Në muzikalitetin e Kur`anit
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFknmuqWDGRfHFn5d+eoCz2oNrJe34xcGkPh0q6Vjd4hYA@mail.gmail.com> |
*Në muzikalitetin e Kur`anit* *Hamdi Nuhiju* * * Gati secila shkollë mistike, muzikën e definon si ushqim të shpirtit dhe mënyrë për të arritur deri tek qëllimi i caktuar shpirtëror. Edhe pse, pikëpamjet e këtilla, duken heretike, për shkollën e ortodoksisë islame, ndjenja, shpirti, dhe brendia e njerëzve, e kanë vështirë të njohin, ose edhe të pranojnë kufizime. Kjo gjë duket e pamundur, po jo e parealizueshme. Është me rëndësi jetike për besimin e besimtarit, që forca, vullneti dhe arti i shpirtit, ndjenjës dhe zemrës së besimtarit, të drejtohen në kahen e duhur. Në mos mundshin që të kufizohen në ‘fitreh’, natyrën e pastër, së paku të orientohen. Rruga e orientimit të shpirtit drejtë qetësimit të mendjes dhe zemrës, nuk është e njëjtë. Për dikë, më lehtë bëjmë miliona vallëzime mistike, sesa dy meditime të vërteta rreth krijesave të Krijuesit. Gabimi që bëhet në personifikimin e vallëzimit, me meditimin është i dukshëm tek shumica e poetëve mistik. Duket sikur vera është e përzier me dimrin, dhe vendi i stinës së vjeshtës dhe pranverës është i zbehur. Megjithatë, nuk duhet hedhur poshtë tërësisht një pasuri e këtillë kulturore dhe artistike. Do të ndjekim, hapat e Ebu Hamid el Gazalit r.a. As nuk e arsyetojmë tërësisht pikëpamjen, as nuk e hedhim tërësisht. Robi i Krijuesit, gjen qetësi dhe rehati shpirtërore kur e ndjen veten afër Zotit. Kjo gjë, bëhet përmes adhurimeve të gjitha pjesëve të trupit. Syri, gjuha, hunda, veshi, këmbët, e duart, në mënyra të ndryshme adhurojnë Krijuesin e botëve-Allahun. Gërvishtja e mendjes nuk mund të bëhet përmes dorës, e as përmes këmbëve. Ajo bëhet, përmes aftësisë së të pranuarit dhe të dëgjuarit. Po qe se dëgjimin e drejtojmë dhe e orientojmë në masën e gjelbër të meditimit, kemi krijuar teknikën më të saktë. A mund përfundimisht zemra dhe mendja të ikë nga muzikaliteti i Kur`anit? Harfet, zëri i bukur i hafëzit, ose, edhe, dëgjimi i vetvetes dhe shkrirja jonë në lexim të fjalëve të Zotit nuk kushtëzojnë besimtarin për në rrugën e Përjetësisë. Besimi është masë e vullnetshme e vendosur në zemrën e njeriut, e cila masë është një tërësi veprash dhe punësh, që shtohen ose pakësohen, varësisht prej gjendjes dhe situatës së njeriut. E si mos të shkrihesh, duke dëgjuar dhe kuptuar me dënesë, ngjarjen e përsëritur të Ibrahimit a.s., në librin e shenjtë, në Kur`an? Muzikalitet tërheqës është tërë libri i Allahut xh.sh. Më mirë, të mos e paramendojmë atë, të zhveshur nga muzika, me rregulla, dispozita dhe urdhra të pandërprera të cilat rregullojnë jetën tonë në këtë botë. As të themi, ashtu si tha Muhamed Abduhu, se Kur`ani është i virgjër nga interpretimi. Ndalu, dhe dëgjo! Nuk ke nevojë të ngutesh. Fjalët e tij zgjasin dhe janë të vlefshme deri në Përjetësi. Ti, dhe unë, zhdukemi për një kohë nga skena e këtij teatri. Bota, toka, yjet, qiejt, të gjitha rrotullohen në orbita të caktuara deri në përfundim të misionit. Meditimet përthithen në skajet e shiut dhe të dëborës. Si mund ta mësojmë fillimin e përfundimin, po qe se e privojmë veten nga muzikaliteti i Kur`anit? Edhe sa kohë do të na duhet për tu vetëdijesuar se rruga e vetme e shpëtimit është rruga të cilën na tregoi Pejgamberi Muhammed alejhi selam: Kur`ani dhe Sunneti. Ai, pra Pejgamberi Muhammed alejhi selam, për shokët e tij, tha se janë yje, dhe cilin do prej tyre po e ndjekim, nuk jemi të humbur në errësirën e natës. Ti me xhelozi krijove një doktrinë të ndarjes së këtyre yjeve, duke favorizuar vetëm një yll, dhe shpesh herë duke përfolur, nënçmuar, e përbuzur qindra e mijëra yje tjera. Nga muzikaliteti i Kur`anit mësojmë se Allahu xh.sh. na ka thënë:” Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.( Kaf:20), ndërsa fjala më e bukur për përfundimin e besimtarëve do të jetë:” Hyni në të ( Xhennet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”( Kaf:34)