Amnistia e Bujar Alimanit, nga Shqiperia, mbrrine ne New York
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Amnistia e Bujar Alimanit, nga Shqiperia, mbrrine ne New York BEQIR SINA, New York Bujar Alimani eshte regjisori i pare shqiptar dhe AMNISTIA filmi i pare shqiptar me metrazh te gjate, qe shfaqet ne Museun e Artit Modern New York MoMA NEW YORK CITY : Pasi ka marre nje çmim ne Berlinale, tre te tjera ne Leçe si dhe ka marre pjese ne Festivalin Nderkombetar ne Kopenhagen, Danimarke, “Amnistia” e Bujar Alimanit dhe shfaqjen e sukseshme ne Shqiperi, filmi i Alimanit mbrrin ne metropolin e botes ne New York. Tanime eshte posteri i madh i ketij filmi qe zyrtarisht e ka "konfirmuar" kete, ne stendat e rreklamave te metrose se New Yorkut. Filmi i titulluar AMNESTIA me skenar Bujar Alimani dhe protagoniste te tij aktore te njohur si: Luli Bitri, Karafil Shena dhe Todi Llupi do te shfaqet ne kinemane, e njohur njujorkeze "The Museum of Modern Art (MOMA)" Ky film vleresohet nga Global Lens 2012, Kompani Distributore - blerese amerikane Simbas faqes zyrtare te filmit thuhet se Global Lens 2012, Kompani Distributore - blerese amerikane ne Gusht filloi negociatat per blerjen e AMNISTISE, pas projeksionit te filmit ne Montreal Kanada. Mbasi thuhet se filmi i ploteson te gjitha kushtet, sepse ka nje profil teper europian nje film kualitativ-jo komercial. Ne kete kuader fimi ka siguruar nje 10 ditesh te prezantimit te tij ne Moma muzeu i artit modern ne New York. Bujar Alimani eshte regjisori i pare shqiptar dhe AMNISTIA filmi i pare shqiptar me metrazh te gjate, qe shfaqet ne Museun e Artit Modern New York MoMA Fimi i shqiptarit “Amnistia” ka nje histori interesante. Eshte sprova e pare per regjisorin Bujar Alimani, i cili deri me sot ka realizuar me sukses disa filma me metrazh te shkurter, te cilet kane fituar edhe çmime. Kur me shume se dy vjet me pare projekti filmik i Alimanit u paraqit ne Qendren Kombetare te Kinematografise, ai nuk e mori mbeshtetjen e Qendres. Por kjo nuk e stepi Alimanin. Ai do t’i shkonte kesaj rruge deri ne fund. Filmi thuhet se eshte xhiruar ne nje kohe rekord ne Tirane e ne Pogradec, u montua po aq shpejt e menjehere nisi rrugen e projeksioneve e te konkurrimeve. Ne muajin shkurt konkurroi ne kategorine “Forum”, te Festivalit Nderkombetar te Berlinit, ku edhe fitoi nje çmim si “nje film mbi perplasjen e brezit te ri me strukturat tradicionale patriarkale te shoqerise se tyre. Dashuria rrit deshiren per ndryshim, por perballet me pamundesite per t’u realizuar ende. Gjithsesi, filmi jep shenja shprese per te ardhmen, siç eshte solidariteti mes te rinjve. Realizmi i Amnesty nuk eshte vetem me interes dramatike: ky film i ofron publikut nje pjese te jetes ne Shqiperi. Edhe pse ju kurre nuk keni qene atje, nuk mund te imagjinoni qe kjo eshte ajo qe jeta duhet te jete si per shume: biron- te shfrenuar trotuareve, banesa te vogla dhoma ne me shume se dy deri ne nje krevat, kuzhina e thjeshte dhe dollapet. Me e keqja, nuk ka perspektive reale e here me te mire perpara: filmi hapet me Elsa llogaritare e parave nga fabrika e tekstilit, e cila eshte blere nga nje i huaj qe deshiron per te rinovuar makinerite. Diten kur anetaresimi ne BE do te sjelle prosperitet duket akoma larg. Efektivisht, kjo eshte ky deshperim njejta qe bashkeshortet vene personazhet "ne burg, duke i bere ata te kthehet ne kredi, dhe te luajne kumar, ose jashte-dhe-nga mashtrimet per te gjetur parate per te mbijetuar, ose perpjekje per te permiresuar gjendjen e tyre. Edhe burri i nuses i ri eshte ne menyre efektive ne burg per para: ai ishte shtyre per nje krim te pasionit, kur prinderit e nuses u perpoqen te martohej me nje te huaj ose nje shqiptar nje patrioti te pasur qe jetone ne Itali. Skenari origjinal dhe montazhi i japin mundesine shikuesve t’i njohe hap pas hapi personazhet kryesore dhe te perbashketat ne jeten e tyre te perditshme”. “Amnistia” tregon nje histori dashurie te ndaluar mes nje burri dhe nje gruaje, bashkeshortet e te cileve vuajne denimin ne burg. E ndersa presin amnistine, dy personazhet e filmit, te cilet e ndeshin njeri-tjetrin ne ambientet perreth burgut, dashurohen. Nje histori e cila lind ne menyre te pazakonte dhe qe nuk mund te kete nje fund te lumtur. Historia e Alimanit lekundet mes te mundures dhe te pamundures, mes te moralshmes dhe te pamoralshmes. Nje kufi i veshtire per t’u vene. Ne rolet kryesore te filmit interpretojne Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi etj. Çmimet - Berlinale C.I.C.A.E. – Confederation Internationale des Cinemas dArt et Essai AWARD, BERLIN 2011. - Festivali Europian i Filmit ne Leçe, Itali - Çmimi CINEUROPA 2011 - Çmimi FIPRESCI (Konfederata Nderkombetare e Kritikeve te Kinemase) - Çmimi special i jurise - Viti i prodhimit 2011 - Aktoret : Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi - Fiction Category gjatesia 83 minuta - Vendi i realizmit : Shqiperia, Greqia, Franca - Gjuha shqipe - Titra EN, DE - Qendra Nderkombetare te shitjes GmbH Tel: + 49 30 6150 7252 Shperndares zyrtar _www.epicentrefilms.com_ (http://www.epicentrefilms.com) AMNESTY (Amnistia) Amnistia e Bujar Alimanit, nga Shqipëria, mbrrinë në New York BEQIR SINA, New York Bujar Alimani është regjisori i parë shqiptar dhe AMNISTIA filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë, që shfaqet në Museun e Artit Modern New York MoMA NEW YORK CITY : Pasi ka marrë një çmim në Berlinale, tre të tjera në Leçe si dhe ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë, “ Amnistia” e Bujar Alimanit dhe shfaqjen e sukseshme në Shqipëri, filmi i Alimanit mbrrin në metropolin e botës në New York. Tanimë është posteri i madh i këtij filmi që zyrtarisht e ka "konfirmuar" këtë, në stendat e rreklamave të metrosë së New Yorkut. Filmi i titulluar AMNESTIA me skenar Bujar Alimani dhe protagonistë të tij aktorë të njohur si: Luli Bitri, Karafil Shena dhe Todi Llupi do të shfaqet në kinemanë, e njohur njujorkeze "The Museum of Modern Art (MOMA)" Ky film vlerësohet nga Global Lens 2012, Kompani Distributore - blerëse amerikane Simbas faqes zyrtare të filmit thuhet se Global Lens 2012, Kompani Distributore - blerëse amerikane në Gusht filloi negociatat për blerjen e AMNISTISE, pas projeksionit të filmit në Montreal Kanada. Mbasi thuhet se filmi i plotëson të gjitha kushtet, sepse ka një profil tepër europian një film kualitativ-jo komercial. Në këtë kuadër fimi ka siguruar një 10 ditësh të prezantimit të tij në Moma muzeu i artit modern në New York. Bujar Alimani është regjisori i parë shqiptar dhe AMNISTIA filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë, që shfaqet në Museun e Artit Modern New York MoMA Fimi i shqiptarit “Amnistia” ka një histori interesante. Është sprova e parë për regjisorin Bujar Alimani, i cili deri më sot ka realizuar me sukses disa filma me metrazh të shkurtër, të cilët kanë fituar edhe çmime. Kur më shumë se dy vjet më parë projekti filmik i Alimanit u paraqit në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, ai nuk e mori mbështetjen e Qendrës. Por kjo nuk e stepi Alimanin. Ai do t’i shkonte kësaj rruge deri në fund. Filmi thuhet se është xhiruar në një kohë rekord në Tiranë e në Pogradec, u montua po aq shpejt e menjëherë nisi rrugën e projeksioneve e të konkurrimeve. Në muajin shkurt konkurroi në kategorinë “Forum”, të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit, ku edhe fitoi një çmim si “një film mbi përplasjen e brezit të ri me strukturat tradicionale patriarkale të shoqërisë së tyre. Dashuria rrit dëshirën për ndryshim, por përballet me pamundësitë për t’u realizuar ende. Gjithsesi, filmi jep shenja shprese për të ardhmen, siç është solidariteti mes të rinjve. Realizmi i Amnesty nuk është vetëm me interes dramatike: ky film i ofron publikut një pjesë të jetës në Shqipëri. Edhe pse ju kurrë nuk keni qenë atje, nuk mund të imagjinoni që kjo është ajo që jeta duhet të jetë si për shumë: biron- të shfrenuar trotuareve, banesa të vogla dhoma në më shumë se dy deri në një krevat, kuzhina e thjeshtë dhe dollapët. Më e keqja, nuk ka perspektivë reale e herë më të mirë përpara: filmi hapet me Elsa llogaritare e parave nga fabrika e tekstilit, e cila është blerë nga një i huaj që dëshiron për të rinovuar makineritë. Ditën kur anëtarësimi në BE do të sjellë prosperitet duket akoma larg. Efektivisht, kjo është ky dëshpërim njëjta që bashkëshortët vënë personazhet "në burg, duke i bërë ata të kthehet në kredi, dhe të luajnë kumar, ose jashtë-dhe-nga mashtrimet për të gjetur paratë për të mbijetuar, ose përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tyre. Edhe burri i nuses i ri është në mënyrë efektive në burg për para: ai ishte shtyrë për një krim të pasionit, kur prindërit e nuses u përpoqën të martohej me një të huaj ose një shqiptar një patrioti të pasur që jetonë në Itali. Skenari origjinal dhe montazhi i japin mundësinë shikuesve t’i njohë hap pas hapi personazhet kryesorë dhe të përbashkëtat në jetën e tyre të përditshme”. “Amnistia” tregon një histori dashurie të ndaluar mes një burri dhe një gruaje, bashkëshortët e të cilëve vuajnë dënimin në burg. E ndërsa presin amnistinë, dy personazhet e filmit, të cilët e ndeshin njëri-tjetrin në ambientet përreth burgut, dashurohen. Një histori e cila lind në mënyrë të pazakontë dhe që nuk mund të ketë një fund të lumtur. Historia e Alimanit lëkundet mes të mundurës dhe të pamundurës, mes të moralshmes dhe të pamoralshmes. Një kufi i vështirë për t’u vënë. Në rolet kryesore të filmit interpretojnë Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi etj. Çmimet - Berlinale C.I.C.A.E. – Confederation Internationale des Cinemas dArt et Essai AWARD, BERLIN 2011. - Festivali Europian i Filmit në Leçe, Itali - Çmimi CINEUROPA 2011 - Çmimi FIPRESCI (Konfederata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë) - Çmimi special i jurisë - Viti i prodhimit 2011 - Aktorët : Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi - Fiction Category gjatësia 83 minuta - Vendi i realizmit : Shqipëria, Greqia, Franca - Gjuha shqipe - Titra EN, DE - Qendra Ndërkombëtare të shitjes GmbH Tel: + 49 30 6150 7252 Shpërndarës zyrtar _www.epicentrefilms.com_ (http://www.epicentrefilms.com/) AMNESTY (Amnistia)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 18.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 17.5 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 82.7 KB) - not displayed