Nderroi jete Teki Dervishi, drejtor i gazetes kombetare “Bota sot”

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)   
 
Nderroi  jete Teki Dervishi, drejtor i gazetes kombetare “Bota  sot” 
Bota  sot 
Mbreme  rreth ora 23:45 minuta, pas nje semundje te rende, nderroi jete 
Teki Dervishi,  aktualisht drejtor i gazetes kombetare “Bota sot”, shkrimtar, 
publicist, ish i  denuar politik nga regjimi komunist serb. 
Teki  Dervishi u lind ne Gjakove me vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i 
ra ne sy  regjimit serb te asaj kohe dhe u burgos e u denua qe ne moshen 17 
vjeçare, ku  vuajti denimin disavjeçar ne burgjet serbe. Teki Dervishi eshte 
nder te  burgosurit me te rinj shqiptar qe vuajti ne burgun famekeq 
jugsollav te Goli  Otokut.  
Teki  Dervishi gjate gjithe jetes se tij u murr me shkrime letrare e 
publicistike.  Eshte autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, 
drama. Eshte  autor i romaneve: Pirgu i Larte, 1972, Padrona, 1973, Skedaret. 
1974, Herezia e  Dervish Mallutes, 1981, Palimpsest per Dush Kusarin, 1993. 
I permbledhjes se  tregimeve: Etje dhe Bore, I vellimit te poezive Nimfa 
1970, Shtepia e Semure  1978, Thashe 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe keto 
drama: Zbutesi i njerezve me  sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikellimit, 1985, 
Pranvera e Librave, 1990,  Zhvarrimi i Pjeter Bogdanit, 1990, Kufiri me 
atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat  qe kthehen vone, 2000, Neser nisemi per 
Parajse, 1999, Ku eshte Populli?, 2003  si dhe i vepres me ese e kritika mbi 
teatrin Qan e qesh Talia 1978.   
Teki  Dervishi ishte nder themeluesit e gazetes qe u angazhua ne gazeten 
kombetare  “Bota sot” qe prej themelimit te saj 16 vjet me pare dhe ishte 
nder te paret qe  krijoi stafin e pare te redaksise se gazetes "Bota sot". Ai 
ishte redaktor,  kolumnist dhe se fundi drejtor i pergjithshem i gazetes. 
Varrimi  i Teki Dervishit do te behet ne vendlindjen e tij ne Gjakove. 
 
Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”
Bota sot

Mbrëmë rreth ora 23:45 minuta, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Teki 
 Dervishi, aktualisht drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, shkrimtar,  
publicist, ish i dënuar politik nga regjimi komunist serb. 
Teki Dervishi u lind në Gjakovë më vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i 
ra  në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 
vjeçare,  ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është 
ndër të  burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq 
jugsollav të Goli  Otokut.  
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e  
publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi,  
drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët.  
1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I 
 përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 
1970,  Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto 
drama:  Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, 
Pranvera  e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 
1996,  Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për 
Parajsë, 1999, Ku  është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi 
teatrin Qan e qesh  Talia 1978.  
Teki Dervishi ishte ndër themeluesit e gazetës që u angazhua në gazetën  
kombëtare “Bota sot” që prej themelimit të saj 16 vjet më parë dhe ishte ndër 
të  parët që krijoi stafin e parë të redaksisë së gazetës "Bota sot". Ai 
ishte  redaktor, kolumnist dhe së fundi drejtor i përgjithshëm i gazetës. 
Varrimi i Teki Dervishit do të bëhet në vendlindjen e tij në  Gjakovë
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.