Vetevritet bashke me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santin
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Vetevritet bashke me qenin e tij Rucco, ylli i televizionit amerikan Nick Santino BEQIR SINA, Brooklyn Policia gjeti edhe amanetin e tij te fundit, ku thuhej se “Rucco dhe trupi im do te digjet”. “Ne nje menyre apo nje tjeter, hiri i tyre do te jete se bashku pergjithmone”, tha miku i tij, aktori Stuart Sarnoff. Nju Jork, 29 janar 2012, – Aktori i njohur njujorkez Nick Santino, nga zona e Brooklyni-t i ka dhene fund jetes se tij duke u vetevrare kete fundjave ne lagjen Manhattan ne Nju Jork, bashke me qenin e tij, Rucco, te cilin e donte me shume se vetveten, raporton Bota Sot, nga Nju Jorku. Shtypi amerikan ben me dije se Santino para se t’i jepte fund jetes, ka lene nje leter ku shkruhet se “qenin e tij te dashur ai e donte me shume se vetveten”. Nje mik i aktorit te njohur, u ka rrefyer gazetareve se miku i tij Nick Santino ishte nen presion te madh nga pronari i nderteses, ku ai kishte apartamentin e tij ne lagjen e pasanikeve “West Side” ne Nju Jork, i cili i kerkonte te hiqte qenin e tij Rucco nga pallati, shkruante ne nje artikull New York Post. Nick Santino festoi te marten 47-vjetorin e lindjes se tij dhe tha se nuk mund te jetonte pa mikun e tij me te mire, Ruccon. Ai kishte derguar nje leter permes nje shenimi ku thuhej se do te kryente vetevrasje, siç u tha gazetareve dhe policise, miku i tij Stuart Sarnoff, i cili mesohet se e mori letren mbasi kishte ndodhur vetevrasja. “Sot kam tradhtuar mikun tim me te mire dhe nuk do ta kem sipas rregullores me ne shtepine time, mikun tim me te mire, Rucco qe me ka dashur dhe besuar mua dhe une atij. Ai nuk e meriton kete”, shkruhej ne leter. Ylli televizionit amerikan Nick Santino, u lind ne Brooklyn dhe eshte i njohur per telespektatorin amerikan gjate viteve te suksesshme kur luajti ne serialin me popullor ne SHBA “All My Children” (Te gjithe femijet e mi) si dhe “Guiding Light” (Drita udhezuese). Mediat amerikane theksojne se Nick Santino e gjeti vite me pare qenin e tij te races pit bull, kur ishte nje kone i pastrehe. Santino e mori ne shtepine e tij Ruccon qe u be miku i tij me i besuar i jetes. Shtypi njujorkez teksa pershkruan jeten e tij thote se “Santino kishte marre nje edukim te ashper”. Ai e kaloi femijerine ne nje jetimore ku mori mesimet dhe edukaten e pare, mes edukatoreve dhe jetimeve te tjere, ne nje shtepi femijesh jetime ne jug te SHBA-ve. Ne vitin 2010, banoret e pallateve luksoze u mblodhen ne zyren e banesave ne "1 Lincoln Plaza", per te rishkruar politikat e rregullimit te marredhenieve, banor - pronar, ne pallatet luksoze. Njera nga keto politika ishte per te ndaluar mbajtjen e qeneve dhe sidomos ata te races pit bull dhe atyre trupmedhenj. Ndalimi i qeneve, thane fqinjet, nisi kur ata u ankuan se qeni i Santinos, Rucco, filloi te jete ngacmues dhe te lehte me te madhe, çka paraqiste sipas tyre, rrezikshmeri kafshimi te ndonje banori te pallatit. Telefonata e fundit e Santinos, sipas policise ishte bere per nje te dashuren e tij te meparshme, rreth 02:00 te mesnates se te merkures. Hetuesit bene me dije se Nick Santino vdiq pas marrjes se nje mbidoze pilulash. Policia e gjeti trupin e tij te vdekur dhe te shtrire ne krevat me qenin, nje dite me vone mbasi fqinjet telefonuan se dera e tij nuk ishte hapur, dhe qeni nuk po lehte me. Policia gjeti edhe amanetin e tij te fundit, ku thuhej se “Rucco dhe trupi im do te digjet”. “Ne nje menyre apo nje tjeter, hiri i tyre do te jete se bashku pergjithmone”, tha miku i tij, aktori Stuart Sarnoff. (http://www.tumblr.com/photo/1280/fuckyeahnicksantino/147078796/1/z6VJdSdWRq85pk4ptbKd6aVk) (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Nick-Santino.jpg) (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Nick-Santino-foto.jpeg) (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Nick-Santino-shoket.jpg)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 103.5 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 19.4 KB) - not displayed
clip_image004.gif
(image/gif, 44.8 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 19.3 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 114.6 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 96.8 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 25.1 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 16.9 KB) - not displayed
clip_image011.jpg
(image/jpeg, 155.6 KB) - not displayed
clip_image012.jpg
(image/jpeg, 101.8 KB) - not displayed