Eliza Dushku ditelindjen e saj e kthen ne nje mision bamiresie
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Eliza Dushku ditelindjen e saj e kthen ne nje mision bamiresie BEQIR SINA, New York Ndersa shume njerez ne bote, kane si ender ditelindjen e tyre, mbasi e para gje qe ata imagjinojne jane dhuratat bujare dhe te veçanta, Eliza Dushku kthen ditelindjen ne nje mision bamiresie LOS ANGELOS CA: (Bota Sot) Aktorja me prejardhje, por tashme edhe me pasaporte, shqiptare, Eliza Dushku ka kerkuar nga fansat qe te mos i dergojne dhurata per ditelindjen e saj, por para per bamiresi. Ylli i filmit "Bring it On", me 30 dhjetor mbush plot 31 vjeç dhe deshiron te grumbulloje sa me shume para per organizaten e Ugandes, "Tharce Gulu", e cila ndihmon viktimat e luftes. Ndersa shume njerez ne bote, kane si ender ditelindjen e tyre, mbasi e para gje qe ata imagjinojne jane dhuratat bujare dhe te veçanta, Eliza Dushku kthen ditelindjen ne nje mision bamiresie, e cila si shperblim i ofron njerit prej tyre shansin qe te fitoje nje bisede "balle per balle" me te, si dhe te beje nje xhirim me aktoren. "Eshte serish periudha me e bukur e vitit…, thote ajo Mirepo aktoria e mirenjohur shqiptare e Hollivudit, Eliza Dushku, e cila asnjehere nuk e ka mohuar se eshte shqiptare, nuk mendone per ditelindjen e saj te marre dhurata te paimagjinushme, per veten e saj. Aktorja me fame boterore Eliza Dushku, eshte e vetemja ndoshta ne bote, qe ne 30 dhjetor, ditelindjen e saj kur ajo do te mbush te 31 vjetet, deshiron nga te gjithe nje dhurat qe t'u a dergoi per humanizem individeve ne nevoje ne Uganda. Ajo ka bere thirrje nepermjet shtypit amerikan, FB e Twitter, teevizionet dhe revistat e artisteve:"Ndihmojni yllin e 'Dollhouse' e rekrutuar ne Tonic, ne perpjekjen e saj per te blere toke ne Uganda, te cilen do t'a shfrytezoje, per te ndertuar nje spital per kurimin dhe sherimin per ushtaret e plagosur nga lufta ne kete vend Afrikan, si dhe te ngreje nje strehimore per femijet jetim dhe skamor dhe t'ju vije ne ndihme grave te detyruara ne tregtine e seksit. Dushku pershkruan jeten atje se si femijet jane "ende duke jetuar neper shkurret pasi kane rrembyer nga shtrati ne mes te nates, nje automatik AK-47." Aktorja, e cila mbush 30 vjeç ne 30 dhjetor, eshte duke kerkuar ndihmen bujare, duke filluar nga ditelindja e saj per te mbledhur me shume se 30,000 dollaret e nevojshme per te ndihmuar keta femije. Aktorja, i cila vizitoi ne vitin 2009, Gulun, nje qytetet ne Uganda me nenen e saj dhe te dashurin, Rick Fox, thote se perpjekjeve, te saj per te bere bamiresi ne Afrike, ia jane bashkengjitur deri tani fansat e saj. "Mendoni qe keta femije te detyruar te behen vrasesit, thote Dushku, une nuk mund t'a imagjinoj ndonje gje me te tmerrshme, se sa kjo." tha ajo per revisten Hollivud Dushku frymezimin per fushaten, thote se e ka marre nga nena e saj, Judith, nje profesore per politikat afrikane ne Universitetin Suffolk Bostonit, e cila drejton nje organizate jo-fitimprurese THARCE-Gulu, qellimi i te cilit eshte krijimi dhe menaxhimin e qendres se rehabilitimit, ne Gana. Suksesi i THARCE-Gulu, shkruan revista e Hollivudit, eshte vetem fillimi i misionit te aktores me fame Eliza Dushkut. "Une jam me shume per t' kuptuar historite e njerezve dhe se dua te tregoj historite per njerezit e botes," thote ajo. Ditelindja ime po afron, ne daten 30 dhjetor dhe une do te jem serish 18 vjeçe…! Ne rregull, mbase jo tamam, por sidoqofte, ende e kam nje deshire per ditelindje. Ne vend te dhuratave ju kerkoj te gjitheve ju, miqve te mi zemergjere, qe te merrni pjese me dhurimet per 'Tharce-GULU', organizaten tone te dashur ne Uganden Veriore, e cila ofron mjekim te traumave dhe mjekim psikik per ish-femijet ushtare dhe viktimat e luftes", ka shkruar Dushku. Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreth 30.000 dollare per bamiresi, ne ditelindjen e saj per femijet e ushtareve amerikan te vrare ne Irak dhe Afganistan. 1 1 2 3 3 4 5 6 7 8 8 9 10 11 12 Eliza Dushku ditëlindjen e saj e kthen në një mision bamirësie BEQIR SINA, New York Ndërsa shumë njerëz në botë, kanë si ëndër ditëlindjen e tyre, mbasi e para gjë që ata imagjinojnë janë dhuratat bujare dhe të veçanta, Eliza Dushku kthen ditëlindjen në një mision bamirësie LOS ANGELOS CA: (Bota Sot) Aktorja me prejardhje, por tashmë edhe me pasaportë, shqiptare, Eliza Dushku ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, por para për bamirësi. Ylli i filmit “Bring it On”, më 30 dhjetor mbush plot 31 vjeç dhe dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, “Tharce Gulu”, e cila ndihmon viktimat e luftës. Ndërsa shumë njerëz në botë, kanë si ëndër ditëlindjen e tyre, mbasi e para gjë që ata imagjinojnë janë dhuratat bujare dhe të veçanta, Eliza Dushku kthen ditëlindjen në një mision bamirësie, e cila si shpërblim i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë "ballë për ballë" me të, si dhe të bëjë një xhirim me aktoren. “Është sërish periudha më e bukur e vitit… , thotë ajo Mirëpo aktoria e mirënjohur shqiptare e Hollivudit, Eliza Dushku, e cila asnjëherë nuk e ka mohuar se është shqiptare, nuk mendonë për ditëlindjen e saj të marrë dhurata të paimagjinushme, për veten e saj. Aktorja me famë botërore Eliza Dushku, është e vetëmja ndoshta në botë, që në 30 dhjetor, ditëlindjen e saj kur ajo do të mbush të 31 vjetët, dëshiron nga të gjithë një dhurat që t'u a dërgoi për humanizëm individëve në nevojë në Uganda. Ajo ka bërë thirrje nëpërmjet shtypit amerikan, FB e Twitter, teevizionet dhe revistat e artistëve:"Ndihmojni yllin e 'Dollhouse' e rekrutuar në Tonic, në përpjekjen e saj për të blerë tokë në Uganda, të cilën do t'a shfrytëzojë, për të ndërtuar një spital për kurimin dhe shërimin për ushtarët e plagosur nga lufta në këtë vend Afrikan, si dhe të ngrejë një strehimore për fëmijët jetim dhe skamor dhe t'ju vijë në ndihmë grave të detyruara në tregtinë e seksit. Dushku përshkruan jetën atje se si fëmijët janë "ende duke jetuar nëpër shkurret pasi kanë rrëmbyer nga shtrati në mes të natës, një automatik AK-47." Aktorja, e cila mbush 30 vjeç në 30 dhjetor, është duke kërkuar ndihmën bujare, duke filluar nga ditëlindja e saj për të mbledhur më shumë se 30,000 dollarët e nevojshme për të ndihmuar këta fëmijë. Aktorja, i cila vizitoi në vitin 2009, Gulun, një qytetet në Uganda me nënën e saj dhe të dashurin, Rick Fox, thotë se përpjekjeve, të saj për të bërë bamirësi në Afrikë, ia janë bashkëngjitur deri tani fansat e saj. "Mendoni që këta fëmijë të detyruar të bëhen vrasësit, thotë Dushku, unë nuk mund t'a imagjinoj ndonjë gjë më të tmerrshme, se sa kjo." tha ajo për revistën Hollivud Dushku frymëzimin për fushatën, thotë se e ka marrë nga nëna e saj, Judith, një profesore për politikat afrikane në Universitetin Suffolk Bostonit, e cila drejton një organizatë jo-fitimprurëse THARCE-Gulu, qëllimi i të cilit është krijimi dhe menaxhimin e qendrës së rehabilitimit, në Gana. Suksesi i THARCE-Gulu, shkruan revista e Hollivudit, është vetëm fillimi i misionit të aktores me famë Eliza Dushkut. "Unë jam më shumë për t' kuptuar historitë e njerëzve dhe se dua të tregoj historitë për njerëzit e botës," thotë ajo. Ditëlindja ime po afron, në datën 30 dhjetor dhe unë do të jem sërish 18 vjeçe…! Në rregull, mbase jo tamam, por sidoqoftë, ende e kam një dëshirë për ditëlindje. Në vend të dhuratave ju kërkoj të gjithëve ju, miqve të mi zemërgjerë, që të merrni pjesë me dhurimet për ‘Tharce-GULU’, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës”, ka shkruar Dushku. Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreth 30.000 dollarë për bamirësi, në ditëlindjen e saj për fëmijët e ushtarëve amerikan të vrarë në Irak dhe Afganistan.
KKSHA179.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
KKSHA180.JPG
(image/jpeg, 32.9 KB) - not displayed
KKSHA181.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
KKSHA183.JPG
(image/jpeg, 31.9 KB) - not displayed
KKSHA184.JPG
(image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
KKSHA170.JPG
(image/jpeg, 30.7 KB) - not displayed
KKSHA171.JPG
(image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
KKSHA173.JPG
(image/jpeg, 26 KB) - not displayed
KKSHA174.JPG
(image/jpeg, 25.4 KB) - not displayed
KKSHA175.JPG
(image/jpeg, 22.7 KB) - not displayed
KKSHA176.JPG
(image/jpeg, 25.3 KB) - not displayed
KKSHA178.JPG
(image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed