Ne burimet e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=PcSSR0h4qNN8y8mvtFO4+FJ1aAT5ZBOYnpW7RmoJroQ@mail.gmail.com>
*Në burimet e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*

*
*

Etja trupore shuhet përkohësisht nga uji i pastër dhe i shijshëm. A mund ta
paramendoj dikush mbijetesën e tij në këtë botë, pa ekzistencës e
mbijetesës së ujit? Trupi është i lidhur ngushtë me të. Venat, nyejt,
duart, këmbët, sytë, koka, marrin formë lëvizëse. Eshtrat renditen në
mënyrën harkore, ndërsa frymëmarrja stabilizohet. Gjithçka ndodh në kokën e
‘çmendur’ po asgjë nuk duket në përditshmëri, përveç fryteve të ujit.
Bilbili këngën dhe vallen e tij, pa  ndalim,  e këndon dhe e kërcen,  në
degët plot fryte. E si erdhën degët, së bashku me frytet e tyre, pa
prezencën e ujit në rrënjën e degës, ose trupin e saj? Po nga erdh uji, kur
nga uji erdhe edhe ti? Natyra ka një fillim, nuk është e pa fillim.
Krijuesi i saj është i Pa fillim dhe i Pa mbarim.

Lotët tragjike të nënave, për heronjtë e tyre në Canakala, janë vargëzim i
ujit në rrugëtimin e tyre për mbijetesën e Perandorisë Osmane. Kur të
gjithë ishin të hutuar dhe shkonin si pula pa krye. Madje, edhe shteti nuk
kishte kahen e duhur dhe ishte mbyllur në oborrin vicioz. Trimat e
Canakalasë, në betejat e tyre mistike, legjendare, i dëshmuan botës, se
bota nuk mund të jetojë pa drejtësi.

Shkretëtira e lotëve, nga nënat fisnike, dhe lotët qyqare të luftëtarëve
humbës në Andaluzi, tregojnë për shpërdorimin e pasurive të Krijuesit,
Allahut Fuqiplotë. Pse, e qan Andaluzinë si grua, kur nuk pate mundësi ta
mbrosh si burrë? Këto fjalë i tha një grua, po nuk i dëgjoi një burrë. Kur
ti ndryshojmë rrolet midis burrit dhe gruas, humbasim vatanin e jetës. Ky
ndryshim nuk ndodh vetëm kur i lëshojmë frerët gruas, femrës, motrave, që
të dalin jashtë kontrollit dhe të marrin rrolin e burrit në shoqërinë
njerëzore. Ndryshim rroli ndodh edhe kur e mbyllim gruan, femrën, motrën,
nga mësimi, studimi, garimi në ato sfera të shoqërisë ku gruaja mund të jap
kontributin e saj. Në rastin e parë, nga detyra jonë si kujdestar i gruas,
ne jemi shndërruar në bashkëjetues me gruan. Në rrolin e dytë, nga një
burrë i gruas, ne jemi shndërruar në pronar të saj, duke ia kufizuar edhe
të drejtat elementare të cilat Krijuesi i botëve ia dha.

E uji është jeta. Po, jeta është ujë, burim i pandalshëm. Fytyra lahet nga
uji. Po, si mund të lahet fytyra e njeriut pa fytyrë? Ai shikon në pasqyrë,
po asnjëherë nuk e sheh vetveten. Edhe pse, në fakt, ai e di se kush është.

Burimet në Kur`an janë të pafundme. Mrekullia vet, që pret kampionët e
monoteizmit. Shpejtë harruam, se kur Zoti e urdhëroi Ibrahimin a.s., që ta
lë gruan e tij, Haxheren, së bashku me djalin e saj të vogël, Ismailin a.s.
në një tokë të panjohur, nuk kishte asgjë të gjallë. Gjithçka u gjallërua
si rezultat i dashurisë. ‘Ndal’,’ndal’, zëri i Haxherës edhe sot tingëllon
pas mijëra vitesh. Gjallërimit të jetës, të njerëzimit, të fryteve, ajo i
tha ndal, mos ik. Po nuk ka gjallërim të jetës, të njerëzimit, të fryteve,
pa dashuri. E sidomos pa dashurinë e fëmiut për prindërit e saj, e të
prindërve të saj për fëmiun.

Zem-zem,ndal-ndal është burimi i sotëm i gjallërisë. Sikur e kemi lënë në
harresë porosinë e ekzistencës së saj. Përditshmëria po na zhvesh nga
morali i dashurisë. Zemrat janë ngurtësuar, shpirtrat na janë errësuar.
Zhvillimi i shoqërisë nis nga bërthama-familja.

Burimet e Kur`anit, kërkojnë nga ne, njerëzit, dashurinë, respektin,
mirësjelljen, edukatën, moralin, besimin, bindjen, diturinë, punën,
drejtësinë, modestinë, dhembshurinë, bujarinë, sinqeritetin, pendimin, mos
kthimin në mëkate.

Të gjithë njerëzit kanë nga një ëndërr. Në fakt, të gjithë kanë një ëndërr,
edhe pse e thonë në mënyra të ndryshme. Ëndrra e tyre është ujitja e
pafundme në burimet e Kur`anit në Xhennet. Po, për ta realizuar këtë
ëndërr, duhet të kthehemi tek burimi i burimeve. Nuk guxojmë që për asnjë
moment ta neglizhojmë prezencën e Kur`anit në frymëmarrjet tona.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.