Skandali i nje lajmi i te perditshmes “Tema”
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://ina-online.net/shqiperia/8629.html_ (http://ina-online.net/shqiperia/8629.html) Skandali i një lajmi të përditshmes “Tema” Shoqatat shqiptare dhe Tifozat Kuq e Zi në Maqedoni kanë reaguar ndaj një lajmi skandaloz të publikuar nga e përditshmja shqiptare ”Tema” në Tiranë. Reagimi është bërë si shkas i një lajmi të publikuar nga kjo gazetë, ku përshkruhet një situatë me tifozët shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosovë para përballjes së ditës së premte të Kombëtares me Francën, me ç`rast tifozët shqiptarë nga Maqedonia përshkruhen si maqedonas, ndërsa ata nga Kosova si kosovarë në tekstin me titullin skandaloz ”tifozët kosovare zihen me ata maqedonas”. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, Shoqata e Historianëve, tifozë nga Tifozat Kuq e Zi si dhe disa organizata joqeveritare shqiptare kanë kërkuar që kjo gazetë urgjentisht të bëjë përmirësimin e gabimeve të tilla dhe njëherë e përgjithmonë të hiqen nga fjalori thirrjet dhe emërtimet e tilla për shqiptarët që jetojnë jashtë trevave të shtetit shqiptar si Kosovë, Maqedoni dhe trojet tjera. ”Ne i bëjmë thirrje të gjitha mediave shqiptare në Tiranë të kenë kujdes dhe të shmangin njëherë e përgjithmonë këto emërtime. Derisa mediat serbe në Beograd, Kosovën akoma e mbajnë në rubrikat e tyre që kanë të bëjnë me zhvillimet dhe politikat e Serbisë, mediat në Tiranë na tjetërsojnë dhe skandalizojnë me emërtime të turpshme dhe fyerje ndaj përkatësisë tonë kombëtare. Kërkojmë urgjentisht që kjo çështje që nuk po ndodhë për herë të parë të jetë një temë debati në mediat shqiptare dhe institucionet e tjera”, thuhet në një reagim të dërguar në adresën e agjencisë së lajmeve INA. Ja se çfarë ka shkruar ”Tema” E pabesueshme, tifozët kosovare zihen me ata maqedonas Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, teksa tifozët e kombëtares janë zënë me njëri-tjetrin. Në zënkë janë përfshirë tifozët maqedonas të kombëtares me ata kosovarë. Përplasja me tifozëve ka qenë e dhunshme dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë tifozët. Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes tifozëve maqedonas dhe kosovarë.