Chris premton nje linje te re hekurudhe, tunel nen-ujor dhe garat me makina
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: Guvernatorit i New Jersey Chris Christie shpalosi planet per te ardhmen BEQIR SINA, New York Chris Christie: New Jersey do te behet me nje linje te re hekurudhe, nje tunel te ri nen ujor, dhe ne vitin 2013 garat me makina Formula 1 - Çmimi i Madh Weehaken New Jersey : Dje doli se planet e guvernatorit te New Jersey Chris Christie qe mendohej se "ishin te vdekura" jane ende shume te gjalle. Dhe tani mbasi plani i tij per nje linje te re hekurudhe, dhe nje tuneli te ri qe do te lidhi dy brigjet e lumit Hudson ka marre nje vote besimi per realizmin e njerit nga projektet me te medha per te lidhur New York-New Jersey-n, me nje tunel nen ujor te ri modern, nga guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, ai eshte vendosur ne qender te vemendjes se opinionit amerikan. Ne nje interviste me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie sqaroi shume pyetje te gazetarit lidhur me ate se çfare ai kishte kete per te thene ne lidhje me idene per te sjelle trenin 7 per New Jersey-n "Me pelqen kjo ide " megjithse ka nje te keqe, e shume te mira" dhe ketu pse: do te beje ate qe tuneli e cila eshte per te lidhur New Jersey-n me pjesen lindore te Manhattanit - New York, dhe qe e ben kete projekt pafundesisht me te mire se ai tunelit ARC . Se dyti, ne po i afrojm ne kete projekt si nje partneritet, ndryshe nga tuneli ARC. Tuneli ACR ka qene nje partneritet vetem mes qeverise federale dhe shtetin e New Jersey dhe qeverise federale dhe eshte paguar rreth 30 per qind te kostos duke i mbetur New Jersey-t pa paguar rreth 70 per qind. Ketu, me tunelin e ri ne jemi duke kerkuar te kemi si partneritet ne mes te New Jersey, New York City, New York e shtetit dhe qeveria federale. Pra, sipas shtypit amerikan per aq kohe sa New Jersey nuk duhet te paguaje per shumicen e saj, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie eshte i lumtur qe te kete nje metro te perhapur pertej pese njesive bashkiake dhe nje tunel nenujor te ri modern! Ne interviste me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, gjithashtu ka folur edhe ne lidhje me politiken lokale (pensionet, dhe pensionistet) deficiti buxhetor kombetare, nje veshtrim serioz ne reformimin e kodit te taksave , spekullimeve per rrugen e tij ne ne Shtepine e Bardhe me kandidatin tjeter Mitt Romney dhe Formula One, qe gara te vije ne nje qytet te New Jersey -t, "Kjo eshte nje ide dhe nje plan i shkelqyer tha guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, pisa e Formula Onedo te kete nje rruge te veçante , sepse, ndersa eshte ne mes te qytetit Weehawken dhe Perendimit te qytetit te Nju Jork-ut, - ajo gjendit ne mesin e sheshve me te populluara te shtetit tone" Shtypi amerikan shkruan se qe nga viti 2007, sporti me i shpejte i garave me makina ne bote nuk i ka kaluar kufijte e SHBA-ve. Indianapolis ishte i fundit qytet qe mbajti nje Çmim te Madh - Formula One ne pisten e tij, por tashme duket se vendi i madh dhe supermodern do te kete dy gara. Me kete plan te guvernatorit te New Jersey-t, Chris Christie, duket se ky shtetet federal "do te kete Çmimin e Madh - Formula One ne vitin 2013," ndersa Teksasi thuhet se do te kete nje gare te tille vitin e ardhshem. Planin e tyre per kete gare e beri ne nje interviste me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie , se bashku me kryebashkiaket e Nju Jorkut Perendimor dhe qytetit me te vogel Weehawken. Megjithate media ka njoftuar se ideja e Chris Christie ende nuk eshte aprovuar nga bosi i Formula 1, Berni Ekelstoun, por besohet se miratimi do te vije per shkak se anglezi veteran eshte nje partizan i vjeter i zhvillimit te garave ne SHBA, nje shtet me potencial te jashtezakonshem sportiv dhe komercial. Ndonese qyteti Ostin ne Teksas do te zhvilloje garen e Formula 1 vitin e ardhshem, serish vetem New Jersey do te bente qe Amerika te ishte ne gjendje te konkurronte me Kanadane fqinje qe ka Çmimin e Madh te Montrealit. Pista do te jete e shkelqyer dhe do te kaloje ne brigjet e lumit Hadson. Ne te kaluaren, New Yorku ka pasur shume gara te Formula 1, madje cirkuiti Wotkins Glen Internejshenell ishte vendi i Çmimit te Madh zyrtar te SHBA-ve, por makinat kane konkurruar edhe ne Long Beach ne California, ne Las Vegas, Detroit, Dallas, Pheniks dhe se fundmi ne Indianapolis. SHBA: Guvernatorit i New Jersey Chris Christie shpalosi planet për të ardhmen BEQIR SINA, New York Chris Christie: New Jersey do të bëhet me një linjë të re hekurudhe, një tunel të ri nën ujor, dhe në vitin 2013 garat me makina Formula 1 - Çmimi i Madh Weehaken New Jersey : Dje doli se planet e guvernatorit të New Jersey Chris Christie që mendohej se "ishin të vdekura" janë ende shumë të gjallë. Dhe tani mbasi plani i tij për një linjë të re hekurudhe, dhe një tuneli të ri që do të lidhi dy brigjet e lumit Hudson ka marrë një votë besimi për realizmin e njërit nga projektet më të mëdha për të lidhur New York-New Jersey-n, me një tunel nën ujor të ri modern, nga guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, ai është vendosur në qender të vemendjes së opinionit amerikan. Në një intervistë me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie sqaroi shumë pyetje të gazetarit lidhur me atë se çfarë ai kishte këtë për të thënë në lidhje me idenë për të sjellë trenin 7 për New Jersey-n "Më pëlqen kjo ide " megjithse ka një të keqe, e shumë të mira" dhe këtu pse: do të bëjë atë që tuneli e cila është për të lidhur New Jersey-n me pjesën lindore të Manhattanit - New York, dhe që e bën këtë projekt pafundësisht më të mirë se ai tunelit ARC . Së dyti, ne po i afrojm në këtë projekt si një partneritet, ndryshe nga tuneli ARC. Tuneli ACR ka qënë një partneritet vetëm mes qeverisë federale dhe shtetin e New Jersey dhe qeverisë federale dhe është paguar rreth 30 për qind të kostos duke i mbetur New Jersey-t pa paguar rreth 70 për qind. Këtu, me tunelin e ri ne jemi duke kërkuar të kemi si partneritet në mes të New Jersey, New York City, New York e shtetit dhe qeveria federale. Pra, sipas shtypit amerikan për aq kohë sa New Jersey nuk duhet të paguajë për shumicën e saj, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie është i lumtur që të ketë një metro të përhapur përtej pesë njësive bashkiake dhe një tunel nënujor të ri modern! Në intervistë me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, gjithashtu ka folur edhe në lidhje me politikën lokale (pensionet, dhe pensionistët) deficiti buxhetor kombëtare, një vështrim serioz në reformimin e kodit të taksave , spekullimeve për rrugën e tij në në Shtëpinë e Bardhë me kandidatin tjetër Mitt Romney dhe Formula One, që gara të vijë në një qytet të New Jersey -t, "Kjo është një ide dhe një plan i shkëlqyer tha guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, pisa e Formula Onedo të ketë një rrugë të veçantë , sepse, ndërsa është në mes të qytetit Weehawken dhe Perëndimit të qytetit të Nju Jork-ut, - ajo gjendit në mesin e sheshve më të populluara të shtetit tonë" Shtypi amerikan shkruan se që nga viti 2007, sporti më i shpejtë i garave me makina në botë nuk i ka kaluar kufijtë e SHBA-ve. Indianapolis ishte i fundit qytet që mbajti një Çmim të Madh - Formula One në pistën e tij, por tashmë duket se vendi i madh dhe supermodern do të ketë dy gara. Me këtë plan të guvernatorit të New Jersey-t, Chris Christie, duket se ky shtetet federal "do të ketë Çmimin e Madh - Formula One në vitin 2013," ndërsa Teksasi thuhet se do të ketë një garë të tillë vitin e ardhshëm. Planin e tyre për këtë garë e bëri në një intervistë me WCBS 880, guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie , së bashku me kryebashkiakët e Nju Jorkut Perëndimor dhe qytetit më të vogël Weehawken. Megjithatë media ka njoftuar se ideja e Chris Christie ende nuk është aprovuar nga bosi i Formula 1, Berni Ekëlstoun, por besohet se miratimi do të vijë për shkak se anglezi veteran është një partizan i vjetër i zhvillimit të garave në SHBA, një shtet me potencial të jashtëzakonshëm sportiv dhe komercial. Ndonëse qyteti Ostin në Teksas do të zhvillojë garën e Formula 1 vitin e ardhshëm, sërish vetëm New Jersey do të bënte që Amerika të ishte në gjendje të konkurronte me Kanadanë fqinjë që ka Çmimin e Madh të Montrealit. Pista do të jetë e shkëlqyer dhe do të kalojë në brigjet e lumit Hadson. Në të kaluarën, New Yorku ka pasur shumë gara të Formula 1, madje cirkuiti Wotkins Glen Internejshënëll ishte vendi i Çmimit të Madh zyrtar të SHBA-ve, por makinat kanë konkurruar edhe në Long Beach në California, në Las Vegas, Detroit, Dallas, Pheniks dhe së fundmi në Indianapolis.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 41.6 KB) - not displayed