Nju Jorku vishet "Kuq e Zi" - Çameria eshte Shqiperi!
[email protected] Thu, 13 Oct 2011 11:58:22 -0400 (EDT)
Newsgroups
gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID
<[email protected] >
Ne mirekuptim dhe respekt per cdo medije do te i lutesha cdo njeres prej
tyre qe ne se do te botoje dhe ribotje kete fotoreportazh duhet te citoje
autorin dhe medien(Beqir SINA -BOTA SOT)
Të respektohen Të Drejtat e Autorit-©Copyright
Materiali e pergatitur per botim nga Nexhmedin Syla ne
_http://www.ereniku.net/diasporajone2011.html_ (http://www.ereniku.net/diasporajone2011.html)
Nju Jorku vishet "Kuq e Zi" - Çameria eshte Shqiperi!
BEQIR SINA New York
Sali Bollati erdhi ne parade i veshur me nje komustum popullor te
folklorit karakteristik te treves shqiptare te Çamerise, sjellur nga Kanadaja,
enkas per kete parade. Bollati , tha se “kam ardhur me kostumin folklorik shume
te bukur te Çamerise, jo me kostumin e politikanit – që të vi ketu, e të
bëjë politik, për partinë, por të tregoje se kemi qene shqiptare , jemi
shqiptare dhe do te vdesim kështu shqiptarë".
(http://www.ereniku.net/Parada471.JPG)
Vestal e Kolombit ose Parada - Dita e Kolombit, kulmon ne qytetin e New
York-ut, metropolin e botes, ku jeton dhe pjesa me e madhe e komunitetit
italian ne SHBA-es. Ketu mbahet per çdo vjet nje parade e cila fton rreth saj
edhe komunitetet e tjera, dhe ndiqet nga miliona njujorkez ne dy anet e
rruges se fameshme e pesta Avenue.. Shqiptaret e Amerikes, duke pare lidhjet e
mira me komunitetin italian, dhe njohjes me kete rast te origjines se
qindra mijera arbereshve qe jetojne per me shume se nje shekull ne jug te
Italise, kan shfrytezuar kete rast qe urat e mqsise mes dy komuniteteve te
forcohen dhe te rriten.
Shqiptaret, dekaden e fundit kan arritur te behen pjese e kesaj parade,
duke prakaluar me te gjitha simbolet tona kombetare, flamurin kuq e zi, dhe
veshjet popullore te te gjitha krahinave. Ata kendojne e vallezojne shqip
duke krijuar nje atmosfer te pa pare festive ne qender te New Yorkut. Kete
vit ka qene nje organizate e re shqiptare ne New York, e quajtur Rrenjet
Shqiptare, qe iu bashkua parades Dita e Kolombit, duke demostruar me flamurin
kuq e zi, simbolet tona kombetare ne menyre madheshtore per me shume se tre
ore ne segmentin e rruges 5 Avenue, nga 47 street deri ne mbyllje te
parades ne 72 Street. Drejtuesit e kesaj organizate Marko Kepi, Dori Nasko dhe
Ervin Toro, thane se ftuan ne kete parade ku moren pjese qindra te rinje e te
reja nga Shqiperia e Kosova , viset shqiptare, dhe ish kongresitin
arbereshe Joe DioGuardi, presidentin e Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, kreun
e KLD-se, zotin Kreshnik Spahiu, kengetaren nga Kosova Genta Ismaili ,
kengetaren nga Shqiperia, Çijeta Gjilaga, artistin e mirenjohur shkodran
Frederik Ndoci, koreografen Agjelina Nika - drejtuese e grupit te valltarve te
qendres kulturore Rozafa, nga Kisha Katolike Zoja e Shkodres, e te tjere.
Ne kete parade si e ftuar nga Shqiperia, parakaloi edhe Aleanca Kuqezi me
logon e saj dhe himnin e saj te kenduar nga kengetaria Genta Ismaili,
nderkohe, qe e pershendeten festen e shqiptareve edhe lobisti i njohur shqiptare
Joe DioGuardi, kreu i KLD-se, Kreshnik Spahiu, veprimtari Mark Gjonaj,
Marko Kepi, Ervin Toro, Frederik Ndoci dhe Pjerin Luma.
Shqiptaret zgjodhen te parakalojne kesaj rradhe me moton Çameria eshte
Shqiperi.
Ne paraden me moton Çameria eshte Shqiperi mori pjese edhe kreytari i
shoqates Cameria ne Amerike, veprimtari i dalluar i çeshtjes çame, ne Shtetet e
Bashkuara, zoti Sali Bollati, me gjithe anetaret e familjes se tij dhe
veprimtar te tjere te çeshtjes çame. Zoti Bollati erdhi ne parade i veshur me
nje komustum popullor te folklorit karakteristik te treves shqiptare te
Çamerise, sjellur nga Kanadaja, enkas per kete parade. I cili tha se “kam
ardhur me kostumin folklorik shume te bukur te Çamerise, jo me kostumin e
politikanit – te vi ketu e te beje politik, por qe te tregoje se kemi qene
shqiptare , jemi shqiptare dhe do te vdesim shqiptare."
Nje grup veprimtaresh çame, erdhen nga shtetet e tjera per te parakaluar
me moton Çameria eshte Shqiperi. . Ish kongresisti Dioguardi presidenti i te
parit lob shqiptar ne Amerike, foli se se fundi ka ngritur problemin e
minoriteteve, duke theksuar se te drejtat e shqiptareve ne Greqi nuk
respektohen, ndryshe nga ato te minoritetit grek ne Shqiperi qe gezon te gjithe te
drejtat.