Shkruan Ruben Avxhiu Që shqiptarët të kenë paradën e tyre në Manhattan

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Michael Bloomberg, kryetari i Bashkisë së New York-ut udhëheq  Paradën e 
Ditës së Kolombit me flamurin kombëtar italian. 
Qindra  mijëra italo-amerikanë vijnë në Manhattan për të parë paradën e 
tyre.  
Që  shqiptarët të kenë paradën e tyre në Manhattan 
Nga  Ruben Axvhiu 
Parakalimi i shqiptarëve përgjatë Avenusë 5, bulevardit më të  famshëm të 
qytetit më të famshëm të botës, mund t’ia mbushte e ngrohte zemrën  çdo 
patrioti shqiptar. Djem e vajza të veshur kuqezi, që të entuziasmuar  këndonin 
këngë shqiptare e vallëzonin nën tingujt e muzikës  shqiptare. 
Si  kurrë ndonjëherë më parë, tema ishte Çamëria dhe protagonisti më i 
shquar i  parakalimit ishte Sali Bollati, i veshur me kostum kombëtar të 
Çamërisë dhe vetë  i mbijetuar i masakrës greke kundër shqiptarëve në krahinën më 
jugore të trojeve  shqiptare. Prania e tij atje ishte dëshmia më e madhe se 
ëndrra çame për  ringjallje nuk është shuar, madje është sot më e fortë se 
kurrë. 
Një  nga protagonistët kryesorë të ringjalljes së nacionalizimit shqiptar 
në trojet  tona kombëtare ishte gjithashtu i pranishëm. Kreshnik Spahiu, 
figura kryesore e  Aleancës Kuqezi kishte udhëtuar nga Tirana vetëm për këtë 
ngjarje. Ai ka  mobilizuar shqiptarët në të gjitha trojet shqiptare që të 
firmosin një peticion  kundër regjistrimit të popullsisë në baza kombëtare e 
fetare që po korruptohet  nga ndërhyrja agresive politike e financiare e 
Greqisë. Në përpjekjet e tij janë  bashkuar edhe shumë shqiptarë në diasporën tonë 
në Europë dhe SHBA. 
Këngëtarët e njohur shqiptarë: Genta Ismaili, Frederik Ndoci dhe  Gëzim 
Nika i dhanë entuziazëm, motivim dhe dëfrim marshimit të shqiptarëve.  Flamujt 
u valëvitën nën tingujt e këngëve dhe muzikës. 
Ishte  i pranishëm njeriu që ka frymëzuar së pari pjesëmarrjen shqiptare në 
këtë paradë  ish-kongresisti republikan DioGuardi, themeluesi dhe 
udhëheqësi i Ligës Qytetare  Shqiptaro Amerikane.  
Organizatorët me Mario Kepin në krye meritojnë një duartrokitje për  
guximin për të marrë nismën dhe aftësinë për të mbledhur dhjetëra të rinj që me  
shumë dëshirën dhe krenari shpalosën mespërmes Manhattan-it ngjyrat tona  
kombëtare. Parada shqiptare nuk do të ishte bërë e mundur pa ndihmën e  biznesm
enëve veprimtarë si Mark Gjoni. 
Kjo  paradë që u zhvillua dje pra i kishte të gjitha elementët e një parade 
model në  qytetin e New York-ut ku shqiptarët janë një komunitet 
relativisht i vogël por  vibrant e dinamik, me dëshirën për të shprehur veten e për të 
treguar se është  këtu. 
E  gjitha kjo paradë kishte vetëm një të metë “të vogël”. Nuk e ishte e  
jona. 
Parada  e Ditës së Kolombit është parade kombëtare e italo-amerikanëve. 
Ndonëse  Kristofor Kolombi udhëtoi për llogari të Mbretërisë së Spanjës dhe nuk 
e kuptoi  se ishte europiani i parë që zbuloi Amerikën (ai mendoi se kishte 
mbërritur në  Indi), për shkak të kombësisë italiane, ai është krenaria e 
miliona  italo-amerikanëve që shekuj më vonë u vendosën përgjithmonë në 
kontinentin që  zbuloi ai. Çdo vit për Ditën e Kolombit, ata organizojnë një 
paradë dhe  shpalosin ngjyrat e tyre kombëtare. Është disa që trumbetohet 
kultura italiane  dhe dëshmohet ruajtja e trashëgimisë kombëtare nga italianët e 
fëmijët e  italianëve në SHBA. 
Kryebashkiaku Michael Bloomber dhe shumica figurave politike e  
institucionale të New York-ut nuk e humbin kurrë rastin që të vijnë në krye të  kësaj 
parade për të nderuar komunitetin italian. 
Në  këtë kontekts, “parada brenda paradës” që organizojnë shqiptarët, nuk 
ka kuptim.  Është në radhë të parë mungesë respekti ndaj komunitetit 
italian. Si do të na  vinte ne, nëse në festën tonë të 28 Nëntorit të na hynte një 
komunitet tjetër me  flamujt e tij, me muzikën e tij, me brohorimat e tij 
dhe me agjendën e tij  nacionaliste?  
Mund  të tingëllojë komike po disa italianë po ankohen që shqiptarët pasi 
na “morën”  restorantet, Italinë e Vogël dhe disa gjëra të tjera (jo të 
gjitha të hijshme)  tani po na “marrin” edhe paradën. Ky sigurisht është një 
humor i hidhur dhe i  padrejtë. Përkundrazi, shqiptarët janë njerëzit më të 
afërt të italianëve në  këtë kontinent. Është kontributi i shqiptarëve që ka 
mbajtur gjallë restorantet  e kuzhinës italiane në një kohë kur brezi më i ri 
i italo-amerikanëve i ka  kthyer kurrizin bizneseve tradicionale të 
baballarëve të tyre. Në sajë të  shqiptarëve, Italia e Vogël në Bronx është ende 
një lagje vibrante që tërheq  vizitorë nga e gjithë bota. Forca e komunitetit 
katolik shqiptar në New York,  gjithashtu shërben si një urë e fuqishme 
lidhjeje mes dy komuniteteve tona që  ndajnë shumë tipare të përbashkëta, duke 
përfshirë edhe rëndësinë e familjes, të  shoqërisë dhe ruajtjen e traditave. 
Mirëpo  pavarësisht nga këto, shqiptarët nuk kanë punë në paradën e 
italianëve. Ne nuk  kemi nevojë të jemi më në “sqetullën” e askujt. Këta djem e 
vajza që morën  guximin ta ngjyrosin kuqezi Avenunë e Pestë duhet të kërkojnë 
më shumë dhe  meritojnë më shumë. Organizatorët e djeshëm nuk kanë asnjë 
faj. Po rata duhen  nxitur e përkrahur që të kërkojnë më shumë. Duhen ndihmuar, 
orientuar e nëse  është nevoja udhëhequr. 
Komuniteti ynë është rritur me hapa gjigandë në New York dhe  meriton të 
ketë paradën e tij. Arsyeja se pse ne nuk kemi paradën tonë sot është  po ajo 
që n aka penguar të bëjmë gjëra të mëdha në historinë tonë kombëtare. Në  
këtë vend të madh, kemi sjellë me vete, jo vetëm virtytet tona më të mira, por 
 edhe të metat që na kanë karakterizuar në shekuj. Shqiptarët duhet të 
bashkojnë  forcat dhe të lënë mënjanë egot e të gjejnë mënyrën më të mirë për të 
parakaluar  nëpër Manhattan në ditën e tyre kombëtare, në ditën e rezervuar 
vetëm për ta, në  ditën kur i gjithë New York-u do të mësohet që të dalë 
për të parë e për të  përshendetur shqiptarët, fqinjët e tyre jo edhe aq të 
rinj, që në këto dekada  kanë ndihmuar aq shumë për përparimin e këtij qyteti. 
Unë  besoj se entuziasmi, guximi dhe krenaria që karakterizuan kuqezinjtë 
dje në  Manhattan dëshmuan se dita e Paradës Shqiptare në Manhattan, jo vetëm 
që ka  ardhur por është e vonuar. Unë uroj që shumë shpejt të vijë dita që 
të jenë  italianët, ata që do të trokasin në derën tonë, për të na kërkuar 
një vend mes  paradës kuqezi. Në parakalimin tonë historik për më shumë se 
një shekull përmes  Amerikës, tani n aka mbetur të hedhim edhe atë hapin më të 
dukshëm e më  dinjitozin. O burra!
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.