Rama nuk i ndahet nudove, uron nenat, grate dhe motrat me foto te tre
femrave lakuriqe
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka uruar dje grate per festen e 8
marsit, duke publikuar ne faqen e tij te internetit, nje mesazh per me shume
liri dhe te drejta. Por edhe kete here kreu i PS-se ka zgjedhur ta
shoqeroje mesazhin e tij me nje fotot jo te zakonshme. Bashke me fjalet per nenat,
motrat dhe grate, Rama ka servirur per publikun dhe nje foto ku shfaqen
disa femra te cilat nuditetin e mbulojne me plastmase. Fotoja eshte marre nga
nje prej koreografive te artistit te njohur Angjelin Preljocaj. Edhe pse
nje veper e mirfillte artistike, mesazhi i saj duket se ngaterrohet me festen
ne Diten Nderkombetare te Gruas. Angjelin Perljocaj eshte sot nje nder
koreografet shqiptare me reputacion nderkombetar. Ai ka lindur ne France me
1957 nga nje familje shqiptare. Ka me teper se 20 vjet qe, me artin dhe
talentin e tij, ai le gjurme te pashlyeshme ne skenat franceze e ato te huaja me
koreografine e tij tejet kontemporane ku, ndjenjat, gjymtyret e trupat
fluturojne me levizje plot hare e dinamizem. Gjuha e tij koreografike eshte po
aq e paster sa edhe pathosi dhe ideja e tij, shoqeruar me nje vizion
filosofik egzistencialist i cili ben qe krijimtaria e tij te jete ne kufijte me
te avancuar te artit kontemporan ne te gjithe boten.
Kryesocialisti Edi Rama ka uruar dje të gjitha gratë dhe vajzat në të
gjithë Shqipërinë me rastin e Ditës së 8 Marsit. Kreu i Partisë Socialiste
urimin e tij e ka përçuar me anë të një kartoline të publikuar në blogun e tij
personal. Kartolina e përzgjedhur nga kryetari i Partisë Socialiste në
dixhiturën e saj thuhet se është një imazh nga koreografia e Angjelin
Preljocajt. Ndër-kaq, kreu i opozitës përbri kartolinës së tij ka publikuar dhe një
mesazh për Ditën e 8 Marsit. Edi Rama e nis mesazhin duke u shprehur se: “Në
këtë 8 mars është dita për të reflektuar për sa shumë ende duhet bërë që
gratë dhe vajzat në Shqipëri të kenë liri e të drejta të barabarta me ato që
gëzojnë simotrat e tyre në botën e lirë”. Për kryetarin e opozitës gratë
do të jenë më të forta nëse atyre u mundësohet liria dhe punësimi. “Që gratë
dhe vajzat në Shqipëri të mos diskriminohen e mbeten pas, të mos vuajnë
dhunën në familje e papunësinë që ndër gratë është edhe më e përhapur se ndër
burra, të mos bien viktimë e paragjykimeve apo e ringjalljes në plot zona
të vendit të një sjelljeje izoluese ndaj tyre. Që gratë dhe vajzat në
Shqipëri të mos mungojnë si sot, jo për faj të tyre, në rolin e patjetërsueshëm
që natyra e liria u ka përcaktuar për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të
vendit. Nëse do t’ua mundësojmë që ta luajnë këtë rol, s’ka pikë dyshimi se
Shqipëria do të bëhet shumë më e fortë politikisht dhe ekonomikisht”,
përfundon mesazhi i kryesocialistit Rama.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.