Tezja Rashella

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmOOZriW5SSJBj7EJgG7Vzs32RMbDketEZJx8iNoVg-JA@mail.gmail.com>
*Tezja Rashella*

*Hamdi Nuhiju*



*(… personazhet në këtë tregim janë të improvizuara, ngjarja nuk ka ndodhur
asnjëherë, tregimi lejohet që të lexohet pas ngrënies së drekës….)*

* *

Studureku është një lagje e prapambetur në qytetin e Kumanovës. Në të
jetojnë romë, dhe disa maqedonas në pjesët tjera të lagjes. Nëpërmjet asaj
lagjeje kalohet për të shkuar për në Bashkimin Evropian, nga Shkupi, për në
Sofje. Nëpërmjet saj lidhet edhe Kumanova me Komunën e Likovës, kah ana e
fshatit Vakcincë. Rrugët të gjitha janë të rregulluara. Fatmirësisht ose
fatkeqësisht në atë lagje ndodhet stacioni i autobusëve që duket sikur të
ishte një muze historik dhe i shpërfillur totalisht nga pushteti vendor dhe
qendror.

Me sa mbaj mend unë, pushteti i Kumanovës, prej pavarësimit të Maqedonisë e
këndej i ka takuar LSDM-së. Kjo ndoshta edhe mund të jetë arsyeja e mos
kujdesit të pushtetit qendror për rregullimin e gjërave elementare të këtij
qyteti. Megjithatë, të kthehemi në esencën e bisedës sonë.

Tezja Rashella ka gjashtë fëmijë: Kasandrën, Ivana-n, Sulo-n, Mehdi-un,
Enis-in, dhe Xhaferin. Kalandra është në shkollë fillore, klasa e shtatë.
Për çdo natë atë mund ta shohim tek bukëshitësi Ekstra Mein, ku përveç
shitjes së bukëve dhe prodhimeve nga mielli atje edhe shiten dhe blihen
shërbimet seksuale të romeve të reja, për maqedonas, romë, shqiptarë, turq,
boshnjak etj. Romet e reja detyrohen që për pak para të shesin trupin e
tyre dhe ‘ashikëve’ maqedonas t`ua ulin brengat që kanë në shtëpi me gratë
e tyre autokratike. Pushteti i tyre ka rënë dhe nuk kanë ndikim në gratë e
tyre, detyrohen që nevojat e tyre seksuale ti plotësojnë në këtë mënyrë jo
njerëzore.

Mësuesit e kanë paralajmëruar tezen Rashella për veprimtarinë e vajzës së
saj, Kasandras, por Rashella nuk ka çka bën. Paratë që merr nga Kasandra
mjaftojnë për të blerë miell, vajë, sheqer dhe për të paguar shpenzimet e
ujit për një muaj.

Burri i tezes Rashella, Xhemo, punon si qiraxhi, pastrues këpucësh, dhe
mbledhës i shisheve prej plastike. Xhemo, shpesh herë kthehet i dehur në
shtëpi, dhe kur kthehet në vete, e rrah keq tezen Rashella pa pasur asnjë
faj dhe asnjë arsye të shëndosh. Rashella e ka kuptuar filozofinë e jetesës
së saj me burrin e saj dhe e detyron që të dehet më shumë, për ti ikur
qotekut që ha pa arsye nga burri i saj.

Komuniteti romë në Kumanovë janë të përzier sa i përket përkatësisë fetare.
Disa janë ortodoks, disa të tjerë i përkasin tarikatit kaderi. Edhe pse ka
edhe një grup tjerësh, që ndjekin mësimet e Abdul Vehabit, reformatorit
Islam nga Saudia e Arabisë.

Ivana, vajza e Rashellas me fe është ortodokse. Ndërsa Kasandra i përket
fesë islame dhe kur të vije muaji i Ramazanit, përveç që e gjejmë duke u
marr me punë të ndyta, ajo edhe këndon ilahi me shoqet e saj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Tezja Rashella dhe Xhemo, morën para të
majme nga ana e VMRO-DPMNE-së për të votuar për atë parti. Ndërsa, në
regjistrimin e popullsisë, ata u deklaruan si maqedonas, ngaqë një deklarim
të këtillë i nxitën favoret financiare që ia afroi VMRO-DPMNE.

Në luftën e 2001, Xhemo së bashku me djemtë e tij Xhaferin dhe Enisin,
morën pjesë në armatën e Republikës së Maqedonisë, si rezervistë në luftë
kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Jo vetëm këto, por shumë familje rome
nga Kumanova, Shkupi, Prilepi, Tetova, kanë qenë pjesë përbërëse e armatës
maqedonase. Normal, favoret financiare kanë qenë shkaktarët kryesor për një
vendim të tillë, por edhe përskaj kësaj, ka qenë e vështirë që të thyhet
forca dhe uniteti i ushtarëve shqiptarë që dolën në mal për të mbrojtur
nderin dhe dinjitetin e kombit dhe fesë së tyre.

Sulo dhe Mehdiu ushtrojnë boks, në klubin e boksit në Kumanovë. Ato i
trajnon trajneri më i mirë i Jugosllavisë Petroviq. Sulo në garat e
Shtipit, tre herë u patë bërë kampion i Maqedonisë, ndërsa Mehdiu në Gongun
e artë ka mbrojtur ngjyrat e Maqedonisë më shumë se 7 herë. Të dytë,
punojnë në Ndërmarrjen Publike për Higjienë dhe Gjelbërim. Sulo është i
martuar me Rukijen dhe ka 7 fëmijë. Ndërsa Mehdiu 18 vjeçar është i martuar
me Shukarijen dhe me të, ka 4 fëmijë.

Familja e Xhemos dhe Tezes Rashella, edhe përkundër gjërave të pakuptueshme
dhe jo normale në këtë vend, jetojnë në varfëri të thellë. Ata nuk mund ta
kuptojnë rritjen e energjisë elektrike nga 6.95 %, si një hap pozitiv për
të mbijetuar në këtë shtet. E as kushtëzimet e Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë për të paguar taksën e rritur të radiodifuzionit, si përdorues
social që janë.

Në Studurek gjendet edhe Parku i Përmendores së mbrojtësve të Maqedonisë
nga Kumanova, ku në të mund të gjejmë bashkërisht, maqedonas, shqiptar,
romë, të ndershëm, të pandershëm, përdorues droge, përdorues alkooli,
përdorues kondomash, etj. Ky park, e ndanë Studurekun dhe lagjet tjera të
qytetit të Kumanovës, me Lagjen ‘Zeleni Rid”, njërën prej lagjeve më të
urbanizuara në Kumanovë. Në këtë lagje, jeton kryesisht burokracia
maqedonase dhe renegatët shqiptar të martuar me maqedonase. Për këtë lagje
do të reflektojmë herëve tjera.

Përskaj pozitës se vështirë sociale që gjendet në lagjen e Studurekut, ajo
lagje duket më shumë si një lagje lëvizëse nga ritmi dhe këngët e shpeshta
që dëgjohen në rrugë. Romët duken si një popull i lumtur dhe gëzuar. Në
pamjen e njeriut që i sheh për së pari, duken se ata nuk kanë aspak
probleme. Por, nëse futemi në filozofinë e të kënduarit, del se ai njeri që
ka brenga dhe halle, që nuk mund ti mbaj brenda, ato i nxjerr jashtë përmes
këngës.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.