Nje grup intelektualesh Shqiptare, ne New York ngrene alarmin per
pretendimet e qarqeve shoviniste greke ndaj jugut te Shqiperise
Peticion kunder tendencave ekspansioniste greke
New York : (BOTA SOT) : Nje grup intelektualesh shqiptare ne SHBA kane
formuluar nje peticion kunder intrigave greke dhe pretendimeve per ringjalljen
e ‘orekseve’ te njohura greke ndaj territoreve shqiptare.
Peticioni i cili se pari do t’i drejtohet Bashkimit Evropian, eshte kunder
kerkese se disa subjekteve politike greke per te ndare nje pjese te
Shqiperise se Jugut, njofton krorespondeti i Bota Sot, nga New Yorku.
“Duke marre shkak nga kerkesa e 16 deputeteve perfaqesues te Partise LAOS,
ne Parlamentin e Greqise, qe i jane drejtuar qeverise greke me kerkesen e
tyre per te bashkuar Shqiperine e Jugut (ose asaj qe ata e quajne
VorioEpir), me Greqine, ne grupi i intelektualeve shqiptare ne Amerike, ngrejme
zerin tone, kunder kesaj ideje te vjeter te Greqise, qe ka si qellim ate qe ata
enderrojne prej vitesh dhe thirret vazhdimisht ne qarqet greke "Megaloidea”
, deklaroi Dr Salehdin Velaj, veprimtar i njohur i çeshtjes kombetare ne
diaspore.
Grupi i intelektualeve shqiptare ne SHBA, qe e ka aprovuar iniciativen e
ketij peticioni, deri tani kundra intrigave greke eshte : Prof. Dr. Agron
Fico (Gjirokaster), M.D. Namik Shehu (Berat), gazetari dhe publicisti Frank
G. Shkreli(Malesi), shkrimtari Pandeli Simsia (Berat), poeti Gjeto Turmalaj
(Malesi), veprimtari Sali Bollati (Çameri), publicisti Gjeke
Gjonlekaj(Malesi), Skenografi Astrit Tota (Tirane),gazetar Beqir Sina(Diber) Avokat Cafo
Boga(Malesi), Dr Selahudin Velaj (Vlore), gazetar Muhamet Mjeku(Prishtine),
publicist Ismer Mjeku (Prishtine), M.D. Dhorka Dhamo(Tirane) shkrimtari
Mehil Velaj(Kosove), M.D Suljeman Çelaj(Kosove), shkrimtari dhe publicisti
Tome Mirijaj (Kosove), dhe M.D, Lindita Çoku(Tirane).
Ne peticionin e iniciuar nga intelektualet shqiptar thuhet se:
Greqia, nje vend qe ndodhet ne krye te krizes ekonomike te botes, nje vend
ne krye te katastrofes se fatkeqesive natyrore, grekeve te cilet duhet te
jene te paret per te realizuar keto fatkeqesi, kane qene, jane dhe duket se
do te vazhdojne te jene ne krye , te "endrres se tyre "megaloidea" per te
ate qe ata e quajne "VorioEpir", toke shqiptare ne Shqiperine e Jugut.
Kjo po ndodh ne nje kohe qe Bashkimi Evropian - Keshilli Europian ka hapur
alarmin dhe eshte kunder çdo ndryshimi te kufijve dhe sidomos ne
Gadishullin Ballkanik, ku greket gjithashtu te vendosur dhe qe kerkojne te sfidojne
Europen e Bashkuar, jane kunder Europes dhe pro kesaj ideje
Tatimpaguesit e Bashkimit Evropian jane duke ndihmuar me aleatet e
Greqise,qe ky vend te dale nga kriza e rende ekonomike qe e ka mberthyer Greqine,
me ane te financimit me miliarda euro per te shpetuar Greqine - ne prag te
"falimentimit" Mirepo, fatkeqesisht grekerit jane duke perdorur fondet e dhe
parat e tatimpaguesve Europian, per te realizuar enderrta e tyre pushtuese
ndaj shqiptareve.
Ata jane duke paguar me para disa shqiptare ne jug te vendit tone, per t'i
kthyer shqiptaret qe jane te tri feve shqiptare, ortodokse, muslimane dhe
katoliket, ne fene e tyre. Ne kete menyre per para ata te ndryshojne fene
dhe te konvertohen ne ortodoks greke. Per me teper per te deklaruar dhe te
marre shtetesine greke, ata jane duke paguar çdo shqiptare qe konvertohet me
300 Euro ne muaj duke bere keshtu, ne kete menyre qe te rritet dhe numri i
minoritetit grek per momentin edhe 40000 deri ne 50000, sipas tyre.
Kjo thuhet ne peticion behet me qellim te realizmit te endrres se tyre, qe
neser me ane te nje plebishitit ne te ardhmen, grekerit te deklarojne
territorin jugore te Shqiperise, si e banuar me shumice greke.
Sigurisht, kjo menyra intriguese te berit te gjerave, ashtu si enderrojne
ata eshte qe te ngjallin "orekset" e tyre per Jugun e Shqiperise megjithese
ata e dine se Shqiperia, tani eshte nje anetare e NATO-s, ashtu si dhe
Greqia, njofton Bota Sot nga New Yorku.
=
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.