A do te jete ish komisari i policise se New Yorkut ne krye te Scotland Yard?
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
A do te jete ish komisari i policise se New Yorkut ne krye te Scotland Yard? BEQIR SINA, New York Skandali i medias, politikes dhe policise ne, Anglia eshte tronditur me skandalin e gazetes "News of the World". NEW YORK CITY : Muajin e kaluar Britania e Madhe eshte tronditur nga nje "super-skandal" te cilin jo pak here gazetaret e krahasuan me ate qe thirret ketu " Afera Watergate, mashtrimi qe rrezoi nje president ose Skandalin Watergate i viteve ’70," i cili, mori emrin nga kompleksi ku kishte zyrat Partia Demokratike dhe kulmoi me doreheqjen e presidentit Richard Nixon ne vitin 1974. Edhe Britania eshte perfshire ne nje skandal te permasave te tilla - ku jane ngaterruar media, politika dhe policia. Skandali shpertheu kur doli ne drite se gazeta News of the World, e cila ka 168 vjet qe botohet, paska bashkepunuar me disa police dhe per nje kohe te gjate kane degjuar telefonat e civileve dhe te politikaneve. News of the World eshte njera prej gazetave te gjigandit te medias Rupert Murdoch-ut i cili zoteron ne Angli dhe ne SHBA nje sere gazetash dhe kanalesh televizive. Ne kete tollovi Britania vazhdon te "goditet" nga skandali i cili po merret me pasojat qe ka lene pas skandali telefonise , e cila perfshin qasjen e paligjshme , me numerin e telefonit te viktimave te vrasjeve dhe te tjereve 'zeri, si dhe oficere te policise qe kane marre ryshfet, e kane vendosur ne "siklet" kryeministrin konservator David Cameron, i cili me sa duket deshiron t'i shkoje deri ne fund zbardhjes se ketij skandali. Shtypi amerikan ka spekulluar keto dite se kryeministri britanik Cameron ka "kerkuar ndihmen" e ish krye policit te New Yorkut - Bill Bratton. Nje krye police - emer mjaft i njohur dhe i sukseshem ne krye te policise se New York City-t dhe Los Angelosit. Bill Bratton i "njohur ketu si zbatues i rrepte i ligjit dhe komisari i policise se qytetit te New Yorkut - qe se bashku me kryebashkiakun e fameshem Rudi Guiliani , ishin dy te fortit qe pastruan "shtepine e tyre - New Yorkun " nga mafia italiane... Ish-Komisioneri NYPD William J. Bratton (Bill Bratton) eshte ai qe arrestoi kryemafiozin John Goti. Shtypi amerikan i eshte cituar gazetes britanike Telegraph, e cila raportoi javen e kaluar se kryeministri Cameron i referohej Bratton, per " meritat e panumerta qe pati ai per te "pastuar" qytetin New Yorkut nga Mafia e krimit duke "eleminuar njerez me peshe" ne krye te saj. Keshtuqe, shkruan Telegraph "Scotland Yard e ka me se te nevojshme qe "dikush qe ka qene i sukseseshem dhe i provuar jashte Britanise te vihet ne krye te saj dhe te ndjek nje skandal te permasave te tilla - ku jane ngaterruar media, politika dhe policia. ." Por, pershkrimin e punes ne menyre eksplicite te ndjekjes se ketij skandali thuhet sipas Telegraph se njeriu qe duhet te vihet ne krye te saj - duhet te jete shtetas britanike.Telegraph gjithashtu thekson se Cameron ishte ndoshta duke u perpjekur per te shkeputur vemendjen nga ndonje "njeri i tij" brenda skandalit te News Corp, i cili eshte i lidhur me kete çeshtje, dhe punesimin e tij ne kabinetin e tij. Behet fjale per nje redaktor qe eshte tani drejtori i komunikimit ne qeverine e Cameron. Mbasi per kete drejtori i komunikimit mbas akuzave duhet te jape doreheqjen dhe me pas te arrestohet per rolin e tij ne skandalin e telefonit. I pyetur nga gazeta e perditeshme e New Yorkut Daily News , Bratton tha se ai nuk ka folur ende Cameron, "Ata nuk kane arritur te kuminikojne me mua, dhe une nuk kam arritur te kontaktoje me ata per kete pune. Megjithate, shjtoje ai "Ne qofte se ky do te ishte nje opcion i hapur", kjo eshte sigurisht diçka qe une do ta marre ne konsiderate". Por, mesa di une ne kete moment , duket sikur ata kane perjashtuar ate te mundesise se nje te huaji ne krye te Scotland Yard " i tha Bratton gazetes Daily News.. William J. Bratton William Joseph "Bill" Bratton CBE (lindur 6 tetor 1947) eshte nje amerikane oficer poliicie nga me te njohurit ne zbatimin te ligjit, i cili sherbeu si Komisar i Policise se Departamentit te Policise se Los Angeles (LAPD), New York City NYPD, dhe Komisioneri i Policise se Bostonit. Me 11 shtator 2009, ai u shperblye me titullin e nderit te komandantit te Rendit me te shkelqyer te Perandorise Britanike nga Mbreteresha Elizabeth II. Ne fillim te muajit gusht 2009, Bratton papritur njoftoi se ne tetor 31, 2009, ai do te jepte doreheqjen nga pozita e tij si shef i Departamentit te Policise se Los Angeles per te marre nje pozicion si Kryetar i rrezikut nderkombetare i kompanise Altegrity ne New York City. Me 16 shtator, 2010, Bratton u be kryetar i Kroll, nje kompani e njejte me Altegrity. Lindur 6 tetor 1947 (mosha 63 vjeç) Vendlindja : Boston, Massachusetts Jeton ne Los Feliz, Los Angeles, California Profesoni Police profesional Qytetit ku ai punoje si komisar i Policise, New York, Los Angeles, Boston Ka Titullin Shefi i Departamentit te Policise se Los Angeles 2002-2009 A do të jetë ish komisari i policisë së New Yorkut ne krye të Scotland Yard? BEQIR SINA, New York Skandali i medias, politikës dhe policisë në, Anglia është tronditur me skandalin e gazetës "News of the World". NEW YORK CITY : Muajin e kaluar Britania e Madhe është tronditur nga një "super-skandal" të cilin jo pak herë gazetarët e krahasuan me atë që thirret këtu " Afera Watergate, mashtrimi që rrëzoi një president ose Skandalin Watergate i viteve ’70," i cili, mori emrin nga kompleksi ku kishte zyrat Partia Demokratike dhe kulmoi me dorëheqjen e presidentit Richard Nixon në vitin 1974. Edhe Britania është përfshirë në një skandal të përmasave të tilla - ku janë ngatërruar media, politika dhe policia. Skandali shpërtheu kur doli në dritë se gazeta News of the World, e cila ka 168 vjet që botohet, paska bashkëpunuar me disa policë dhe për një kohë të gjatë kanë dëgjuar telefonat e civilëve dhe të politikanëve. News of the World është njëra prej gazetave të gjigandit të medias Rupert Murdoch-ut i cili zotëron në Angli dhe në SHBA një sërë gazetash dhe kanalesh televizive. Në këtë tollovi Britania vazhdon të "goditet" nga skandali i cili po merret me pasojat që ka lënë pas skandali telefonisë , e cila përfshin qasjen e paligjshme , me numërin e telefonit të viktimave të vrasjeve dhe të tjerëve 'zëri, si dhe oficerë të policisë që kanë marrë ryshfet, e kanë vendosur në "siklet" kryeministrin konservator David Cameron, i cili me sa duket dëshiron t'i shkojë deri në fund zbardhjes së këtij skandali. Shtypi amerikan ka spekulluar këto ditë se kryeministri britanik Cameron ka "kërkuar ndihmën" e ish krye policit të New Yorkut - Bill Bratton. Një krye policë - emër mjaft i njohur dhe i sukseshem në krye të policisë së New York City-t dhe Los Angelosit. Bill Bratton i "njohur këtu si zbatues i rreptë i ligjit dhe komisari i policisë së qytetit të New Yorkut - që së bashku me kryebashkiakun e famëshëm Rudi Guiliani , ishin dy të fortit që pastruan "shtëpinë e tyre - New Yorkun " nga mafia italiane... Ish-Komisioneri NYPD William J. Bratton (Bill Bratton) është ai që arrestoi kryemafiozin John Goti. Shtypi amerikan i është cituar gazetës britanike Telegraph, e cila raportoi javën e kaluar se kryeministri Cameron i referohej Bratton, për " meritat e panumërta që pati ai për të "pastuar" qytetin New Yorkut nga Mafia e krimit duke "eleminuar njerëz me peshë" në krye të saj. Kështuqë, shkruan Telegraph "Scotland Yard e ka më se të nevojshme që "dikush që ka qenë i suksesëshëm dhe i provuar jashtë Britanisë të vihet në krye të saj dhe të ndjek një skandal të përmasave të tilla - ku janë ngatërruar media, politika dhe policia. ." Por, përshkrimin e punës në mënyrë eksplicite të ndjekjes së këtij skandali thuhet sipas Telegraph se njeriu që duhet të vihet në krye të saj - duhet të jetë shtetas britanikë.Telegraph gjithashtu thekson se Cameron ishte ndoshta duke u përpjekur për të shkëputur vëmendjen nga ndonjë "njeri i tij" brenda skandalit të News Corp, i cili është i lidhur me këtë çështje, dhe punësimin e tij në kabinetin e tij. Bëhet fjalë për një redaktor që është tani drejtori i komunikimit në qeverinë e Cameron. Mbasi për këtë drejtori i komunikimit mbas akuzave duhet të japë dorëheqjen dhe më pas të arrestohet për rolin e tij në skandalin e telefonit. I pyetur nga gazeta e përditëshme e New Yorkut Daily News , Bratton tha se ai nuk ka folur ende Cameron, "Ata nuk kanë arritur të kuminikojnë me mua, dhe unë nuk kam arritur të kontaktojë me ata për këtë punë. Megjithatë, shjtojë ai "Në qoftë se ky do të ishte një opcion i hapur", kjo është sigurisht diçka që unë do ta marrë në konsideratë". Por, mesa di unë në këtë moment , duket sikur ata kanë përjashtuar atë të mundësisë së një të huaji në krye të Scotland Yard " i tha Bratton gazetës Daily News.. William J. Bratton William Joseph "Bill" Bratton CBE (lindur 6 tetor 1947) është një amerikanë oficer poliicie nga më të njohurit në zbatimin të ligjit, i cili shërbeu si Komisar i Policisë së Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), New York City NYPD, dhe Komisioneri i Policisë së Bostonit. Më 11 shtator 2009, ai u shpërblye me titullin e nderit të komandantit të Rendit më të shkëlqyer të Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeth II. Në fillim të muajit gusht 2009, Bratton papritur njoftoi se në tetor 31, 2009, ai do të jepte dorëheqjen nga pozita e tij si shef i Departamentit të Policisë së Los Angeles për të marrë një pozicion si Kryetar i rrezikut ndërkombëtare i kompanisë Altegrity në New York City. Më 16 shtator, 2010, Bratton u bë kryetar i Kroll, një kompani e njëjtë me Altegrity. Lindur 6 tetor 1947 (mosha 63 vjeç) Vendlindja : Boston, Massachusetts Jeton në Los Feliz, Los Angeles, California Profesoni Policë profesional Qytetit ku ai punojë si komisar i Policisë, New York, Los Angeles, Boston Ka Titullin Shefi i Departamentit të Policisë së Los Angeles 2002-2009
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 16.6 KB) - not displayed