Hysen Biberaj, nje ze i fuqishem i ceshtjes shqiptare ne Diaspore
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Hysen Biberaj, nje ze i fuqishem i çeshtjes shqiptare ne Diaspore VIRGINIA : Ne nje njoftim nga familja thuhet se :"Me pikellim te thelle njoftojme te afermit, miqte dhe dashamiret se me 9 gusht 2011, u nda nga kjo jete babai dhe gjyshi yne i dashur- Hysen Biberaj." Zoti Biberaj qe vdiq ne moshen 90 vjeçare ne Uashington, prane familjes se tij ishte njeri prej perfaqesuesve veterane te diaspores antikomuniste shqiptare. I ndjeri.Hysen Biberaj, eshte i njohur ne komunitet per lidhjet e tija dhe miqesine me familjet me te mira shqiptare nga , Kosova, Shqiperia dhe viset shqiptare. Biberaj eshte babai i gazetarit dhe analistit te njohur z.Elez Biberaj PhD. Biberaj u shqua gjate gjithe jetes se tij si nje prind shembullor, personifikim i prindit fisnik , simbol i atdhetarizmit, patriot dhe demokrat i flaket. Z.Hysen Biberaj ishte nje luftetar i paperkulur per nje Shqiperi etnike demokratike, qe e mundesuan ate te jete mik me personalitet, me te shquara te diaspores shqiptare ne SHBA . Z.Hysen, i lindur ne Tropoje, ishte larguar nga Shqiperia komuniste me gjithe anetaret e familjes se tij ne vitin 1951, ne anen tjeter te kufirit shqiptaro - shqiptare. Duke mare mbi vete edhe rrezikun e asaj kohe Biberaj me shume mundime e sakrifica ai mundi te arratisej, duke marre persiper çdo sakrifice, qe sillte nje largim nga Shqiperia atehere. Te largoheshe atehere nga Shqiperia e sunduar regjimi totalitar i Enver Hoxhes, kishe gjithnje ose riskun e humbjes se jetes, ose ne rastin me te keq, nje denim me burg per tradhti ndaj atdheut ne formen e kalimit te paligjshem te kufirit, dhe presekutim familjar. Pas nje qendrimi disa vjeçar ne ish Jugosllavin (qe nuk egziton me mbas shkerrmoqjes se saj), ai me gjithe anetaret e familjes mundi te largohet ne vitin 1968 se bashku me familjen per ne Itali. Ne kampet e emigranteve ne Itali, ai u njohe dhe zhvilloi nje aktivitet patriotik duke u lidhur me figura te njohura te emigracionit shqiptar ne Itali, edhe ata te arratisur nga Shqiperia, ose larguar nga Kosova, e viset shqiptare. Po ate vit u nis drejt tokes se premtuar, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, vendin aq te admiruar nga shqiptaret antikomuniste, vendin e lirive aq te mohuara ne Shqiperi. Gjate viteve qe jetoi ne SHBA, z.Hysen Biberaj ishte nje ze i fuqishem i çeshtjes shqiptare ne rrethet e mergimtareve shqiptare. Ai perjetoje me nje gezim te pa pare renjen e komunizimit ne Shqiperi - hapjen e Shqiperise dhe pavaresine e Kosoves Ne vitet e fundit te regjimit komunist, z.Hysen Biberaj ishte i sulmuar disa here nga propaganda komuniste si njeri antikomunist dhe “armik i pushtetit popullor”. Familja qe njoftoi e para per kete humbje ne nje njoftim thote se presim vizita ngushelluese te merkuren, me 10 gusht, nga ora 16 deri ne ora 20; dhe te ejten, me 11 gusht, nga ora 16 deri ne 20, ne adresen (FAIRFAX MEMORIAL FUNERAL HOME 9902 Braddock Road Fairfax, Virginia 22032 Tel 1-703-425-9702) Ne njoftim thuhet se ceremonia e permortshme do te zhvillohet diten e premte, me 12 gusht, ne ora 8:30 ne Virginia./BEQIR SINA/ Hysen Biberaj, një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në Diasporë VIRGINIA : Në një njoftim nga familja thuhet se :"Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me 9 gusht 2011, u nda nga kjo jetë babai dhe gjyshi yne i dashur- Hysen Biberaj." Zoti Biberaj që vdiq në moshën 90 vjeçare në Uashington, pranë familjes së tij ishte njëri prej përfaqësuesve veteranë të diasporës antikomuniste shqiptare. I ndjeri.Hysen Biberaj, është i njohur në komunitet për lidhjet e tija dhe miqësinë me familjet me të mira shqiptare nga , Kosova, Shqipëria dhe viset shqiptare. Biberaj është babai i gazetarit dhe analistit të njohur z.Elez Biberaj PhD. Biberaj u shqua gjatë gjithë jetës së tij si një prind shëmbullor, personifikim i prindit fisnik , simbol i atdhetarizmit, patriot dhe demokrat i flakët. Z.Hysen Biberaj ishte një luftëtar i papërkulur për një Shqipëri etnike demokratike, që e mundësuan atë të jetë mik me personalitet, më të shquara të diasporës shqiptare në SHBA . Z.Hysen, i lindur në Tropojë, ishte larguar nga Shqipëria komuniste me gjithë anëtarët e familjes së tij në vitin 1951, në anën tjetër të kufirit shqiptaro - shqiptarë. Duke marë mbi vete edhe rrezikun e asaj kohe Biberaj me shumë mundime e sakrifica ai mundi të arratisej, duke marrë përsipër çdo sakrificë, që sillte një largim nga Shqipëria atëhere. Të largoheshe atëherë nga Shqipëria e sunduar regjimi totalitar i Enver Hoxhës, kishe gjithnjë ose riskun e humbjes së jetës, ose në rastin më të keq, një dënim me burg për tradhti ndaj atdheut në formën e kalimit të paligjshëm të kufirit, dhe presekutim familjar. Pas një qëndrimi disa vjeçar në ish Jugosllavin (që nuk egziton më mbas shkërrmoqjes së saj), ai me gjithë anëtarët e familjes mundi të largohet në vitin 1968 së bashku me familjen për në Itali. Në kampet e emigrantëve në Itali, ai u njohë dhe zhvilloi një aktivitet patriotik duke u lidhur me figura të njohura të emigracionit shqiptar në Itali, edhe ata të arratisur nga Shqipëria, ose larguar nga Kosova, e viset shqiptare. Po atë vit u nis drejt tokës së premtuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendin aq të admiruar nga shqiptarët antikomunistë, vendin e lirive aq të mohuara në Shqipëri. Gjatë viteve që jetoi në SHBA, z.Hysen Biberaj ishte një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në rrethet e mërgimtarëve shqiptarë. Ai përjetojë me një gëzim të pa parë rënjen e komunizimit në Shqipëri - hapjen e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës Në vitet e fundit të regjimit komunist, z.Hysen Biberaj ishte i sulmuar disa herë nga propaganda komuniste si njeri antikomunist dhe “armik i pushtetit popullor”. Familja që njoftoi e para për këtë humbje në një njoftim thotë se presim vizita ngushëlluese të merkuren, me 10 gusht, nga ora 16 deri në ora 20; dhe të ejten, me 11 gusht, nga ora 16 deri në 20, në adresën (FAIRFAX MEMORIAL FUNERAL HOME 9902 Braddock Road Fairfax, Virginia 22032 Tel 1-703-425-9702) Në njoftim thuhet se ceremonia e përmortshme do të zhvillohet ditën e premte, me 12 gusht, në ora 8:30 në Virginia./BEQIR SINA/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 56.3 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 40.3 KB) - not displayed