Kryepeshkopi i New Yorkut, Timothy Dolan do te marre titullin per te qene nje ka
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kryepeshkopi i New Yorkut, Timothy Dolan do te marre titullin per te qene
nje kardinal nga Papa Benedikti XVI
BEQIR SINA, New York
St. Patrick's Cathedral (New York) : Dolan do te pranoje titullin
prestigjioz nga kreu i Kishes Katolike Romake ne nje ceremoni zyrtare ne Vatikan
ne Rome muajin e ardhshem, deklaroi sot per shtypin njujorkez , Kryedioqeza
e Nju Jorkut .
"Une jam i nderuar, i perulur dhe mirenjohes ... por, le te jeme dhe i
sinqerte. Ky titull prestigjoz nuk eshte vetem per Timothy Dolan," tha
Kryepeshkopi ne nje deklarate, qe shperndau pak me pare per mediat ketu ne New
York, kopje te cilen e mori edhe gazeta Bota Sot.
"Ky eshte nje nder nga ana e Atit te Shenjte per te
Kryedioqezen(Kathatedralen Saint Patrick), e New Yorkut dhe te gjithe miqte tane, si dhe fqinjeve
qe e quajne kete shtepi te madhe te komunitetit katolik ne New York"..
"Eshte sikur Papa Benedikti te kishte vene kapele te kuqe ne maje te
Empire State Building, apo Statujes se Lirise, apo ne pllakat ne stadiumin
Janki, apo ne shpirtin e katedrales Shen Patrikut."
Dolan eshte ne mesin e 22 kardinaleve te ri te titulluar per kete vit nga
Papa Benedikti nga qytetet e medha te gjithe botes, duke perfshire Hong
Kong, Berlin, Prage, Toronto dhe Firencen- Italy.
Kardinal eshte titulli me i lart dhe Kardinalet konsiderohen te jene
keshilltaret me te afert te papes dhe tetembedhjete te sapo-emeruar nga keta
udheheqesit fetare, perfshire dhe Dolan, jane nen moshen 80 vjeç.
Kjo jep te drejten e tyre per te hyre ne mbledhje e fshehte sekrete
papnore per te zgjedhur Papen e ri, kur Benedikti vdes.
"Kjo nuk eshte per ndryshim privilegji te ngjyrave, te rrobave, kapelen,
rroba te reja, vendet e nderit, ose nje titull i ndryshem. Jezusi na
paralajmeroi per te gjitha gjerat qe na jepen, "tha Dolan.
"Veçse: kjo ka te beje me nje pohim e dashurise nga Papa ne nje
kryepeshkopate dhe nderuar nje komunitetit te madh te perkushtuar dhe te devoteshem
ndaj Krishtit."
Dolan u be Kryepeshkop i New York ne shkurt 2009, duke marre persiper nga
kardinali Edward Egan, katedralen Shen Patrikut ne New York, nje nder
katedralet me te vjetra dhe me te medhat ne bote.".
"Ky eshte nje lajm i mrekullueshem per kardinalet e rinje te ngarkuar, por
edhe per te gjithe komunitetin e besimit katolik, qe ai sherben aq mire,"
tha Edward Egan ne nje deklarate.
Nderkohe shtypi njujorkoz njoftoi sot se Papa kur lajmeroi emrat e
Kardinalve te rinje ka folur me "nji gezim te madh".
Kardinali i ri, i New Yorkut, Timothy Dolan, sot mbas dite( epremte) ka
per te mbajtur nje meshe ne Katedralen e Shen Patrikut ne Fifth Ave - .
nderkohe qe po sot ne mengjes para se te mbaj meshen do te jete mysafire ne
emsionin e mengjesit "Today Show" me Matt Lauer ne NBC-.
Kryepeshkopi Edwin O'Brien, Mjeshtri i Madh i Urdhrit te Varrit te Shenjte
ish-kryepeshkopi Baltimores, ishte i vetmi amerikane tjeter, qe ishte
kandoidat per t'u emeruar kardinal nga Papa Benedicti i XVI.
Kryepeshkopi Timothy Dolan, se bashku me famullitarin e Kishes Katolike
shqiptare Zoja Shkodres, dom Pjeter Popaj, ka mbajtur edhe meshe ne
Katedralen e Shen Patrikut, ne Nju Jork, per Kosoven, diten e Pavaresise se
Shqiperise dhe te Kosoves, si dhe per Nene Terezen ne 100 vjetorin e lindjes , duke
terhequr nje audience te mijerave besimtareve, shumica turiste te huaj qe
kane qene duke vizituar kete qytet.
Ne Katedralen e Shen Patrikut, ne zemer te qytetit te Nju Jorkut, mblidhen
edhe personalitetet me te njohura te qytetit, aktoret e famshem njujorkez,
por edhe personalietet e larta politike, duke perfshire Kryetarin e
Bashkise se qytetit te Nju Jorkut, Michael Bloomberg, Guvernatori i sapozgjedhur
te shtetit, Andrew Cuomo dhe Komisioneri i Policise se qytetit Ray Kelly.
Pese vjet me pare ne 20-vjetorin e krijimit te Kishes, St. Agustine, ne
klubin e njohur te golfit "Trump National Golf Club", Ossening Nju Jork, u
mbajt nje mbremje festive, ku moren pjese me shume se 500 vete, besimtare dhe
figura te shquara te ketij komuniteti, autoritetet e larta te rrethines
Westchester ne veri te Nju Jorkut. Mbremjen e udhehoqi gazetarja e shquar
njujorkeze, e kanalit televizive FoxNews, Rosanna Scotto, (e bere mjaft
popullore ne SHBA, me ane te programit te mengjesit "Good Day New York"). Kjo
mbremje Gala u shfrytezua per te nderuar me çmimin vjetor "Man of the Year"
kardinalin e ri, te katedrales San Patrick ne Nju Jork, shkelqesin e tij,
Timothy M. Dolan.
Ne kete solemnitet moren pjese edhe famullitari i Kishes Katolike
Shqiptare "Zoja e Shkodres", ne New York, Don Pjeter Popaj se bashku me nje grup
besimtaresh katolike shqiptare si dhe presidentit vullnetar i Liges Qytetare
Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, ish-kongresist republikan e New
Yorkut, bashkeshortja e tij Shirli Klojes DioGuardi dhe nje grupi
veprimtaresh te dalluar, studente, biznesmene te suksesshem, te komunitetit, anetare
te Bordit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Cardinal Edward Egan and Archbishop Timothy Dolan Annual Columbus Day
Parade in New York City. October 11, 2010- (curtesy B.Sina)
Cardinal Edward Egan and Archbishop Timothy Dolan Annual Columbus Day
Parade in New York City. October 11, 2010(curtesy B.Sina)
2
Kardinali i ri
Dom Pjeter Popaj ne meshe ne Katedralen e St. Patrick ne New York ku
sherben kardinali i ri Timothy Dolan(foto B.Sina)
(javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/sinas%20(Small).JPG'))
Kardinali i ri Timothy Dolan me nje grup besimtaresh shqiptare, dhe Joe
DioGuardi e Shirli Kloyes DioGuardi(foto B.Sina)
Kathedralja St. Patrick ne New York gjate nje meshe per pavarssine e
Kosoves (foto B.Sina)
Kryepeshkopi i New Yorkut, Timothy Dolan do të marrë titullin për të qenë
një kardinal nga Papa Benedikti XVI
BEQIR SINA, New York
St. Patrick's Cathedral (New York) : Dolan do të pranojë titullin
prestigjioz nga kreu i Kishës Katolike Romake në një ceremoni zyrtare në Vatikan në
Romë muajin e ardhshëm, deklaroi sot për shtypin njujorkez , Kryedioqeza e
Nju Jorkut .
"Unë jam i nderuar, i përulur dhe mirënjohës ... por, le të jemë dhe i
sinqertë. Ky titull prestigjoz nuk është vetëm për Timothy Dolan," tha
Kryepeshkopi në një deklaratë, që shpërndau pak më parë per mediat këtu në New
York, kopje të cilën e mori edhe gazeta Bota Sot.
"Ky është një nder nga ana e Atit të Shenjtë për të
Kryedioqezën(Kathatedralen Saint Patrick), e New Yorkut dhe të gjithë miqtë tanë, si dhe fqinjëve
që e quajnë këtë shtëpi të madhe të komunitetit katolik në New York"..
"Është sikur Papa Benedikti të kishte vënë kapelë të kuqe në majë të Empire
State Building, apo Statujës së Lirisë, apo në pllakat në stadiumin Janki,
apo në shpirtin e katedrales Shën Patrikut."
Dolan është në mesin e 22 kardinalëve të ri të titulluar për këtë vit nga
Papa Benedikti nga qytetet e mëdha të gjithë botës, duke përfshirë Hong
Kong, Berlin, Pragë, Toronto dhe Firencen- Italy.
Kardinal është titulli më i lart dhe Kardinalët konsiderohen të jenë
këshilltarët më të afërt të papës dhe tetëmbëdhjetë të sapo-emëruar nga këta
udhëheqësit fetarë, përfshirë dhe Dolan, janë nën moshën 80 vjeç.
Kjo jep të drejtën e tyre për të hyrë në mbledhje e fshehtë sekrete papnore
për të zgjedhur Papën e ri, kur Benedikti vdes.
"Kjo nuk është për ndryshim privilegji të ngjyrave, të rrobave, kapelen,
rroba të reja, vendet e nderit, ose një titull i ndryshëm. Jezusi na
paralajmëroi për të gjitha gjërat që na jepen, "tha Dolan.
"Veçse: kjo ka të bëjë me një pohim e dashurisë nga Papa në një
kryepeshkopatë dhe nderuar një komunitetit të madh të përkushtuar dhe të devotëshëm
ndaj Krishtit."
Dolan u bë Kryepeshkop i New York në shkurt 2009, duke marrë përsipër nga
kardinali Edward Egan, katedralen Shën Patrikut në New York, një ndër
katedralet më të vjetra dhe më të mëdhat në botë.".
"Ky është një lajm i mrekullueshëm për kardinalët e rinjë të ngarkuar, por
edhe për të gjithë komunitetin e besimit katolik, që ai shërben aq mirë,"
tha Edward Egan në një deklaratë.
Ndërkohë shtypi njujorkoz njoftoi sot se Papa kur lajmëroi emrat e
Kardinalve të rinjë ka folur me "nji gëzim të madh".
Kardinali i ri, i New Yorkut, Timothy Dolan, sot mbas dite( epremte) ka për
të mbajtur një meshë në Katedralen e Shën Patrikut në Fifth Ave - .
ndërkohë që po sot në mëngjes para se të mbaj meshën do të jetë mysafirë në
emsionin e mëngjesit "Today Show" me Matt Lauer në NBC-.
Kryepeshkopi Edwin O'Brien, Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Varrit të Shenjtë
ish-kryepeshkopi Baltimores, ishte i vetmi amerikane tjetër, që ishte
kandoidat për t'u emëruar kardinal nga Papa Benedicti i XVI.
Kryepeshkopi Timothy Dolan, së bashku me famullitarin e Kishës Katolike
shqiptare Zoja Shkodrës, dom Pjetër Popaj, ka mbajtur edhe meshë në Katedralen
e Shën Patrikut, në Nju Jork, për Kosovën, ditën e Pavarësisë së
Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për Nënë Terezen në 100 vjetorin e lindjes , duke
tërhequr një audiencë të mijërave besimtarëve, shumica turistë të huaj që
kanë qenë duke vizituar këtë qytet.
Në Katedralen e Shën Patrikut, në zemër të qytetit të Nju Jorkut, mblidhen
edhe personalitetet më të njohura të qytetit, aktorët e famshëm njujorkez,
por edhe personalietet e larta politike, duke përfshirë Kryetarin e
Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg, Guvernatori i sapozgjedhur
të shtetit, Andrew Cuomo dhe Komisioneri i Policisë së qytetit Ray Kelly.
Pesë vjet më parë në 20-vjetorin e krijimit të Kishës, St. Agustine, në
klubin e njohur të golfit "Trump National Golf Club", Ossening Nju Jork, u
mbajt një mbrëmje festive, ku morën pjesë më shumë se 500 vetë, besimtarë dhe
figura të shquara të këtij komuniteti, autoritetet e larta të rrethinës
Westchester në veri të Nju Jorkut. Mbrëmjen e udhëhoqi gazetarja e shquar
njujorkeze, e kanalit televizivë FoxNews, Rosanna Scotto, (e bërë mjaft
popullore në SHBA, me anë të programit të mëngjesit "Good Day New York"). Kjo
mbrëmje Gala u shfrytëzua për të nderuar me çmimin vjetor "Man of the Year"
kardinalin e ri, të katedrales San Patrick në Nju Jork, shkelqësin e tij,
Timothy M. Dolan.
(javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/sinas (Small).JPG'))
Në këtë solemnitet morën pjesë edhe famullitari i Kishës Katolike Shqiptare
"Zoja e Shkodrës", në New York, Don Pjetër Popaj së bashku me një grup
besimtarësh katolikë shqiptarë si dhe presidentit vullnetar i Liges Qytetare
Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi, ish-kongresist republikan e New
Yorkut, bashkëshortja e tij Shirli Klojes DioGuardi dhe një grupi
veprimtarësh të dalluar, studentë, biznesmenë të suksesshëm, të komunitetit, anëtarë
të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 242.4 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 260.6 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 71.4 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 22.4 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 47.5 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 52.8 KB) - not displayed
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 13.7 KB) - not displayed