Leter publike drejtuar dy Ministrave te Jashtem Frattini dhe Lambrinidis

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ish-anetar  i Kongresit amerikan, qe ka perfaqesuar zonen e Westchester-it 
(Westchester  County), New York, ne Dhomen e Perfaqesuesve nga 1985 deri me 
1989, zona  elektorale e Kongresit qe perfshinte shume votues 
italiano-amerikane dhe  shqiptaro-amerikane, gjithashtu, themelues dhe president i Lidhjes 
Qytetare  Shqiptaro-Amerikane, nje organizate jo-fitimprurese e regjistruar 
ne SHBA qe  promovon te drejtat e njeriut dhe lirite politike te 
shqiptareve ne Evropen  juglindore, i ka shkruar nje leter dy Ministrave te Jashtem 
Frattini dhe  Lambrinidis. 
Joseph  J. DioGuardi* 
I  dashuri Ambasador Terzi, 
 
Une  jam duke te shkruar ne cilesine time si nje ish-anetar i Kongresit 
amerikan, qe  ka perfaqesuar zonen e Westchester-it (Westchester County), New 
York, ne Dhomen  e Perfaqesuesve nga 1985 deri me 1989. Zona ime elektorale e 
Kongresit  perfshinte shume votues italiano-amerikane dhe 
shqiptaro-amerikane. Une jam  gjithashtu themelues dhe president i Lidhjes Qytetare 
Shqiptaro-Amerikane, nje  organizate jo-fitimprurese e regjistruar ne SHBA qe 
promovon te drejtat e  njeriut dhe lirite politike te shqiptareve ne Evropen  
juglindore. 
Babai  im, Xhuzepe DioGuardi, emigroi ne Shtetet e Bashkuara me nenen dhe 
motrat e tij  ne vitin 1929 nga fshati i vogel shqiptar dhe italian-foles i 
Grecit, qe ndodhet  ne provincen e Avellino-s, jo larg nga Napoli. Banoret e 
Grecit jane pjese e  minoritetit italo-shqiptar (arberesh) ne Itali te 
ardhur nga ushtria shqiptare e  Gjergj Kastriotit (i njohur edhe si Skenderbeu) 
qe i dha ndihme ushtarake  Mbretit te Napolit ne 1461 per te mposhtur 
pushtuesit  franceze. 
Une  e kuptoj se Ministri i Jashtem italian Franko Fratini po viziton sot 
Tiranen ne  shoqerine e Ministrit te Jashtem grek Stavros Lambrinidis "per te 
inkurajuar  akteret politike ne Shqiperi te punojne se bashku per 
integrimin evropian te  Shqiperise." Ndersa nuk eshte vendi im per te sfiduar 
politikat e jashtme dhe  veprimet diplomatike te vendeve te tjera perveçse te 
Shteteve te Bashkuara,  desha qe ju dhe qeveria juaj ta dine qe une jam i 
zhgenjyer ne lidhje me kete  vizite te perbashket per shkak se ajo duket qe i 
perfiton agjendes nacionaliste  greke ne Shqiperi se sa agjendes se integrimit ne 
BE. 
Une  mendoj se ne mund te biem dakord qe, pa marre parasysh problemet e 
saja aktuale  ekonomike, Greqia eshte nje aleat i rendesishem i Shteteve te 
Bashkuara dhe  Italise si anetare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe mbetet 
nje akter i  rendesishem rajonal ekonomik dhe politik ne Evropen juglindore. 
Megjithate, une  jam i shqetesuar se disa aspekte te rendesishme te 
politikes se jashtme te  Greqise veprojne kunder integrimit evropian ne rajon. 
Une  gjithashtu besoj se qeveria italiane eshte ne dijeni te faktit se 
shumica e  politikave dhe qendrimeve te saj ne rajon jane plotesisht te ndryshme 
nga ato te  Greqise. Per shembull, Italia e njeh Republiken e Kosoves; 
Greqia nuk e njeh  ate. Italia ka mbeshtetur plotesisht anetaresimin e 
Maqedonise ne NATO; Greqia  votoi kunder saj. Italia ushtron nje politike 
konstruktive dhe paqesore ne  Shqiperi; Greqia, ne te kunderten, strehon skema te 
mbuluara territoriale kunder  vendit. Italia njeh plotesisht te drejtat e 
pakicave te popullsise se saj  italo-shqiptare; Greqia refuzon tu jape te drejta te 
ngjashme pakices etnike  shqiptare te Greqise (te cilet jane te se njejtes 
origjine etnike, gjuhesore,  kulturore, dhe fetare si arbereshet e Italise). 
Une  jam i shqetesuar se, nen pretekstin e integrimit evropian, Greqia 
eshte duke  ndermarrur nje fushate diplomatike te papare per te avancuar 
programin e saj  nacionalist ne Shqiperi, qe perfshin si vijon: 
Greqia  sot e kesaj dite refuzon te njohe te drejtat e njeriut te pakices 
shqiptare  etnike "Çamet" ne Greqi. (Siç mund ta dini, kjo pakice eshte e 
perbere nga Çamet  e fese ortodokse, te cilet jetojne ne veriperendim te 
Greqise, si dhe Çamet e  besimit islam, te cilet iu nenshtruan masakrave te 
tmerrshme, mizorive, dhe  abuzimeve te te drejtave te njeriut ne fund te Luftes se 
Dyte Boterore dhe u  detyruan per te gjetur strehim jeteshpetues ne 
Shqiperi.)  
Greqia  ende ka per te shfuqizuar zyrtarisht Ligjin e Luftes me Shqiperine, 
qe ishte  krijuar ne vitin 1940 kur ushtria e Musolinit pushtoi Shqiperine. 
  
Greqia  ka ushtruar presion mbi Shqiperine qe te miratoje dy varreza ne jug 
te  Shqiperise, te dedikuara per ushtaret greke te cilet u zhduken gjate 
luftes  italo-greke te 1940-1041, nderkohe qe Italia shume kohe me pare ktheu 
dhe  varrosi ushtaret e saj ne territorin italian.  
Ministri  i Jashtem Lambrinidis gjate vizites se tij te fundit ne Prishtine 
perseriti  refuzimin e qeverise se tij per te njohur Republiken e Kosoves. 
(Ai gjithashtu  leshoi ??nje paralajmerim te mbuluar holle ndaj qeverise 
shqiptare ne Tirane per  te injoruar vendimin e Gjykates Kushtetuese te 
Shqiperise, e cila rrezoi  “Marreveshjen Greko-Shqiptare per Caktimin e Kufijve te 
Shelfit Kontinental ne  Detin Jon” si nje shkelje te Kushtetutes se 
Shqiperise dhe Konventes se OKB-se  te Ligjit te Detit.)  
Perkunder  krizes se papare financiare, Greqia vazhdon te financoje shkolla 
ne gjuhen greke  ne Korçe dhe Himare ne jug te Shqiperise dhe te paguaje 
perfitime te pensionit  si dhe pensione qytetareve shqiptare qe ne menyre 
oportuniste deklarohen si  "greke."  
Ju  gjithashtu duhet te dini se Greqia eshte duke bere presion mbi 
Shqiperine per te  bere regjistrimin e pakicave etnike ne baze te kritereve 
"subjektive", ne  shkelje te Konventes se Kornizes Evropiane per Pakicat Kombetare, 
ndersa Greqia  ende refuzon te identifikoje minoritetet e saja kombetare dhe 
te ratifikoje  
Konventen  mbi Pakicat Kombetare. Ne lidhje me kete, Konsulli i 
Pergjithshem i Greqise ne  Korçe ne fillim te ketij viti deklaroi hapur se vllehet 
shqiptare jane ne fakt  greke dhe duhet te identifikohen si te tille. Per me 
teper, Konsulli i  Pergjithshem tha se regjistrimi i popullsise do te jete 
vetem fillimi i hapave  te metejshem ne drejtim te zbatimit te "Agjendes se 
Epirit Verior" - term qe  nacionalistet greke perdorin per te pershkruar 
qellimet e tyre ne jug te  Shqiperise. 
Si  perfundim, ndjej fuqishem se vizita e perbashket e Ministrave te 
Jashtem  Frattini dhe Lambrinidis ne Tirane i sherben agjendes rajonale te 
Greqisue (jo  te Italise) ne kete kohe te rendesishme te integrimit te deshiruar 
evropian.  Greqia duhet te shqyrtoje ekzistencen dhe statusin e pakicave te 
saj etnike te  margjinalizuara, te ktheje prapa politikat e saj anti-evropiane 
kunder  Shqiperise dhe Maqedonise, te njohe Repuliken e Kosoves, dhe te 
filloje  politikat e aksionit afirmativ ndaj pakices Çame (dhe pakicave te 
tjera etnike)  ne Greqi. 
Vetem  atehere, sipas mendimit tim, duhet qe Italia t’ia bashkangjit 
vullnetin e saj te  mire e te madh ne çeshtjet e Evropes juglindore çdo iniciative 
diplomatike greke  ne Shqiperi. 
Nese  keni ndonje pyetje, ju lutem mos ngurroni te me kontaktoni ne (914)  
671-8583. 
Sinqerisht, 
Joeseph  J. DioGuardi  
*Joseph J. DioGuardi  born September 20, 1940, is a certified  public 
accountant and a Republican politician. DioGuardi served in the House of  
Representatives representing the 20th Congressional district of New York from  1985 
to 1989.[1] He was also the Republican nominee for U.S. Senate in New York  
during the 2010 special election, but lost to incumbent Senator Kirsten  
Gillibrand. 
DioGuardi,  a former partner at Arthur Andersen & Co., also serves as 
president of the  Albanian American Civic League, an organization he co-founded 
with his wife,  Shirley Cloyes DioGuardi. He is the father of former American 
Idol judge Kara  DioGuardi. 
DioGuardi  lives in Ossining, New York, with his wife, Shirley Cloyes 
DioGuardi, a writer,  foreign-policy analyst, human rights activist and former 
book publisher. His  first wife, Carol, died in 1997 of ovarian cancer. His 
son John is a counselor  at the Phoenix House, a national non-profit drug 
treatment organization on whose  board Joseph has served since 1972. His 
daughter Kara DioGuardi is a songwriter  and artist who has appeared as a judge on 
the American Idol show, and has also  been involved in Phoenix House.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 65.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.