SHBA : Departamenti Amerikan i Shtetit; kujdes me udhetimet jashte vendit
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info) SHBA : Departamenti Amerikan i Shtetit; kujdes me udhetimet jashte vendit - ne 10 vjetorin e 9-11 BEQIR SINA, New York Departamenti Amerikan i Shtetit, me 26 korrik 20011, ka nxjerre nje dokument shtese i quajtur "Worldwide Alert Travel - Kujdes udhetimet ne bote", dhe qe shfuqizohet me 2 janar, 2012 WASHINGTON. D.C: Departamenti i Shtetit beri te ditur njoftoi sot shtypi amerikan se :"Siç kemi njoftuar me pare gjate ketyre diteve, kur po pergatitemi per te shenuar 10 vjetorin e 11 shtatorit 2001, kecenimet per sulmet terroriste, jane evidente. Departamenti i Shtetit informon qytetaret amerikane qe udhetojne dhe jetojne jashte vendit e te kene kujdes me udhetimet e ketyre diteve, sepse "kercenimit te vazhdueshme qe vijne nga al-Kaida dhe bashkepunetoret e tij" jane per t'u marre seriozishte. Ne dekleraten e Departamentit Amerikan i Shtetit ceket se :" Ndersa nuk ka kercenime specifike jane identifikuar se nga al-Kaida bashkepunetoret dhe aleatet e saj ka indikacione per te sulmuar Shtetet e Bashkuara apo interesat tona ne pervjetorin e 9 / 11,. Per kete arsye qytetaret e SHBA duhet te jene te vetedijshem se al-Kaida bashkepunetoret dhe aleatet e saj kane demonstruar qellimin dhe aftesine per te kryer sulme kunder Shteteve te Bashkuara dhe interesat tona rreth botes. Ne kete kendeveshtrim, organizatat e fundit terroriste ne vend origjinen e tyre, me kete rast kan planifikuar sulmet e tyre per te perkuar me datat e rendesishme ne kalendarin e SHBA siç eshte 9 / 11. Kjo ka bere qe Departamenti Amerikan i Shtetit, me 26 korrik 20011, te nxjerre nje dokument shtese i quajtur "Worldwide Alert Travel - Kujdes udhetimet ne bote", dhe qe shfuqizohet me 2 janar, 2012. Qytetaret amerikane qe udhetojne dhe jetojne jashte shtetit duhet te regjistrohen ne programin per Udhetaret, ne te gjitha udhetimet e tyre jashte SHBA, keto dite me pare se te nisen per udhetim . Programi i regjistrimit gjendet ne faqen e internetit (_http://travel.state.gov/_ (http://travel.state.gov/) ) te Departamenti Amerikan i Shtetit per udhetimet(Worldwide Alert Travel) dhe quhet HAPI. Ne njoftim thuhet se qytetaret e SHBA, qe jane pa qasje ne internet mund te regjistrohen direkt ne ambasaden ose konsullaten amerikane ne destinacionin e tyre. Per regjistrimin, çdo shtetas te SHBA, vetem te beje kontaktimin prane ambasades apo konsullates amerikane ne vendin qe ju udhetoni, sepse zyrtaret dhe nenpunesit tane thuhet ne njoftimin e Departamenti Amerikan i Shtetit, zyrtaret e punonjesi tane do tua bejne me te lehte regjistrimin - kontaktoni si ne ne rast emergjence. Informacionet per kete urdherese jane te perditesuar mbi udhetimin tuaj dhe masat e sigurise qe mund te merren ne kohe nga Departamenti i Shtetit, duke telefonuar pa pagese ne numerin e telefonit 1-888-407-4747. Thirrja eshte pa pagese ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ose per telefonuesit jashte Shteteve te Bashkuara dhe Kanadase, nje linje te rregullt me pagese ne 1 - 202-501-4444. Ne fund te kesaj urdherese te Departamentit Amerikan i Shtetit, thuhet se per informacione te metejshme, ju lutem konsultohuni me informacionet te tjera konsullore, duke perfshire informacione specifike te vendit, qe ju udhetoni se ka informacione te tjera per vendet e veçanta. Informacione me te fundit te udhetimit nderkombetar per qytetaret amerikane jane ne dispozicion ne Zyren e Çeshtjeve Konsullore ne Internet - _http://travel.state.gov/_ (http://travel.state.gov/) SHBA : Departamenti Amerikan i Shtetit; kujdes me udhëtimet jashtë vendit - në 10 vjetorin e 9-11 BEQIR SINA, New York Departamenti Amerikan i Shtetit, më 26 korrik 20011, ka nxjerrë një dokument shtesë i quajtur "Worldwide Alert Travel - Kujdes udhëtimet në botë", dhe që shfuqizohet më 2 janar, 2012. WASHINGTON. D.C: Departamenti i Shtetit bëri të ditur njoftoi sot shtypi amerikan se :"Siç kemi njoftuar më parë gjatë këtyre ditëve, kur po përgatitemi për të shënuar 10 vjetorin e 11 shtatorit 2001, këcënimet për sulmet terroriste, janë evidente. Departamenti i Shtetit informon qytetarët amerikanë që udhëtojnë dhe jetojnë jashtë vendit e të kenë kujdes me udhëtimet e këtyre ditëve, sepse "kërcënimit të vazhdueshme që vijnë nga al-Kaida dhe bashkëpunëtorët e tij" janë për t'u marrë seriozishtë. Në dekleratën e Departamentit Amerikan i Shtetit ceket se :" Ndërsa nuk ka kërcënime specifike janë identifikuar se nga al-Kaida bashkëpunëtorët dhe aleatët e saj ka indikacione për të sulmuar Shtetet e Bashkuara apo interesat tona në përvjetorin e 9 / 11,. Për këtë arsye qytetarët e SHBA duhet të jenë të vetëdijshëm se al-Kaida bashkëpunëtorët dhe aleatët e saj kanë demonstruar qëllimin dhe aftësinë për të kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe interesat tona rreth botës. Në këtë këndëvështrim, organizatat e fundit terroriste në vend origjinën e tyre, me këtë rast kan planifikuar sulmet e tyre për të përkuar me datat e rëndësishme në kalendarin e SHBA siç është 9 / 11. Kjo ka bërë që Departamenti Amerikan i Shtetit, më 26 korrik 20011, të nxjerrë një dokument shtesë i quajtur "Worldwide Alert Travel - Kujdes udhëtimet në botë", dhe që shfuqizohet më 2 janar, 2012. Qytetarët amerikanë që udhëtojnë dhe jetojnë jashtë shtetit duhet të regjistrohen në programin për Udhëtarët, në të gjitha udhëtimet e tyre jashtë SHBA, këto ditë më parë se të nisen për udhëtim . Programi i regjistrimit gjendet në faqen e internetit (_http://travel.state.gov/_ (http://travel.state.gov/) ) të Departamenti Amerikan i Shtetit për udhëtimet(Worldwide Alert Travel) dhe quhet HAPI. Në njoftim thuhet se qytetarët e SHBA, që janë pa qasje në internet mund të regjistrohen direkt në ambasadën ose konsullatën amerikane në destinacionin e tyre. Për regjistrimin, çdo shtetas të SHBA, vetëm të bëjë kontaktimin pranë ambasadës apo konsullatës amerikane në vendin që ju udhëtoni, sepse zyrtarët dhe nënpunësit tanë thuhet në njoftimin e Departamenti Amerikan i Shtetit, zyrtarët e punonjësi tanë do tua bëjnë më të lehtë regjistrimin - kontaktoni si në në rast emergjence. Informacionet për këtë urdhëresë janë të përditësuar mbi udhëtimin tuaj dhe masat e sigurisë që mund të merren në kohë nga Departamenti i Shtetit, duke telefonuar pa pagesë në numërin e telefonit 1-888-407-4747. Thirrja është pa pagesë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ose për telefonuesit jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, një linjë të rregullt me pagesë në 1 - 202-501-4444. Në fund të kësaj urdhërese të Departamentit Amerikan i Shtetit, thuhet se për informacione të mëtejshme, ju lutem konsultohuni me informacionet të tjera konsullore, duke përfshirë informacione specifike të vendit, që ju udhëtoni se ka informacione të tjera për vendet e veçanta. Informacione më të fundit të udhëtimit ndërkombëtar për qytetarët amerikanë janë në dispozicion në Zyrën e Çështjeve Konsullore në Internet - _http://travel.state.gov/_ (http://travel.state.gov/)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 22.2 KB) - not displayed