Di Caprio, dashuri ne timon te biçiklet es
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Di Caprio, dashuri ne timon te biçikletes Çifti zgjodhi dhe kete sesion New York-un t'i kaloje pushimet verore NEW YORK CITY - Ne vazhdim te veres se tyre romantike, Blake Lively dhe Leonardo DiCaprio - gjejne kohe te shetisin me biçikleta neper rruget e qytetit metropolitan New York, ne nje dite me diell ku e dashura e DiCaprios Lively po xhiron sezonin e peste te Gossip Girl. DiCaprio eshte ne qytetin e New York-ut, duke u pergatitur per filmin e tij te ardhshem,The Great Gatsby dhe sipas nje burimi: "Ai fillon te xhirohet kete muaj ne Australi." Revista roze People shkruan se ne New York, Blake Lively 23 vjeçe, me nje kapele "kashte' dhe nje fustan te holle veror ngjyre bezhe lidhur ne mes, dhe Leonardo DiCaprio, 36 vjeç, me T-shirt te bardhe dhe pse nuk kishin veshur nje helmete sipas rregullores, pershkuan rruget e qytetit ne nje shetitje gjithe gezim e dashuri. Revista People shkruan dhe se Lively dhe DiCaprio dukeshin mjaft "te dashuruar" ne Nentor dhe jane pare se bashku gjate muajve te fundit, duke bere shooping ne Santa Barbara, Californi muajin e kaluar; ne nje udhetim me varke ne Venezia ne Qershor dhe gjate nje relaksi ne Portofino, Itali ne Maj. /Beqir Sina/ New York/ Di Caprio, dashuri në timon të biçikletës Çifti zgjodhi dhe këtë sesion New York-un t'i kalojë pushimet verore NEW YORK CITY - Në vazhdim të verës së tyre romantike, Blake Lively dhe Leonardo DiCaprio - gjejnë kohë të shëtisin me biçikleta nëpër rrugët e qytetit metropolitan New York, në një ditë me diell ku e dashura e DiCaprios Lively po xhiron sezonin e pestë të Gossip Girl. DiCaprio është në qytetin e New York-ut, duke u përgatitur për filmin e tij të ardhshëm,The Great Gatsby dhe sipas një burimi: "Ai fillon të xhirohet këtë muaj në Australi." Revista rozë People shkruan se në New York, Blake Lively 23 vjeçe, me një kapelë "kashte' dhe një fustan të hollë veror ngjyrë bezhë lidhur në mes, dhe Leonardo DiCaprio, 36 vjeç, me T-shirt të bardhë dhe pse nuk kishin veshur një helmetë sipas rregullores, përshkuan rrugët e qytetit në një shëtitje gjithë gëzim e dashuri. Revista People shkruan dhe se Lively dhe DiCaprio dukeshin mjaft "të dashuruar" në Nëntor dhe janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, duke bere shooping në Santa Barbara, Californi muajin e kaluar; në një udhëtim me varkë në Venezia në Qershor dhe gjatë një relaksi në Portofino, Itali në Maj. /Beqir Sina/ New York/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 47.3 KB) - not displayed