Alimani: Filmi "Aministia", jo mesazh per te kaluaren

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) 
 
 
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf)  
 
 
Alimani: Filmi "Aministia", jo mesazh per te  kaluaren
 
 
Beqir Sina, Broadway - New York
 

Ne intervisten e pare ne SHBA, Alimani flet me kolegun tone,  Beqir Sina, 
duke treguar se cfare e ka terhequr vete ate me shume te filmi  "Aminnsty" Ai 
na tregoi per filmin "Amnistia" dhe cila ishte ideja per realizmin  e tij 
dhe arritja deri ketu? Gjithashtu, Alimani foli edhe per suksesin e filmit  
te tij, duke u shfaqur ne Nju Jork, madje ne njerin nga mjediset me 
prestigjioze  te ketij metropoli boteror, ne "The Museum of Modern Art (MoMa)". Dhe 
se fundi,  ai tregoi se, sipas tij, cila eshte sot kinematografia shqiptare, 
filmi shqiptar  dhe perspektiva e tij? 

C'ju ka terhequr me shume te filmi  "Amnistia"? 

Amnistia eshte nje film ndryshe nga forma, nese  mund te themi, klasike e 
nje filmi, pra qe ne rrokjen jo aq klasike te idese per  te bere skenar, pra 
nuk ishte nje histori e zakonte. Po ashtu, shkrimi i  skenarit duhet te 
ishte ndryshe, po ashtu edhe forma e metejshme e qe do ndiqej  ne film, duke 
pasur parasysh xhirimet dhe postproduksionin. 

A  mund te na tregoni pak per filmin "Amnistia", ideja per realizmin e tij 
dhe  arritja deri ketu ? 

Une bera nje film ne nje kohe teper te  veshtire per Evropen dhe kam 
parasysh krizen ekonomike. Por, megjithate,  perderisa "Amnistia" ishte hedhur dy 
here poshte nga bordet e Qendren  Kinematografike ne Tirane, vendosem me 
producentet, te ndjekim nje taktike  tjeter per te, te sigurojme ne fillim 
fonde nga institucione financiare  evropiane e me pas, te shkojme ne Shqiperi. 
Dhe keshtu ndodhi. "Amnistia" u  aprovua si projekti i pare kinematografik 
shqiptar ne Euroimages e me pas, ne  vendet respektive Shqiperi, Greqi, 
France. Ideja fillestare erdhi pas nje leximi  tim ne shtyp per nje ligj te 
qeverise shqiptare, me te cilin me se fundi  lejoheshin vizita intime erotike 
midis bashkeshorteve ne burg. Qe ketu ndjeva se  perpara kisha nje histori shume 
interesante qe do kisha pikerisht si teme kete  background. 

Cfare eshte e vecante ne rolet e aktoreve te filmit  tuaj "Amnistia"? 

Aktoret e mi, tek Amnistia, nuk jane yje,  d.m.th. ata qe te cilet i kemi 
njohur deri tani ne Teatrin Kombetar ose si  monopol i filmit shqiptar, pra 
aktore te njohur. Operova me aktore shume te  mire, por si te thuash, pak te 
lene ne hije. Gjithsesi, e vecanta, mendoj, e  lojes se aktoreve eshte ajo 
qe ne teresi te "Amnistia" karakterizohet si  minimalistike. Dialog i paket, 
puna me pauzat e sidomos veshtrimet.  

Cila eshte sfida me e madhe ne berjen e ketij filmi ?  

Sfida, nese do mund ta quajme keshtu, eshte tendenca absolute per te  bere 
nje film ndryshe dhe per te krijuar une, personalisht, nje stil timin krejt  
te vecante ne kinematografi. Nuk e kam pare asnjehere si pjese te  
kinematografise shqiptare kete veper, por kam shkruar edhe me gjere, qe te  tentoja 
ta krahasoja me pune te kolegeve te mi ne Perendim. Dhe "Amnistia", mesa  
duket, eci ne kete kahje. 

Si mendoni, cfare do ta beje  "Amnistine" qe te kete sukses te madh gjate 
ketij viti ? 

Cdo  festival, prezantim ose event, ne te cilen filmi im merr pjese, eshte 
nje  konstatim gjithnje e me i forte se "Amnistia" mund te flase edhe me 
publik qe  nuk eshte shqiptar, sepse tek e fundit, tejkalon ceshtjen pothuaj 
formale te  gjuhes se shprehur ne kuptimin leksikor. Mjetet shprehese, ne 
film, jane pertej  saj e brenda gjuhes filmike. Kjo mendoj eshte celesi i arte i 
suksesit te  filmit, qe po vazhdon shume mire edhe ne vitin qe sapo hyri.  

Filmi juaj "Amnistia" eshte duke u shfaqur ne Nju Jork, madje ne  njerin 
nga mjediset me prestigjioze te ketij metropoli boteror, ne "The Museum  of 
Modern Art (MoMa)". Si ndiheni nga ky fakt? 

Ardhja e filmit  ne Nju Jork, ne "MoMa", eshte per mua evenimenti me i 
rendesishem pas Festivalit  te Berlinit. Kontakti me metropolin boteror, jo 
vetem si qytet, por se pari, si  civilizim, me jep nje kenaqesi teper te 
vecante. Jam i qete, "Amnistia" eshte me  se fundi ne "MoMa" ne Nju Jork. C'mund te 
kerkoje tjeter nje artist?  

Cfare mendon se do te sjelle "Amnistia" per publikun shqiptar  ketu ne Nju 
Jork? 

Publiku shqiptar ne Nju Jork, mendoj se ka  deshiren e madhe te jete ne 
kontakt me cdo gje qe zhvillohet ne fushen e artit  ne Shqiperi dhe me teper se 
pelqimi i filmit, do te deshiroja sinqerisht  ngjalljen e debatit mbi dhe 
rreth filmit. 

A jeni te "merakosur"  per sfiden qe do te perballeni me filmat e tjere, ne 
Shqiperi, po ketu ne SHBA  (e kam fjalen per filmat e shqiptareve)? 

Jam i hapur karshi cdo  diskutimi, persa i perket formes e permbajtjes se 
filmit dhe mendoj se publiku  shqiptar ne Nju Jork, ngaqe kontakton cdo 
minute me vlerat e jashtezakonshme te  ketij vendi, do e kete e me te lehte 
"pertypjen" e filmit, ngaqe sic e theksova  me lart, nuk kemi te bejme me nje 
film klasik, por me nje film teper te vecante  ne stil. 

A do te kemi mundesi qe te shohim "Amnistine", ndoshta  pse jo ne Los 
Angelos? 

Kompania amerikane "Golden Film  Initiave", qe ka blere filmin, ka ndertuar 
nje strategji te shkuarjes se filmit  ne mbi 30 festivale ne SHBA. Mendoj 
se ardhja ime ketu eshte vetem fillimi i nje  udhetimi ne SHBA, qe mesa duket 
nuk do te kete fund. Por, absolutisht, shfaqja e  filmit ne zemren e 
industrise boterore te filmit ne Los Angelos, do te jete nga  me te rendesishmit 
per mua. 

Cila eshte "kartevizita" "Amnistia"  ? 

Produksion disavendesh, sinqeritet midis partnereve dhe shume  pune. 

Dhe se fundi, sipas jush, cila eshte sot kinematografia  shqiptare, filmi 
shqiptar dhe perspektiva e tij? 

Autoret  shqiptare duhet te mendohen gjate perpara udhekryqeve qe kane te 
bejne me punen  e tyre si filmberes, pra regjisore, por edhe per format e 
filmave qe bejne. Ka  ardhur koha qe kinematografia shqiptare te beje kthesen e 
duhur. Kemi humbur  shume kohe.
100_5938.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.