500 mijë eurot që sollën “frymën opozitare” të Bazes Kabllogramët, ja
çfarë mendon Uidhërs për politikën shqiptare
(Gazeta STANDART) : Në kabllogramët e ambasadës amerikane në vend drejtuar
Uashingtonit, të bërë publike dy ditë më parë nga platforma “Wikileaks”, u
zbuluan disa informacione edhe rreth arsyeve të kriticitetit më shumë se
agresiv të gazetës së përditshme “Tema” ndaj ekzekutivit dhe kreut të tij.
Duke e referuar komentin e tij për kohën kur kjo gazetë mbylli publikimin e
saj, ish-ambasadori amerikan Uidhërs thekson në memon e tij drejtuar
Departamentit Amerikan të Shtetit se kthimi i linjës editoriale të gazetës “Tema”
, nga një gazetë proqeveritare në një antiqeveritare, erdhi pas një
përgjigjeje negative të Kryeministrit Berisha ndaj kërkesës së botuesit të kësaj
gazete, Mero Baze, për një licencë kazinoje.
“Ndarja, referuar shumë burimeve, ndodhi kur Berisha rrëzoi një
marrëveshje të negociuar nga Baze për të mbështetur interesat e biznesit të pronarit
të qendrës së argëtimit “Taivan Center”. Shumë burime thonë që Baze është
paguar 500 mijë euro të çlirojë një licencë kazinoje, por më në fund
dështoi që ta bënte këtë. Pronari i “Taivan Center”, Besnik Sulaj, thuhej se
zotëronte “Temën”, sipas disa dokumenteve të siguruara nga Ministria e
Financave”, citohej në memon e dërguar nga ish-ambasadori amerikan. Në vazhdim të
komentit të tij për mbylljen e disa kohëve më parë të gazetës “Tema”,
aktualisht sërish në treg, Uidhërs i referohej një deklarate të bërë nga katër
organizata të medieve, në të cilat jepeshin dy mendime të ndryshme për këtë
gazetë.
“…Mero Baze, publicisti i gazetës së përditshme me tirazh të vogël “Tema”
, njoftoi më 23 janar që “Tema” po shkonte drejt mbylljes. Në një
deklaratë të datës 27 janar të katër organizatave të medieve theksohej se mbyllja
e “Temës” ishte shkurajuese për gazetarët. Të tjerë gazetarë të njohur
gjithsesi thanë se Baze e ka përdorur gazetën që të kritikojë ashpër qeverinë,
pas shumë vitesh mbështetjeje personale dhe politike të fortë ndaj
Kryeministrit Berisha, duke hedhur fjalë të këqija ndaj rolit dhe reputacionit të “
Temës”. E vërteta është pak a shumë një kombinim i të dyjave. Gazetaria e
pavarur në Shqipëri është një përjashtim, jo një normalitet”, nënvizohej në
memon e dërguar nga ish-ambasadori amerikan Xhon Uidhërs drejt
Departamentit Amerikan të Shtetit.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.