SHBA: 14 vjet burg per ish-guvernatorin e Illinoisit Blagojeviq

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
SHBA:  14 vjet burg per ish-guvernatorin e Illinoisit, Blagojeviq 
BEQIR  SINA, New York 

Gjykatesi  James Zagel u bazua nen provat per korrupsion qe rrjedhin nga 
perpjekjet e tij  per te emeruar dike per vendin e Senatit te liruar nga 
zgjedhjet per President  te Barak Obames ne kembim-marrjen e nje shume te 
konsiderueshme per kete  "allish-verish" 
 
CHICHAGO  - ILLINOI: Ne gjyqin e dite se sotme qe eshte dhe i fundit, i 
ngritur kunder ish  Guvernatorit te Illinoisit me origjine serbe Milorad R. 
"Rod" Blagojevich, ne  gjykaten federale te Çikagos, Blagojevich u shpall 
fajtor per 17 nga 20 akuzat e  ngritura kunder tij. 
Ai  eshte shpallur fajtor po ashtu se u perpoq te rrembente fonde nga nje 
ekzekutiv  spitali. 
Demokrati  ishte arrestuar ne dhjetor te vitit 2008 dhe eshte debuar nga 
zyra muajin  pasardhes. Ai me pare ishte shpallur fajtor edhe per genjimin e 
pergjigjeve te  pyetjeve te hetuesve.Ai eshte guvernatori i dyte i 
Illinoisit, i cili denohet  per krime federale. Paraardhesi i tij, republikani George 
Ryan, aktualisht po  mbahet ne nje burg federal 
Gjykimi  i Blagojevichit : 

Shtypi  amerikan shkruan sot, se Gjykatesi James Zagel i shqipetoi me nje 
tone  karakteristik te denimeve te ketilla: "Denimin me 168 muaj burg per ish 
 Guvernatorin e 40-te, te Illinoisit, Rod Blagojevich duke i vertetuar 
akuzat e  ngritura me pare kundra tij . Vendimi tha Gjykatesi James Zagel u 
bazua nen  provat per korrupsion qe rrjedhin nga perpjekjet e tij per te emeruar 
dike per  vendin e Senatit te liruar nga zgjedhjet per President te Barak 
Obames ne kembim  marrjen e nje shume te konsiderueshme per kete  
"allish-verish". 
Siç  dihet Blagojevich ka sherbyer gjashte vjet si guvernator ne shtetin e 
Illionoit  dhe per dy dekada ka qene udheheqes kryesor i lobit serbe ne 
SHBA, duke mbrojtur  interesat e tyre ne Washington. 
Denimi  i tij i kthyer ne vite burgu eshte i barabart me 14 vjet. 
Gjykatesi, Zagel, ne  dorezimin dosejes se denimit te tij, tha, se abuzimet 
Blagojevichit, ishin "me  te demshme se shperdorimi qe do te bente me kete raste 
ndonje zyre tjeter ne  SHBA, perveç zyres se presidentit" dhe se "pjesa me e 
madhe e fakteve nuk jane  kontestuar, eshte e veshtire per te kundershtuar ate 
qe eshte nen provat e  regjistrimeve filmike. " tha ai. 
Zhvillimi  i Gjyqit: 
Blagojevich  e "la veten" e tij ne meshiren e gjykatesit James Zagel ne nje 
perpjekje te  minutes se fundit per te shmangur nje afat te ashper burgimi, 
e cila sipas  eksperteve te ketyre çeshtejeve edhe mund t'i kalonte te 50 
vjet burg. Per here  te pare, Blagojevich te pakten pranoi se ai theu ligjin, 
por kembenguli se ai  nuk e dinte se çfare ishte duke bere, dhe se " ishte 
ne kohe, dhe vend te  gabuar- kur ka vepruar ne menyre te paligjshme". 
"Une  kurre ne jeten time nuk kam qene me vetedije i percaktuar per te 
thyer ligjin",  tha Blagojevich, ne fund te gjykimit, i cili erdhi ne gjykate 
sot i veshur nje  kostum te zi me nje kravate argjendi. "Juria ishte ajo qe 
vendosi se une isha  fajtor, une jam ketu per te pranuar vendimin e saj, dhe 
une e pranojne vendimin  e Jurise ! tha ish guvernatori i Illinoit, Rod 
Blagojevich duke shtuar se "Une  nuk kam askerkend per te fajesuar, por do te 
fajesoj veten time per  budallallekun tim dhe veprime qe kam bere, ose une 
mendova se mund te beja. Une  nuk jam duke fajesuar askend per kete. E pranoj 
plotesisht fajin! " perfundoje  fjalen e tij ai. 

Shume  analiste besojne se lutjet Balgojevich ishin shume pak, para provave 
te fajit te  tij dhe shume vone per te kerkuar "faljen- si nje mrekulli e 
fundit".  Blagojevich gjate gjykimeve te tij nuk ka mundur te "hyje ne zemer" 
te  Gjykatesit Zagel ose prokuroreve, i cili kishte kerkuar qysh ne fillim 
nje denim  te viteve te burgut nga 15-deri ne 20 vjet. 
Blagojevich  do te duhet te dorezoj tek autoritetet federale, deri me 16 
shkurt 2012 ,  apelimin, nderkohe qysh prej leximit te vendimit nga ana e 
Gjykatesit James  Zagel , ai ka per te filluar vuajtjen e denimit te tij. Ndersa 
gjate kohes qe  Blagojevich eshte ne burg - father-in-law - vjerri i tij, 
Dick Mell, do te  mbeshtese vajzen e tij Patti Blagojevich dhe dy bijat e  
çiftit. 
Ngjarja  :   

Serbo  amerikani Milorad R. "Rod" Blagojevich, sipas ligjeve amerikane si 
guvernator i  nje shteti, nese pa mbaruar mandatin nje senator, ose 
kongresmen i shtetit te  tij per arsye te ndryshme largohet nga detyra, ka te drejt 
ai pa vota te zgjedhe  zvendesuesin e tij deri ne zgjedhjet e rradhes, ose 
t'a mabj vete mandatin.  Sipas akuzave dhe provave doli se Blagojevich, duket 
se i a "shiti" me shuma te  medha parash nje afaristi me origjine greke, i 
quajtur Alexi Giannoulias, vendin  e lene nga ish Senatori Obama, i cili ne 
zgjedhjet e vitit 2008 kandidoi per  President te SHBA.  
Senatori  i caktuar nga ish guvernatori i Illinoit, Milorad R. "Rod" 
Blagojevich, i cili  caktoi senatorin demokrat Alexi Giannoulias, ishte gjate asaj 
kohe ne gjyqin  federal - i akuzuar per afera abuzive, ne vendin qe la 
Presidenti Barack Obama,  ne vitin 2008, por nuk pranoi te hetohej mbasi kishte 
imunitetin.   
Kundra  kandidat ishte Ish Kongresmeni Mark Kirk, kandidati nga Partia 
Republikane ne  Illinois, i cili u fut ne gare per te zene vendin e senatorit qe 
la Presidenti  Barack Obama, nga Partia Demokrate, duke ne garuar me 
kandidatin demokrat Alexi  Giannoulias.  
Ish  - kandidati republikan nga Illioni Mark Kirk per karrigen ne Senatin 
Amerikane  ne zgjedhjet e vitit 2008, fitoi me nje diference fare te vogel, 
dhe eshte  aktualisht Senatori i Illionit me nje mandat 5 vjeçar. Senatori 
Mark Kirk per  shqiptaret, eshte i njohur si nje ish-pilot i bombarduesve 
"F-16", i cili,  fluturoi qe nga dita e pare 24 marsi 1999, me misione ushtarake 
mbi Serbi gjate  fushates 78 ditore, te sulmeve ajrore te NATO-s, ne 
çlirimin e Kosoves.   
Senatori  republikan, Mark Kirk, e ka vleresuar shpesh here dashurine e 
madhe qe ka  populli shqiptare per Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa 
shume pro  amerikane eshte populli shqiptare. Shqiptaret e Amerikes e kan 
mbeshtetur  vazhdimisht fushaten e tij per ç'ka edhe ai u eshte shprehur  
mirenjohes. 
 
3 
 
2 
 
1 
 
 


SHBA: 14 vjet burg për ish-guvernatorin e Illinoisit,  Blagojeviq
 
 
 
 








BEQIR SINA, New York





 
 
 

Gjykatësi James Zagel u bazua nën provat për  korrupsion që rrjedhin nga 
përpjekjet e tij për të emëruar dikë për vendin e  Senatit të liruar nga 
zgjedhjet për President të Barak Obamës në këmbim-marrjen  e një shume të 
konsiderueshme për këtë "allish-verish"
 
 
 


 
 



CHICHAGO - ILLINOI: Në gjyqin e ditë së sotme që është dhe  i fundit, i 
ngritur kundër ish Guvernatorit të Illinoisit me origjinë serbe  Milorad R. 
"Rod" Blagojevich, në gjykatën federale të Çikagos, Blagojevich u  shpall 
fajtor për 17 nga 20 akuzat e ngritura kundër tij.



 
 
Ai është shpallur fajtor po ashtu se u përpoq të rrëmbente fonde nga një  
ekzekutiv spitali.

Demokrati ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2008 dhe është dëbuar nga  
zyra muajin pasardhës. Ai më parë ishte shpallur fajtor edhe për gënjimin e  
pergjigjeve të pyetjeve të hetuesve.Ai është guvernatori i dytë i Illinoisit, 
i  cili dënohet për krime federale. Paraardhësi i tij, republikani George 
Ryan,  aktualisht po mbahet në një burg federal



 
 
Gjykimi i Blagojevichit :


Shtypi amerikan shkruan sot, se Gjykatësi James Zagel i shqipëtoi me  një 
tonë karakteristik të dënimeve të këtilla: "Dënimin me 168 muaj burg për ish  
Guvernatorin e 40-të, të Illinoisit, Rod Blagojevich duke i vertetuar 
akuzat e  ngritura më parë kundra tij . Vendimi tha Gjykatësi James Zagel u bazua 
nën  provat për korrupsion që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të emëruar 
dikë për  vendin e Senatit të liruar nga zgjedhjet për President të Barak 
Obamës në këmbim  marrjen e një shume të konsiderueshme për këtë 
"allish-verish".

 
 
Siç dihet Blagojevich ka shërbyer gjashtë vjet si guvernator në shtetin e  
Illionoit dhe për dy dekada ka qënë udhëheqës kryesor i lobit serbë në SHBA, 
 duke mbrojtur interesat e tyre në Washington.

 
 
 
 
Dënimi i tij i kthyer në vite burgu është i barabart me 14 vjet. Gjykatësi, 
 Zagel, në dorëzimin dosejes së dënimit të tij, tha, se abuzimet 
Blagojevichit,  ishin "më të dëmshme se shpërdorimi që do të bënte me këtë rastë 
ndonjë zyrë  tjetër në SHBA, përveç zyrës së presidentit" dhe se "pjesa më e 
madhe e fakteve  nuk janë kontestuar, është e vështirë për të kundërshtuar atë 
që është nën  provat e regjistrimeve filmike. " tha ai.



 
 
 
Zhvillimi i Gjyqit:



 
 
 
 
Blagojevich e "la veten" e tij në mëshirën e gjykatësit James Zagel në një  
përpjekje të minutës së fundit për të shmangur një afat të ashpër burgimi, 
e  cila sipas ekspertëve të këtyre çështëjeve edhe mund t'i kalonte të 50 
vjet  burg. Për herë të parë, Blagojevich të paktën pranoi se ai theu ligjin, 
por  këmbënguli se ai nuk e dinte se çfarë ishte duke bërë, dhe se " ishte 
në kohë,  dhe vend të gabuar- kur ka vepruar në mënyrë të paligjshme".

 
 
 
"Unë kurrë në jetën time nuk kam qënë me vetëdije i përcaktuar për të thyer 
 ligjin", tha Blagojevich, në fund të gjykimit, i cili erdhi në gjykatë sot 
i  veshur një kostum të zi me një kravatë argjendi. "Juria ishte ajo që 
vendosi se  unë isha fajtor, unë jam këtu për të pranuar vendimin e saj, dhe 
unë e pranojnë  vendimin e Jurisë ! tha ish guvernatori i Illinoit, Rod 
Blagojevich duke shtuar  se "Unë nuk kam askërkend për të fajësuar, por do të 
fajësoj veten time për  budallallëkun tim dhe veprime që kam bërë, ose unë 
mendova se mund të bëja. Unë  nuk jam duke fajësuar askënd për këtë. E pranoj 
plotësisht fajin! " përfundojë  fjalën e tij ai.


Shumë analistë besojnë se lutjet Balgojevich ishin shumë pak, para  provave 
të fajit të tij dhe shumë vonë për të kërkuar "faljen- si një mrekulli e  
fundit". Blagojevich gjatë gjykimeve të tij nuk ka mundur të "hyjë në zemër" 
të  Gjykatësit Zagel ose prokurorëve, i cili kishte kërkuar qysh në fillim 
një dënim  të viteve të burgut nga 15-deri në 20 vjet.

 
 
 
Blagojevich do të duhet të dorëzoj tek autoritetet federale, deri më 16  
shkurt 2012 , apelimin, ndërkohë qysh prej leximit të vendimit nga ana e  
Gjykatësit James Zagel , ai ka për të filluar vuajtjen e dënimit të tij. Ndërsa  
gjatë kohës që Blagojevich është në burg - father-in-law - vjerri i tij, 
Dick  Mell, do të mbështesë vajzën e tij Patti Blagojevich dhe dy bijat e  
çiftit.



 
 
Ngjarja : 


Serbo amerikani Milorad R. "Rod" Blagojevich, sipas ligjeve amerikane  si 
guvernator i një shteti, nëse pa mbaruar mandatin një senator, ose kongresmen 
 i shtetit të tij për arsye të ndryshme largohet nga detyra, ka të drejt ai 
pa  vota të zgjedhë zvendesuesin e tij deri në zgjedhjet e rradhës, ose t'a 
mabj  vete mandatin. Sipas akuzave dhe provave doli se Blagojevich, duket 
se i a  "shiti" me shuma të mëdha parash një afaristi me origjinë greke, i 
quajtur Alexi  Giannoulias, vendin e lënë nga ish Senatori Obama, i cili në 
zgjedhjet e vitit  2008 kandidoi për President të SHBA. 

 
 
 
Senatori i caktuar nga ish guvernatori i Illinoit, Milorad R. "Rod"  
Blagojevich, i cili caktoi senatorin demokrat Alexi Giannoulias, ishte gjatë  asaj 
kohe në gjyqin federal - i akuzuar për afera abuzive, në vendin që la  
Presidenti Barack Obama, në vitin 2008, por nuk pranoi të hetohej mbasi kishte  
imunitetin. 

 
 
 
Kundra kandidat ishte Ish Kongresmeni Mark Kirk, kandidati nga Partia  
Republikane në Illinois, i cili u fut në garë për të zënë vendin e senatorit që  
la Presidenti Barack Obama, nga Partia Demokrate, duke në garuar me 
kandidatin  demokrat Alexi Giannoulias. 

 
 
Ish - kandidati republikan nga Illioni Mark Kirk për karrigen në Senatin  
Amerikanë në zgjedhjet e vitit 2008, fitoi me një diferencë fare të vogël, 
dhe  është aktualisht Senatori i Illionit me një mandat 5 vjeçar. Senatori 
Mark Kirk  për shqiptarët, është i njohur si një ish-pilot i bombarduesve 
"F-16", i cili,  fluturoi që nga dita e parë 24 marsi 1999, me misione ushtarake 
mbi Serbi gjatë  fushatës 78 ditore, të sulmeve ajrore të NATO-s, në 
çlirimin e Kosovës. 

 
 
Senatori republikan, Mark Kirk, e ka vlerësuar shpesh herë dashurinë e  
madhe që ka populli shqiptarë për Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa shumë 
 pro amerikanë është populli shqiptarë. Shqiptarët e Amerikës e kan 
mbeshtetur  vazhdimisht fushatën e tij për ç'ka edhe ai u është shprehur mirënjohës.
 
 



3


2


1
clip_image001.jpg (image/jpeg, 50.5 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 35.5 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 194.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.