NOA: Kryebashkiaku Basha në Uashington, t akime në DASH

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
NOA: Kryebashkiaku Basha në Uashington,  takime në DASH
 

 
 
(http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/basha-shba-noa.jpg)  





Uashington 30 Janar 2012 NOA/ Irma Toptani - Kryetari i  Bashkisë së 
Tiranës Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington.  Zoti Basha u 
prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga  Zëvendës 
Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Europën Phil Reeker.

Në  këtë takim z. Basha e ka njohur zotin Reeker me projektet e tij në krye 
të  Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime, raporton 
agjencia  e lajmeve NOA.al.

Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin  ekonomik dhe 
rritjen e shanseve të punësimit. Ai tha se qëllimi i vizitës së tij  është të 
prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime por edhe lehtësitë  që 
ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre  të 
investimit.

Tirana, theksoi Basha në këtë takim, mirëpret investitorët  amerikanë në 
përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21. Kësaj i shërben,  sipas Bashës, 
edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin  
Urbanistik por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi  për 
projektin e të cilit zhvillohet më 9 mars apo projekti i Tramit,  
rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj. Reeker ka vlerësuar projektet e zotit Basha  si 
dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqënien e  
qytetarëve të saj.

Prononcimi i z Reeker dhe z Basha pas  takimit:

Reeker: “Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me  Kryetarin e 
Bashkisë së Tiranës z Basha dhe i urova mirëseardhjen në Uashington.  Patëm një 
ditë të këndshme për të ndarë eksperiancat dhe jam i bindur se do të  kemi 
takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë  
kur unë të vizitoj Tiranën”.

Basha: “Gjatë takimit me z Riker, e  prezantova me platformën time për 
Bashkinë e Tiranës për hapat që kemi ndërmarrë  për një qytet më miqësor ndaj 
biznesit, më miqësor ndaj investimeve të huaja ne  veçanti ato amerikane, në 
funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të  Tiranës si dhe rritjes së 
shanceve të punësimit. Por edhe të pjesëmarrjejes së  amerikanëve në 
përpjekjen tonë për një Tiranë moderne e europiane, të një Tirane  të shekullit të 
21, në veçanti me Planin Urbanistik, për konkurset e ndryshme  siç është 
konkursi për Bulevardin dhe përpjekjeve të mia për të përmirësuar  performancën e 
qeverisjes së Tiranës në veçanti në raport në dëgjimin e zërit të  
qytetarëve dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje si dhe për transparencën  që 
qeverisja lokale duhet të ofrojë në raport me qytetarët dhe  bizneset”.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.