Ne portat e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFk_3HyE2SFeEEW0mSH=kWfHHkLDPviL3yJ01+B08ve7HA@mail.gmail.com>
*Në portat e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*



Sexhdeja është fillimi i afrimit të robit me Zotin. Në mungesë kryelartësie
dhe volum modestie, shpirti i përulur, qetësohet. O Zot, ne i bëmë shumë
padrejtësi vetvetes. Pëshpëritë në vete. Raport drithërues, pingul, nga
koka në tokë, deri në majën e qiellit. Edhe engjëjt ‘lakmojnë’. Sytë
ziliqare flasin e llomotisin. Botë e hijezuar. Kanë thënë: po nuk jetove si
ne, do të vdesësh duke pretenduar jetën si ide-a.

Njeriu lajthit nga rruga. Herë është në piedestalin e besimit, e hera herës
edhe si ushtar kafshëror i djallit. Uni vazhdon ndjekjen e unit. Rrugë
egoiste. Kalim nëpër urën e vetëdijes, dhe vetëmohimit të epshit të
pakontrolluar. E ëmbël duket çdo prekje djallëzore. Kështu, me ‘frytet’ e
‘ëmbëlsisë’, kalorësi i vetmuar kërkon shpëtimin. Betejat nuk kanë
përfunduar. Gjakosja stolis duart dhe shpirtin e njeriut epsharak. Sa më
shumë që të zhytet në fëlliqësi, aq më shumë dëshiron të qëndroj në të.

Keni vërejtur interesimin e njeriut për arat e huaja? Sa më shumë që i
ngjan kafshës, aq më shumë mburret. Njeri i pangopur. Ara jote e papunuar
bëhet pjellore vetëm për barishtet e egra. Ose, edhe do të ndodh, ajo që
tha Imam Shafiu r.a. Ai që kurvëron me gratë të tjera, do të kurvërojnë të
tjerët, me gruan, nënën, vajzën, motrën e tij. Të ngeli fjala në fyt. U
tmerrove?

Jeta në këtë botë është e shkurtër, dhe e gjatë. Bota e ahiretit është e
përjetshme. Botë e shkurtër është ajo, në të cilën njeriu zhytet në mëkate,
dhe nuk pranon të pendohet. Atij do ti vijnë dënimet një nga një. Kujton
njeriu, se do të jeton përgjithmonë në këtë botë. Po mëkatin, prishjen e
nderit, padrejtësinë, a e duron përgjithmonë toka? Në anën tjetër,
përgatitet njeriu për botën e përtejme, frikësohet se gjërat po i bën keq.
Atij, kjo botë i duket e shkurtër. Qenia, shpirti dhe trupi i tij, i
kërkojnë kënaqësitë e përhershme në botën tjetër. Jeta e tij zgjat në këtë
botë, edhe pas vdekjes. Cili njeri jetoi ndershmërisht në këtë botë, e nuk
u përmend shekuj me radhë, nuk u përkujtua përmes veprave të tij? Në anën
tjetër, njeriu i pandershëm, i pa penduar, kryeneç, as nuk përmendet, e as
nuk e ndjejnë mungesën e tij. Përjashtim bëjnë, njerëzit që Allahu i bëri
shembull për të keq, me qëllim që të mirët të marrin mësim.

Jeta e hidhur, e keqe, e pamoralshme, është jetë jashtë kur`anore. Secilën
herë, që ti u largove nga Kur`ani, bëre një mëkat. Për dallim prej të
penduarit, i pa penduari, zhytet në të, thellë duke mos parë dritën e
Kur`anit nga terri i mëkatit.

Një ditë, Pejgamberi alejhi selam, teksa po meditonte mbi tokën, qiejt,
hënën, yjet, krijesat,gjendjet e ndryshme të njerëzve ngriti duart lartë
dhe tha:” O Allahu im, më bën nga të penduarit, dhe nga të pastërtitë”.
Mëshira e njerëzimit, vula e Pejgamberisë, njeriu më i dashur i Zotit, i
mbrojturi nga mëkatet, njeriu i cili edhe para pranimit të Islamit njihej
si i ndershëm, besnik, ruajtës i amanetit, i sjellshëm, i komunikueshëm, i
turpshëm, serioz, punëtor, preciz në punë, po bën këtë lutje.

Ai, trokiti tek porta e Kur`anit, dhe iu drejtua Allahut xh.sh. në atë
mënyrë.

Sikur të mendonim ndryshe, a nuk duhej bërë ngjyrë edhe në krizën më të
madhe, që fjala e Allahut, të shkruhej me ngjyrën e jetës sonë, në nivelin
e bindjes së Ismailit a.s.? Të dëshmojmë, para popujve të botës, se ne jemi
të penduar, të pastër, dhe presim pa përtesë para portave të Kur`anit, duke
kërkuar zgjidhje, për të gjitha problemet tona dhe të njerëzimit në tërësi.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.