Kur fytyra te se kaluares rreken te jene p ercaktuese te se arthmes…

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Kur  fytyra te se kaluares rreken te jene percaktuese te se  arthmes… 
 (http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/01/me.jpg)  
Bisede  me Mesila Doden 
Edhe  pse ne nje kohe impenjimesh politike dhe personale, Revista “ Kuvendi”
 ne  Michigan, realizoi nje bisede me te deputeten e njohur Mesila Doda, e 
cila gjate  gjithe kohes ka qene nje der politikanet me aktive, kur behet 
fjale per qendrime  politike ne rrethana te nderlikuara. Sinqerisht e 
falnderojme per mundesine qe  na krijoi te bisedonim me te! 
Kush  eshte Mesila Doda, veçese politikane e njohur tashme e prononcuar 
disa here ne  favor te reformave demokratike ne parlament dhe jasht  tij? 
Besoj  se qenja ne politike nuk ndryshon thelbin e asaj qe une jam, nene e 
dy femijve,  bashkeshorte, bije...thene me thjeshte politika eshte 
profession dhe pse kerkon  gjithe pasionin tend per ta permbushur me se miri....ajo 
qe ne jemi nuk  perkufizohet thjesht nga profesioni, por nga ajo qe me durim 
dhe perkushtim  ndertojme gjate gjithe jetes sone.

Cila eshte femijeria dhe rinia  juaj? 
Femijeri  e qete! Jam me e vogla e nje familje me shume motra dhe vellezer. 
Kam filluar  shkollen fillore shume heret, ne moshen 3 vjeç e gjysem, me 
pas kam studjuar ne  gjimnazin Ismail Qemali ne Tirane dhe ne Fakultetin 
Ekonomik ne Tirane. Studimet  e mia kane perfunduar ne Rome, ne universitetin 
Urbaniana ku kam kryer  fakultetin e filozofise, nje nga eksperiencat e mia me 
te rendesishme ne  formimin tim intelektual dhe shpirteror. 

Keni studiuar per  filozofi. Si ndjehet Mesila ne profesionin e saj dhe si 
punon ne kete  drejtim? 
Puna  ime prej vitesh ka qene e fokusuar ne media dhe marrdheniet e saj me  
institucionet. Politika eshte hapi im i fundit i ndermarre, nje eksperience 
 sigurisht mbreslenese. Filozofia te jep nje qasje formuese dhe ne kete 
pike me  duhet te pohoj ndikimin e saj te madh ne gjithe formimin tim. Te 
njohesh ecjen e  veshtire qe mendimi njerzor ka kryer pergjate viteve, kategorite 
me te cilat  operon qenja njerzore eshte nje ndihmese e madhe per çdo 
njeri, ndersa per ate  qe zgjedh te merret me politike shnderrohet ne thelbesore.

Cilat  ishin shkaqet qe ju çuan te politika? 
Une  bej pjese ne ate grupim te rinjsh te viteve 90' qe quhet Brezi i 
Dhjetorit. Pak  si per destin, te gjithe kemi qene te shenjuar nga nje vetdije me 
e madhe se  personale dhe pjesmarrja ne levizjen studentore na dhuroi nje 
dimension  antikonformizmi, nje sens sigurie dhe guximi qe do na shoqeronin 
pergjate gjithe  jetes. Brezi i studenteve te dhjetorit eshte nje grupim 
idealistesh qe besojne  se Shqiperia eshte nje vend qe meriton nje te ardhme me 
te mire, dhe per kete  ide kane luftuar me mjete politike dhe pacifiste dhe 
kane sakrifikuar. Une besoj  se te qenit pjese e ketij mentaliteti qe nuk 
pajtohet me nje realitet te  shemtuar por kerkon ta ndryshoje edhe kur kjo 
duket e pamundur, eshte zanafilla  e pjesmarrjes sime ne politike. 

Si mendoni se duhet "shmangur" e  kaluara, me oportunitet, me harrese, me 
kerkese faljeje apo me hapjen e  dosjeve? 
Une  kam deklaruar qysh ne fillim se vetem hapja e dosjeve do mund te 
krijonte  kushtet per paqe sociale ne kete vend. Kemi nje klan njerzish ne 
pushtet per  afro gjysme shekulli qe kane vrare, dhunuar dhe persekutuar 2/3 e 
shqiptarve. Te  besh sikur kjo nuk egziston, te mbyllesh syte para ketij fakti 
do te thote ti  lejosh ende te pushtetshme klikat klanore komuniste. E 
kaluara behet e  parrezikshme vetem kur njerzit i mesojne te vertetat rreth saj. 
Ky vrap i marre  nga ish-hetues, ish-prokurore e ish-nomenklatura te 
rregjimit, qe sot rreken ti  ofrojne nje vel paprekshmerie, nuk ben gje tjeter vec 
fsheh krimet dhe fytyren e  vertete te diktatures duke e bere ende me 
kanosese. Jemi nje prej te paktave  kombe qe nuk dime ende te vertetat e historise 
sone, nuk dime sa dhe si u vrane,  nuk dime ku jane eshtrat e te vrareve, 
kush i egzekutoi, kush i ndihmoi, nuk  dime ende pse dhe si u privua ky komb 
nga nje histori progresi per 50 vjet.  Akoma me keq, fytyrat e se kaluares 
dhe pjellat e tyre politike e biologjike  rreken te jene percaktuesit e fatit 
politik te se ardhmes. Ndaj ketij fenomeni  nuk mund te jemi indiferent. 
Vendi ka nevoje per te ardhme, jo per te kaluar qe  rreket te tregoje se tash 
eshte permirsuar e  demokratizuar. 
Pse pengohet hapja e dosjeve dhe si mendoni per  kete problem? 
Shqiperia  ka kaluar nje kohe e gjate ne komunizem, jane gjysme shekulli 
bashkjetese me  diktaturen. Komunizmi la emertesat e tij kudo, ne politike, 
drejtesi, por mbi te  gjitha la nje vule te forte ne vetdijen kombetare. 
Shqiptaret dhane te gjitha  shenjat qe nuk munden me kurrsesi te pranojne 
diktaturen, por trashigimia  politike e ardhur nga Partia e Punes rezistoi dhe u 
rimisherua ne formimin e  Partise Socialiste. Ka te drejte Edi Rama kur thote 
per nje Rilindje te re,  eshte shprehja e deshires per nje Rilindje te re te 
komunizmit shqiptar. Ka ende  kudo drejtues te sistemit, ish-antare e 
kandidat te Komitetit Qendror sot krere  te PS, bij te tyre qe sot jane po ashtu 
vendimarres ne kryesine e PS, dhe mbi te  gjitha nje tendence e mentalitet 
per te kontrolluar e uzurpuar cdo segment  pushteti e vecanerisht ate te 
sistemit te drejtesise. Ja pse them se kjo do te  jete nje beteje e veshtire, e 
mbushur me urrejtje e pa asnje parim nga ana e  tyre... 


A duhen hetuar me pare se 21 Janari, 9  Janari i 2004-es, ku qeveria e 
socialkomunisteve i vrau dhe i la pa varre me  dhjetra shqiptare, apo shume 
rasteve te tjera? 
Ju  permendni nje ngjarje tjeter te dhimbshme per shqiptaret, ngjarje ne te 
cilat  shteti ka bere sehir tek shihte qe vdisnin qytetare te tij, te cilat 
nuk kane  asgje te perbashket me 21 Janarin, i cili ishte nje akt dhune ne 
fytyren e  shtetit, nje perpjekje e paster per marrjen e pushtetit me dhune. 
Mendoj se çdo  ngjarje ne te cilen humbin jetet njerzore ja vlen te hetohet 
vertetesisht,  thellesisht, paanesisht. 

Te ndalemi pak me gjate te 21 Janari.  Pse pikerisht ne kete demostrate 
drejtuesit socialkomunist u fshehen, ndersa ne  te gjitha demostratat e tjera u 
prinin atyre mjeranve qe i cuan ne rruget pa  krye te interesave te tyre? 

Mendoj  se ngjarje te tilla kane nevoje te zbardhen. 21 Janari eshte nje 
tentative e  mirorganizuar nga segmenti krimi te pushtetit te dikurshem se 
bashku me krimin  ordiner te rruges, per te permbysur me dhune pushtetin e dale 
nga vota e  shqiptarve. Asgje nuk eshte bere ne kete drejtim. Po hetohen 
pasojat e kesaj  ngjarje, por pa u zbardhur organizatoret, sponsorizuesit, 
urdheruesit,  ideatoret, nuk do mundet kurrsesi te zbardhet e verteta e 21 
Janarit. Thuhet se  prijsat rrine gjithmone ne krye te turmes, ndersa kasapet ne 
fund. Nga kjo mund  te kuptojme qarte rolin e drejtuesve te asaj proteste 
te dhunshme, te cilet i  morren njerzit dhe I perdoren mish per top. 
Ne  cilin vend te botes, sulmohet qeveria dhe ruajtsit e rendit heshtin? Ne 
Amerike  vetem te levizesh duart nga timoni kur te ndalon polici, qellohesh 
pa u  paralajmeruar? 

Pyetja  juaj shkon krejtesisht ne llogjiken e shpjegimit te mesiperm. Me 
duket çmenduri  kur kryetari i PS deklaron se policia i provokoi turmat, 
ndoshta don te thote qe  thjesht me prezencen e tyre irritoheshin huliganet e 
mercenaret e paguar. Sipas  mendimit tim policia ka qene ne krye te detyres, 
madje ka toleruar shme me teper  seç i takonte dhunuesit e institucioneve.

Disa pyetje jasht  politikes dhe jetes shoqerore?

Si ndjehet Mesila familjare, si e kalon  kohen e lire, etj?Kush eshte 
Mesila - nene dhe cfare pelqen nga bota e femijeve?   
Jeta  ime familjare eshte padyshim oazi im i qetesise. Jam nene e dy 
femijve, Jon dhe  Hana, te cilet si per cdo nene edhe per mua jane burim 
lumturie.Te gjitha  pasditet e lira dhe fundjavat jane ne perkushtim te familjes dhe 
femijve. Kur  kemi kohe te lire gatuajme embelsira se bashku me vajzen Hanen 
qe eshte ende e  vogel 7 vjeçe, ndersa ne fundjava jemi thuajse gjithnje ne 
levizje bashke me  bashkeshortin tim Enkelin dhe djalin Jonin qe tashme 
konsiderohet i rritur pasi  eshte 17 vjeç. Te jesh nene eshte nje dhurate 
unike, me e madhja qe na jep Hyu,  ndaj duhet konsideruar si pjese e hirit te tij 
nder ne. Ne rritemi bashke me  femijet tane, pasi te jetosh me ta eshte si 
te kryesh nje ecje shpirterore ne  femijerine tende e te kompletohesh me ato 
dhunti qe ende nuk i ke prekur. Ja pse  them qe memesia eshte dhurata me e 
madhe qe na jepet, eshte mundesia per te  krijuar jete e per ta rritur ate.


Nese do te kishe mundesine,  cdo te beje per femijet shqiptare? 
Ka  ende shume femije ne Shqiperi, qe kane nje jete te trazuar, nga 
kendveshtrimi  shoqeror, psikologjik e ekonomik. Per fat te keq ende nuk ka nje 
politike te  kompletuar per ti ardhur ne ndihme ketyre femijve ne nevoje. Nje 
politike shume  me agresive per kompletimin e qendrave sociale per femijet qe 
shfrytezohen,  duhet te jete ne rend te dites. eshte e padurueshme dukuria 
e lypjes apo e  shfytezimit te femijve. Gjithe vemendja e shoqerise sone 
duhet te perqendrohet  ne kete fushe, pasi kjo percakton dukurite e ardhshme te 
kriminalitetit e  çrregullimeve sociale.

Kush eshte Mesila grua, shtepiake dhe  amvise? Cfare gatuan me mire dhe 
cfare te pelqehet nga burri dhe  femijet? 
Gatuaj  shume dhe mire, por jo çdo dite. Femijet pelqejne vecanerisht 
pastat e mbushura,  lazanjet ose kanelonet dhe embelsirat, kurse im shoq Enkeli 
pjatat e dyta,  peshkun dhe mishin. Gjithsesi per ta deklaruar si sekretin 
tim te vogel, guzhina  eshte hobby im. Kur jam e tensionuar shume here filloj 
te gatuaj dhe stresi  shkarkohet rruges. Per mua eshte nje lloj terapie!

Formimi juaj  kulturor , a lexoni dhe cfare u pelqen nga artet? 
Lexoj  ende!!! Lexoj ende Filozofi(ves i mbetur nga shkollimi), vecanerisht 
temat e  filozofise politike, eseistike, libra historike por edhe libra 
artistike. Me  pelqen shume letersia e autorve latine, Markes, Alliende, 
Coelcho dhe se fundi  jam e mahnitur nga nje autor relativisht te ri barcelonez, 
Carlos Ruis Zaffon i  cili duket se do rradhitet ne plejaden e me te mireve. 
Eshte nje letersi e  mahnitshme qe te thith brenda pasionit e misticizmit te 
saj, ndaj perpiqem te  mos humbas librat e rinj te tyre.  


A i pelqeni sportet dhe a  jeni tifoze e ndonje skuadre apo lojtari? 
Ne  fakt nuk jam tifoze fare! Me pelqen te degjoj qe Shqiperia ka fituar 
ndeshje por  kjo thjesht si ndjeshmeri kombetare...nuk jam njeri qe ndjek 
sportet dhe as  skuadrat....nuk e di, ndoshta eshte dhe defekt...te vetmet 
aktivitete qe ndjek  me kenaqesi jane garat olimpike te notit dhe patinazhit si 
edhe ndonje disipline  atletike. 

Le te kthehemi prape te politika, pasi sic thote nje  shprehje e urte:" Ku 
dhemb dhembi vete gjuha". Si i parashikoni zgjedhjet e  vitit te ardhshem? 
Une  jam optimiste per zgjedhjet e vitit te ardhshem. Gjate ketyre 7 viteve 
eshte  bere nje pune e jashtezakonshme, jane shenuar arritje politike te 
medha,  liberalizimi i vizave, antaresimi ne NATO, kemi nje ekonomi te 
konsoliduar  megjithe vitet e veshtira ekonomike qe po perjeton ekonomia globale, 
kemi nje  vemendje me te madhe ndaj shtresave ne nevoje, dhe mbi te gjitha 
kemi kompletuar  nje infrastrukture rrugore, i kemi bere dhuraten me te mire 
vendit, e kemi  pajisur me nje rrjet rrugor qe e rrit shpejtesine mesatare te 
levizjes me dy  deri trefishin e shpejtesise se levizjes deri para disa 
vitesh. Kjo nuk eshte  vete lehtesim dhe zhvillim por e njehson vendin si nje 
korridor i fuqishem i  levizjes se njerzve dhe mallrave. Une besoj qe ky 
eshte vizion per te ardhmen,  ndaj besoj se edhe shqiptaret do e çmojne kete 
perkushtim te madh te kesaj  maxhorance ne qeverisje.

A ka nevoje Partia Demokratike per  ndonje reforme te brendeshme? 
Kemi  nevoje te ristrukturojme deget e Partise dhe te fillojme urgjentisht 
punen me  strukturat e bazes dhe te qendres. Persa i perket menyres se 
funksionimit une  besoj se te majtet duke patur nje tradite me te gjate e me te 
vjeter jane me  konstant se ne. Duhet te mesojme punen e perditshme me 
strukturat, iniciativat  dhe thithjen e te rinjve dhe personave deri tani te 
mosangazhuar apo te  menjanuar. Ne kemi nevoje per pune konkrete, te perditshme 
dhe ekskluzive per te  rigjalleruar strukturat tona baze. eshte e natyrshme 
qe nje maxhorance i  perqendron energjite e saj ne egzekutiv, por baza jone 
jane ata qindra mijra  militante qe punojne dite e nate per fitoren e PD. Ky 
duhet te jete fokusi i  punes tone te ardhshme.

Kete vit kemi zgjedhjen e Presidentit,  kush mund te ishte kandidati juaj 
me i favorshem dhe me i  pershtatshem? 
Ne  fakt kjo ceshtje eshte bere thuajse burim konstant thashethemnaje, duke 
arritur  vetem nje objektiv...terheqjen e vemendjes nga problemet e dites, 
nga  prioritetet qe duhet te votojme, nga reformat qe duhet te 
plotesojme...dhe  reduktimin e çeshtjes ne deklarata emrash. Une besoj se emri i 
Presidentit do te  dale nga nje vendim politik i kryesise se PD. Te abuzosh me emra 
te perveçem nuk  me duket tjeter vecse miopi politike. Emri qe do dale pas 
nje vendimarrje dhe  dialogu politik brenda maxhorances, do jete padyshim 
presidenti i ardhshem i  vendit. 
Bisedoi:  Pjeter Jaku 
Detroit,  Mars 2012 
Kur fytyra  të së kaluarës rreken të jenë përcaktuese të së  arthmes… 
 
Bisedë me Mesila  Doden 
Edhe pse në një kohë impenjimesh politike  dhe përsonale, Revista “ Kuvendi”
 në Michigan, realizoi një bisedë me të  deputeten e njohur Mesila Doda, e 
cila gjatë gjithë kohës ka qënë një dër  politikanet më aktive, kur bëhët 
fjalë për qendrime politike në rrethana të  ndërlikuara. Sinqerisht e 
falnderojmë për mundësinë që na krijoi të bisedonim me  të! 
Kush eshte  Mesila Doda, veçëse politikane e njohur tashme e prononcuar 
disa here ne favor  te reformave demokratike ne parlament dhe jasht  tij? 
Besoj se qënja  në politikë nuk ndryshon thelbin e asaj që unë jam, nënë e 
dy fëmijve,  bashkëshorte, bijë...thënë më thjeshtë politika është profesion 
dhe pse kërkon  gjithë pasionin tënd për ta përmbushur më së miri....ajo që 
ne jemi nuk  përkufizohet thjesht nga profesioni, por nga ajo që me durim 
dhe përkushtim  ndërtojmë gjatë gjithë jetës sonë.

Cila eshte femijeria dhe rinia  juaj? 
Fëmijëri e  qetë! Jam më e vogla e një familje me shumë motra dhe vëllezër. 
Kam filluar  shkollën fillore shumë herët, në moshën 3 vjeç e gjysëm, më 
pas kam studjuar në  gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë dhe në Fakultetin 
Ekonomik në Tiranë. Studimet  e mia kanë përfunduar në Romë, në universitetin 
Urbaniana ku kam kryer  fakultetin e filozofise, një nga eksperiencat e mia më 
të rëndësishme në  formimin tim intelektual dhe shpirtëror. 

Keni studiuar per filozofi.  Si ndjehet Mesila ne profesionin e saj dhe si 
punon ne kete  drejtim? 
Puna ime prej  vitesh ka qenë e fokusuar në media dhe marrdhëniet e saj me 
institucionet.  Politika është hapi im i fundit i ndërmarrë, një eksperiencë 
sigurisht  mbreslënëse. Filozofia të jep një qasje formuese dhe në këtë 
pikë më duhet të  pohoj ndikimin e saj të madh në gjithë formimin tim. Të 
njohësh ecjen e vështirë  që mendimi njerzor ka kryer përgjatë viteve, kategoritë 
me të cilat operon qënja  njerzore është një ndihmesë e madhe për çdo 
njeri, ndërsa për atë që zgjedh të  merret me politikë shndërrohet në thelbësore.

Cilat ishin shkaqet që  ju çuan te politika? 
Unë bëj pjesë  në atë grupim të rinjsh të viteve 90' që quhet Brezi i 
Dhjetorit. Pak si për  destin, të gjithë kemi qenë të shënjuar nga një vetdije më 
e madhe se personale  dhe pjesmarrja në lëvizjen studentore na dhuroi një 
dimension antikonformizmi,  një sens sigurie dhe guximi që do na shoqëronin 
përgjatë gjithë jetës. Brezi i  studentëve të dhjetorit është një grupim 
idealistësh që besojnë se Shqipëria  është një vend që meriton një të ardhme më 
të mirë, dhe për këtë ide kanë  luftuar me mjete politike dhe pacifiste dhe 
kanë sakrifikuar. Unë besoj se të  qënit pjesë e këtij mentaliteti që nuk 
pajtohet me një realitet të shëmtuar por  kërkon ta ndryshojë edhe kur kjo 
duket e pamundur, është zanafilla e pjesmarrjes  sime në politikë. 

Si mendoni se duhet "shmangur" e kaluara, me  oportunitet, me harrese, me 
kerkese faljeje apo me hapjen e  dosjeve? 
Unë kam  deklaruar qysh në fillim se vetëm hapja e dosjeve do mund të 
krijonte kushtet  për paqe sociale në këtë vend. Kemi një klan njerzish në 
pushtet për afro gjysmë  shekulli që kanë vrarë, dhunuar dhe persekutuar 2/3 e 
shqiptarve. Të bësh sikur  kjo nuk egziston, të mbyllësh sytë para këtij fakti 
do të thotë ti lejosh ende  të pushtetshme klikat klanore komuniste. E 
kaluara bëhet e parrezikshme vetëm  kur njerzit i mësojnë të vërtetat rreth saj. 
Ky vrap i marrë nga ish-hetues,  ish-prokurore e ish-nomenklatura të 
rregjimit, që sot rreken ti ofrojnë një vel  paprekshmërie, nuk bën gje tjetër vec 
fsheh krimet dhe fytyrën e vërtetë të  diktaturës duke e bërë ende më 
kanosëse. Jemi një prej të paktave kombe që nuk  dimë ende të vërtetat e historisë 
sonë, nuk dimë sa dhe si u vranë, nuk dimë ku  janë eshtrat e të vrarëve, 
kush i egzekutoi, kush i ndihmoi, nuk dimë ende pse  dhe si u privua ky komb 
nga një histori progresi për 50 vjet. Akoma më keq,  fytyrat e së kaluarës 
dhe pjellat e tyre politike e biologjike rreken të jenë  përcaktuesit e fatit 
politik të së ardhmes. Ndaj këtij fenomeni nuk mund të jemi  indiferent. 
Vendi ka nevojë për të ardhme, jo për të kaluar që rreket të tregojë  se tash 
është përmirsuar e demokratizuar. 
Pse pengohet  hapja e dosjeve dhe si mendoni per kete problem? 
Shqipëria ka  kaluar një kohë e gjatë në komunizem, janë gjysmë shekulli 
bashkjetesë me  diktaturën. Komunizmi la emërtesat e tij kudo, në politikë, 
drejtësi, por mbi të  gjitha la një vulë të fortë në vetdijen kombëtare. 
Shqiptarët dhanë të gjitha  shenjat që nuk munden më kurrsesi të pranojnë 
diktaturën, por trashigimia  politike e ardhur nga Partia e Punës rezistoi dhe u 
rimishërua në formimin e  Partisë Socialiste. Ka te drejtë Edi Rama kur thotë 
për një Rilindje të re,  është shprehja e dëshirës për një Rilindje të re të 
komunizmit shqiptar. Ka ende  kudo drejtues të sistemit, ish-antare e 
kandidat të Komitetit Qendror sot krerë  të PS, bij të tyre që sot janë po ashtu 
vendimarrës në kryesinë e PS, dhe mbi të  gjitha një tendencë e mentalitet 
për të kontrolluar e uzurpuar cdo segment  pushteti e vecanërisht atë të 
sistemit të drejtësisë. Ja pse them se kjo do të  jetë një betejë e vështirë, e 
mbushur me urrejtje e pa asnjë parim nga ana e  tyre... 


A duhen hetuar me pare se 21 Janari, 9  Janari i 2004-es, ku qeveria e 
socialkomunisteve i vrau dhe i la pa varre me  dhjetra shqiptarë, apo shume 
rasteve te  tjera? 
Ju përmendni  një ngjarje tjetër të dhimbshme për shqiptarët, ngjarje në të 
cilat shteti ka  bërë sehir tek shihte që vdisnin qytetarë të tij, të cilat 
nuk kanë asgjë të  përbashkët me 21 Janarin, i cili ishte një akt dhune në 
fytyrën e shtetit, një  përpjekje e pastër për marrjen e pushtetit me dhunë. 
Mendoj se çdo ngjarje në të  cilën humbin jetët njerzore ja vlen të hetohet 
vërtetësisht, thellësisht,  paanësisht. 

Te ndalemi pak me  gjate te 21 Janari. Pse pikerisht ne kete demostrate 
drejtuesit socialkomunist u  fshehen, ndersa ne te gjitha demostratat e tjera u 
prinin atyre mjeranve qe i  cuan ne rruget pa krye te interesave te  tyre? 

Mendoj se  ngjarje të tilla kanë nevojë të zbardhen. 21 Janari është një 
tentativë e  mirorganizuar nga segmenti krimi të pushtetit të dikurshëm së 
bashku me krimin  ordiner të rrugës, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë 
nga vota e  shqiptarve. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Po hetohen 
pasojat e kësaj  ngjarje, por pa u zbardhur organizatorët, sponsorizuesit, 
urdhëruesit,  ideatorët, nuk do mundet kurrsesi të zbardhet e vërteta e 21 
Janarit. Thuhet se  prijsat rrinë gjithmonë në krye të turmës, ndërsa kasapët në 
fund. Nga kjo mund  të kuptojmë qartë rolin e drejtuesve të asaj proteste 
të dhunshme, të cilët i  morrën njerzit dhe I përdorën mish për top. 
Ne cilin vend te botes, sulmohet qeveria dhe  ruajtsit e rendit heshtin? Ne 
Amerike vetem te levizesh duart nga timoni kur te  ndalon polici, qellohesh 
pa u  paralajmeruar? 

Pyetja juaj  shkon krejtësisht në llogjikën e shpjegimit të mësipërm. Më 
duket çmenduri kur  kryetari i PS deklaron se policia i provokoi turmat, 
ndoshta don të thotë që  thjesht më prezencën e tyre irritoheshin huliganët e 
mercenarët e paguar. Sipas  mendimit tim policia ka qenë në krye të detyrës, 
madje ka toleruar shmë më tepër  seç i takonte dhunuesit e institucioneve.

Disa pyetje jasht politikes dhe jetes  shoqerore?

Si ndjehet Mesila  familjare, si e kalon kohen e lire, etj?Kush eshte 
Mesila - nene dhe cfare  pelqen nga bota e femijeve?  
Jeta ime  familjare është padyshim oazi im i qetësisë. Jam nënë e dy 
fëmijve, Jon dhe  Hana, të cilët si për cdo nënë edhe për mua janë burim 
lumturie.Të gjitha  pasditet e lira dhe fundjavat janë në përkushtim të familjes dhe 
fëmijve. Kur  kemi kohë të lirë gatuajmë ëmbëlsira së bashku me vajzën Hanën 
që është ende e  vogël 7 vjeçe, ndërsa në fundjava jemi thuajse gjithnjë në 
lëvizje bashkë me  bashkëshortin tim Enkelin dhe djalin Jonin qe tashmë 
konsiderohet i rritur pasi  është 17 vjeç. Të jesh nënë është një dhuratë 
unike, më e madhja që na jep Hyu,  ndaj duhet konsideruar si pjesë e hirit të tij 
ndër ne. Ne rritemi bashkë me  fëmijët tanë, pasi të jetosh me ta është si 
të kryesh një ecje shpirtërore në  fëmijërinë tënde e të kompletohesh me ato 
dhunti që ende nuk i ke prekur. Ja pse  them që mëmësia është dhurata më e 
madhe që na jepet, eshtë mundësia për të  krijuar jetë e për ta rritur atë.


Nese do te kishe mundesine, cdo te beje per  femijet shqiptare? 
Ka ende shumë  fëmijë në Shqipëri, që kanë një jetë të trazuar, nga 
këndvështrimi shoqëror,  psikologjik e ekonomik. Për fat të keq ende nuk ka një 
politikë të kompletuar  për ti ardhur në ndihmë këtyre fëmijve në nevojë. Një 
politikë shumë më agresive  për kompletimin e qëndrave sociale për fëmijët që 
shfrytëzohen, duhet të jetë në  rend të ditës. është e padurueshme dukuria 
e lypjes apo e shfytëzimit të  fëmijve. Gjithë vëmendja e shoqërisë sonë 
duhet të përqëndrohet në këtë fushë,  pasi kjo përcakton dukuritë e ardhshme të 
kriminalitetit e çrregullimeve  sociale.

Kush eshte Mesila grua,  shtepiake dhe amvise? Cfare gatuan me mire dhe 
cfare te pelqehet nga burri dhe  femijet? 
Gatuaj shumë  dhe mirë, por jo çdo ditë. Fëmijët pëlqejnë vecanërisht 
pastat e mbushura,  lazanjet ose kanelonet dhe ëmbëlsirat, kurse im shoq Enkeli 
pjatat e dyta,  peshkun dhe mishin. Gjithsesi per ta deklaruar si sekretin 
tim të vogël, guzhina  është hobby im. Kur jam e tensionuar shumë herë filloj 
të gatuaj dhe stresi  shkarkohet rrugës. Për mua është një lloj terapie!

Formimi juaj kulturor , a lexoni dhe cfare  u pelqen nga artet? 
Lexoj ende!!!  Lexoj ende Filozofi(ves i mbetur nga shkollimi), vecanërisht 
temat e filozofisë  politike, eseistikë, libra historikë por edhe libra 
artistikë. Më pëlqen shumë  letërsia e autorve latinë, Markes, Alliende, 
Coelcho dhe së fundi jam e mahnitur  nga një autor relativisht të ri barcelonez, 
Carlos Ruis Zaffon i cili duket se  do rradhitet në plejadën e më të mireve. 
Është një letërsi e mahnitshme që të  thith brenda pasionit e misticizmit të 
saj, ndaj përpiqem të mos humbas librat e  rinj të tyre.  


A i pelqeni sportet dhe a jeni tifoze e  ndonje skuadre apo lojtari? 
Në fakt nuk jam  tifoze fare! Më pëlqen të dëgjoj që Shqipëria ka fituar 
ndeshje por kjo thjesht  si ndjeshmëri kombëtare...nuk jam njeri që ndjek 
sportet dhe as skuadrat....nuk  e di, ndoshta është dhe defekt...të vetmet 
aktivitete që ndjek me kënaqësi janë  garat olimpike të notit dhe patinazhit si 
edhe ndonje disiplinë atletike.  

Le te kthehemi prape te  politika, pasi sic thote nje shprehje e urte:" Ku 
dhemb dhembi vete gjuha". Si i  parashikoni zgjedhjet e vitit te  ardhshem? 
Unë jam  optimiste për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Gjatë këtyre 7 viteve 
është bërë  një punë e jashtëzakonshme, janë shënuar arritje politike të 
mëdha, liberalizimi  i vizave, antarësimi në NATO, kemi një ekonomi të 
konsoliduar megjithë vitet e  vështira ekonomike që po përjeton ekonomia globale, 
kemi një vëmëndje më të  madhe ndaj shtresave në nevojë, dhe mbi të gjitha 
kemi kompletuar një  infrastrukturë rrugore, i kemi bërë dhuratën më të mirë 
vendit, e kemi pajisur  me një rrjet rrugor që e rrit shpejtësinë mesatare të 
lëvizjes me dy deri  trefishin e shpejtësisë së lëvizjes deri para disa 
vitesh. Kjo nuk është vetë  lehtësim dhe zhvillim por e njehson vendin si një 
korridor i fuqishëm i lëvizjes  së njerzve dhe mallrave. Unë besoj që ky 
është vizion për të ardhmen, ndaj besoj  se edhe shqiptarët do e çmojnë këtë 
përkushtim të madh të kësaj maxhorance në  qeverisje.

A ka nevoje Partia  Demokratike per ndonje reforme te  brendeshme? 
Kemi nevojë të  ristrukturojme degët e Partisë dhe të fillojmë urgjentisht 
punën me strukturat e  bazës dhe të qendrës. Përsa i përket mënyrës së 
funksionimit unë besoj se të  majtët duke patur një traditë më të gjatë e më të 
vjetër janë më konstant se ne.  Duhet të mësojmë punën e përditshme me 
strukturat, iniciativat dhe thithjen e të  rinjve dhe personave deri tani të 
mosangazhuar apo të mënjanuar. Ne kemi nevojë  për punë konkrete, të përditshme 
dhe ekskluzive për të rigjallëruar strukturat  tona bazë. është e natyrshme 
që një maxhorancë i përqëndron energjitë e saj në  egzekutiv, por baza jonë 
janë ata qindra mijra militantë që punojnë ditë e natë  për fitoren e PD. Ky 
duhet të jetë fokusi i punës tonë të ardhshme.

Kete vit kemi zgjedhjen e Presidentit, kush  mund te ishte kandidati juaj 
me i favorshem dhe me i  pershtatshem? 
Në fakt kjo  cështje është bërë thuajse burim konstant thashethemnaje, duke 
arritur vetëm një  objektiv...tërheqjen e vëmendjes nga problemet e ditës, 
nga prioritetet që duhet  të votojmë, nga reformat që duhet të 
plotësojmë...dhe reduktimin e çështjes në  deklarata emrash. Unë besoj se emri i 
Presidentit do të dalë nga një vendim  politik i kryesisë së PD. Të abuzosh me emra 
të përveçëm nuk më duket tjetër  vecse miopi politike. Emri që do dalë pas 
një vendimarrje dhe dialogu politik  brenda maxhorancës, do jetë padyshim 
presidenti i ardhshëm i  vendit. 
Bisedoi: Pjeter  Jaku 
Detroit, Mars  2012
clip_image002.gif (image/gif, 73 B) - not displayed
clip_image001.png (image/unknown, 81.6 KB) - not displayed
clip_image003.png (image/unknown, 155.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.