Parada e shqiptareve ne Manhattan eshte organizuar nga Shoqata Rrenjet Shqiptare
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
17 Tetor 2011 Parada e shqiptareve ne Manhattan eshte organizuar nga Shoqata Rrenjet Shqiptare,Kreshnik Spahiu mashtroi opinion in public! Parada e Ditës së Kolombit është nje parade e pervitshme e italiano-amerikanëve. Kjo është një paradë ku reklamohet kultura italiane dhe dëshmohet ruajtja e trashëgmisë kombëtare nga italianët e fëmijët e tyre në SHBA. Në këtë kontekst edhe ne, si shqiptarë krenar për gjakun tonë dhe rrenjet tona shqiptare, iu bashkangjitem komunitetit Italo-Amerikan, qe pati miresine te na krijoje kete mundesi. Në datën 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, Organizata Rrenjet Shqiptare “Albanian Roots” e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kësaj parade. Megjithë mundësit tona të limituara, por me ndihmën e disa biznesmenve dhe veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare bëmë të pamundurën, që edhe të dilnim sa më faqe-bardhë, që të tregonim si shqiptarë vlerat tona kombëtare. Ne e bëmë këtë parakalim si shqiptare, të veshur kuq e zi dhe zbukuruam sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetarve njujorkez dhe tërhequr vëmendjen e tyre për gjatë rrugës Avenyja e Gjashtë. Me entusiasm dhe dashuri ndaj kultures sone kombetare, arritem te krijojme nje atmosfere te shkëlqyer, me pjesmarrjen e qindra pjesmarrësve, kryesisht studente, bashkëmoshatarë tanë, nga shkollat e qyetit te Manhattanit, dhe shteteve për rreth. Duke e ditur se kjo paradë është një paradë e komunitetit Italian, në shenjë respekti dhe mirenjohje për këtë ditë, e komunitetin Italian dhe ne ia dedikuam, zbuluesit të Amerikës, lundërtarit italian Christopher Colombusit. Duke shfrytëzuar mundësin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , ne si organizata Rrenjët Shqiptarë, në kuadratin tonë , me anë të disa parrullave, dhe fjalimeve shqip për shqiptarët, dhe veshjet folklorike të Çamërisë, me aq sa mundem ja dedikuam marshimin tonë në këtë paradë shqiptareve të martirizuar të Çamerisës dhe te drejtes se tyre per pronat dhe mundesise per tu kthyer në shtëpitë e tyre ,si të gjithë qytetarët e botës së lirë. Organizata Rrënjët Shqiptare, filloi përgatitjen e kësaj parade që me datën 1 Janar 2010. Duke kontaktuar me shumë veprimtarë dhe lider të komunitetit të cilët na ndihmuan shumë. Ne tre organizatorët e kesaj parade: Marko Kepi (President) Dorian Nasto (Z.President) dhe Ervin Toro (Financier) për 'ta bërë edhe më të bukur këtë paradë, menduam të ftojmë disa personalitete shqiptare duke i bërë ftesë, ish kongresistit arberesh Joseph DioGuardi, Presidentit i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Princit Leke, Kreshnik Spahiut ( per te folur per qeshtjen came), Lorik Canes, artistëve Frederik Ndoci, Ciljeta,Gjilaga, Genta Ismajli dhe Gezim Nika, etj. Për arsye personale, disa prej të ftuarve nuk morën pjesë pasi ishin të zënë në punët e tyre, aktivitetin e tyre privat, ndërsa iu përgjigjen ftesës sonë me pjesmarrje në paradë, Joseph DioGuardi, Kreshnik Spahiu ,Frederik Ndoci, Ciljeta Gjilaga,Genta Ismajli. Te cilet i falenderojme! Falemnderojmë gjithashtu edhe veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar si Mark Gjonaj, Sali Bollato (Kryetar i shoqates Çamëria), Pjerin Luma, disa organizata të tjera të komunitetit shqiptar në diaspore, dhe median. Falenderojme komunitetin Italian qe na jep mundesine qe tash 5 vite te parakalojme ne menyre madheshtore ne Manhattan, te shoqeruar me hymnin kombetar, e muziken e bukur popullore shqiptare. Falemnderojmë në mënyrë të veçantë të gjithë ata shqiptarë që erdhën në paradë nga shtetet e largët po thuajse nga të gjithë shtetet ku më së shumti banojnë shqiptarët; Michigan, New Jersey, Connecticut, Massachusetts, Illinois, Pennsylvania, Detroit, Chicago, Florida etj. Me pastërtin e shpirtit ne, organizata Rrenjët Shqiptare, e krijuar rishtazi, me të rinjë e të reja, jemi krenar qe na jepet mundesia të proklamojmë rrenjët tona - Shqipërinë, Kosovën, Preshevën, Bujanovcin, Medvegjen, trojet tona në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërine martire, në këte paradë te shqiptareve në njërën nga rrugët e famshme në Nju Jork. Ne nuk e besonim, që Kreshnik Spahiu, i cili kishte ardhur nga Tirana, i ftuar si shume te tjere thjesht per te folur per Çamërisë, do te manipulonte kete manifestim. Ai u mundua të promovojë vetveten dhe të "na e përvetsojë" paradën duke e propoganduar në disa media në Shqipëri si paradën e organizates se tij dhe te organizuar nga Ai. Na vjen shumë keq, ndihemi te fyer, dhe shprehim indinjimin tonë se Kreshniku me disa individe, duke shfrytëzuar disa media Shqiptare, të afërta me ta, të majta, mashtroi. U tha se kete parade, qe ne e organizojme prej 5 vitesh, e paska organizuar Kreshniku dhe antare të organizatës së tyre që thirret: “ Aleanca Kuq e Zi në Tiranë”. Pa te drejte, Kreshniku, edhe kete parade patriotesh shqiptaro-amerikan, ne mes te Manhattanit u perpoq ta kthente ne nje miting politik, për propogandë dhe qëllime politike. Ate dite pjesmarresit e parades as nuk e dinin, e as sot nuk e dine, se kush eshte Kreshnik Spahiu. Ne dhe pjesmarrja në paradë, duam tua bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve publikisht, nuk dolëm në paradë për asnjë parti politike, organizatë apo shoqatë, qoftë ajo e majtë apo e djathtë e tjera, ne dolëm vetëm kuq e zi për Shqipërinë.Dhe na vjen shumë keq që ftesën tone, Kreshniku dhe disa individe të ardhur nga Tirana, e shperdoruan. Me anë të kësaj letre deklarojmë publikisht se Aleanca Kuq e Zi, asnjëher nuk u ftua, që të marri pjesë në këtë paradë, por kemi ftuar vetëm Kreshnik Spahiun si person dhe nën kryetar i KLD-së, dhe sic e konsideronim ne një “ patriot”.Ai e keqperdori bujarine tone, dhe per kete shqiptaro-amerikanet jane te fyer! Ripërsërisim edhe një herë se të vetmit organizator të pjesmarrjes me italianët në Paradën Dita e Kolombit ishim ne : Marko Kepi, Dorian Nasto dhe Ervin Toro me organizaten “Rrenjet Shqiptare- Albanian Roots” dhe askush tjetër! Per te interesuarit kam matrialet e plota dhe korrespondencat elektronike, rreth ketij aktiviteti. Marko Kepi, Kryetar/Themelues “Rrenjet Shqiptare-Albaninan Roots” Organizator i Parades ne Manhattan
clip_image002.gif
(image/gif, 2.4 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed
clip_image005.gif
(image/gif, 1.4 KB) - not displayed
clip_image006.gif
(image/gif, 918 B) - not displayed