Usterit, Masaçusets të SHBA-së . 
Në këtë mbrëmje argëtuse, mësuesit, nxënësit dhe  prindërit e tyre, shfaqën 
një program që kishin përgatitur me klasat e  nxënëseve, - program ky i 
pasur dhe mjaft i larmishëm që ua shtoi edhe më shumë gëzimin e haren fëmijëve  
shqiptar . Gjatë këtij programi festiv  nuk munguan as këngët e vallet 
popullore të muzikës shqiptare nga të gjitha  trevat, të përzgjedhur nga DJ dhe 
lojëra  të fatit.  
Në "Mbremëjen festive", u  ndanë për nxënësit e pesë klasave çertifikatat e 
përfundimit të këtij viti  shkollor, dhe nderuan disa mësues të kësaj 
shkolle, dhe veprimtarë të dalluar të  komunitetit. Sikurse, me diploma të  
veçanta, u vlersua, puna dhe përkushtimi  i nxënësve dhe i tërë stafit të 
shkollës, të gjithë atyre që kanë kontribuar në  mësimin e gjuhës shqipe dhe 
ruajtjen e traditave tona kombëtare, këtu në  komunitet. 
Me Intonimi e eksekutimit të hymneve kombëtare të SHBA dhe  Shqipërisë, u 
hap dhe "Mbrëmja festive" . Hymnet e të dyja vendeve u kënduan nga  kori i 
fëmijeve të shkollës shqipe në Bronks -New York, me pjesmarrjen e të  gjithë 
nxënësve të shkollës, klasa e tretë dhe e gjashtë. 
Festa e  fëmijeve që do të shënonte mbylljen e vitit të parë shkollor, u 
bashkëdrejtua  nga zonja Vera Mjeku dhe Shkumbin Tetaj  
Zoti Shkumbin Tetaj, duke  folur në emër të Bordit të shkollës  Shqipe të 
Bronksit, personelit mësimor dhe të Këshillit të prindërve,  faleminderojë të 
gjithë pjesmarrësit për mirëseardhjen.  
"Kemi kënaqësin e veçantë,  tha ai që po festojmë së bashku me nxënësit e 
prindërit e këtyre nëxënësve, këtë  festë të bukur, të mbylljes së këtij 
sesioni të suksesshëm shkollor, me një  program artistik, të cilën e kemi 
përgatitur me fëmijët, për të na dhënë një shfaqje të larmishme  kulturore, e 
cila, ka për të dëshmuar vlerat e arritjeve e këtyre fëmijëve në  mësimin e 
gjuhës amëtare dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare edhe në disaporë"  
Më  pasë festën e fëmijeve e përshëndeti edhe  drejtorii i Shkollës Shqipe 
të Bronksit - New York professor Ymer Ahmetaj. Ai  urojë me këtë rastë edhe 
12 vjetorin e çlirimit të Kosovës, që përkon me ditën e  festës së shkollës 
shipe në New York. 
"Shkolla shqipe, tha  drejtori i kësaj shkolle, ka filluar punën e saj më 
15 janar 2011. Si çdo fillim  edhe kjo shkollë, ka pasur vështëristë e veta, 
por, duke ju falemnderuar punës  së palodhëshme të stafit të shkollës, 
përkrahsve, nxënësve të kësaj shkolle, dhe  prindërve të tyre, dashamirësve të 
arsimit , vështërsit janë  tejkaluar." 
Andaj ai shfrytëzojë rastin që të faleminderojë dy  përfaqësuesit e shtetit 
të Kosovës dhe Shqipërisë, zonjën Arta Rama Konsulle e  Përgjithëshme e 
Kosovës, dhe zotin Drtitan Mishto Konsull i Përgjithëshëm i  Shqipërisë, në New 
York, të cilët, që nga fillimi e deri në hapjen e shkollës  kan qënë në 
mesin e kësaj shkolle me këshilla dhe sugjerime, si dhe me  furnizimin e 
shkollës shqipe, me mjetet mësimore - sidomos tekstet e  Abetares. 
Një  faleminderim të veçantë drejtori i kësaj shkolle, ia drejtojë zotit 
James Vacca,  anëtarë i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New York-ut, që së 
bashku me  professor Mit'hat Gashin, ka dhënë ndihmën për zgjedhjen e 
problemit të lokalit  të shkollës. Njëkohësit, ai falemnderojë edhe stafin e 
shkollës për punën dhe  suksesin që kan arrit në këtë vit shkollor. 
Në fjalën e tij drejtori i kësaj shkolle,  apeloj tek të gjithë shqiptarët 
që të regjistrojn fëmijët e  tyre. 
"Me  qëllim tha ai që ata të aftësohen për shkrim dhe lexim, të komunikojnë 
dhe  këndojnë në gjuhën shqipe, të njohin të kuptojn dhe çmojn traditën, 
vlerat dhe  të arriturat kombëtare. të njohin, mirë që të kuptojnë veçoritë 
themelore  gjuhësore, kulturore, historike dhe gjeografike të gjthë hapsirës 
shqiptare ku  jeton populli shqipëtar." 
Ish kongresisti Joe  DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare 
Shqiptaro Amerikane, e quajti  pjesmarrjen e tij dhe të bashkëshortes Shirli 
Klojes - DioGuardi, një gëzim i  veçantë që bashkë me fëmijët shqiptarë  dhe 
prindërit e tyre, po festojmë festën e shkollës shqip - në SHBA.  
"Kjo, tha zoti DioGuardi,  është arsyeja se përse unë dhe bashkëshortja ime 
Shirli Klojes, një veprimtare e  shquar e çështjes shqiptare, erdhëm që 
t'ju nderojmë ju fëmijë të dashur, sepse  përmendi ai gjuha dhe kultura, janë 
shumë të rëndësishme për të ardhmen e çdo  kombi."  
Ai më pasë iu bëri  thirrje fëmijeve që të mos harrojnë kurrë gjuhën e 
tyre, dhe këshilllojë  prindërit e këtyre fëmijëve, që të mos i pengojnë 
fëmijët, për të mësuar gjuhën  shqipe në diaspor, se kjo theksoj zoti DioGuardi, 
vlenë shumë edhe për të  ardhmen e tyre këtu. 
Konsulli i Përgjithshëm i  Shqipërisë në New York z. Dritan Mishto 
përshendeti fëmijet dhe prindërit e tyre  së bashku me diplomatin Fatmir Zajmi që 
përfaqësonte Konsullën e Përgjithëshëme  të Kosovës znj. Arta Rama. Shkolla 
Shqipe ne Bronks Nju Jork i nderojë me  diploma, dy përfaqësuesit e shteteve 
të Shqipërisë, e Kosovës, zotin James  Vacca, si dhe një numër biznesmesh dhe 
veprimtar të dalluar të komunitetit  shqiptar.  
Në  festën e shklollës shqipe, u nderuan edhe media shqiptare në Amerikë, 
gazeta  Illyria, Bota Sot, axhensia e lajmeve INA, TV21, Albanian Culture, 
Alba TV,  gazeta Dielli, The Albanian Television of America, e tjer. 
Programin e festës e çeli  kënga e korit të fëmijëve të klasës së parë 
"Festa e Abetares' shoqëruar me një  recital . Në vazhdim u këndua kënga "Moj 
Bubrrec - Moj Bubrrec" - kënduar nga  Alba Kukaj dhe Engjëll Junçaj, shoqëron 
grupi i fëmijëve të klasës së  parë. 
Recitali - i fëmijeve Lorivert Çobo, Albion Tetaj dhe Besiona Metaliaj, u 
shoqërua grupi i  fëmijëve të klasës së parë. Më pasë u këndua, kënga e 
njohur për fëmijë "Hapa  Dollapa", e cila shoqërohej më një lojë të bukur të 
nxënësve të  shkollës. 
"A vritet Pavarësia" ishte kënga e kënduar nga  Dea Elezaj dhe Ketrina 
Alika dhe grupi i klasë së katërt të fëmijeve të shkollës  e ndekur sipas 
programit me recitmin "Ti Shqipëri me jep Nder" recituar nga  Odeta Kurti 
Programi vazhdojë me "Kënga e Nënës", kënduar nga Silvana Martinaj  dhe 
recitimin "Mëmëdheu" të Eva Junçaj . Këngë për Pavarësinë e Kosovës, këndoi dhe 
Melinda Loçi dhe Lorivert Çobo  shoqëruar nga grupi i fëmijëve të klasës së 
pestë ndjekur nga një valle nga grupi i vajzave të shkollës shqipe  në 
Bronks.  
Pas, fjalimeve të rastit dhe programit festivë,  ku pothuajse të gjithë 
fëmijët kanë recituar vargje nga poetët e njohur  shqiptare, për 123 nxënësit e 
kësaj shkolle, të ndarë në pesë grupe, kanë marrë  nëpërmjet duartrokitjeve 
të fëmijëve të tjerë dhe prindërve të tyre edhe  dëshmitë e pjesmarrjes në 
këtë vit shkollor.
shkolla112.JPG (image/jpeg, 67.1 KB) - not displayed
shkolla111.JPG (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
shkolla104.JPG (image/jpeg, 42 KB) - not displayed
shkolla093.JPG (image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
shkolla090.JPG (image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
shkolla087.JPG (image/jpeg, 31.8 KB) - not displayed
shkolla084.JPG (image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
shkolla082.JPG (image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
shkolla075.JPG (image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
shkolla072.JPG (image/jpeg, 40.5 KB) - not displayed
shkolla066.JPG (image/jpeg, 38 KB) - not displayed
shkolla062.JPG (image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
shkolla060.JPG (image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
shkolla056.JPG (image/jpeg, 42.5 KB) - not displayed
shkolla054.JPG (image/jpeg, 29.2 KB) - not displayed
shkolla052.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
shkolla045.JPG (image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.