Ne Broduej artistet shqiptare, kujtojne artistin e madh Bekim Fehmiun

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_VOAL  - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BRODUEJ ARTISTËT SHQIPTARË KUJTOJNË 
ARTISTIN E  MADH BEKIM FEHMIUNga BEQIR SINA, New York_ 
(http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=DIASPORANËZVICËRDHEBOTË&article=15077)   
_http://www.voal-online.ch/_ (http://www.voal-online.ch/)  
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)    
Ne  Broduej artistet shqiptare, kujtojne artistin e madh Bekim Fehmiun 
BEQIR  SINA, New York 
Gjoni  : Sa me shume kalon koha aq me shume vlerat e ketij aktori do te 
ngrihen ne syte  tane 
BROADWAY - NEW YORK :  Ne nje vjetorin e pare te vdekjes se Bekim Fehmiut, 
ne Broduej - New  York, "Producers Club Theaters"  i  eshte bere nje nderim 
i veçante, duke e kujtuar ate nepermjet kujtimeve si dhe  eshte shfaqur 
filmi "Dezertori" dhe u shfaq nje kolazh  me filmat me te bukur te Bekim Fehmiut 
mbledhur dhe pergatitur nga regjisori dhe  skenaristi Andamjon Murataj, 
fitues i Luanit te arte ne Festivalin e Filmit ne  Berlin 2010. 
Ndarja nga jeta , e aktorit te madh shqiptar, u shoqerua me diskutime, te  
artisteve shqiptar, ku aktore dhe adhurues te Bekim Fehmiut, folen gjate per 
 figuren e tij - duke sejll edhe disa kujtime nga takimet qe ndonjeri prej 
tyre,  ka pasur rastin te takohet me aktorin me fame boterore, dhe filmat e 
tij .Aktori  Uran Selimi, i nipi i Bekim Fehmiut, qe mori pjese ne kete 
perkujtimore, ka  feleminderuar perzemersisht te gjithe artistet shqiptare, ne 
New York, qe ata u  mblodhen se bashku te kujtonin edhe ne New York, jeten 
vepren te artistit Bekim  Fehmiu, dajes se tij,. 
Bashkeorganizatoret Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova  qe 
jeton e vepron ne SHBA, dhe skenografi e piktori Andis Gjoni, regjizor i  
njohur, ne atdhe e komunitet, ftuan te nderojne ne pervjetorin e pare te 
ndarjes  nga jeta te aktorit te madh shqiptare Bekim Fehmiu, ne Broduej - 
"Producers Club  Theaters", nje pjese te madhe te komunitetit e artisteve 
shqiptare, aktoret,  producentet, piktoret, skenografet, kengetare, muzikan, gazetar 
shkrimtar e  poet, shqiptar dhe koleget amerikan. 
Skenografi e piktori Andis Gjoni, regjizor i njohur, ne hapje te kesaj  
perkujtimore, u tha te pranishmeve, se ata ishin mbledhur ne kete darke, ne  
Broduej, te perkujtojne se bashku me artistet shqiptare, jeten dhe vepren e 
nje  artisti te madh shqiptar, nje figure te shquar dhe nje aktor te 
jashtezakonshem,  Bekim Fehmiun, i cili sot nje vit me pare u nda nga jeta, tha  ai. 
Gjoni tha  se "Êshte e veshtire te permbledhesh me pak fjale nje jete te 
trubulluar, nje  ekzistence vigane te mbushur me suksese, me nje krijimtari 
per t'a pasur zili,  me role ne krah te medhenj boterore. E gjithe jeta e 
Bekim Fehmiut ishte nje  meteor qe ndriçoje ne yjesine e kinematografise 
europiane dhe boterore me forcen  dhe vulen e shprititi shqiptar" 
Me tej  duke folur per jeten e tij prej artisti, Gjoni, theksoi se Fehmiu, 
ishte i pari  shqiptar qe arriti ne saje te talentiti te tij te 
jashtezakonshem por edhe te  punes se palodhur te krijote role te paperseriteshme duke u 
rradhitur nder  aktoret me te mire europiane. Per kete ai permendi faktin 
se megjithese, kane  kaluar shume vjet qe nga dita kur ai vendosi t'i 
perkushtohej artit te  kinematografise dhe vargu i filamve qe ai realizoi eshte 
teper i gjate, por ato  te gjithe pa perjashtim flasin e na tregojne per 
talentin e tij te  madh. 
Gjoni kujtoje  se ai lindi ne Sarajeve, u rrit ne Prizren, jetoi ne 
Shkoder, u shkollua ne  Beograd, u be i famshhem ne France, aktroi ne SHBA, la 
gjurmen e tij ne Itali,  shkelqeu ne Europe dhe prehet sot ne gjirin e tokes se 
tij te dashur, ne valet e  Lumbardhes qe mbajne shpirtin e tij te bardhe si 
vete emri i vendprehjes se  fundit. 
"Nese  e shikojme me kujdes kete rrugetim, tha ai e kuptojme qe ai ishte 
misherimi i  njeriut te lire, i  atistit pa kufij  qe me artin e tij kerkoi te 
bashkonte anet e kunderta. Ai ishte nje ure  komunikimi e pazevendesueshme  
qe  shpesh u keqkuptua. Ai kudo e kurdohere nderoi vehten dhe kombin e 
tij." tha  zoti Gjoni. 
Jeten artistike  te aktorit te madh shqiptar , zoti Gjoni e pershkroi prej 
nga suksesin e pare,  qe Fehmiu preku me filmin "Takim me cigane te lumtur" 
ne vitin 1967, me pas  realizoi rolin a paharrueshem te Uliksit ne filmin 
"Odisea". Kush e ka pare ate  interpretim te jashtezakonshem, theksoi Gjoni, 
nuk mund te mos kete mbetur i  mahnitur nga loja aktoriale, nga bukuria 
trupore, nga thellesia me te cilen e ka  trajtuar rolin Bekim Fehmiu. Me 
temporitmin e perkryer ai te mberthente duke te  krijuar emocione te veçanta. Nuk te 
hiqet nga mendja veshtrimi i tij depertues,  aktrimi i jashtezakonshem ne 
krah te te madhes Irene Papas. I barabarte mes te  barabarteve, ai shkelqeu 
ne profesionin e tij. 
Ai  permendi dhe nj?7 varg filmash te sukseshem si "Aventurieret" ne krah 
te Sharl  Aznavurit dhe Kandice Bergenit. pastaj filmin "Dezertori" duke 
vijuar me filmat  "Debora e fundit e pranveres", "E Diela e zeze", "Pergjithmone 
Xhulia" filmi  serial italian shume i suksesshem ne vitet '80 edhe ne 
Shqiperi. Gjithsej 41  filma mes aktoreve me te mire si Klaudia Kardinale, Robert 
Shou, Fernando Rei,  Ava Gardner etj, ka theksuar Gjoni.  
Sa me  shume kalon koha aq me shume vlerat e ketij aktori do te ngrihen ne 
syte tane.  Gjate viteve te izolimit dhe ndarjes se madhe te trojeve 
shqiptare ai nuk  pati mundesi te aktronte ne gjuhen  shqipe. Pengu qe ai kishte 
per te luajtur Skenderbeun do ta kemi edhe ne  pergjithmone sepse ai sigurisht 
qe do kishte realizuar nje figure te  paharrueshme te heroit. E them kete 
pasi Bekim Fehmiu ishte i prere per role ne  filmat historike. Me stilin e 
tij ekspresiv ngjante me teper me nje mit te  epokave te kaluara mbushur me 
epizmin karakteristik te shqiptarit. 
Ai  tere jeten punoi qe te ishte nje ure miqesie midis armiqesive te 
perjetshme  ballkanike. Nje ure qe mundohej te kapercente muret ndarese. Dhe ne 
fund kur e  pa se e kishte te pamundur te ndalonte makinerine e tankeve qe po 
shtypnin  popullin e tij, ai e ktheu protesten e tij ne nje heshtje 
refuzuese. 
Sot te  gjithe duhet te perkulen perpara ketij aktori te madh, edhe 
shqiptaret edhe  serbet sepse ai i perket te dy kombeve, ai i dha shume artit ne 
Serbi dhe ne te  njejten kohe i dha shume edhe kombit te tij duke e ngritur 
lart emrin e  shqiptarit me vepren e tij. Ne spektaklin "Dua me shume 
Shqiperine" te  organizuar nga regjisorja e madhe Vera Grabocka ai do te shprehej: 
"Nuk  ekzistojne popuj te mire e te keqij, religjione te mire e te keqij, por 
 ekzistojne vetem njerez te mire e te keqij." 
"Ska  gje me te fuqishme se dashuria .... ndaj edhe une me dashurine per 
Shqiperine ne  zemer e ne shpirt, kam qene ne çdo hap e ne çdo vend ku kam 
shkuar. Kudo kam  dashur te le gjurmet e mia si shqiptar, qe edhe kur te mos 
jem ne jete, te kete  mbetur vepra ime." 
Artistet kujtojne artistin 
Uk  Lushi - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit 
"Atlantiku",  publicist dhe shkrimtar solli mes emocioneve  edhe kujtimet e tij nga 
takimi me  aktorin e madh Bekim Fehmiu ne Prishtine, ku ai e ka takuar ate 
15 vjet me pare,  neprmjet nje kumtese te shkurter qe ai e kishte titulluar 
"Nulli secundus -  Bekim Fehmiu". 
Kur ne  veren e vitit 1995 shkova ne atdhe per pushime pata rastin te 
takohem dhe  miqesohem me artistin Bekim Fehmiu. 
Ju  paraqita pasi disa miq me thane se ishte njeri i veshtire dhe nuk 
denjonte te  fliste me njerez te panjohur. Ia thashe kete sapo ju afrova 
tavolines ku po  rrinte me disa persona te tjere. Ai buzeqeshi dhe foli: "E shihni, 
ju po flisni  me mua dhe une po flas me ju; nuk qenkam edhe aq me rrenge- 
urdheroni dhe  uluni." 
Kaq  thjeshte dhe keshtu direkt dhe njerezisht fliste dhe vepronte njeriu, 
i cili  gjate jetes se tij shkelqeu prej drrasave te teatrit e deri ne majat 
e  Hollywoodit. 
Prej  atij momenti, per tete dite me radhe, qendrova me te, vellezerit e 
tij-  Bashkimin dhe Fatmirin, dhe miq tjere te mjeshtrit, ne kompleksin Qafa 
ne  Prishtine. Çdo here prej ores 10 te paradites, kur pinim kafen e 
mengjesit, deri  ne ora 2 te pasdites, kur hanim dreken. Pastaj ai shkonte ne shtepi 
te pushonte  nderkaq une ikja te çmallesha me Prishtinen deri naten vone. 
Njeriu  dhe artisti Fehmiu kane qene nje. Ai ishte shume i madh per 
ordinaritetin e  jetes. Kujtoj me lumturi rrefimet dhe keshillat e tij per jeten, 
lirine, artin  dhe dashurine njerezore. 
E ka  pasur nje peng te madh- deshi te luante Gjergj Kastriotin. E 
perseriste çdo kohe  kete deshire te zjarrte. E pyesja mos ishte i vjeter tashme te 
luante rolin e  heroit shqiptar dhe ai me fliste per ore te tera se si 
aktori i vertete nuk njeh  moshe, prandaj 25 vjeçari mund te te habise duke 
luajtur nje 50 vjeçar dhe 50  vjeçari mund te luaje nje 25 vjeçar bindes pa asnje 
problem. Mbase kjo lehtesi  dhe ky eternalitet i metodes se tij aktoreske 
duhet te kene qene dy nga sekretet  e madheshtise se tij si aktor. 
Mandata e zeze mbi vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu qe u dha me 15  qershor 
2010 qe nje shok i dhimbshem. Jam ndier si ndihet njeriu kur humb nje  anetar 
te familjes. 
Une  nuk mbaj mend te kem takuar ndonje njeri ne jeten time te deritanishme 
qe te  kete pasur prezence aq te fuqishme. Rrezatonte magji dhe natyrshmeri 
te rralle.  Per mua Bekim Fehmiu ishte dhe do te mbetet AKTOR dhe NJERI i 
JASHTEZAKONSHEM.  Ndihem me fat qe e njoha edhe fizikisht. 
Lushi  : I pushofte shpirti ne paqe dhe ne shoqerine e engjujve. Kujtimi i 
tij mos u  harrofte kurre. 
Ish- regjisori e skenografi i Televizionit Shqiptare, Astrit  Tota,(piktor) 
i cili prej vitesh jeton ne SHBA, thote se ndarja nga jeta e  aktorit 74 
vjeçar shqiptar Bekim Femiu e ka shtangur. Ai kujton duke thene se  
"Gradualisht, si ne ekran me del para sysh ky artist; kolosi i ekraneve te  diteve qe 
bashkejetuam; (brilant neper interpretimet e persosura qe realizoi)  duke 
vulosur artin dhe gjithçka te vetvetes me zemer te madhe. Zoti Tota, duke  
vlersuar protretin e tij tha se: “Portreti i Bekim Femiut ishte me se i 
veçante,  i pa perseritshem. 
Na kaloi para sysh si nje yll neper Ballkan, ky Yll i Kinematografise  
Boterore. Figura e tij ishte vitale, plot energji, ne trup e ne shpirt; duke  
perjetuar lloj- lloje sfidash, deri edhe dertet e thella te fund jetes se vet; 
 me vetedije. Qe shprehur me fjalet e zemres se tij, se kishte nje deshire 
te  zjarrte per te interpretuar figuren e Kryelegjendarit, krye Heroin tone  
Kombetare - Gjergj Kastriot Skenderbeu ne nje film me permasat  
Hollivudiane. 
Aktori i njohur shqiptar ne SHBA, Luan Behxheti, aktori nga Tetova, qe ka  
interpretuar dhe luajtur ne disa filma dhe ne Broduej, tregon se e ka 
pelqyer  shume si person dhe si aktor me fame!”. Une, thote aktori i njohur ne 
komunitet,  Luan Behxheti, mundohem te bej nje karriere si ajo qe ka pate bere 
aktori yne i  famshem Bekim Fehmiu, por e di se e kam te veshtire dhe kam 
shume rruge te gjate  per te arritur ate, dhe suksesin e tij me permasa 
boterore. 
“Kam pasur  rast te luaj ne skene me Uliks Fehmiun, te birin e tij, ku kemi 
kaluar shume  mire dhe nje rast me beri shume te lumtur kur Bekim Fehmiu e 
kishte marr Uliksin  ne telefon dhe i kishte treguar se ju kam pare ne nje 
televizion te Kosoves,  nepermjet "Zerit te Amerikes",  duke  luajtur me Luan 
Bexhetin," Kjo ishte shume emocionuese per mua!" kishte thene  Bekim 
Fehmiu." 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Në Broduej artistët shqiptarë, kujtojnë artistin e madh Bekim  Fehmiun



BEQIR SINA, New  York



Gjoni : Sa më shumë kalon  koha aq më shumë vlerat e këtij aktori do të 
ngrihen në sytë  tanë



BROADWAY - NEW YORK :  Në një  vjetorin e parë të vdekjes së Bekim Fehmiut, 
në Broduej - New York, "Producers  Club Theaters"  i është bërë një nderim 
i veçantë, duke e kujtuar atë  nëpërmjet kujtimeve si dhe është shfaqur 
filmi "Dezertori"  dhe u shfaq nje kolazh me filmat me te bukur te Bekim Fehmiut 
 mbledhur dhe pergatitur nga regjisori dhe skenaristi Andamjon Murataj, 
fitues i  Luanit te arte ne Festivalin e Filmit ne Berlin 2010. 

Ndarja nga jeta , e aktorit të  madh shqiptar, u shoqërua me diskutime, të 
artistëve shqiptar, ku aktorë dhe  adhurues të Bekim Fehmiut, folën gjatë 
për figurën e tij - duke sejll edhe disa  kujtime nga takimet që ndonjeri prej 
tyre, ka pasur rastin të takohet me aktorin  me famë botërore, dhe filmat e 
tij .Aktori Uran Selimi, i nipi i Bekim Fehmiut,  që mori pjesë në këtë 
përkujtimore, ka feleminderuar përzemërsisht të gjithë  artistët shqiptarë, në 
New York, që ata u mblodhën së bashku të kujtonin edhe në  New York, jetën 
veprën të artistit Bekim Fehmiu, dajës së  tij,.


Bashkëorganizatorët Luan Bexheti,  producent e aktor i njohur nga Tetova që 
jeton e vepron në SHBA, dhe skenografi  e piktori Andis Gjoni, regjizor i 
njohur, në atdhe e komunitet, ftuan të  nderojnë në përvjetorin e parë të 
ndarjes nga jeta të aktorit të madh shqiptarë  Bekim Fehmiu, në Broduej - 
"Producers Club Theaters", një pjesë të madhe të  komunitetit e artistëve 
shqiptarë, aktorët, producentët, piktorët, skenografët,  këngëtarë, muzikan, 
gazetar shkrimtar e poet, shqiptar dhe kolegët  amerikan.


Skenografi e piktori Andis  Gjoni, regjizor i njohur, në hapje të kësaj 
përkujtimore, u tha të pranishmëve,  se ata ishin mbledhur në këtë darkë, në 
Broduej, të përkujtojnë së bashku me  artistët shqiptarë, jetën dhe veprën e 
një artisti të madh shqiptar, një figure  të shquar dhe një aktor të 
jashtëzakonshëm, Bekim Fehmiun, i cili sot një vit më  parë u nda nga jeta, tha ai.


Gjoni tha  se "Êshtë e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë një jetë të 
trubulluar, një  ekzistencë vigane të mbushur me suksese, me një krijimtari 
për t'a pasur zili,  me role në krah të mëdhenj botërorë. E gjithë jeta e 
Bekim Fehmiut ishte një  meteor që ndriçojë në yjësinë e kinematografisë 
europiane dhe botërore me forcën  dhe vulën e shprititi shqiptar"


Më tej  duke folur për jetën e tij prej artisti, Gjoni, theksoi se Fehmiu, 
ishte i pari  shqiptar që arriti në sajë të talentiti të tij të 
jashtëzakonshëm por edhe të  punës së palodhur të krijote role të papërsëritëshme duke u 
rradhitur ndër  aktorët më të mirë europianë. Për këtë ai permendi faktin 
se megjithëse, kanë  kaluar shumë vjet që nga dita kur ai vendosi t'i 
përkushtohej artit të  kinematografisë dhe vargu i filamve që ai realizoi është 
tepër i gjatë, por ato  të gjithë pa përjashtim flasin e na tregojnë për 
talentin e tij të  madh.


Gjoni kujtojë se ai lindi në Sarajevë,  u rrit në Prizren, jetoi në 
Shkodër, u shkollua në Beograd, u bë i famshhëm në  Francë, aktroi në SHBA, la 
gjurmën e tij në Itali, shkëlqeu në Europë dhe prehet  sot në gjirin e tokës së 
tij të dashur, në valët e Lumbardhës që mbajnë shpirtin  e tij të bardhë si 
vetë emri i vendprehjes së fundit. 

"Nëse e shikojmë me kujdes këtë rrugëtim, tha ai e kuptojmë që  ai ishte 
mishërimi i njeriut të lirë, i  atistit pa kufij që me artin e tij  kërkoi të 
bashkonte anët e kundërta. Ai ishte një urë komunikimi e  pazëvendësueshme  
qe shpesh u keqkuptua. Ai kudo e kurdoherë nderoi vehten  dhe kombin e tij." 
tha zoti Gjoni. 
Jetën artistike të aktorit të madh shqiptar , zoti  Gjoni e përshkroi prej 
nga suksesin e parë, që Fehmiu preku me filmin "Takim me  ciganë të lumtur" 
në vitin 1967, më pas realizoi rolin a paharrueshëm të Uliksit  në filmin 
"Odisea". Kush e ka parë atë interpretim të jashtëzakonshëm, theksoi  Gjoni, 
nuk mund të mos ketë mbetur i mahnitur nga loja aktoriale, nga bukuria  
trupore, nga thellësia me të cilën e ka trajtuar rolin Bekim Fehmiu. Me  
temporitmin e përkryer ai të mbërthente duke të krijuar emocione të veçanta. Nuk  të 
hiqet nga mendja vështrimi i tij depërtues, aktrimi i jashtëzakonshëm në 
krah  të të madhes Irene Papas. I barabartë mes të barabartëve, ai shkëlqeu në 
 profesionin e tij.


Ai permendi dhe nj?7 varg filmash të  sukseshëm si "Aventurierët" në krah 
të Sharl Aznavurit dhe Kandice Bergenit.  pastaj filmin "Dezertori" duke 
vijuar me filmat "Dëbora e fundit e pranverës",  "E Diela e zezë", "Përgjithmonë 
Xhulia" filmi serial italian shumë i suksesshëm  në vitet '80 edhe në 
Shqipëri. Gjithsej 41 filma mes aktorëve më të mirë si  Klaudia Kardinale, Robert 
Shou, Fernando Rei, Ava Gardner etj, ka theksuar  Gjoni.  

Sa  më shumë kalon koha aq më shumë vlerat e këtij aktori do të ngrihen në 
sytë  tanë. Gjatë viteve të izolimit dhe ndarjes së madhe të trojeve 
shqiptare ai  nuk  pati mundësi të aktronte në gjuhën shqipe. Pengu që ai kishte 
për të  luajtur Skënderbeun do ta kemi edhe ne përgjithmonë sepse ai sigurisht 
që do  kishte realizuar një figurë të paharrueshme të heroit. E them këtë 
pasi Bekim  Fehmiu ishte i prerë për role në filmat historikë. Me stilin e 
tij ekspresiv  ngjante më tepër me një mit të epokave të kaluara mbushur me 
epizmin  karakteristik të shqiptarit. 

Ai  tërë jetën punoi që të ishte një urë miqësie midis armiqësive të 
përjetshme  ballkanike. Një urë që mundohej të kapërcente muret ndarëse. Dhe në 
fund kur e  pa se e kishte të pamundur të ndalonte makinerinë e tankeve që po 
shtypnin  popullin e tij, ai e ktheu protestën e tij në një heshtje 
refuzuese. 

Sot të gjithë duhet të përkulen përpara këtij aktori të madh,  edhe 
shqiptarët edhe serbët sepse ai i përket të dy kombeve, ai i dha shumë  artit në 
Serbi dhe në të njëjtën kohë i dha shumë edhe kombit të tij duke e  ngritur 
lart emrin e shqiptarit me veprën e tij. Në spektaklin "Dua më shumë  
Shqipërinë" të organizuar nga regjisorja e madhe Vera Grabocka ai do të  shprehej: 
"Nuk ekzistojnë popuj të mirë e të këqij, religjione të mirë e të  këqij, por 
ekzistojnë vetëm njerëz të mirë e të këqij." 

"Ska gjë më të fuqishme se dashuria .... ndaj edhe unë me  dashurinë për 
Shqipërinë në zemër e në shpirt, kam qenë në çdo hap e në çdo vend  ku kam 
shkuar. Kudo kam dashur të le gjurmët e mia si shqiptar, që edhe kur të  mos 
jem në jetë, të ketë mbetur vepra ime."


Artistët kujtojnë artistin

Uk Lushi -  Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftëtar i Batalionit 
"Atlantiku", publicist  dhe shkrimtar solli mes emocioneve  edhe kujtimet e tij nga 
takimi me  aktorin e madh Bekim Fehmiu në Prishtinë, ku ai e ka takuar atë 
15 vjet më parë,  nëprmjet një kumtesë të shkurtër që ai e kishte titulluar 
"Nulli secundus -  Bekim Fehmiu".

Kur në verën e vitit 1995 shkova në atdhe për  pushime pata rastin të 
takohem dhe miqësohem me artistin Bekim  Fehmiu. 

Ju paraqita pasi disa miq më  thanë se ishte njeri i vështirë dhe nuk 
denjonte të fliste me njerëz të  panjohur. Ia thashë këtë sapo ju afrova 
tavolinës ku po rrinte me disa persona  të tjerë. Ai buzëqeshi dhe foli: "E shihni, 
ju po flisni me mua dhe unë po flas  me ju; nuk qenkam edhe aq me rrenge- 
urdhëroni dhe uluni." 

Kaq thjeshtë dhe kështu  direkt dhe njerëzisht fliste dhe vepronte njeriu, 
i cili gjatë jetës së tij  shkëlqeu prej drrasave të teatrit e deri në majat 
e Hollywoodit. 

Prej atij momenti, për tetë  ditë me radhë, qëndrova me të, vëllëzërit e 
tij- Bashkimin dhe Fatmirin, dhe miq  tjerë të mjeshtrit, në kompleksin Qafa 
në Prishtinë. Çdo herë prej orës 10 të  paradites, kur pinim kafen e 
mëngjesit, deri në ora 2 të pasditës, kur hanim  drekën. Pastaj ai shkonte në shtëpi 
të pushonte ndërkaq unë ikja të çmallesha me  Prishtinën deri natën vonë. 

Njeriu dhe artisti Fehmiu  kanë qenë një. Ai ishte shumë i madh për 
ordinaritetin e jetës. Kujtoj me  lumturi rrëfimet dhe këshillat e tij për jetën, 
lirinë, artin dhe dashurinë  njerëzore. 

E ka pasur një peng të madh-  deshi të luante Gjergj Kastriotin. E 
përsëriste çdo kohë këtë dëshirë të  zjarrtë. E pyesja mos ishte i vjetër tashmë të 
luante rolin e heroit shqiptar  dhe ai më fliste për orë të tëra se si 
aktori i vërtetë nuk njeh moshë, prandaj  25 vjeçari mund të të habisë duke 
luajtur një 50 vjeçar dhe 50 vjeçari mund të  luajë një 25 vjeçar bindës pa asnjë 
problem. Mbase kjo lehtësi dhe ky  eternalitet i metodës së tij aktoreske 
duhet të kenë qenë dy nga sekretet e  madhështisë së tij si aktor. 

Mandata e zezë mbi vdekjen e  aktorit Bekim Fehmiu që u dha me 15 qershor 
2010 qe një shok i dhimbshëm. Jam  ndier si ndihet njeriu kur humb një anëtar 
të familjes. 

Unë nuk mbaj mend të kem  takuar ndonjë njeri në jetën time të deritanishme 
që të ketë pasur prezencë aq  të fuqishme. Rrezatonte magji dhe natyrshmëri 
të rrallë. Për mua Bekim Fehmiu  ishte dhe do të mbetet AKTOR dhe NJERI i 
JASHTËZAKONSHËM. Ndihem me fat që e  njoha edhe fizikisht. 

Lushi : I pushoftë shpirti  në paqe dhe në shoqërinë e engjujve. Kujtimi i 
tij mos u harroftë kurrë. 

Ish- regjisori e skenografi i  Televizionit Shqiptarë, Astrit Tota,(piktor) 
i cili prej vitesh jeton në SHBA,  thotë se ndarja nga jeta e aktorit 74 
vjeçar shqiptar Bekim Femiu e ka shtangur.  Ai kujton duke thënë se 
"Gradualisht, si në ekran më del para sysh ky artist;  kolosi i ekraneve të ditëve që 
bashkëjetuam; (brilant nëpër interpretimet e  përsosura që realizoi) duke 
vulosur artin dhe gjithçka të vetvetes me zemër të  madhe. Zoti Tota, duke 
vlersuar protretin e tij tha se: “Portreti i Bekim Femiut  ishte më se i 
veçantë, i pa  përsëritshëm.


Na kaloi  para sysh si një yll nëpër Ballkan, ky Yll i Kinematografisë 
Botërore. Figura e  tij ishte vitale, plot energji, në trup e në shpirt; duke 
përjetuar lloj- llojë  sfidash, deri edhe dertet e thella të fund jetës së 
vet; me vetëdije. Që  shprehur me fjalët e zemrës së tij, se kishte një dëshirë 
të zjarrtë për të  interpretuar figurën e Kryelegjendarit, krye Heroin tonë 
Kombëtarë - Gjergj  Kastriot Skënderbeu në një film me përmasat  
Hollivudiane.

Aktori i njohur  shqiptar në SHBA, Luan Behxheti, aktori nga Tetova, që ka 
interpretuar dhe  luajtur në disa filma dhe në Broduej, tregon se e ka 
pëlqyer shumë si person dhe  si aktor me famë!”. Unë, thotë aktori i njohur në 
komunitet, Luan Behxheti,  mundohem të bëj një karrierë si ajo që ka patë bërë 
aktori ynë i famshëm Bekim  Fehmiu, por e di se e kam të vështirë dhe kam 
shumë rrugë të gjatë për të  arritur atë, dhe suksesin e tij me përmasa  
botërore.

“Kam pasur rast të  luaj në skenë me Uliks Fehmiun, të birin e tij, ku kemi 
kaluar shumë mirë dhe  një rast më bëri shumë të lumtur kur Bekim Fehmiu e 
kishte marr Uliksin në  telefon dhe i kishte treguar se ju kam parë në një 
televizion të Kosovës,  nëpërmjet "Zërit të Amerikës",  duke luajtur me Luan 
Bexhetin," Kjo ishte  shumë emocionuese për mua!" kishte thënë Bekim 
Fehmiu."
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.