Edhe ministri Hoxhaj takoi Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Edhe ministri Hoxhaj takoi Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se






Ban Ki Moon shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë
 
 
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka  
takuar në New York Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të  
Bashkuara, Ban Ki Moon. 
UNITED NATIONS :(Bota Sot) Në këtë takim Ministri Hoxhaj ka  informuar 
Sekretarin e Përgjithshëm për asimetrin dhe pabarazinë në marrëdhëniet  e lira 
tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe  
për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së  
Kosovës për paqe dhe stabilitet. 
Nga ana tjetër, Sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon shprehu domosdoshmërinë për 
 siguri në Kosovë dhe përshëndeti rolin shumë pozitiv të KFOR-it në 
përmbushjen e  këtij synimi. 
“Ftoj të gjitha palët që kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që  
mund të ketë ndarje brenda të Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar 
 lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen 
në  Kosovë”, ka thënë Ki Moon. 
Ai ka theksuar se është shumë me rëndësi që t’i dëgjoi qëndrimet e të dy  
palëve dhe ka mirëpritur takimin me ministrit të Punëve të Jashtme, Enver  
Hoxhaj. 
Duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ministri Hoxhaj ka  
akuzuar Serbinë për krijimin e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës në 
12  vjetet e fundit. 
“Djegia e pikave kufitare, dhuna dhe tensionet e krijuara, janë veprime  
mbrapa të cilave në mënyrë të drejtpërdrejt qëndron Qeveria e Serbisë, e cila  
këto 12 vjetet e fundit përmes strukturave paralele ka rrezikuar paqen dhe  
stabilitetin brenda Kosovës. Dhe ka punuar në mënyrë intensive që ta minojë 
 shtetësinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj. 
Ai më tej ka thënë se veprimet e fundit të ndërhyrjes agresive të Qeverisë 
së  Serbisë brenda territorit të Kosovës janë të influencuar nga deklaratat 
e 6  muajt të fundit të zyrtarëve serb. 
“Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në  
Kosovë janë pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e  
fundit nga vet presidenti Tadic dhe gjithë zyrtaret serb për ndarje të  
territorit të Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj. 
Ministri Hoxhaj ka thënë në takim me Sekretarin e OBK-së, Ban Ki Moon se  
ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nuk duhet të shihen të izoluar, por janë 
 pjesë e një agjende politike të Serbisë për ndarje të një pjesë të 
territorit të  Kosovës dhe inkorporimin e saj në Serbi. 
“Ndarja e Kosovës e rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por 
 edhe në vende tjera të rajonit, duke përfshirë vet Serbinë. Në asnjë 
formë, në  asnjë kohë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Qeveria e 
Kosovës  nuk do të lejon një gjë të tillë. Kufijtë në Ballkan janë çështje 
e mbyllur. Dhe  gjithë popujt duhet të punojnë për një të ardhmen evropiane”
, ka thënë  Hoxhaj. 
Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka sqaruar se Serbia në këto tri vitet e  
fundit ka qenë e papenguar për të eksportuar mallra në Kosovë, derisa Kosovës  
kjo e drejt i është mohuar. 
Ai më tej ka theksuar se në dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe  
Republikës së Serbisë i cili lehtësohet nga BE, ndër çështjet urgjente që janë  
diskutuar në mënyrë permanente ka qenë zgjidhja e problemit të marrëdhënieve 
 tregtare në përputhje me standardet evropiane dhe marrëveshjen CEFTA si 
dhe  çështja e pranimit të vilave të doganës së Kosovë nga autoritet e 
Serbisë. 
“Meqë Serbia në këtë takim nuk mori pjesë dhe nuk ishte e gatshme që të  
pranojë propozimin e BE-së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të  
respektohen masat e reciprocitetit për mallrat që hynë nga Serbia dhe 
Bosnja në  Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndërmarr veprime që në gjithë territorin 
e  Republikës së Kosovës të respektohet një vendim i tillë, duke përfshirë 
edhe  pikat kufitare 1 dhe 31”, ka thënë Hoxhaj. 
Ministri Hoxhaj ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës respekton 
vendosjen  e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës.  
Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar kryesuesin 
e  Këshillit të Sigurimit, udhëheqësin e misionit gjerman, Peter Witting. 
Në këtë takim ministri Hoxhaj ka informuar ambasadorin Witting për 
zhvillimet  e fundit në veri të Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës 
për të  shtrirë autoritetin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si 
dhe për paqe  dhe stabilitet në rajon. 
Ministri Hoxhaj ka takuar edhe delegacione tjera të shteteve anëtarë të  
Këshillit të Sigurimit.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.