Mali i Zi: Konfiskohet pasuria e fituar ne menyre te paligjshme
Autoritetet malazeze kane nisur zbatimin e ligjit te ri penal, te miratuar
nje vit me pare.
Ato kane nisur edhe konfiskimin e pasurive te shefave te bandave kriminale
dhe te anetareve te familjeve te tyre. Per te ndihmuar autoritetet
malazeze, ne Podgorice kane ardhur edhe eksperte amerikane te luftes kunder
droges.
Kjo ka çuar ne ngritjen e aktakuzes kunder bosit te heroines, Safet Kaliq,
si edhe kunder bashkeshortes dhe vellait te tij. Aktakuze eshte ngritur
edhe kunder Dushko Shariqit, vellait te bosit te kokaines, Darko Shariq, dhe
ndaj partnerit te tij afarist, Jovica Lonçar. Ata dyshohen per larjen e
parave te fituara nga shitja e droges.
Per pasurine e konfiskuar te klaneve Shariq dhe Kaliq do te kujdeset
Drejtoria per pasurine shteterore ne Mal te Zi.
Pasuria e shefave te bandave kriminale te Malit te Zi llogaritet ne me
shume se 100 milione euro. Ata kane qindra hektare toke, objekte afariste,
objekte banimi, hotele e diskoteka shume te bukura dhe aksione ne ndermarrjet
shteterore.
(http://members.virtualtourist.com/m/p/m/20a1b3/#1)
Mali i Zi: Konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme
Autoritetet malazeze kanë nisur zbatimin e ligjit të ri penal, të miratuar
një vit më parë.
Ato kanë nisur edhe konfiskimin e pasurive të shefave të bandave kriminale
dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. Për të ndihmuar autoritetet
malazeze, në Podgoricë kanë ardhur edhe ekspertë amerikanë të luftës kundër drogës.
Kjo ka çuar në ngritjen e aktakuzës kundër bosit të heroinës, Safet Kaliq,
si edhe kundër bashkëshortes dhe vëllait të tij. Aktakuzë është ngritur
edhe kundër Dushko Shariqit, vëllait të bosit të kokainës, Darko Shariq, dhe
ndaj partnerit të tij afarist, Jovica Lonçar. Ata dyshohen për larjen e
parave të fituara nga shitja e drogës.
Për pasurinë e konfiskuar të klaneve Shariq dhe Kaliq do të kujdeset
Drejtoria për pasurinë shtetërore në Mal të Zi.
Pasuria e shefave të bandave kriminale të Malit të Zi llogaritet në më
shumë se 100 milionë euro. Ata kanë qindra hektarë tokë, objekte afariste,
objekte banimi, hotele e diskoteka shumë të bukura dhe aksione në ndërmarrjet
shtetërore.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.