Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Vitori Çeli - regjisorja e pare e montazhit te filmit  shqiptar
 

Nga  Kolec Traboini* 
U lind dhe nderroi jete ne New York 

Keto  dite fundtetori kineastet kane humbur nje prej kolegeve me te vjetra 
ne  profesion, regjisoren e pare te montazhit te filmit shqiptar, Vitori 
Çeli. Mbase  sot shumekush ne moshe te re nuk e ka degjuar emrin e saj sepse 
ajo prej dy  dekadash jetonte ne Amerike. Nderroi jete ne moshen 83 vjeçare 
New York, ne  qytetin ku kishte lindur ne nje familje emigrantesh shqiptare me 
24 maj te vitit  1928. Prinderit e saj jane kthyer ne Shqiperi kur ishte ne 
moshe te vogel dhe  studimet e shkolles se mesme i kreu ne Liceun e Tiranes.
Nevoja per kuadro te  profilizuar ne kinematografi, arti i shtate qe sapo 
kishte nisur te zhvillohej  ne Shqiperi me krijimin e Kinostudios ne vitin 
1952, beri qe ajo te dergohej ne  Moske per t`u specializuar ne montimin e 
filmave. Me t`u kthyer nisi punen ne  montimin e filmave kronikale, i vetmi 
zhaner qe zhvillohej ne ate kohe. Keshtu  me punen e saj, u be regjisorja e 
pare e montazhit te filmave shqiptare. Ne  vazhdimesi ajo behet edhe regjisorja 
e montazhit te filmave te pare artistike  shqiptare, “Femijet e saj” 1957 
me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me  regjisor Kristaq Dhamo. 
Gjithashtu bashkautore ne montimin e filmit  shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959, si 
dhe regjisore montazhi ne filmat  “Debatik”1961, “Toka jone”1964, “Vitet 
e para”1965, “Perse bie kjo daulle” 1969.  Realizoi edhe film artistik si 
regjisore, por ajo qe e beri emrin e saj akoma me  te njohur ishin 35 filmat 
dokumentare dhe kronikale qe realizoi si regjisore e  filmit dokumentar nder 
te cilet “Asdreni” me te cilin fitoi kupen e festivalit  te pare te filmit 
shqiptar ne 1976, “Vellezerit Topulli”, “Bekim Fehmiu ne  Shqiperi”, “Pr. 
Dr. Aleksander Xhuvani”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite,  prite 
Skenderbene” e tjere.
Vitori Çeli ka qene nje shkolle e vertete e  kineasteve te rinj shqiptare, 
veçmas ne vitet `70-`80, kur prodhimi  kinematografik u shtua deri ne 10-14 
filma artistike dhe rreth 50 filma  dokumentare ne vit.
Ajo ishte nga ata njerez qe ia kushtojne jeten e vet  artit. Filmi ishte 
çdo gje ne jeten e saj. Nuk krijoi familje. Femijet e saj  ishin dhe mbeten 
filmat qe krijoi te cilet nga ana profesionale(nese mund t`i  perjashtojme 
imponimet ideologjike qe sillte koha e regjimi) ishin te nje niveli  shume te 
larte. Ajo e vleresonte montazhin art dhe bente qe ekrani te ndjehej sa  me 
afer levizjeve dhe atmosferes se realitetit. Kjo u theksua edhe ne mars te  
ketij viti, kur kineastet u mblodhen e folen per krijimtarine e saj ne 
Arkivin e  Filmit Shqiptar, i cili ben nje pune shume te mire ne ruajtjen dhe 
afirmimin e  traditave ne artin e ekranit te madh ne te cilin Vitori Çeli ka 
lene punen,  pasionin dhe emrin e saj te merituar. E te vjen keq se ndersa 
behen dekorime e  vleresime, emri i ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfare nuk 
duhet te ndodhe  sepse pa ato kuadro te xhiruara te arkives se filmit, ku 
tjeter mund ta shohin  brezat qe vijne te shkuaren, qe per mire apo per keq 
ajo ishte nje pjese e jetes  se popullit shqiptar.

*Kolec Traboini -  kineast


Regjisorja  Vitori Çeli me skenaristin Kolec Traboini dhe operatorin Niko 
Theodhosi, fitues  te kupes se Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar 1976. 
Kolec Traboini:Vitori Çeli - regjisorja e parë e  montazhit të filmit 
shqiptar.  
Këto  ditë fundtetori kineastët kanë humbur një prej kolegeve më të vjetra 
në  profession, regjisoren e parë të montazhit të filmit shqiptar, Vitori 
Çeli.  Mbase sot shumëkush në moshë të re nuk e ka dëgjuar emrin e saj sepse 
ajo prej  dy dekadash jetonte në Amerikë. Ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare 
New York, në  qytetin ku kishte lindur në një familje emigrantësh shqiptarë 
më 24 maj të vitit  1928. Prindërit e saj janë kthyer në Shqipëri kur ishte 
në moshë të vogël dhe  studimet e shkollës së mesme i kreu në Liceun e 
Tiranës.
Nevoja për kuadro të  profilizuar në kinematografi, arti i shtatë që sapo 
kishte nisur të zhvillohej  në Shqipëri me krijimin e Kinostudios në vitin 
1952, bëri që ajo të dërgohej në  Moskë për t`u specializuar në montimin e 
filmave. Me t`u kthyer nisi punën në  montimin e filmave kronikalë, i vetmi 
zhanër që zhvillohej në atë kohë. Kështu  me punën e saj, u bë regjisorja e 
parë e montazhit të filmave shqiptarë. Në  vazhdimësi ajo bëhet edhe regjisorja 
e montazhit të filmave të parë artistikë  shqiptarë, “Fëmijët e saj” 1957 
me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me  regjisor Kristaq Dhamo. 
Gjithashtu bashkautore në montimin e filmit  shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959, si 
dhe regjisore montazhi në filmat  “Debatik”1961, “Toka jonë”1964, “Vitet 
e para”1965, “Përse bie kjo daulle” 1969.  Realizoi edhe film artistik si 
regjisore, por ajo që e bëri emrin e saj akoma më  të njohur ishin 35 filmat 
dokumentarë dhe kronikalë që realizoi si regjisore e  filmit dokumentar ndër 
të cilët “Asdreni” me të cilin fitoi kupën e festivalit  të parë të filmit 
shqiptar në 1976, “Vëllezërit Topulli”, “Bekim Fehmiu në  Shqipëri”, “Pr. 
Dr. Aleksandër Xhuvani”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite,  prite 
Skënderbenë” e tjerë.
Vitori Çeli ka qënë një shkollë e vërtetë e  kineastëve të rinj shqiptarë, 
veçmas në vitet `70-`80, kur prodhimi  kinematografik u shtua deri në 10-14 
filma artistikë dhe rreth 50 filma  dokumentarë në vit.
Ajo ishte nga ata njerëz që ia kushtojnë jetën e vet  artit. Filmi ishte 
çdo gjë në jetën e saj. Nuk krijoi familje. Fëmijët e saj  ishin dhe mbetën 
filmat që krijoi të cilët nga ana profesionale(nëse mund t`i  përjashtojmë 
imponimet ideologjike që sillte koha e regjimi) ishin të një niveli  shumë të 
lartë. Ajo e vlerësonte montazhin art dhe bënte që ekrani të ndjehej sa  më 
afër lëvizjeve dhe atmosferës së realitetit. Kjo u theksua edhe në mars të  
këtij viti, kur kineastët u mblodhën e folën për krijimtarinë e saj në 
Arkivin e  Filmit Shqiptar, i cili bën një punë shumë të mirë në ruajtjen dhe 
afirmimin e  traditave në artin e ekranit të madh në të cilin Vitori Çeli ka 
lënë punën,  pasionin dhe emrin e saj të merituar. E të vjen keq se ndërsa 
bëhen dekorime e  vlerësime, emri i ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfarë nuk 
duhet të ndodhë  sepse pa ato kuadro të xhiruara të arkivës së filmit, ku 
tjetër mund ta shohin  brezat që vijnë të shkuarën, që për mirë apo për keq 
ajo ishte një pjesë e jetës  së popullit shqiptar. 
Kolec  Traboini - kineast
clip_image001.jpg (image/jpeg, 31.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.